40 Archives - Albeu.com

Nuk u kompensuan pas rritjes së çmimit të naftës/ Transporti publik reduktohet me 40% në të gjithë Shqipërinë, qytetarët përballen me pritje dhe vonesa në stacione
Pas thirrjeve të vazhdueshme për subvencione për të përballuar rritjen e çmimeve të karburantit, të cilat nuk morën përgjigje nga institucionet, shoqatat e transportit publik kanë vendosur të ndërmarrin masa drastike.

Duke filluar nga sot (15 prill) ato do të reduktojnë me 40% numrin e autobusëve në Tiranë dhe flotën e mjeteve në rrethe, përfshirë autobusët dhe furgonat.

Shoqatat deklarojnë se, pavarësisht kërkesave të përsëritura dhe një takimi me institucionet më 1 prill 2026, nuk është marrë asnjë masë konkrete mbështetëse.

Sipas tyre, mungon një skemë kompensimi për rritjen e çmimit të karburantit, nuk ka plan veprimi për lehtësimin e barrës financiare, nuk është dhënë asnjë afat për ndërhyrje dhe nuk ka nisur rishikimi i elementeve fiskale si akciza, TVSH-ja apo taksa e qarkullimit.

Kjo situatë ka përkeqësuar ndjeshëm gjendjen financiare të operatorëve, duke i detyruar ata të ulin mer 40% shërbimin si një masë emergjente për të përballuar kostot.

“Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban informojnë qytetarët se, pavarësisht problematikës së ngritur prej javësh dhe takimit të zhvilluar më datë 01.04.2026 me institucionet përgjegjëse, deri në këtë moment nuk është marrë asnjë masë konkrete mbështetëse për sektorin e transportit publik. Kështu konstatojmë se:

a) Nuk është miratuar asnjë skemë kompensimi për rritjen e çmimit të karburantit, pavarësisht kërkesës së përsëritur të operatorëve;

b) Nuk ka një vendim zyrtar apo plan veprimi për lehtësimin e barrës financiare të sektorit;

c) Nuk është dhënë asnjë afat konkret për ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse;

d) Nuk ka nisur asnjë proces për rishikimin e elementeve fiskale që ndikojnë drejtpërdrejt në kostot operative (akcizë, taksë qarkullimi, TVSH).

Kjo mungesë reagimi dhe veprimi konkret ka përkeqësuar ndjeshëm situatën financiare të operatorëve, të cilët ndodhen tashmë në kushte tejet të vështira për të përballuar vazhdimin e aktivitetit.

Për pasojë, ju bëjmë me dije se, duke filluar nga nesër (sot) do të reduktojmë numrin e mjeteve në qarkullim duke e ulur me 40% flotën në shërbimin e transportit publik, si një masë e detyruar për përballimin e kësaj situate emergjente.

U bëjmë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe të parashikojnë kohën e udhëtimit , duke theksuar se kjo situatë nuk vjen si rezultat i vullnetit të operatorëve, por si pasojë direkte e mungesës së ndërhyrjes institucionale në kohë.

Shoqatat mbeten të hapura për dialog dhe bashkëpunim, por theksojnë nevojën për ndërhyrje të menjëhershme dhe efektive”, thuhet në njoftim e bërë publik ditën e djeshme.

The post Nuk u kompensuan pas rritjes së çmimit të naftës/ Transporti publik reduktohet me 40% në të gjithë Shqipërinë, qytetarët përballen me pritje dhe vonesa në stacione appeared first on Albeu.com.

Rritja e çmimit të naftës/ Nga dita e nesërme reduktohet me 40% flota e mjeteve të transportit publik: S’kanë miratuar asnjë skemë kompensimi
Sektori i transportit publik në vend ka hyrë në një situatë të rënduar financiare, ndërsa operatorët kanë paralajmëruar masa të forta që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në lëvizjen e qytetarëve.

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban njoftojnë se, pavarësisht problematikave të ngritura prej javësh dhe takimit të zhvilluar më 01.04.2026 me institucionet përgjegjëse, nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete mbështetëse për sektorin.

Në deklaratë theksohet se nuk është miratuar asnjë skemë kompensimi për rritjen e çmimit të karburantit, nuk ka një plan veprimi për lehtësimin e barrës financiare dhe nuk është përcaktuar asnjë afat për ndërhyrje institucionale.

Po ashtu, sipas tyre, nuk ka nisur as procesi i rishikimit të elementeve fiskale që ndikojnë në kostot operative, si akciza, taksa e qarkullimit apo TVSH.

Operatorët e transportit shprehen se kjo mungesë reagimi ka përkeqësuar ndjeshëm situatën ekonomike të sektorit, duke i vendosur në vështirësi serioze për vijimin e aktivitetit.

Si pasojë, duke filluar nga nesër, transportuesit publikë do të reduktojnë numrin e mjeteve në qarkullim me 40%, si masë e detyruar për përballimin e situatës emergjente.

