45 te arrestuarit Archives - Albeu.com

45 të arrestuar! Nga Amerika Latine në Europë, Europol: Si u godit grupi më i madh shqipfolës i trafikimit të kokainës
Një megaoperacion i organizuar nga Agjencia evropiane për bashkëpunim të zbatimit të ligjit (Europol) dhe policitë e vendeve përkatëse, vuri në pranga 45 persona.

“Ky operacion ishte goditje ndaj kriminelëve shqipfolës, që kanë vërshuar Evropën me kokainë”, tha Europol.

Kjo “ofensivë” e madhe, që është zhvilluar kryesisht në Spanjë dhe Belgjikë, vlerësohet të jetë në kuadër të operacioneve të gjera kundër importit në sasi të mëdha të drogës nga Amerika Latine.

“Një operacion ndërkombëtar, me përfshirjen e autoriteteve të sundimit të rendit dhe ligjit në shtatë shtete, ka rezultuar me shpartallimin e njërit prej rrjeteve të trafikimit shqipfolës, më aktiv në Evropë. Sot, Eurojust dhe Europol mbështetën aksionet në Belgjikë dhe Spanjë, gjatë të cilave u bastisën mbi 80 lokacione dhe 45 të dyshuar u arrestuan”, thuhet në njoftimin e kësaj agjencie të Bashkimit Evropian që e ka selinë në Hagë të Holandës.

Dyshohet se të arrestuarit kishin importuar kokainë nga Amerika Latine në disa vende në Evropë, duke organizuar transportin e drogës përmes avionëve, anijeve, makinave e kamionëve, dhe kanë udhëhequr tregun e shitjes.

Spanja dhe shtetet e tjera të BE-së, sipas Europol-it, janë përdorur si vende për të fshehur aktivitetin e tyre.

Europol tha se “ky rrjet kriminal i nivelit të lartë ka themeluar një sërë ndërmarrjes në shtete të ndryshme për të pastruar paratë, përfshirë edhe në Kroaci dhe Spanjë. Pjesëtarët e këtij grupi shpesh kanë udhëtuar në Dubai, Meksikë dhe Kolumbi për të aranzhuar bizneset e tyre ilegale, duke përdorur komunikim të koduar për të koordinuar aktivitetet e tyre”.

Në këtë aksion kanë marrë pjesë 600 oficerë nga Belgjika, Spanja, Kroacia, Gjermania, Italia, Holanda dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që ka angazhuar zyrtarë të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI).

Operacioni ka nisur më 2018 dhe është një prej më të mëdhenjve që e kanë mbështetur Europol dhe Eurojust./albeu.com/

The post 45 të arrestuar! Nga Amerika Latine në Europë, Europol: Si u godit grupi më i madh shqipfolës i trafikimit të kokainës appeared first on Albeu.com.