400 kg kokainë Archives - Albeu.com

Të përfshirë në trafikimin e 400 kg kokainë, jepet 30 ditë paraburgim për 7 të arrestuarit
Gjykata Themelore e Prishtinës iu ka caktuar 30 ditë paraburgim shtatë personave që dyshohet se janë të përfshirë në rastin e trafikimit të 400 kilogramëve kokainë. Droga u sekuestrua në Lipjan. Bëhet fjalë për shtetasit; Izet Sheqirin, Kadri Sheqirin, Kadri Ibrahimin, Fehmi Bytyqin, Faton Vrajollin, Enver Belegun si dhe Bajram Maliqin.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi. Personat e arrestuar akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës për veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” si dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kërkesa për caktim të paraburgimit është bërë nga Prokuroria Speciale për Izet Sheqirin, Kadri Sheqirin, Kadri Ibrahimin, Fehmi Bytyqin, Faton Vrajollin, Enver Belegun dhe Bajram Maliqin.

The post Të përfshirë në trafikimin e 400 kg kokainë, jepet 30 ditë paraburgim për 7 të arrestuarit appeared first on Albeu.com.

Sot, seanca për caktim të paraburgimit ndaj shtatë të arrestuarve në rastin e 400 kg kokainë
Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka caktuar seancën për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për caktimin e paraburgimit ndaj shtatë të arrestuarve për rastin ku të hënën u sekuestruan 400 kg kokainë.

Gjykatësja e këtij rasti, Shadije Gërguri për “Betimi për Drejtësi”, tha se seanca për caktimin e paraburgimit është caktuar të mbahet sot, duke filluar nga ora 10:30, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Shtatë personat e arrestuar po dyshohen nga PSRK për veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal” nga neni 277 par 1 i KPRK-së, lidhur me veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, subsatancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 par 1 lidhur me nenin 275 par 1, pika 1.1 dhe 1.9 të KPRK-së, si dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par 1 i KPRK-së.

Prokurori special, Valdet Gashi, në një prononcim për “Betimi për Drejtësi”, kishte thënë se kërkesën për caktim të paraburgimit e kanë dorëzuar të martën.

Ndryshe, Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh për ditën e hënë, ka treguar se përveç rreth 400 kg kokainë që janë sekuestruar në Lipjan, dje kanë sekuestruar edhe armë, para, telefona dhe llaptop.

Sipas raportit të Policisë, gjatë kontrollit në lokacione të tjera janë gjetur dhe sekuestruar edhe dy revole një TT dhe tjetra me gas, 50 copë fishekë të cal. 7.62 mm, 25925 € para kesh, 200 denar MK, një veturë, 6 telefona celular, 6 PC, dy llap top, katër DVR dhe një Hard Disc”, ka njoftuar policia, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas raportit, i gjithë operacioni është bërë në koordinim me policinë italiane dhe atë shqiptare.

Në një konferencë për media të mbajtur të hënën, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi e ka konfirmuar se të hënën janë sekuestruar rreth 400 kg kokainë me vlerë rreth 20 milion euro, në një operacion ku kanë qenë të përfshirë autoritetet nga Kosova, Shqipëria dhe Italia.

Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se informatat e para i kanë marrë se një kontejner ka ardhur nga Brazili në Itali, me destinacion Kosovën e ku është dyshuar se ka narkotikë.

Ky narkotikë, Mehmeti kishte thënë dje, se ka qenë i mbështjell dhe i kamufluar në disa paketime të ngjashme me mish.

Ai ka treguar ishte vendosur që ky kontejner të përcjellët dhe se gjatë tërë kohës ka qenë nën vëzhgimin e Policisë.

“Ngarkesa përmes territorit të Republikës së Shqipërisë në territorin e Republikës së Kosovës, ka arritur më 15.05.2021 ku është ndaluar në parkingun e një depoje pronë e një kompanie të dyshuar”, kishte thënë Mehmeti.

Mehmeti kishte thënë se të hënën rreth orës 11:00, persona të dyshuar kanë filluar të bëjnë tërheqjen e narkotikëve, për çka tha se kishin vendosur të ndërhyjnë dhe i kanë arrestuar shtatë persona, shtetas të Republikës së Kosovës.

Operacioni, Mehmeti tha se ka qenë i autorizuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ndërsa ka përfunduar me shtatë të arrestuar.