Në njoftim u bëhet thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe planifikim të udhëtimeve, duke theksuar se vendimi nuk vjen si zgjedhje e operatorëve, por si pasojë e mungesës së ndërhyrjes institucionale në kohë.

Shoqatat deklarojnë se mbeten të hapura për dialog dhe bashkëpunim me institucionet, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e krizës në sektorin e transportit publik.

Deklarata e plotë:

SHOQATA E TRANSPORTIT

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban informojnë qytetarët se, pavarësisht problematikës së ngritur prej javësh dhe takimit të zhvilluar më datë 01.04.2026 me institucionet përgjegjëse, deri në këtë moment nuk është marrë asnjë masë konkrete

mbështetëse për sektorin e transportit publik.

Kështu konstatojmë se:

a) Nuk është miratuar asnjë skemë kompensimi për rritjen e çmimit të karburantit, pavarësisht kërkesës së përsëritur të operatorëve;

b) Nuk ka një vendim zyrtar apo plan veprimi për lehtësimin e barrës financiare të sektorit;

c) Nuk është dhënë asnjë afat konkret për ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse;

d) Nuk ka nisur asnjë proces për rishikimin ee elementeve fiskale që ndikojnë drejtpërdrejt në kostot operative (akcizë, taksë qarkullimi, TVSH).

Kjo mungesë reagimi dhe veprimi konkret ka përkeqësuar ndjeshëm situatën financiare të operatorëve,

të cilët ndodhen tashmë në kushte tejet të vështira për të përballuar vazhdimin e aktivitetit.

Për pasojë, ju bëjmë me dije se, duke filluar nga nesër do të reduktojmë numrin e mjeteve në qarkullim duke e ulur me 40% flotën në shërbimin e transportit publik, si një masë e detyruar për përballimin e kësaj situate emergjente.

U bëjmë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe të parashikojnë kohën e udhëtimit, duke theksuar

se kjo situatë nuk vjen si rezultat i vullnetit të operatorëve, por si pasojë direkte e mungesës së ndërhyrjes institucionale në kohë.

Shoqatat mbeten të hapura për dialog dhe bashkëpunim, por theksojnë nevojën për ndërhyrje të menjëhershme dhe efektive.

The post Rritja e çmimit të naftës/ Nga dita e nesërme reduktohet me 40% flota e mjeteve të transportit publik: S’kanë miratuar asnjë skemë kompensimi appeared first on Albeu.com.

Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë/ BERZH: Emigracioni masiv do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit
Shqipëria dhe Kosova, janë dy vendet që kanë përjetuar emigracionin më të lartë të popullsisë në hapësirën post-komuniste që nga viti 1990, sipas raportit të Tranzicionit 2025–26 të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH): “Një botë e vjetër, por më e guximshme”.

Grafiku i raportit tregon qartë se Shqipëria ka humbur rreth 40 për qind të popullsisë së vitit 1990 për periudhën 1990-2023, vetëm përmes emigracionit neto, niveli më i dytë më i lartë në Europë dhe në të gjithë grupin e ekonomive tëBERZH.

Nga ana tjetër, shtesa natyrore ka qenë pozitive për pjesën më të madhe të periudhës dhe ka kompensuar rreth 27 për qind të popullsisë së vitit 1990, ç`ka e zbut pjesërisht goditjen, por jo aq sa të neutralizojë flukset e largimit.

Edhe Kosova ka humbur 50% të popullsisë së vitit 1990 për të njëjtën periudhë, niveli më i lartë në Europë, ndonëse ka pasur një shtesë më të kartë natyrore se Shqipëria me gati 40%.

Raporti thotë se ky boshllëk i madh demografik, po përkthehet në një frenim të ndjeshëm ekonomik për Shqipërinë.

Në grafikun e dytë të raportit, BERZH mat për herë të parë ndikimin vjetor të demografisë në rritjen e PBB-së për frymë.

Për Shqipërinë, kontributi i popullsisë ka qenë negativ gjatë viteve 2000–2023, me rreth –0.2 pikë përqindje rritje të humbur çdo vit.

Për periudhën 2024–2050, ndikimi pritet të thellohet në –0.3 deri –0.4 pikë përqindje në vit, duke e bërë Shqipërinë një nga ekonomitë më të ekspozuara në gjithë rajonin e BERZH.

Edhe në horizontin 2050–2100, sinjali mbetet negativ, ç`ka tregon se plakja e popullsisë dhe pakësimi i forcës së punës do të vijojnë të shoqërojnë ekonominë edhe në dekadat e ardhshme.

Mungesa e fuqisë punëtore, rritja e numrit të të moshuarve dhe dobësimi i bazës së kontribuesve në skemat sociale po e vendosin ekonominë nën presion të vazhdueshëm.

BERZH paralajmëron se pa rritje të produktivitetit, investime teknologjike dhe politika që frenojnë humbjen e kapitalit njerëzor, vendet që përjetojnë emigrim masiv, ku Shqipëria dhe Kosova renditen të parat, do të shohin një rënie në potencialin e tyre afatgjatë të rritjes.

