40 mln euro Archives - Albeu.com

Denoncimi i PD: E-albania s’ punon, janë shpenzuar para për sisteme që nuk funksionojnë, nuk është rastësi që SPAK sekuestroi 40 mln euro në kuadër të hetimeve të AKSHI-t
Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike, ka denoncuar sot mosfunksionimin e sistemit E-albania, duke penguar qytetarët të aplikojnë për kredi të butë, program i cili u hap pak ditë më parë nga bashkia Tiranë.

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, thotë se dhjetëra denoncime tregojnë se aplikimi është i pamundur për shkak të problemeve në komunikimin me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Ajo deklaron se janë shpenzuar miliona euro nga taksat e shqiptarëve për këto sisteme që sot nuk funksionojnë.

“Vetëm në tre vitet e fundit, mbi 8.5 milionë euro janë dhënë për ‘mirëmbajtje dhe përmirësim’ të sistemit të gjendjes civile. Rezultati është i qartë dhe i turpshëm: fondet janë shpenzuar ndërsa sistemi nuk punon. Ky realitet ngre pyetje për menaxhimin e fondeve publike dhe për përgjegjësinë institucionale. Nuk është rastësi që SPAK ka sekuestruar mbi 40 milion euro në kuadër të hetimeve të dosjes së Akshit”, thotë Vangjeli.

Deklarata:

Partia Demokratike denoncon një tjetër dështim të shërbimeve publike digjitale, që po u mohon qytetarëve një të drejtë themelore: aksesin në programet e strehimit social.

Sipas njoftimit zyrtar, aplikimet për fazën e parë të përfitimit nga programet e strehimit social duhet të kryhen nga data 20 Prill deri më 19 Maj 2026, ekskluzivisht përmes portalit e-Albania.

Por në realitet, sistemi nuk funksionon.

Dhjetëra denoncime tregojnë se aplikimi është i pamundur për shkak të problemeve në komunikimin me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Vetë portali ka pranuar publikisht ndërprerje dhe mirëmbajtje të sistemit, por ajo që po ndodh nuk është as ‘ndërprerje e përkohshme’ dhe as ‘ngadalësim’. Është një kolaps i plotë i shërbimit.

Pamundësia për të aksesuar shërbimet digjitale po sjell pasoja konkrete: bllokim aplikimesh, vonesa në regjistrime, pamundësi për të përmbushur detyrime ligjore dhe humbje të të drejtave të garantuara me ligj.

Çdo ndërprerje, edhe e përkohshme, krijon pasiguri, kosto dhe penalitete për qytetarët që varen nga këto sisteme.

Ndërkohë, miliona euro nga taksat e shqiptarëve janë shpenzuar për këto sisteme që sot nuk funksionojnë.

Vetëm në tre vitet e fundit, mbi 8.5 milionë euro janë dhënë për ‘mirëmbajtje dhe përmirësim’ të sistemit të gjendjes civile. Rezultati është i qartë dhe i turpshëm: fondet janë shpenzuar ndërsa sistemi nuk punon.

Ky realitet ngre pyetje për menaxhimin e fondeve publike dhe për përgjegjësinë institucionale.

Nuk është rastësi që SPAK ka sekuestruar mbi 40 milion euro në kuadër të hetimeve të dosjes së Akshit.

Përfundimi është i thjeshtë dhe alarmant: qytetarët po lihen pa shërbim, ndërsa fondet publike shpërdorohen.

Sa kohë që në krye të qeverisë qëndron Edi Rama, shqiptarët do të vazhdojnë të përballen me shërbime që dështojnë dhe me premtime që mbeten vetëm propagandë.

Partia Demokratike kërkon:

Vënien e menjëhershme në funksion të sistemit të aplikimit;

Garantimin e aksesit të plotë për çdo qytetar që kërkon të përfitojë nga programet e strehimit social;

Transparencë të plotë mbi fondet e shpenzuara dhe përgjegjësi për dështimin e sistemit.

Programet sociale janë një detyrim ndaj qytetarëve dhe duhet të funksionojnë pa justifikime.

Qytetarët meritojnë shërbime që punojnë, jo premtime që dështojnë.

The post Denoncimi i PD: E-albania s’ punon, janë shpenzuar para për sisteme që nuk funksionojnë, nuk është rastësi që SPAK sekuestroi 40 mln euro në kuadër të hetimeve të AKSHI-t appeared first on Albeu.com.

