4 mln euro Archives - Albeu.com

Berisha kritikon Ramën për samitin e NATO-s dhe 4 mln eurot për Kanye West: Fyerje për shqiptarët, bashkohuni sot në protestë
Përmes rrjeteve sociale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu drejtua qytetarëve  ku vuri në shënjestër kryeministrin Edi Rama për mënyrën si u shfaq në samitin e Aleancës Euroatlantike, si edhe për financimin e koncertit të Kanye West në Tiranë.

Sipas Berishës, Shqipëria u paraqit në mënyrën më të papërshtatshme në NATO, ndërsa ai kritikoi ashpër si veshjen, ashtu edhe sjelljen e Ramës gjatë samitit.

Ai tha se mediat ndërkombëtare e kanë përshkruar kryeministrin si “shakaxhi, hokatar dhe servil”, duke theksuar se një sjellje e tillë dëmton imazhin e vendit.

Berisha e akuzoi gjithashtu kreun e qeverisë se ka shkelur, sipas tij, rregullat dhe protokollet ndërkombëtare, duke mos respektuar institucionin që përfaqëson.

Në të njëjtën kohë, ai foli për protestat kundër qeverisë, të cilat i cilësoi paqësore dhe të forta, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës kundër qeverisë Rama.

Një tjetër pikë e kritikës së tij ishte vendimi për të financuar me 4 milionë euro koncertin e Kanye West në Tiranë.

“I vetmi vend që u përfaqësua aty në mënyrën më qesharake në Aleancën e Euratlantikut ishte Shqipëria, pasi padrino i Shqipërisë me ekzibicionizmin e tij, mund të shkohet me atletet e basketbollistit. Skam asgjë për atletet, por ato janë për evente sportive. Kurse në atë samit, vetëm ai që nuk ka mend, e është torollak dhe i sëmurë, mund të bëjë një akt të tillë. Ai personalisht mori atë që meritonte, e damkosën si shakaxhi, hokatar dhe servil, mediat më të mëdha të botës. Shqipërisë nuk mund të them se i mbeti turpi nga një individ si ky, që thyen kushtetutën e vendit të tij, shkel rregullat dhe protokollet ndërkombëtare, për të demonstruar respektin, për ata që ti përfaqëson dhe ndaj atyre që ti takon. Nuk janë vullnetarizma, janë shekullore. Kur hyn ai që nuk meriton aty, pritet. Protesta paqësore, qëndron e pamposhtur dhe e jashtëzakonshme. Sot ftoj të gjithë qytetarët që të bashkohen në një protestë të fuqishme, tërësisht ndaj akteve të përsëritura të Ramës dhe qeverisë së tij. Por pagesa 4mln për Kanye West, është fyerje, injorim për shqiptarët.”, tha Berisha.

The post Berisha kritikon Ramën për samitin e NATO-s dhe 4 mln eurot për Kanye West: Fyerje për shqiptarët, bashkohuni sot në protestë appeared first on Albeu.com.

Stuhi reagimesh pas financimit prej 4 mln eurosh për koncertin e Kanye West/ Gazeta holandeze: Edi Rama po përballet me kritika të ashpra
Gazeta holandeze, De Telegraaf, i ka kushtuar një artikull koncertit të Kanye West në Tiranë dhe financimit të qeverisë prej 4 milionë eurosh. Gazeta prestigjioze e nis artikullin, duke shkruar se Kryeministri shqiptar është vënë nën kritika për financimin nga paratë publike, duke theksuar se këto vijnë në një kohë kur pozita e tij politike është e rënduar për shkak të protestave kundër tij.

De Telegraaf e ve theksin edhe te fakti se reperi ka shkaktuar polemika për shkak të qëndrimeve të tij antisemite. Në artikull përmendet kundërshtimi i komunitetit hebraik shqiptar, të cilët thonë se nuk po bëhet vetëm një koncert, por po legjitimohet një figurë me qëndrime antisemire. Gazeta cilton edhe deklaratat e Ramës, i cili i e ka mbrojtur këtë vendim, duke deklaruar se koncerti do t’i japë një nxitje të konsiderueshme turizmit dhe ekonomisë.

Artikulli i plotë i De Telegraaf:

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po përballet me kritika të ashpra pasi qeveria e tij ndau 4 milionë euro fonde publike për një koncert të reperit kontrovers amerikan Kanye ‘Ye’ West.