Raporti shton se ky model tashmë ka pasoja të dukshme edhe në tregun e punës, investimet, produktivitetin dhe stabilitetin fiskal.

Sipas BERZH, Shqipëria dhe Kosova janë ndër ekonomitë më të ekspozuara në të gjithë rajonin. Edhe nëse rritja ekonomike mbetet pozitive, ritmi i saj potencial do të jetë dukshëm më i ulët sesa në vendet me popullsi në rritje, si Turqia, Egjipti apo vendet e Azisë Qendrore.

Raporti sugjeron se në mungesë të rritjes së produktivitetit, investimeve teknologjike, rritjes së kapitalit njerëzor dhe përmirësimit të klimës së biznesit, emigracioni masiv do të vazhdojë të frenojë rritjen ekonomike për të paktën edhe tre dekada./ Monitor

The post Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë/ BERZH: Emigracioni masiv do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit appeared first on Albeu.com.

Sondazhi/ 40% e shtresës së mesme gati për emigrim, nga mungesa e perspektivës dhe sistemit shëndetësor
Një sondazh i “Monitor” me 1044 persona (857 jetojnë në vend dhe 187 jashtë) i cili u zhvillua për rreth një muaj, nga data 11 shtator, zbuloi një trend të ri të emigrimit të personave të arsimuar dhe në gjendje të mirë ekonomike.

Mbi 94% e pjesëmarrësve ishin me arsim të lartë dhe gati gjysma ishin me gradë PHD dhe 57 doktorantë. Nga të anketuarit që jetonin në Shqipëri, 40% kishin bërë gati planet dhe infrastrukturën për t’u larguar gjatë dy viteve në vijim. 33% e atyre që pohuan se kanë menduar të largohen i takojnë grupmoshës 40-49-vjeç, 38.5% grupmoshës 30-39-vjeç.

Ndryshe nga popullata e përgjithshme që shikon si arsye kryesore të emigrimit, statusin ekonomik dhe punësimin, në shtresën e mesme dhe te profesionistët, arsyeja kryesore pse kanë vendosur të largohen nga Shqipëria, është mungesa e shpresës se gjërat mund të përmirësohen dhe gjithashtu vlerësojnë të rëndësishme mungesën e cilësisë në shërbimet shëndetësore dhe arsimore. Ja të gjitha arsyet që po largojnë shtresën e mesme

Emigracioni në Shqipëri ka marrë përmasat e një gangrene, e cila ka mbetur pa një diagnozë, e për rrjedhojë edhe pa një kurë se si mund të fashitet para se efektet të jenë të pandreqshme.

Hemorragjia e ikjeve që nisi me shembjen e sistemit komunist në vitin 1990, vijon të jetë e fortë edhe pas më shumë se 30 vitesh dhe së fundmi po gjen përhapje në kategorinë e të arsimuarve dhe profesionistëve që përfaqësojnë shtresën e mesme.

Një  i “Monitor”, që nisi më 11 shtator të këtij viti dhe zgjati rreth një muaj, ku u intervistuan 1044 persona rreth arsyeve që çojnë individët dhe familjet të largohen nga Shqipëria, tregoi për një pakënaqësi të lartë me standardet e jetës në Shqipëri, mungesën e perspektivës për të ardhmen, cilësinë e dobët në arsim dhe shëndetësi, korrupsionin e lartë etj.

Sondazhi i zhvillua online, përmes platformës ECR (Engaged Citizens Reporting- Angazhimi i qytetarëve në raportim). Kampioni është rastësor dhe nuk përbën gjetje shkencore.

Nga totali i të anketuarve 857 persona (82%) jetonin në Shqipëri dhe 187 (ose 17.9%) jetonin jashtë vendit.

Rezultatet e intervistave treguan për një emigracion potencial të lartë në mesin e të shkolluarve. Mbi 94% e pjesëmarrësve (984 persona kishin arsimin e lartë, nga të cilët 478 me gradë PHD dhe 57 doktorantë).

Nga të anketuarit që jetonin në Shqipëri 89.7 kishin menduar largimin nga Shqipëria si një opsion, ndërsa vetëm 88 persona ose 10% e atyre thanë se nuk kishin menduar asnjëherë largimin nga vendi.

Pyetjes “keni ndonjë plan konkret për t’u larguar nga vendi brenda 2 viteve të ardhshme?” i dhanë përgjigje 769 persona që jetojnë në Shqipëri, ku 40.6% e tyre (312 persona) pohuan se do të largohen nga Shqipëria në dy vitet e ardhshme.

Gjysma e të anketuarve, 54.8%, nuk do të largoheshin nga vendi për një pagë bruto jo më të vogël se 2000 euro.

Më shumë se 60% mendojnë se duhet të ulet korrupsioni për të zvogëluar emigrimin e të rinjve dhe gjithashtu, përmirësimi i shërbimit arsimor dhe shëndetësor konsiderohet nga gati gjysma e të anketuarve.

