4 milionë euro Archives - Albeu.com

Dhënia e 4 milionë eurove për koncertin e Kanye West/ PD kërkon auditim nga KLSH: Rama donte të shuante protestën! Buxheti i shtetit s’mund të përdoret si xhep personal
Partia Demokratike, i është drejtuar Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), me një kërkesë për auditim të ligjshmërisë së miratimit dhe zbatimit të Aktit Normativ, përmes të cilit u përdorën 4.3 milionë euro nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për financimin e koncertit të Kanye West që u mbajt në Tiranë.

Deputeti Eno Bozdo, në një deklaratë për mediat, e cilësoi vendimin si shpërdorim, duke argumentuar se fondi rezervë është i destinuar për emergjenca si fatkeqësitë natyrore dhe jo për aktivitete private.

Sipas tij, koncerti nuk përmbush kriteret kushtetuese të “nevojës dhe urgjencës” që justifikojnë nxjerrjen e një akti normativ.

Deputeti demokrat akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka përdorur koncertin, si një mjet për të larguar vëmendjen nga protestat kundër qeverisë që vijojnë prej mbi një muaji.

“Edi Rama e projektoi koncertin privat pikërisht si një zjarrfikëse sociale, për të shuar frymën dhe shpirtin e protestës si dhe për të pikturuar ndërkombëtarisht një Shqipëri të rreme, ku spektakli mundohet të mbulojnë rrënjët e thella të krimit dhe korrupsionit, vjedhjen e zgjedhjeve, zbrazjen dhe zhbërjen e Shqipërisë, arsimin dhe shëndetësinë që kolapson”, tha ai.

PD i kërkon KLSH-së të verifikojë se kur kanë nisur negociatat për koncertin, nëse ato kanë qenë para miratimit të buxhetit të vitit 2026 dhe nëse ekziston një preventiv i detajuar për shumën prej 4.3 milionë eurosh, siç kërkohet nga Udhëzimi nr. 9 i buxhetit.

DEKLARATA E PLOTE:

Në emër të deputetëve të Partisë Demokratike dhe opozitës, anëtarë të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Punësimit dhe Financës, i jemi drejtuar sot Kontrollit të Lartë të Shtetit me një kërkesë përkryerjen e një auditimi të plotë përputhshmërie mbi ligjshmërinë e miratimit dhe zbatimit të AktitNormativ të përdorimit të fondit rezerve të buxhetit të shtetit, për të financuar me para shtetërore, 4,3 milionë euro, një aktivitet privat.

Pra, siç edhe të gjithë janë tashmë në dijeni, Këshilli i Ministrave ka akorduar plot 4.3 milionë Euro nga Fondi Rezervë i Buxhetit të Shtetit për të financuar një koncert privat të këngëtarit Kanye Ëest në Tiranë, qartazi duke shpërdoruar dhe tjetërsuar procedurën dhe ligjshmërinë e Aktit Normativ.

Edhe pse evenimenti ishte privat, edhe pse për muaj me radhë ishte dhënë siguri nga qeveria se asnjë financim nga buxheti i shteti nuk do të livrohej, përsëri 4,3 milionë euro u hoqën me shpejtësi rrufe nga fondet e buxhetit, fonde këto të destinuara kundër fatkeqësive natyrore, si psh zjarret apo përmbytjet, tërmeti apo ngjarje të tjera madhore të paparashikueshme dhe me ndikim të madh ekonomik dhe social.

Në të vërtetë, e vetmja gjë madhore që po ndodh në Shqipërinë në këtë periudhë është zgjimi i shoqërisë shqiptare dhe revolta masive e dhjetëra mijëra shqiptarëve, përfaqësues të të gjithë shtresave dhe votuesve politikë, shprehur me protesta të përditshme, prej thuajse 2 muajsh, kundër qeverisjes së Edi Ramës.

Edi Rama e projektoi koncertin privat pikërisht si një zjarrfikëse sociale, për të shuar frymën dhe shpirtin e protestës si dhe për të pikturuar ndërkombëtarisht një Shqipëri të rreme, ku spektakli mundohet të mbulojnë rrënjët e thella të krimit dhe korrupsionit, vjedhjen e zgjedhjeve, zbrazjen dhe zhbërjen e Shqipërisë, arsimin dhe shëndetësinë që kolapson.

Dhe kjo zjarrfikse u financua me 4,3 milionë euro, ndërsa kurrë nuk u financuan dëmet e fatkeqësive natyrore si psh përmbytjet e njëpasnjëshme të mijëra fermerëve në jug e veri të vendit vetëm disa muaj më parë, apo logjistika e munguar për shuarjen e zjarreve apo përballimin e tërmeteve.

