45 viktimat Archives - Albeu.com

Tragjedia shqiptare me 45 viktima në Bullgari, shpallet fajtor shoferi i autobusit
Shoferi i autobusit është shpallur fajtor për aksidentin e rëndë që ndodhi në Bullgari ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, me përkatësi etnike shqiptare.

Prokurori bullgar, Borislav Sarafov ka thënë të martën për agjencinë e lajmeve BGNES, se përgjegjës për tragjedinë e rëndë është shoferi i autobusit të agjencisë “Besa Trans”.

“Shkak i aksidentit është humbja e kontrollit mbi autobusin nga shoferi. Por, edhe shpejtësia e madhe dhe e papërshtatshme, mbi normat e lejuara”, ka deklaruar kreu i shërbimit hetimor kombëtar bullgar, Borislav Sarafov.

Ai tha se tani vendimi duhet të ekzekutohet nga autoritetet gjyqësore në Maqedoninë e Veriut dhe të njoftohen familjarët e viktimave, pasi ata kanë të drejtë të kontrollojnë materialet.

Aksidenti ndodhi në orët e hershme të 23 nëntorit të vitit 2021, kur autobusi i agjencisë “Besa Trans”, i cili po kthehej nga Stambolli, goditi një bankinë në autostradën Struma, pranë fshatit Bosnek, me ç’rast humbën jetën 45 persona, ndërsa shtatë të tjerë pësuan lëndime trupore.

Në mesin e viktimave ishin edhe 12 fëmijë, ndërsa shumica ishin familjarë që kishin udhëtuar në Stamboll të Turqisë për një vizitë treditore.

Hetimet lidhur me rastin kanë nisur edhe në Maqedoninë e Veriut, pasi autoritetet kanë konstatuar se autobusi i aksidentuar nuk kishte leje për transport ndërkombëtar të udhëtarëve.

Dy doganierë janë suspenduar nga puna pasi kishin lejuar autobusin pa leje të kalonte kufirin, agjencisë së udhëtimit i është hequr leja e punës ndërsa drejtuesi i saj, tani pas raportit të hetuesisë bullgare mbi shkaqet e aksidentit, mund të përballet dhe me masa tjera.

Bullgaria, është përballur me disa aksidente rrugore vdekjeprurëse edhe në të kaluarën.

Aksidenti i fundit ka ndodhur më 2018, kur 17 turistë bullgarë kishin humbur jetën pas rrëshqitjes dhe rrokullisjes së autobusit, si pasojë e lagështisë./REL/

The post Tragjedia shqiptare me 45 viktima në Bullgari, shpallet fajtor shoferi i autobusit appeared first on Albeu.com.

Tragjedia shqiptare me 45 viktima në Bullgari, ministria e Ekonomisë i heq licencën Agjencisë “Besa” (FOTO LAJM)
Pas tragjedisë me 45 viktima në Bullgari, këtë të mërkurë ministria e Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut i ka marrë licencën Agjensisë Turistike BESA TRAVEL.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes një postimi në Facebook.

Bekteshi gjithashtu u ka dërguar një apel qytetarëve që para se të udhëtojnë të kontrollojnë të dhënat mbi agjensitë e ndryshme dhe të shohin nëse ato janë ose jo të licensuara.

“Me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer tri kontrolle të jashtëzakonshme në objektet e subjektit SHTPQSH BESA TRANS BTB SHPKNJP eksport-import me adresë: f. Rashçe, Komuna Saraj – Shkup, filiala BESA TRAVEL me adresë në rr. Stiv Naumov nr.2/2-3 Shkup, ku është konstatuar se nuk kryen veprimtari, gjegjësisht nuk punon.

Inspektorati Shtetëror i Tregut, duke vepruar sipas kërkesës sonë, ka dorëzuar Njoftimin nr. 26-09-51 nga data 11.01.2021 me të clin informon se Subjekti Juridik nuk ushtron veprimtari, gjegjësisht zyrat janë të mbyllura dhe nuk mund të kontrollohen, pastaj si Ministër i Ekonomisë kam marrë vendim për heqjen e licencës.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që do të udhëtojnë të kontrollojnë se me cilat agjenci turistike udhëtojnë, gjegjësisht nëse kanë licenca të vlefshme pune të lëshuara nga Ministria e Ekonomisë”, ka shkruar ministri./albeu.com/

The post Tragjedia shqiptare me 45 viktima në Bullgari, ministria e Ekonomisë i heq licencën Agjencisë “Besa” (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.