“Në fakt, largimi i shtresës së mesme dhe njerëzve që janë në punë është jashtëzakonisht i rrezikshëm për një vend. Këtu në vendin tonë, kjo shtresë nuk largohet për para apo për vend pune, pasi tani punë gjen ku të duash.

Por largohet për një shoqëri më të mirë, më të kulturuar dhe më njerëzore, diçka që nuk e blen dot edhe sikur të paguhesh 100,000 euro në muaj. Largimi për këtë arsye është pa kompromis page dhe pasurie. Ndaj, sa të jetë kjo arsye nuk do të ketë ndonjëherë metodë frenimi për largimin”, – u përgjigj një nga anketuarit.

Sondazhi i “Monitor” evidentoi se nga 187 të intervistuar që jetonin jashtë vendit, mbi 57% nuk kanë plan të kthehen në Shqipëri ose maksimumi do të vizitojnë vendin për pushime. Vetëm 2.1% kishin plane të afërta për rikthim dhe 23.5% pas disa vitesh.

40.6% kanë vendosur të ikin në dy vitet në vijim

Tendenca për të emigruar është më e fortë në mesin e personave të arsimuar treguan rezultatet. Rreth 90% e 857 personave të anketuar në Shqipëri thanë se kishin menduar të emigronin, por 40% e tyre tashmë kishin plane dhe po përgatiten për t’u larguar në dy vitet në vijim.

Emigracioni potencial duket se është shumë i lartë në popullsinë e mirarsimuar. Emigrimi potencial në shtresën e mesme duket se është më i lartë në popullsinë e zakonshme.

Sondazhi i “Monitor” u realizua nëpërmjet një thirrje të hapur në variantin online dhe nuk kishte një kampionim paraprak. Të 1044 personat që plotësuan anketën në pjesën dërrmuese (94%) ishin me arsim të lartë të shoqëruar me doktoratë. Për rrjedhojë sondazhi u kthye në matës të ndjesisë rreth emigrimit në një popullsi të mirarsimuar dhe me të ardhura mbi mesataren.

“Unë jam njëri nga ata që jam larguar familjarisht prej afro një viti. Kam punuar në Tiranë rreth 15 vite në sistemin bankar, përkatësisht në 3 banka.

Ka nepotizëm dhe shumë paaftësi. Karriera nuk bëhet në bazë të meritës. Tmerr! Jemi larguar sepse nuk dua që fëmijët e mi të rriten në ata katrahurë. Edhe pse këtu ku jemi, si fillim jemi 2 shkallë më poshtë nga pozicioni që kishim, ama ndihesh i sigurt, i vlerësuar, stresi zero etj.

Lëre fare pastaj të flasësh për administratën shtetërore në Shqipëri, është tmerr. Atij populli duhet t’i ndryshohet truri, nuk bëhet më. Vendi ka marrë fund. Uroj të mos ketë ndonjë krizë financiare në Shqipëri, sidomos ajo në ndërtim. Nëse Greqia e kaloi për 8 vite, Shqipëria do duhet 30 vite”. shkruan Andi.

Studime të tjera mbi zhvillimet demografike të vendit, tregojnë se Shqipëria renditet në mesin e 10 vendeve me nivelin më të lartë të emigrimit në rang botëror. Organizata e Kombeve të Bashkuara në projeksionet e reja për popullsinë globale të këtij viti referoi se Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Lituania, Porto Riko dhe Moldavia do të përballet me rënie të popullsisë në nivelet 14% në 30 vitet e ardhshme.

Këto vende do të kenë normat më të larta globale të rënies së popullsisë, kryesisht nga emigracioni i lartë i të rinjve, të cilët më pas ndikojnë në rënien e popullsisë së mbetur. Banka Botërore, në raportin e fundit rajonal, evidentoi se Shqipëri kishte normën më të lartë të emigracionit mes të arsimuarve në krahasim me vendet e tjera në Ballkanit Perëndimor.

Jo vetëm të rinjtë, po ikin shtresa dhe mosha e mesme

Anketa evidentoi tendenca të forta për emigrimin në shtresën e mesme dhe në moshën e mesme. Emigracioni në Shqipëri, është i përqendruar në të rinjtë ende pa krijuar familje, por vitet e fundit ka një trend në emigrimin e familjeve, me njerëz të arsimuar dhe të mirëpaguar.

Nga personat që jetonin në Shqipëri, 33% e atyre që pohuan se kanë menduar të largohen i takojnë grupmoshës 40-49-vjeç, 38.5% grupmoshën 30-39-vjeç dhe 15,8% ishin nga 20-29-vjeç.

Të dhënat e sondazhit tregojnë nivel të lartë zhgënjimi te profesionistët e arsimuar mbi 40-vjeç, të cilët kishin investuar në familje dhe në profesion dhe po mendojnë të largohen nga vendi, jo vetëm për arsye financiare, por për një infrastrukturë jetësore më të mirë që lidhen me shërbime arsimore dhe shëndetësore më të mira, infrastrukturë më të mirë dhe një mjedis më të pastër.