Nga ana tjetër, Akti Normativ përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj disiplinës fiskale dhe parimeve të qeverisjes së mirë. Përdorimi i këtij instrumentin nga fondi rezervë në këtë rast bie ndesh me:

* Nenin 101 të Kushtetutës: Aktet normative rezervohen ekskluzivisht për marrjen e masave të përkohshme në raste “nevoje dhe urgjence”. Një koncert muzikor argëtues, i cili kërkon muaj të tërë planifikimi e negociatash, nuk përbën në asnjë rrethanë as nevojë shtetërore dhe as urgjencë kombëtare.

* Ligjin e Menaxhimit të Sistemit Buxhetor (Nr. 9936): Neni 5 sanksionon qartë se Fondi Rezervë ekziston vetëm për të mbuluar shpenzime të cilat nuk njihen dhe janë objektivisht të pamundura të parashikohen gjatë hartimit të buxhetit.

Ky veprim devijon thellësisht nga praktikat më të mira evropiane dhe udhëzimet ndërkombëtare për menaxhimin e financave publike, të cilat diktojnë transparencë absolute dhe kufizime strikte në përdorimin e fondeve të emergjencës.

Pra këtu kemi të bëjmë me mos përmbushjen e kritereve thelbësore të ligjshmërisë: pa parashikueshmërisë, pamundësisë së planifikimit dhe respektimit të procedurave buxhetore.

Për këtë arsye, ne i kemi kërkuar KLSH-së që të zbardhë urgjentisht:

* Kur filluan saktësisht negociatat për këtë koncert dhe a ishte kjo përpara miratimit të buxhetit vjetor2026?

* A ekziston një preventiv i detajuar për këtë vlerë prej 4.3 milionë Eurosh, siç kërkohet nga Udhëzimi nr. 9 i buxhetit?

* Si mundet qeveria të provojë “pamundësinë e planifikimit” për një ngjarje që kërkon një marrëveshje kontraktuale dhe logjistike të mirëfilltë?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve në fakt i di mirë çdo shqiptar, por ne si opozitë kemi detyrimin të sanksionojmë një standard evropian duke i thënë stop një herë e mirë këtij abuzimi kaq flagrant me paratë e buxhetit, që financojnë kozmetikën e qeverisjes së Edi Ramës.

Sepse, përdorimi i buxhetit të shtetit si xhep personal, pa pyetur për ligj dhe procedurë, është një akt që nuk e has sot as edhe në ato që konsiderohen shtete të falimentuara. Jo më pastaj për vende që synojnë të bëhen pjesë e BE-së, brenda vetëm pak viteve.

Shpresojmë që KLSH të ngrihet në lartësinë e detyrës që ligji i përcakton, duke i vajtur deri në fund kësaj procedure që do te turpëronte çdokënd, veç Ramën dhe qeverinë e tij jo !

The post Dhënia e 4 milionë eurove për koncertin e Kanye West/ PD kërkon auditim nga KLSH: Rama donte të shuante protestën! Buxheti i shtetit s’mund të përdoret si xhep personal appeared first on Albeu.com.

Prona, apartamente dhe biznese/ Prokuroria e Vlorës sekuestron 4 milionë euro pasuri
Prokuroria e Vlorës, ka sekuestruar 4 milionë euro pasuri; prona, apartamente, troje e biznese të shtetasit P.C. nën hetim për dy vepra penale.

Sipas njoftimit zyrtar, theksohet se me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit P.C. dhe të familjarëve të tij, ndërsa janë nën hetim për dy vepra penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’

Hetimet që çuan në sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të këtij shtetasi prona, ndërtesa, biznese dhe truall, të cilat shkojnë në vlerën rreth 4 milionë euro.

Më konkretisht, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:

– Pasuri e llojit ‘Truall’, me sipërfaqe 1600 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit P.C.;

– Pasuria e llojit ‘Bodrum’, me sipërfaqe 841.75 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 112.82 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 36.14 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sipërfaqe 59.5 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 47.27 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 97.42 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Apartament’, me sipërfaqe 72.36 m2, me adresë në Vlorë në emër të shoqërisë ‘F’ shpk;

– Pasuria e llojit ‘Apartament’, me sipërfaqe 89.90 m2, me adresë në Vlorë në emër të shoqërisë ‘F’ shpk;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 324.17 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 318.16 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.; dhe

– Pasuria e llojit ‘Ndërtesë’, me sipërfaqe 115 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.

Prokuroria e Vlorës, sekuestron 4 milionë euro pasuri; prona, apartamente, troje e biznese të shtetasit P.C. nën hetim për dy vepra penale

The post Prona, apartamente dhe biznese/ Prokuroria e Vlorës sekuestron 4 milionë euro pasuri appeared first on Albeu.com.

Gazetari i njohur zbulon si paratë e inceneratorëve shpërndaheshin me urdhër nga lart: “Gogel” jep deri në 4 milionë euro reklama në vit…
Gazetari Elvi Fundo, teksa ishte i ftuar në “A Krasta Show, ka zbëthyer skemën sesi kompania e vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj, shpërndan paratë e inceneratorit dhe reklamave te mediat.

