4 ministrat e rinj Archives - Albeu.com

Kush janë 4 ministrat e rinj të kabinetit Rama
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë ndyshimi drastike në kabinetin e tij qeveritar. Këto ndryshimet përfshijnë disa poste dhe ministri shumë të rëndësishme.

Ndyshimi prek Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës,  Ministrinë e Drejtësinë, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin. Në kuadër të këtyre ndyshimeve, janë bërë të ditura emërimet e 4 ministrave të rinj.

Ermal Nufi emërohet Ministër i Mbrojtjes

Ermal Nufi mbante deri dje pozicionin e Drejtorit të Kabinetit të Zv/Kryeministres Belinda Balluku.

Ai ka përfunduar studimet e nivelit Master në Drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 2010. Pas diplomimit, Nufi ka punuar si Konsulent Ligjor në sektorin privat dhe atë te organizatave jo-fitimprurëse vendase dhe ndërkombëtare.

Gjithashtu, Nufi ka mbajtur edhe pozicionin e pedagogut të jashtëm ne te drejtën civile dhe tregtare pranë Instituti i Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve.

Që prej vitit 2013, është licencuar si Avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ku ka shërbyer edhe si Anëtar i Këshillit Drejtues të Dhomës së Avokatëve të Tiranës. Nga viti 2021. Nufi ka mbajtur mban pozicionin e Këshilltarit Ligjor të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ka shërbyer në pozicione të ndryshme brenda administratës publike shqiptare, kryesisht nën hijen e Belinda Ballukut.

Më pas, me vendim të Këshillit të Ministrave, ai është emëruar Kryetar i Bordit Menaxhues te Autoriteti Rrugore Shqiptare, anëtar i Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe ex-officio kryesoi Bordin e Agjencisë Shtetërore të Informacionit Gjeohapësinor.

Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm

Ferit Hoxha u bashkua me Shërbimin e Jashtëm Shqiptar në vitin 1991 dhe që atëherë ka qenë aktiv në fushën e marrëdhënieve me jashtë. Nga viti 1991 deri në vitin 1995 ai mbuloi marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Në vitin 1995, ai shërbeu si Këshilltar në Misionin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Nju Jork. Nga viti 1996 deri në vitin 1998, ai mbajti pozicionin e Drejtorit për Marrëdhëniet Shumëpalëshe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Në vitet 1998 dhe 2001, ai shërbeu si Ambasador në Bashkimin Evropian, Ambasador në Belgjikë dhe jorezident në Luksemburg.

Nga viti 2001 deri në vitin 2006, ai ishte Ambasador në Francë, duke përfshirë jorezident në Portugali, Algjeri dhe Monako. Midis viteve 2006 dhe 2009, ai mbajti pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pozicioni më i lartë i shërbimit civil. Gjatë kësaj kohe, ai shërbeu gjithashtu si Koordinator Kombëtar për Aleancën e Qytetërimeve dhe ishte Guvernatori i Shqipërisë në Bordin e Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) (2007 – 2008).

Nga viti 2009 deri në vitin 2015, ai ishte Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork dhe Ambasador Jo-Rezident i Shqipërisë në Kubë. Nga nëntori 2015 deri në mars 2018, ai ishte Drejtor i Përgjithshëm për Çështjet Politike dhe Strategjike në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë. Nga marsi 2018 deri në tetor 2021, ai shërbeu si Ambasador dhe Delegat i Përhershëm i Shqipërisë në UNESCO, në Paris. Më 30 shtator 2021, ai u emërua Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, si dhe Ambasador Jo-Rezident i Shqipërisë në Kubë.

Enea Karakafi emërohet Ministër Infrastrukture dhe Energjitike

Enea Karakaçi ka qenë administrator i kompanisë OSHEE Group, ndërmarrja më e madhe publike në Shqipëri, me aktivitet shpërndarjen dhe furnizimin me energji elektrike.

Karakaçi ka eksperiencë të gjerë në sektorin energjitik. Më përpara ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshmëm për Politikat dhe Zhvillimin e Energjisë dhe Industrisë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në këtë pozicion ai kishte për detyrë zhvillimin e politikave dhe strategjive për energjinë në përgjithësi, energjinë e rinovueshme, naftën dhe gazin, mineralet dhe eficiencën energjitike në Shqipëri.

Karakaçi i mori përvojat e para në Entin Rregullator të Energjisë, i cili është një autoritet i pavarur rregullator për sektorin energjitik shqiptar. Më vonë u punësua në Ministrinë e Energjitikës, ku dhe mbajti poste të ndryshme.

Karakaçi u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 2009 dhe kreu Masterin për Drejtësi në Universitetin e Amsterdamit në 2010-n, për Ligjin e Bashkimit Europian. Ai gjithashtu është lektor për drejtësi në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.

Eriona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdheniet me Parlamentin

Ajo ka qenë deputete e qarkut të Vlorës, e zgjedhur për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, dhe ish-zëdhënëse e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

The post Kush janë 4 ministrat e rinj të kabinetit Rama appeared first on Albeu.com.