Një i anketuar që zotëron një biznes me 25 të punësuar, tha se ka planifikuar të largohet nga vendi për këto arsye: “Ajër i ndotur dhe i pamonitoruar, ushqime të dëmshme të pakontrolluara. Asnjë strategji për arsimin.

Asnjë masë për rritjen e hapësirave të gjelbra. Trafik në rritje. Jam biznesmen, por edhe jep paga të larta dhe i trajton mirë, prapë shqiptarët ikin jashtë se mendojnë se do pasurohen shpejt. Jashtë paguhesh me orë pune, ndërsa në Shqipëri paguhesh me pagë fikse.

Një inxhinier në Gjermani merr 25 euro/orë dhe mund të punojë 10 ose 5 orë sipas dëshirës. Orët shtesë paguhen. Në Shqipëri nuk zbatohet Kodi Punës, festat zyrtare bëhen ditë pune.

Nuk ka meritrokaci. Ka padrejtësi të mëdha sociale. Mungon një shtet ligjor që rregullon jetesën e popullatës në paqe. Vendi sundohet nga kriminelët dhe trafikantët që i nxjerrin nga burgu. Me pak fjalë, edhe pushtuesi do të ishte sjellë më mirë me pronën publike”.

Tendenca për t’u larguar është shumë më e fortë te meshkujt se te femrat. 72% e atyre që kishin menduar të largoheshin nga vendi ishin meshkuj dhe 27% femra.

Nga të 1044 personat e anketuar 93%, ishin të punësuar dhe vetëm 7% pa punë. Nga të punësuarit 78% ishin me kohë të plotë, 10.3% ishin të vetëpunësuar dhe 4.7% ishin të angazhuar me kohë të pjesshme.

Shumica e të anketuarve kishin krijuar familje, pasi ishin të martuar ose në bashkëjetesë dhe vetëm, pjesa tjetër 25.5% ishin beqar dhe 1.2% të divorcuar.

Arsyet që shtyjnë shtresën e mesme të largohen nuk janë ekonomike

Ndryshe nga popullata e përgjithshme që shikon si arsye kryesore të emigrimit, statusin ekonomik dhe punësimin, në shtresën e mesme dhe te profesionistët, arsyeja kryesore pse kanë vendosur të largohen nga Shqipëria është mungesa e shpresës se gjërat mund të përmirësohen dhe gjithashtu vlerësojnë të rëndësishme mungesën e cilësisë në shërbimet shëndetësore dhe arsimore.

Më shumë se 66% e të anketuarve që jetojnë në Shqipëri, 568 persona nga 857 gjithsej, dhanë si arsye për emigrimin “mungesën e perspektives për të ardhmen”.

Gjithashtu, më shumë se gjysma mendojnë si arsyen e dytë më kryesore për largimin nga vendi “standardet më të larta të jetesës”, në vend të tretë “mungesa e një shërbimi shëndetësor të përshtatshëm”, në vend të katërt, ”mungesa e sigurisë dhe stabilitetit politik, ndërsa 46% e të anketuarve kishin si një arsye “arsim më të mirë për fëmijët”.

Të anketuarit kanë zgjedhur më shumë se një arsye për largimin. Gjithashtu, zvogëlimi i hapësirave publike në zonat urbane shërbeu si arsye për 30% të të anketuarve.

Rezultatet tregojnë se, arsyet që kanë të bëjnë me punësimin dhe gjendjen ekonomike zënë një peshë më të ulët për largimin. Mundësi më të mira punësimi, paga më e ulët dhe problemet ekonomike në vend zunë vendin 7, 8 dhe 9 në grupin e arsyeve.

Një qytetar komentoi “Anarki, korrupsion në organet e drejtësisë së re, prokurori dhe gjykata. Mbi të gjitha, Drejtoria e Tatimeve të Bashkisë së Tiranës. Familja nuk shikon të ardhme dhe siguri në vend. Mundësi më shumë për fëmijët. Meritokraci e munguar në Shqipëri. Unë personalisht ika për fëmijët. Dy djem, (në 2015, kur ikëm) njëri 19 e tjetri 13-vjeç. Nuk shikoja të ardhme për ta në Shqipëri”.

Një qytetare tjetër A. Elezi komentoi “sepse të heqin nga puna. Punët nuk janë kurrë afatgjata. Nuk ka pensione, nuk ka të ardhme. Kur marrin vesh që ke 5 lekë të ruajtura diku i ke gjithë ditën me fatura në dorë. Pa arsyetuar që njeriu i do për sëmundje, ilaçe, pushime, shkollim, apo për të siguruar pleqërinë. Se të heqin e të vënë gjithë ditën nga puna”.