Gjithashtu, Fundo solli në kujtesë rritjen e kompanisë “Gogel” të Arbër Veliajt nga një kompani periferike në 2015, ku nisi të bëhej shpërndarësja kryesore e reklamave në media, deri në 4 miliardë lekë në vit.

Mes të tjerash, gazetari listoi mediat të cilat paguhen nga Arbër Veliaj si; mediat e Carlo Bollinos 10 mijë euro në periudhë fushate, apo “Tema” e Mero Bazes që rezulton se ka marrë 500 mijë euro vetëm nga “Gogel”.

“Paratë e inceneratorëve shpërndaheshin me urdhër në media dhe këtë mund ta përmend dhe më poshtë dhe mediat që paguheshin me paratë e inceneartorëve sulmonin prokurorët, SPAK-un.

Pagesat e tjera jepeshin për mediat e tjera, Carlo Bollinos, ka dalë edhe dokumenti i cili thotë na duhen 10 mijë euro për fushatë, apo si paguheshin portalet.

Urdhri është në kuptimin çoni para te këto media që të pushojnë. Bëni ortakëri me mediat e mëdha dhe filloni bjeruni dhe sulmoni ata që na investigojnë.

Në këtë kohë, na u krijua kompania “Gogel” kompania e vëllait të Erion Veliajt nga një kompani periferike në vitin 2015, pas ardhjes se kryebashkiakut në pushtet bëhet një nga shpërndarësit kryesorë të reklamave në media, 4 miliardë lekë në vit.

Kemi gjetur që financohen mediat me paratë e “Gogel”, ku futen paratë e kompanive të rëndësishme ndërkombetare, por edhe të “One”, kjo e fundit përfitonte tendera në Bashkinë Tiranë dhe reklamat ndaheshin nga ky person, mjafton të monitorosh mediat, të gjitha përfshirë dhe Gazetën Tema të Mero Bazes që merrnin lekët e “Gogel”, ishin mediat më agresive dhe sulmuese ndaj SPAK-ut.

Nuk publikonin akuzën por sulmonin prokurorët dhe kritikët e Erion Veliajt, ose ata që mbështesnin hetimet, sepse menduan se me propagandë dhe me paratë që kishin marrë do ta zgjidhnin këtë problem.

Një gazetar i pasur është një gazetar që qelbet erë, shikoni pasuritë e Mero Bazes, sipas të dhënave zyrtare janë 500 mië euro vetëm nga kompania e vëllait të Veliajt”, tha gazetari Elvi Fundo.

The post Gazetari i njohur zbulon si paratë e inceneratorëve shpërndaheshin me urdhër nga lart: “Gogel” jep deri në 4 milionë euro reklama në vit… appeared first on Albeu.com.

Paratë e Dumanit nuk i do askush/ Dështon edhe tenderi 4 milionë euro për godinën e re të SPAK
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka njoftuar anullimin e tenderit 4 milionë euro për ndërtimin e godinës së re.

Sipas dokumenteve të publikuar në Buletinin e Njoftimeve Publike, SPAK thotë se arsyeja e anullimit ishte për shkak se nuk u paraqit asnjë ofertë.

Tenderi për ndërtimin e godinës së re të SPAK, u shpall në muajin gusht. Fondi limit ishte paracaktuar 395.3 milionë lekë ose gati 4 milionë euro. Kjo ndërtesë gjendet në krah të godinës ekzistuese të SPAK. Më parë ajo ka qenë në pronësinë e Bashkisë së Tiranës, pasi ishte parashikuar të shërbente për zyrat qëndrore të Ujësjellësit.

Por më pas, qeveria ja kaloi atë Prokurorisë së Posaçme për të ndërtuar ambientet e reja. Për këtë arsye, kryebashkiaku Erion Veliaj. deklaroi publikisht pas thirrjes në SPAK se Bashkia ka marrëdhënie shumë të mira me kolegët e SPAK, për shkak se u kishte dhënë ambientet.

Megjithatë, përpjekja e parë e SPAK për të tënderuar rikonstruksionin e godinës dhe përshtatjen e saj në ambiente për zyra ka dështuar, pasi asnjë kompani nuk ka paraqitur ofertë.

Ky nuk është tenderi i vetëm i SPAK që dështon. Në të kaluarën SPAK ka anulluar edhe shumë tendera të tjerë, gjithmonë me argumentin e mosparaqitjes së ofertave. Me sa duket paratë e Dumanit nuk i do askush, ose kompanitë shqiptare nuk kanë shumë qejf të bëjnë biznes me SPAK.

Prokuroria e Posaçme njoftoi se do të marrë masat e nevojshme për rihedhjen e procedurës së prokurimit me objekt: “Ndërtim dhe rikonstruksion për godinën e re të SPAK”./Kapitali.al

The post Paratë e Dumanit nuk i do askush/ Dështon edhe tenderi 4 milionë euro për godinën e re të SPAK appeared first on Albeu.com.