41 vjecar Archives - Albeu.com

Kërkohej për trafikim droge dhe pastrim parash në SHBA, “fshehja” në Shqipëri nuk i zgjat shumë 41 vjeçarit (VIDEO)
Fshehja i zgjati vetëm 2 muaj! Policia shqiptare ka vënë në pranga një 41-vjeçar amerikan, i identifikuar vetëm me inicialet L. V., i cili fshihej në Shqipëri pasi në SHBA kërkohej për trafik droge dhe pastrim parash.

Pasi e ndiqnin këmba-këmbës për më shumë se dy muaj, i huaji u arrestua në rrugën nacionale Tamarë-Hani i Hotit, ndërsa menjëherë nisën procedurat për ekstradimin e tij në Amerikë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Operacioni i koduar “Detroit”, i zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, zyra e Interpolit në Policinë e Shtetit, Njësia Hetimore “Jointshield” që funksionon në bashkëpunim DSS dhe OSI në Ambasadën Amerikane dhe me zyrën e DEA-s Athinë.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i huaj i kërkuar nga drejtësia amerikane, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Policia e Shtetit, në bazë të informacioneve të marra nga Zyra e DEA-s në Athinë, se një shtetas i huaj i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve mund të hynte në territorin shqiptar, menjëherë organizoi punën për lokalizimin e vendndodhjes dhe arrestimin e këtij personi.

Pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe kërkimore prej më shumë se dy muajsh, duke analizuar lëvizjet e këtij personi në territorin shqiptar, u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes së tij.

Mbi bazën e informacioneve të grumbulluara, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe Njësia Hetimore “Jointshield” finalizuan operacionin “Detroit”, si rezultat i të cilit u bë e mundur që në rrugën nacionale Tamarë-Hani i Hotit, të kapej dhe të vihej në pranga shtetasi i huaj L. V., 41 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me qëllim fillimin e procedurave te ekstradimit drejt SHBA-së, sepse Gjykata e Michiganit/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vendimin e datës 09.06.2021 i ka vendosur këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të punuar bashkërisht me partnerët në luftën kundër krimit të organizuar, me qëllim kapjen dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që ushtrojnë këtë veprimtari kriminale.

The post Kërkohej për trafikim droge dhe pastrim parash në SHBA, “fshehja” në Shqipëri nuk i zgjat shumë 41 vjeçarit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.