54.8% nuk rrinë Shqipëri as për 2000 euro pagë

Sondazhi evidentoi se, shumica e profesionistëve që përfaqësojnë shtresën e mesme në Shqipëri nuk rrinë në Shqipëri as për 2000 euro pagë. Pyetjes se “për cilin nivel page nuk do të mendonit largimin nga vendi (bruto/muaj)”, 4.8% e të anketuarve që jetojnë në Shqipëri, rreth 469 persona, mund të rrinë në Shqipëri për paga mbi 2000 euro.

10% e të anketuarve pohuan se nuk do të largoheshin nga vendi për paga 1100-1400 euro në muaj, 12,7% nuk ikin nga vendi për paga në intervalin 1400-1700 euro në muaj, ndërsa 7,1% nuk ikin nga vendi për një pagë 500-1100 euro në muaj.

“Në këtë vend, as për +2000 euro apo më shumë nuk rrihet. Është keqardhje për veten dhe fëmijët të rrish. Sistem arsimor përtokë, shëndetësia është më mirë të të vrasin me plumb sesa të shkosh në spitale, për të mos folur për edukatën qytetare dhe njerëzore nga të gjithë. Fatkeqësisht jemi tmerr”, komentoi Gerd.

Joani, një qytetar tjetër, komentoi: “Problemi më i madh në vendin tonë është mentaliteti nga koha e komunizmit që njerëzit akoma trajtohen pa respekt. Nuk ka asnjë ndërgjegjësim për brezat e rinj. Harrojnë oligarkët dhe biznesmenët që janë njerëzit që punojnë dhe që vendosin makineritë e tyre në punë.

Harrojnë që ne paguajmë taksa që ata të marrin tenderë, etj. Çdo hap që hidhet nuk merr parasysh perspektivën, por sot për nesër”.

Gjermania, SHBA dhe Kanadaja, vendet e synuara për të ikur

Profesionistët dhe shtresa e mesme që mendojnë të largohen nga Shqipëria synojnë vendet më të zhvilluara.

Nga grupi i personave që po bëhen gati të ikin nga Shqipëria në dy vitet në vijim, 312 persona ose 37.8% e tyre synojnë të largohen në Gjermani, 21% në SHBA dhe 9% në Kanada. Përqindje më të ulëta zgjodhën Italinë (8.6%), Britaninë e Madhe (5%) Zvicrën (2%) dhe vende të tjera të BE-së me një përqindje më pak se 1%.

Nga pjesa që jeton në Shqipëri, 48% nuk ishin aspak të kënaqur me karrierën e tyre, 44.5% ishin disi të kënaqur dhe 7.7% ishin shumë të kënaqur.

Pas vitit 2015 ka një trend në rritje të emigrimit drejt Gjermanisë, për shkak të lehtësive në procedurat burokratike për profesionistët.

Anketa tregoi se shtresa e mesme synon të largohet në mënyrë të organizuar në vende shumë të zhvilluara, me kontrata pune ose me emigracion të organizuar.

Andrea shkruan: “Pse ikin mjekët? Mjeku edhe këtu po të punojë, merr një pagë dhe ka të ardhura të mira. Pse largohen atëherë? Largohen sepse në spitale janë të njëjtët mjekë, me fëmijët e tyre, me gratë e tyre që punojnë prej 40 vjetësh dhe i pengojnë të gjithë të rinjtë të futen në sistem.

Ndaj të rinjtë, sa të lodhen në këto procese largohen dhe vazhdojnë karriera të mira jashtë. Ndërkohë ata mjekë jo vetëm bllokojnë vendin e punës, por edhe vjetrojnë moshën mesatare të stafit dhe nuk sjellin asnjë avantazh”.

Ulja e korrupsionit, kusht për përmirësimin e situatës

Kur u pyetën “Çfarë mendoni se duhet të përmirësohet në vend për të zvogëluar largimin e të rinjve? (Zgjidhni deri në 2 përgjigje)”, më shumë se gjysma e të anketuarve 674 prej tyre mendojnë se ulja e korrupsionit është e para.

Pothuajse të gjithë të anketuarit dhe ata që kanë komentuar përzgjedhjet e tyre konsiderojnë korrupsionin në prapavijë të arsyeve.

Çështja e dytë më e rëndësishme që duhet përmirësuar është “Arsimi”, e cila është përzgjedhur si çështje kryesore për përmirësim nga 45.9%, gati gjysma e të anketuarve, gjithashtu gati gjysma konsiderojnë se duhen përmirësuar stabiliteti politik dhe ekonomik dhe sistemi shëndetësor.

Gjithashtu, rritja e mundësive për punësim dhe mbështetja e sipërmarrëse të rinj ishte e rëndësishme, përkatësisht për 38% dhe 25% të të anketuarve.

“Duhen plane konkrete për ta bërë qytetin më të jetueshëm (Tirana – trafik i rënduar, mungesa e vendparkimeve, mungesa e hapësirave të gjelbra, transporti publik i munguar, uji dhe ajri i ndotur), rritja e pagave (çmime të larta krahasuar me të ardhurat). Së dyti, respekti i punonjësve që punojnë në sektorin privat, pushime vjetore, vlerësimi për orët shtesë që punojnë, paga e plotë e deklaruar.