Personave të dyshuar, Mehmeti ka treguar se u është caktuar masa e ndalimit ndërsa tha se disa persona të tjerë janë ende në kërkim pasi operacioni është në zhvillim e sipër.

The post Sot, seanca për caktim të paraburgimit ndaj shtatë të arrestuarve në rastin e 400 kg kokainë appeared first on Albeu.com.

“Nëse punojnë me dallavere nuk di ç’të besoj”, gruaja e shoferit të kamionit me 400 kg kokainë rrëfen si ia arrestuan burrin
Gruaja e shoferit të kamionit në të cilin janë zënë dhe konfiskuar 400 kilogramë substancë narkotike të llojit “Kokainë”, ka rrëfyer ngjarjen se si është arrestuar bashkëshorti i saj dhe i është bastisur shtëpia e tyre.

Derisa ka treguar në një intervistë për televizionin ‘Klan Kosova’, momentin kur dhjetëra zyrtarë policorë kanë hyrë brenda për të kryer obligimin e tyre, gruaja e të arrestuarit beson që bashkëshorti i saj është i pafajshëm pasi që ai është vetëm shofer dhe nuk e di se çfarë ka brenda kamionit.

Derisa zyrtarët policorë po bastisnin, e zonja e shtëpisë ka kërkuar nga ta të kuptojë se cila është arsyeja e kësaj kontrolle, ndërsa burri i cili po qëndronte me pranga në duar, i ka treguar se firma për të cilën punon, ka pasur parregullsi, gjë të cilën e kanë konfirmuar edhe policët në vendin e ngjarjes.

“Dy vetë kaluan për dritare bashkë me burrin, i ranë ziles dy herë i thashë hyn po nuk erdhi, kur dola i pashë disa persona, burrit ia kishin lidhë duart, ndërsa mu më thanë a keni diçka të jashtëligjshme i thashë jo, hyni mund të kontrolloni. Rreth 10 persona kontrolluan të gjitha dhomat, mua më thanë ulu dhe më pyetën sa para i ke, i thashë 400 euro aq sa i ka pru djali prej rrogës që ka marrë. Pyetën se ku e kam dukatin, ia tregova, nisën me kontrollu por nuk e disha pse po ndodhë kjo, i pyeta dhe njëri nga ta më tha se ligj e kanë”, ka rrëfyer ajo.

“Nuk kanë lënë vend pa kontrolluar në shtëpi… kur zbritën shkallëve në korridor, i pyeta se gjithë këtë kontroll e keni bërë, burri i ka duart e lidhura, a nuk bën unë si gruaja e tij ta dijë arsyen? Burri tha se unë flas veç një fjalë, e kanë zënë firmën gabim dhe për atë kanë ardhur të kotrollojnë. Ata e konfirmuan këtë gjë duke thënë se ai është shofer dhe e kemi për detyrë që ta kryejmë këtë kontroll”, ka thënë më tej gruaja e të arrestuarit.

Bashkëshortja e drejtuesit të kamionit ku është gjetur droga, beson se burri i saj është plotësisht i pastër në këtë rast, ndërsa thotë se për punën që ai bën nuk ka rrogë fikse, por paguhet nga 80 euro.

“Përsëri hynë nëpër dhoma dhe kontrolluan nëse çdo gjë është në rregull, ndërsa më pyetën nëse kam vërejtje për sjelljen e tyre. Unë jam 100 për qind e sigurt se burri është i pastër në këtë punë, pasi që ai punën që e bën e ka rrogë, nuk është marrë me vepra të këqija, ndërsa rrogë fikse nuk ka pasur, është paguar nga 80 euro për bartje”, ka treguar ajo.

“Ky veç shofer është, çkado që ngarkohet aty, burri nuk e di. Ai tani po qëndro në Podujevë, vajza ka shkuar deri aty për t’i dhënë diçka, por që nuk i është lejuar të hyjë brenda”.

“Nëse punojnë drejt, unë jam shumë rehat, e nëse punojnë me dallavere nuk e di se çfarë të besoj”.

Të hënën e 17 majit autoritetet e Kosovës në bashkëpunim me ato të Shqipërisë dhe Italisë, kanë arrestuar shtatë persona – shtetas kosovarë në Lipjan, për posedimin e 400 kilogramëve të lëndës narkotike të dyshuar për Kokainë, gjë që dyshohet se ka arritur nga Brazili. /Insajderi.com

The post “Nëse punojnë me dallavere nuk di ç’të besoj”, gruaja e shoferit të kamionit me 400 kg kokainë rrëfen si ia arrestuan burrin appeared first on Albeu.com.

