4 punonjësit e policisë Archives - Albeu.com

Merrnin ryshfet për të kthyer patentat e bllokuara, Apeli i GJKKO-së merr vendimin për 4 punonjësit e policisë dhe 21 të pandehurit e tjerë
Gjykata e Posaçme e Apelit, ka marrë vendimin për 25 të pandehurit, mes tyre 4 efektivë, Elio Picoku, ish-Shef Seksioni për Shërbimet Ekonomike dhe Personelin, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë dhe ish-policët Alkid Ndreu, Kujtim Xhaja e Amarildo Lika, të cilët akuzohen se merrnin ryshfet nga 500 deri në 1500 euro për të kthyer para afateve patentat e pezulluara.

Apeli i GJKKO, ka shtuar dënimet për 7 persona, ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg zyrtarin e policisë, Alkid Ndreu; me 2 vite burg është dënuar Elio Picoku dhe 1 vit e 4 muaj burg sekseri Kujtim Xhaja; Për Revi Osmani 1 vit burg, Lidian Broshka 4 (katër) muaj burgim, i liruar nga amnistia, pushohet; Evisjon Salku 60 orë pune publike, i liruar nga amnistia, pushohet.

Spiro Tore nga detyrim paraqitje apeli në 120 ore pune publike; Amarildo Lika 1 vit e 6 muaj burgim, lënie në fuqi, i shtohet vetëm 5 vite mos mbajtje e posteve publike; Vilson Zelia 8 muaj me kusht, pushohet pasi është liruar nga amnistia dhe Enis Balla 8 muaj burg.

Njoftimi i Apelit të GJKKO-së:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Iliriana Olldashi (anëtare) dhe Engert Pëllumbi (anëtar), më datë 02.12.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 42 akti, datë 12.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ankimet e ankuesve/të pandehurve S.G., A.L., E.P., V.Z., A.R., kundër vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

“1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A.N. akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin e shtetasit S.T.), parashikuar nga neni 259, pg. 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1 të K.Pr.Penale.

1.1 Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A.N. akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin e shtetasit L.B.), parashikuar nga neni 259, pg. 1 i Kodit Penal në referim të nenit 388, pika 1 të K.Pr.Penale.

1.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit A.N. për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

1.3 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit A.N. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

1.4 Bazuar në nenin 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit A.N. me vendimin nr. 11, datë 17.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

1.5 Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit A.N. nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.

1.6 Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit A.N. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

2.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P., për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin e shtetasit S.T.), parashikuar nga neni 245/1 pg. 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

2.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P., për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,(për rastin e shtetasit R.O.), parashikuar nga neni 245/1, pg. 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P., për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,(për rastin e shtetasit N.S.), parashikuar nga neni 245/1, pg. 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

2.4 Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P., për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,(për rastin e shtetasit O.M.), parashikuar nga neni 245/1, pg. 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.5 Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P., për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,(për rastin e shtetasit A.K.), parashikuar nga neni 245/1, pg. 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.6 Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri E.P. dënohet me një dënim të vetëm prej 2 vite e 6 muaj burgim.

2.7 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit E.P. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim.

2.8 Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit 16.02.2023 dhe dënimi do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve  të nenit 18, të ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

3.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit A.L. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim (për rastin e shtetasit S.L.), parashikuar nga neni 245/1, pg. 3 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

3.2 Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri A.L. dënohet me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vite e 3(tre) muaj burgim.

3.3 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit A.L. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 6 muaj burgim.

3.4 Bazuar në nenin 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit A.L. me vendimin nr. 12, datë 16.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit të dhënë.

3.5 Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit A.L. nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.

4.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit L.B. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

4.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit L.B. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.

4.3 Urdhërohet i pandehuri L.B. të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

4.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri L.B., duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

5.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit E.S. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

5.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit E.S. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.

5.3 Urdhërohet i pandehuri E.S. të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

5.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri E.S., duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

6.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit R.O. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, (për rastin e shtetasit N.S.), parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

6.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit R.O. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, (për rastin e shtetasit S.T.), parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

6.3 Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri R.O. dënohet me një dënim të vetëm prej 1  (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

6.4 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit R.O. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit burgim.

6.5 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit R.O. për një periudhë kohe prej 2 vite me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

7.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit S.T. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

7.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit S.T. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 120 orësh.

7.3 Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

7.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri S.T., duke mbajtur në konsiderate, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

8.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurës B.D. (Z.)  i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

8.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurës B.D. (Z.) duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 80 orësh.

8.3 Urdhërohet e pandehura të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj.

8.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga e pandehura B.D. (Z.), duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të saj si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

9.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit E.C. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim.