Duhet riformatimi i sistemit të gjyqësorit, arsimit, shëndetësisë dhe kontrolli i cilësisë dhe çmimeve të shportës bazë. Shteti duhet të financojë të rinjtë, për kredi me kosto të përballueshme, kam 20 vjet pune dhe me vështirësi mora kredi që të blej një apartament”.

Gjithashtu, 74% e të anketuarve që jetonin në Shqipëri mendonin se kushtet e punës në Shqipëri, janë shumë të rëndësishme për të mos u larguar nga vendi, 20% mendojnë se janë disi të rëndësishme dhe 5.6% jo shumë të rëndësishme.

“Përmirësimi i kushteve të jetesës” frenon largimin

Të anketuarit u pyetën për një grup arsyesh në pyetjen “Çfarë mund t’ju bindte më shumë për të qëndruar në vend? (Zgjidhni deri në 3 përgjigje)”.

Shumica 76% renditen “Përmirësimi i kushteve të jetesës”. Më shumë se 50% zgjodhën si kritere themelorë që duhen përmirësuar për të mos lënë vendin “Rritjen e pagës dhe përfitimeve”, “Stabilitetin politik dhe social”, “Zhvillimin e mundësive për karrierë” dhe “Më shumë mundësi për arsim dhe trajnime profesionale”. Arsyet e tjera zunë një peshë më të ulët.

“Pushtetarët e sotëm, çdo ligj, vendim apo udhëzim e bëjnë për veten. Po marr vetëm një shembull. Një punonjës i thjeshtë apo ish-zyrtar, pavarësisht se ka punuar një jetë të tërë, 35 – 40 vjet merr aktualisht një pension maksimumi 45,000 lekë, ndërsa një deputet, i cili ka qenë të paktën për një muaj deputet e pastaj është larguar merr 75,000 lekë në muaj. Kjo është barazia e shtetit tonë demokratik”, komentoi Xh. Zagorcani.

Për pyetjen “Çfarë mund t’ju bindte më shumë për të qëndruar në vend? Një qytetar tjetër komentoi: “Një qeverisje dinjitoze ku qytetari të ndihet krenar për qeverisjen e tij dhe autoritetin e vendit të tij në botë.

Një shtet që mirëfunksionon (ulje korrupsioni, ofrim shërbimesh për të cilat paguajmë, mbrojtje e konsumatorit/individit). Paga duhet të vendoset me orët e punës, në një punë dua të punoj 4 orë, në punën tjetër dua të punoj 5 orë.

Pra shteti gjeneron më shumë të ardhura nëse personat janë të dypunësuar. Aktualisht jemi në një punë dhe duhet të rrimë nga ora 8:00 deri 16:00 me pagë bazë.

Paga nuk ka lidhje me vendimin për të ikur, por shëndetësinë e mirë, arsim, hapësira publike, barazi para ligjit, por mendoj që këto nuk do bëhen kurrë, sepse korrupsioni është bërë gangrenë në çdo pjesë të shoqërisë.

Më vjen keq, por do largohem edhe pse kam dy biznese me 25 të punësuar”.

The post Sondazhi/ 40% e shtresës së mesme gati për emigrim, nga mungesa e perspektivës dhe sistemit shëndetësor appeared first on Albeu.com.

Rreth 40% e të punësuarve në Shqipëri përdorin forcën e krahut, jo të mendjes, rekord në Europë
Rreth 40% e shqiptarëve të punësuar pohuan se kanë ngritur ose mbajtur objekte të rënda, ngarkesa ose njerëz, pa ndihmën e një makinerie, në vitin 2023.

Kjo është më shumë se vlerat mesatare në pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor (WB5 37%) dhe BE (34%), evidenton Anketa Europiane për Aftësitë dhe Vendet e Punës që u zhvillua për herë në dytë në Shqipëri në vitin 2023.

Rezultatet treguan se burrat kanë shumë më shumë gjasa të përfshihen në detyra të tilla manuale sesa gratë (47% kundrejt 27%), si dhe punëtorët më të vjetër nëse krahasohen me ata më të rinjtë (48% e atyre të moshës 55- 64 vjeç përkundër 28% të atyre të moshës 25- 34).

Përdorimi i forcës fizike në vendin e punës, është më së shumti një tipar i të punësuarve me arsim të nivelit të ulët (54%) dhe të mesëm (46%), ndërkohë që vetëm 15% e atyre me arsim të lartë deklarojnë se e kanë bërë këtë.

Më shumë se gjysma e punëtorëve në profesionet që lidhen me punë manuale dhe elementare (përkatësisht 53% dhe 50%) i përgjigjen në mënyrë pozitive kësaj pyetjeje, krahasuar me 30% të atyre në profesione gjysmë të kualifikuara dhe 18% të atyre në profesione të kualifikuara.

Ngritja e objekteve dhe ngarkesave, është gjithashtu më e zakonshme tek të anketuarit që punojnë në bujqësi ose industri (50%), 36% të atyre që punojnë në shërbime dhe 22% e të anketuarve nga sektori publik, arsimi apo shëndetësia.