Performanca do të zhvillohet këtë fundjavë pranë kryeqytetit, Tiranës. Sipas kundërshtarëve, është e papranueshme që paratë e taksapaguesve të përdoren për një artist që ka shkaktuar vazhdimisht polemika vitet e fundit me deklarata antisemite dhe lëvdata për Adolf Hitlerin.

Shqipëria është një nga vendet e pakta evropiane ku West mund të performojë ende këtë verë. Disa vende dhe organizatorë të tjerë më parë kanë anuluar koncertet për shkak të komenteve të tij kontroverse. Sipas qeverisë shqiptare, mbështetja financiare është e nevojshme për ta bërë të mundur një ngjarje për të cilën mijëra bileta ishin shitur tashmë.

Nxitje për ekonominë dhe turizmin

Rama e mbron investimin duke deklaruar se koncerti do t’i japë një nxitje të konsiderueshme turizmit dhe ekonomisë. Kryeministri thotë se pret dhjetëra mijëra vizitorë të huaj dhe miliona euro të ardhura shtesë për hotelet, restorantet dhe bizneset e tjera lokale.

Megjithatë, vendimi çon në një stuhi protestash. Reagimet kritike po bien në mediat sociale, dhe komuniteti hebraik shqiptar gjithashtu dënon mbërritjen e artistit. Sipas organizatës, ky nuk është “vetëm një koncert”, por legjitimimi i një figure që ka përhapur vazhdimisht pikëpamje antisemite.

Polemika vjen në një kohë të vështirë për Ramën, i cili ka qenë nën presion për javë të tëra për shkak të protestave kundër politikave të tij dhe akuzave se ai u jep shumë përparësi investitorëve të huaj.

The post Stuhi reagimesh pas financimit prej 4 mln eurosh për koncertin e Kanye West/ Gazeta holandeze: Edi Rama po përballet me kritika të ashpra appeared first on Albeu.com.

Qeveria dha 4 mln euro për koncertin e Kanye West/ Qytetarët për DW: Paratë duhet të shkonin për arsim dhe spitale, disa akoma s’janë kthyer në banesat e tyre pas tërmetit
Këngëtari i njohur ndërkombëtarisht por mjaft i debatueshëm për mendësinë e tij antisemite, Kanye West do të mbajë një koncert në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Aktiviteti zhvillohet mes polemikave të shumta për përdorimin e 4 milionë eurove nga qeveria shqiptare, që iu morën fondit të Emergjencave Civile, me pretendimin se koncerti “ndikon në promovimin e turizmit dhe të imazhit të Republikës së Shqipërisë”.

Por ҫfarë mendojnë qytetarët e Tiranës? Disa prej tyre, duke folur për DW, theksojnë se fondet e dhëna nga qeveria mund të shkonin për spitale dhe arsim, apo edhe për pensione që janë në shifra skandaloze.

Një qytetare madje përmendi edhe se disa prej të prekurve nga tërmeti i disa viteve më parë nuk janë kthyer ende në shtëpitë e tyre dhe se këto para që jep qeveria për koncertin, mund të shkonin për ta.

“Jam kundër koncertit se duke qenë që Shqipëria ka problematika të tjera dhe koncerti është gjëja e fundit për të cilën duhet të mendojmë. Janë spitalet pa rregulluar, ujë dhe drita nuk ka.”, tha një qytetare.

“Qeveria shqiptare ka paguar 4 milionë euro për organizimin e këtij koncerti ndërkohë që vendi po zien nga protestat për spitalet, për arsimin dhe sigurinë në vend. Kështu që ata para duhet të investoheshin në arsim dhe spitale.”, shtoi një qytetar tjetër.

“Mendoj se kemi shumë pika ku duhet të kapemi si shtet për të rregulluar vendin në mënyrë që turistët që do të vijnë ta kenë më të lehtë qasjen si në transportin publik dhe shumë pika të tjera që duhet të investohet.”

“Protestoj kundër show-t që bëri kryeministri me paratë e popullit sepse ka mungesa në spitale, ka pensione skandaloze dhe ka akoma nga ata që nuk jaë kthyer në shtëpitë e tyre pas tërmetit. Me 4 milionë euro mund të kishim blerë zjarrfikëse.”

The post Qeveria dha 4 mln euro për koncertin e Kanye West/ Qytetarët për DW: Paratë duhet të shkonin për arsim dhe spitale, disa akoma s’janë kthyer në banesat e tyre pas tërmetit appeared first on Albeu.com.