Hoxha tregon si u kapën trafikantët në flagrancë me 400 kg kokainë: Priten arrestime në Shqipëri
Gazetaru Artan Hoxha i ftuar në ABC News ka zbardhur detaje të reja nga kapja e 400 kg kokainë në Kosovë.

Operacioni u krye nga policia e Kosovës, shqiptare dhe italiane, pas sinjalizimit nga DEA amerikane.

“Disa pako të kokainës nuk kanë të njëjtin paketim, që do të thotë se ngarkesa nuk ka qenë për një organizatë të vetme. Grupi i trafikimit shqiptar është. Por në bazë të ambalazhimit mund të kuptosh sa grupe janë. Kjo bëhet që nga nisja, që secili grup të marrë “brand”-in e vet, pasi ka pasur raste që cilësia e kokainës nuk ka qenë e njëjta, kjo që ka ardhur ka qenë e një pastërtie shumë të lartë. Grupet shqiptare e kanë përdorur Brazilin si vend tranziti.

Ka raste që grupet e kanë marrë kokainën në Ekuador ose Bolivi dhe përmes Brazilit, e kanë sjellë në Europë. Rasti i para dy viteve që u kapën nga Bolivia në Brazil me logon “KF Elbasani”. Ngarkesa ishte për në Shqipëri. Për rastin konkret autoritetet e Kosovës dhe tonat dhe kushdo që është përfshirë, ato italiane dhe DEA meritojnë një bravo për atë që kanë bërë, i kanë hequr krimit të organizuar një sasi të majme të ardhurash” tha ai.

Autoritetet e Kosovës thanë sot se vlera e drogës nëse do të dilte në treg do të ishte 20 mln euro, por Artan Hoxha mendon ndryshe. “Me pastërtinë që kishte kokaina shumëzohet me tre se kishte pastërti kristali. Vlera e saj në rrugë shkon në 120 milionë euro”.

Por si vjen kokaina nga Amerika Latine? “Baza e sigurt është ai ambienti ku kokaina pasi është zbarkuar në një port, futet në një magazinë, banesë, bodrum dhe aty nxirret dhe përpunohet, ndahet dhe aty merret sasia e parë e pagesës, grupi që ka bërë transportin e shumicës. Kokaina është blerë nga 1 mijë dollarë deri në 3 mijë dollarë dhe në Europë shkon nga 25-27 mijë euro. Grupi që e merr në port europian dhe e çon te baza e sigurt merr pagesën e parë. Nga aty shkon te dora e dytë, e tretë deri te dora e fundit, që kap shifrën e 120 mln eurove” tha ai.

Por kur erdhi kokaina në Shqipëri? “Kontenieri erdhi në Shqipëri në datë 5 maj, me produkte mishi. Është e njëjta gjë si për bananet. Pasi ka ardhur kontenieri u mbajt nën mbikëqyrje nga policia e shtetit dhe kanë pritur. Në Durrës kishte një dyshim, kompania që bënte transportin është në emër të dy personave (në Kosovë Izet Sheqiri i arrestuar), kompania u krijua 6 muaj më parë. Kompania e ka qendrën në Kavajë dhe filialin në Lipjan.

Në fakt grupi e ka mbajtur në monitorim për të parë nëse autoritetet e kanë zbuluar. Ditën e shtunë erdhi automjeti që çoi trajlerin në Kosovë. Ndërhyrja u la me 48 orë vonesë, pasi autoritetet koordinuan dhe vendosën të ndërhyjnë kur të vinin personat të merrnin produktin dhe të kapeshin me “presh në dorë”. Kur kanë shkuar janë arrestuar 7 persona” tha ai.

Artan Hoxha paralajmëroi arrestime në Shqipëri për dosjen. “Sigurisht që priten arrestime. Mos mendoni se kur vjen një ngarkesë e madhe, bosi do të shkojë te kamioni, ai e ndjek nga larg, pasi në të kundërt do të kapej. Në rastin konkret u goditën personat që shkuan të merrnin produktin”.