Tre në dhjetë (29%) shqiptarë të anketuar, raportojnë se punojnë në një mjedis me nxehtësi ose temperatura shumë të ftohta, kimikate ose pjesë të rrezikshme, afërsisht në linjë me mesataret e BE- së (27%) dhe WB5 (32%).

Për më tepër, afër gjysma (46%) e shqiptarëve thonë se përdorin ose lëvizin duart ose gishtat për të kapur, manipuluar ose montuar saktësisht objektet (përjashtuar miun kompjuterik, shtypjen në tastierë ose shkrimin e dorës), afërsisht në përputhje me mesataren e WB5 (51%), por dukshëm më shumë se në BE-27 (38%).

Një pakicë e shqiptarëve përdorin makineri të kompjuterizuar. Rreth një në pesë (21%) shqiptarë thonë se përdorin makineri të kompjuterizuar, krahasuar me gati katër në dhjetë (39%) në BE, dhe tre në dhjetë (28%) në WB5.

Pak më shumë se një në dhjetë (12%) e të anketuarve në Shqipëri, thonë se përdorin pajisje dixhitale të dorës si monitorë, ose skanerë që përdoren për kontrollin e stokut dhe përpunimin e porosive, krahasuar me dyfishin e kësaj shifre (26%) nëpër BE-në dhe rreth një në pesë (17%) në WB-5.

Vetëm (1%) tregon se punon me robotë ose përdorën printerët 3D (6%). Një përqindje e ngjashme e të anketuarve (5%) raportojnë se punojnë me makineri kompjuterike të kontrolluara numerikisht (CNC), për shembull si torno ose frezë (9% në BE, 5% në WB5) dhe 2% tregojnë se përdorin operatorë logjikë të programueshëm (OLP-t) (8% në BE dhe 3% në WB5./Monitor

The post Rreth 40% e të punësuarve në Shqipëri përdorin forcën e krahut, jo të mendjes, rekord në Europë appeared first on Albeu.com.

Punonjës të mbikualifikuar/ 40% prej tyre në Shqipëri nuk iu përputhet arsimi me punën
Të dhënat nga Anketa Europiane për Aftësitë dhe Tregun e Punës në Shqipëri tregojnë se, pothuajse një në tre (27%) raportojnë se kanë një arsim më të lartë se sa kërkon vendi i tyre i punës, ndërsa më shumë se një në dhjetë (12%) thonë se janë të nën kualifikuar për pozitën aktuale të punës.

Në total gati 40% e punonjësve shqiptarë me pagë kanë një nivel arsimi, që nuk përputhet me punën që bëjnë.

“Mbikualifikimi fillon që në mëngjes, ti çohesh në mëngjes, pi një kafe, normalisht kamerieri që të shërben është jurist, ekonomist, aty fillon dhe trishtimi i mëngjesit, hidhërimi. Studentët na pyesin shpesh, po bëjmë edhe këtë, edhe këtë, ku do të shkojmë. Edhe në administratë kanë mbi kualifikim. Ajo çfarë është shqetësuese në mbi kualifikim, ka individë që paguhen më pak sesa meritojnë“-shprehet ekspertja për punësimin, Helena Halilaj.

The post Punonjës të mbikualifikuar/ 40% prej tyre në Shqipëri nuk iu përputhet arsimi me punën appeared first on Albeu.com.

A do të jetë ky çifti i parë i “Përputhen+ 40”
“Për’puthen +40” ka nisur mbarë. Pas një takimi 4 minutash mes mësueses nga Lushnja, Gilberta Simonit dhe konkurrentit nga Përmeti, Ilir Lara, duket se kanë lindur pëlqimet e para.

Këtë e kanë konfirmuar vetë personazhet në një lidhje live në “Shqipëria Live”.

Gilberta dhe Iliri thanë se mes tyre ka lindur një shoqëri e mirë, por se çfarë do të ndodhë më vonë pritet ta shohim.

“Mund të themi që ka filluar një shoqëri e mirë, më vonë do ta shikojmë”, tha Gilberta.

Ndërsa Iliri e pranoi se mes tyre ka kimi dhe shtoi: “Është një shoqëri e vërtetë, ndjej kimi. Më ka pëlqyer Gilberta se është person që nuk do konflikte, ka dinamikë, më kërkon llogari, edhe pse është pak shpejt. Dua ta njoh, besoj se do të ketë gjëra të tjera interesante”.

Gjithashtu, Gilberta u zgjodh edhe si një nga konkurrentet më të preferuara nga njerëzit, që e vlerësuan atë për korrektësinë, sinqeritetin, kulturën dhe qetësinë. Ndërsa prezantuesja e emisionit, Bora Zemani bëri të ditur se së shpejti do të ketë hyrje të reja në program dhe surpriza interesante.

The post A do të jetë ky çifti i parë i “Përputhen+ 40” appeared first on Albeu.com.