Arbitrazhi rrëzon Shqipërinë, vendos gjykimin në themel për dëmshpërblim 40 mln euro për koncesionin në Portin e Durrësit
Gjykata e Arbitrazhit në Uashington, ka rrëzuar kërkesën e palës shqiptarë për mosshqyrtimin në themel të kontratës koncesionare,  për Terminalin Lindor në Portin e Durrësit.

Çështja në Gjykatën Ndërkombëtare, për kontratën koncesionare për përpunimin e mallrave rifuxho me anije në Durrës, u depozitua në Prill 2023 nga kompania gjermane EMS APO.

Kompania përpunuese e anijeve të mallrave rifuxho në Terminalin Lindor për trajtim të pabarabartë dhe diskriminues të kontratës, ka kërkuar 40 milion euro dëmshpërblim.

Seanca e parë në Uashington u zhvillua më 18 shtator 2023. Më tej, shteti shqiptar apo pala përgjegjëse ka paraqitur më 19 janar 2024, një kërkesë për të adresuar kundërshtimet ndaj juridiksionit, si një pyetje paraprake në përputhje me Nenin 41(2) të Konventës së ICSID dhe Rregullin 44 të Arbitrazhit të ICSID.

Pra nga ana e shtetit shqiptar, është kërkuar mos juridiksioni i çështjes. Nëse kjo kërkesë do të pranohej nga ICSID, çështja do të pushohej.

Por Gjykata nuk pranon kërkesën paraprake të shtetit për mungese juridiksioni dhe vendos gjykimin në themel për kontratën e koncesionit.

“Tribunali nxjerr Urdhrin Procedural Nr. 3 në lidhje me kërkesën e palës përgjegjëse për të adresuar kundërshtimet ndaj juridiksionit si një pyetje paraprake; si rrjedhojë, kundërshtimet ndaj juridiksionit bashkohen me themelin e mosmarrëveshjes”, citohet në vendimin e ICSID më 24 Shkurt 2024.

Kontrata koncensionare mes shtetit shqiptar dhe kompanisë gjermane EMS-Fehn-Group (d.m.th. EMS Shipping & Trading GmbH), u lidh në Maj të vitit 2013.

Në kontratë përcaktohet se afati i zbatimit shtrihet për periudhë 35-vjeçare nga viti 2013 deri në vitin 2048. EMS-Fehn-Group themeloi Operatorin Portual Shqiptar EMS Shpk. (EMS APO) si njësi operacionale në Durrës. Kontrata i jep EMS-Fehn-Group/EMS, APO të drejtën për të përpunuar ngarkesat rifuxho, ngarkesat e përgjithshme dhe ngarkesat projektesh në Terminalin Lindor.

Konflikti mesa palëve nisi, siç kanë pohuar më herët edhe drejtuesit e kompanisë për Monitor më 2020, kur institucionet shqiptare penguan qëllimisht aktivitetin e tyre pas dhënies së trajtimit preferencial për operatorin privat në Porto Romano, për të vijuar më pas zënien e hapësirës së portit të Durrësit për zhvillimin e projektit të “Durrës Yahts Marina”.

Ndërsa projekti i Durrës Yacht & Marina që përkon me zhvillimin e një porti jahtesh, ngritjen e 13 mijë apartamenteve dhe hoteleve do të zhvillohet në truallin e portit aktual të Durrësit, përfshirë zënien e 90% të truallit mbi të cilin operon kompania koncesionare.

Për drejtuesit e kompanisë marrëveshja për “Durrës Yachts Marina”, bie në kundërshtim pasi ka mbivendosje me kontratën koncesionare të EMS-Fehn-Group.

Korrikun e vitit të kaluar Autoriteti Portual Durrës, nisi ndërhyrjet për largimin e kompanisë gjermane në kundërshtim me kontratën koncesionare sipas drejtuesve të saj.

Shkak i ndërhyrjes ishte për t’i hapur rrugë zhvillimit të projektit të Durrës Yahts Marina, për fazën e parë të ndërtimit të godinave me apartamente.

Në atë kohë drejtues të kompanisë koncesionare EMS APO përveçse ngritën shqetësimin për shkelje të ligjit, pohuan se po dëmtohen edhe nga rënia e lartë e fluksit të anijeve për përpunim, nga pasiguritë në lidhje me të ardhmen e EMS APO, për shkak të shndërrimit të portit të Durrësit në një port argëtimi.

The post Arbitrazhi rrëzon Shqipërinë, vendos gjykimin në themel për dëmshpërblim 40 mln euro për koncesionin në Portin e Durrësit appeared first on Albeu.com.