Për gazetarin e njohur, kokaina kishte destinacion Gjermaninë. “Kjo sasi ishte e destinuar për Gjermaninë, që është një treg i madh. Grupet shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës që merren me trafik kanë një pikë të përbashkët, territorin e Gjermanisë. Ne kemi kapur sot transportuesit, jo financuesit, jemi si në rastin e Arbër Çekajt. Të hetosh këto organizata kërkon një qasje tjetër, jo muskuj, por mend. Duhet të mundohesh të jesh një hap përpara krimit të organizuar” tha ai./

The post Hoxha tregon si u kapën trafikantët në flagrancë me 400 kg kokainë: Priten arrestime në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Kapja e kokainës në Kosovë, Çuçi paralajmëron operacione të tjera
Lidhur me sekuestrimin e 400 kg kokainë në Kosovë, ka reaguar dhe ministri i Brendshëm, në vendin tonë Bledi Çuçi.

Sipas Çuçit, kjo është një luftë e vazhdueshme, që do të pasohet nga operacione të tjera.

Përmes një njoftimi për mediat, Çuçi thekson se goditja e kontrolluar e grupit kriminal që tentoi të trafikonte rreth 400 kg lëndë narkotike e llojit kokainë në Kosovë, është një tjetër dëshmi e suksesit të luftës së përbashkët kundër trafikut të drogës dhe provë e besimit të lartë të partnerëve te Policia e Shtetit.

Ministri i Brendshëm nënvizon se hetimi profesional dhe intensiv mes disa shteteve na çoi në shkatërrimin e një rrjeti të fuqishëm në fushën e narkotikëve.

“Kjo është një luftë e vazhdueshme, që do të pasohet nga operacione të tjera dhe goditje si kjo e fundit, për ta bërë Shqipërinë dhe rajonin një vend më të sigurt”, citohet nga mesazhi i tij.

Reagimi i ministrit Bledi Çuçi

Goditja e kontrolluar e grupit kriminal që tentoi të trafikonte rreth 400 kg lëndë narkotike e llojit kokainë në Kosovë, është një tjetër dëshmi e suksesit të luftës së përbashkët kundër trafikut të drogës dhe provë e besimit të lartë të partnerëve te Policia e Shtetit. Hetimi profesional dhe intensiv mes disa shteteve na çoi në shkatërrimin e një rrjeti të fuqishëm në fushën e narkotikëve. Kjo është një luftë e vazhdueshme, që do të pasohet nga operacione të tjera dhe goditje si kjo e fundit, për ta bërë Shqipërinë dhe rajonin një vend më të sigurt.

Kujtojmë se autoritetet shqiptare kishin dy muaj që prisnin këtë ngarkesë pasi u sinjalizuan nga partnerët ndërkombëtarë.

Me të mbërritur konteineri në Durrës, policia shqiptare ka konstatuar drogën, por nuk ka ndërhyrë duke e lejuar që të kryeshin procedurat për të zbuluar se cili do të ishte destinacioni final i tij.

Pasi kanë kryer procedurat, autoritetet e kanë ndjekur kamionin me konteinerin sipër, i cili është nisur për në Kosovë. Në këtë moment është njoftuar edhe policia e Kosovës, e cila ka ndërhyrë duke bërë edhe sekuestrimin e sasisë së madhe të drogës në Lipjan.

Ndërkohë që jo më larg se 1 muaj më parë, në Portin e Durrësit u kapën dy ngarkesa me kokainë; në njërën prej tyre u arrestua edhe babai i Arbër Çekajt, edhe ky i fundit i arrestuar për trafik kokaine.

Rruga është e njohur tashmë, droga kalon përmes konteinerëve me banane nga Amerika e Jugut në Shqipëri e më pas transportohet drejt Evropës, ku është edhe tregu më i madh i shpërndarjes

The post Kapja e kokainës në Kosovë, Çuçi paralajmëron operacione të tjera appeared first on Albeu.com.

Prokuroria dhe Policia në konferencë pas aksionit ku u kapën 400 kg kokainë
Pas aksionit të sotëm ku janë sekuestruar rreth 400 kg substancë narkotike, Prokurori i Shtetit së bashku me Policinë e Kosovë, do të mbajë sot konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në ora 19:30.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit së bashku me Policinë e Kosovë, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me aksionin e zhvilluar, e ku janë sekuestruar rreth 400 kg substancë narkotike.

Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë nga Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës, Prokuroria e Posaçme të Republikës së Shqipërisë dhe nga organet përkatëse të Republikës së Italisë.

Konferenca do të mbahet nga ora 19:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

The post Prokuroria dhe Policia në konferencë pas aksionit ku u kapën 400 kg kokainë appeared first on Albeu.com.