9.2 Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit 01.12.2022, dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri E.C. do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

10.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit S.L.  i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

10.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit S.L. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

11.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit A.L. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

11.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit A.L. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

12.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit E.B. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

12.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit E.B. për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

13.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit A.Sh. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

13.2 Llogaritja e dënimit fillon data e ekzekutimit të dënimit, dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri A.Sh. do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

14.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit A.R. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

14.2 Llogaritja e dënimit fillon nga data e ekzekutimit të vendimit dhe dënimi do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve  të nenit 18, të ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

15.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit I.T. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

15.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit I.T. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

16.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit N.S. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

16.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit N.S. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 120 orësh.

16.3 Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

16.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri N.S., duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

17.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit G.L. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

17.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit G.L. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 120 orësh.

17.3 Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

17.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri G.L., duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

18.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit K.Xh. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

18.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit K.Xh. për një periudhë kohe prej 2 vite e 8 muaj, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

19.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit E.Xh. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

19.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit E.Xh. për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

20.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit O.M. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

20.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit O.M. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.

20.3 Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

20.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri O.M., duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

21.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit A.K. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

21.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit A.K. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

22.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit S.G. (B.) i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

22.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit S.G. (B.), për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

23.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit R.M. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

23.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit R.M. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.

23.3 Urdhërohet i pandehuri R.M. të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

23.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri R.M., duke mbajtur në konsiderate, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

24.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit E.D. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

24.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit E.D. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.

24.3 Urdhërohet i pandehuri E.D. të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

24.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri E.D., duke mbajtur në konsiderate, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

25.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit V.Z. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

25.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit V.Z. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin A.N., me këtë ndryshim:

Deklarimin fajtor të të pandehurit N. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin S.T.), parashikuar nga neni 259 paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Deklarimin e fajtor të të pandehurit N. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin L.B.), parashikuar nga neni 259, paragrafi 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuriN. dënohet me një dënim të vetëm prej 4 (katër) vjet burgim

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit N. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin E.P., me këtë ndryshim:Deklarimin fajtor të të pandehurit P., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin S.T.), parashikuar nga neni 244 paragrafi i dytë dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri P. dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit P. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 35 paragrafi 1 të Kodit Penal heqjen e së drejtës të pandehurit E.P. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vjetësh.

Prishjen e vendimit 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e çështjes për të pandehurin E.P. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin L.B.), parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 i K.Penal, për shkak se sipas ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’, procedimi nuk mund të vazhdojë.

Prishjen e vendimit 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e çështjes për të pandehurin R.O. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (për rastin R.O.), parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 i Kodit Penal, për shkak se sipas ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’, procedimi nuk mund të vazhdojë.

Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin R.O. me këtë ndryshim:

Deklarimin fajtor të të pandehurit O., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin S.T.), parashikuar nga neni 244 paragrafi i dytë dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuriO. dënohet me një dënim të vetëm prej 1 (një) vit e gjashtë muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit O. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (vit) burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Prishjen e vendimit 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e çështjes për të pandehurin L.B. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 244 paragrafi 1 dhe 25 i K.Penal, për shkak se sipas ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’, procedimi nuk mund të vazhdojë.

Prishjen e vendimit 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e çështjes për të pandehurin E.S. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 të K.Penal, për shkak se sipas ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’, procedimi nuk mund të vazhdojë.

Ndryshimin e vendimit nr. 18, datë 03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin S.T. si më poshtë:

Deklarimin fajtor të të pandehurit T. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 244 paragrafi 2 dhe 25 të K. Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit T. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit T. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 120 orësh.

Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryhet puna në interes publik nga i pandehuri T., duke mbajtur në konsiderate, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

Ndryshimin e vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin K.Xh. si më poshtë:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Xh. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në aplikim të nenit 35 paragrafi 1 të Kodit Penal heqjen e së drejtës të pandehurit K.Xh. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vjetësh.

Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin A.L. me këtë ndryshim:

Në aplikim të nenit 35 paragrafi 1 të Kodit Penal heqjen e së drejtës të pandehurit A.L. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vjetësh.

Prishjen e vendimit 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e çështjes për të pandehurin Vilson Zelia për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 i Kodit Penal, për shkak se sipas ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’, procedimi nuk mund të vazhdojë

Ndryshimin e vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin E.B. si më poshtë:

Deklarimin fajtor të të pandehurit B. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit B. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i pandehuri S.G. (B.) ndaj vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për

Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pjesët e tjera të tij.

Shpenzimet procedurale të gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurve apelues solidarisht.

The post Merrnin ryshfet për të kthyer patentat e bllokuara, Apeli i GJKKO-së merr vendimin për 4 punonjësit e policisë dhe 21 të pandehurit e tjerë appeared first on Albeu.com.