4 grup-kapitujt Archives - Albeu.com

Komisionerja Marta Kos: Është më e vështirë t’i mbyllësh se sa t’i hapësh kapitujt e integrimit (VIDEO)
Ditën e sotme, në Bruksel po mbahet konferenca e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama me Marie Bjerre, Ministre e Çështjeve Europiane, Mbretëria e Danimarkës dhe Marta Kos, Komisionere Europiane për Zgjerimin.

Pasi u hapën dhe 4 grup-kapitujt e radhës në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Komisionierja Kos kujtoi se; “Është më e vështirë t’i hapësh, se sa t’i mbyllësh kapitujt”.

Më herët, Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, deklaroi sot përpara Konferencës së 6-të Ndërqeveritare BE-Shqipëri në Bruksel se “Shqipëria po bën një punë mbresëlënëse” me reformat e integrimit evropian.

“Sot do të hapim grupkapitullin e pestë, për agjendën e gjelbër dhe lidhjen e qëndrueshme. Kjo është shumë e rëndësishme sepse, nëse vazhdojmë me këtë shpejtësi, do të jemi në gjendje të hapim të gjithë grupkapitujt brenda këtij viti”, tha Kos.

Komisionerja theksoi se, Shqipëria po tregon se me lidership të fortë, ndryshimi pozitiv është i mundur.

“Nëse ata arrijnë rezultatet, edhe Komisioni Evropian do t’i përmbahet premtimeve. Dhe, sigurisht, gjithçka bazohet mbi parimin e meritës”, tha Kos.

“Një gjë shumë e rëndësishme është se ne shohim dallime mes vendeve kandidate. Një nga rolet më të mëdha në procesin e anëtarësimit është roli i lidershipit. Nëse lidershipi tregon vërtet orientimin pro evropian, atëherë edhe qytetarët e ndiejnë që vendi po ecën në drejtimin e duhur”, shtoi më tej Kos.

Kos nënvizoi se, “qëllimi i qeverisë së Shqipërisë është të përfundojë pjesën teknike të procesit të negociatave deri në fund të vitit 2027. Komisioni Evropian po mbështet këtë vizion të qeverisë së re të kryeministrit Edi Rama”.

VIDEO – Konferenca e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama me Marie Bjerre, Ministre e Çështjeve Europiane, Mbretëria e Danimarkës dhe Marta Kos, Komisionere Europiane për Zgjerimin.

The post Komisionerja Marta Kos: Është më e vështirë t’i mbyllësh se sa t’i hapësh kapitujt e integrimit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Shqipëria hap 4 grup-kapitujt e radhës, mbahet sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE-në
Ditën e sotme, Shqipëria do të hapë edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Vendi ynë do të mbajë më 16 shtator, me ftesë të Danimarkës, Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE.

Takimi do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 4 “Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme”, duke përfshirë kapitujt 14 (Politika e transportit), 15 (Energjia), 21 (Rrjetet transevropiane) dhe 27 (Mjedisi dhe ndryshimet klimatike).

Takimi i nesërm në Bruksel pritet të bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre.

Sipas agjendës Konferenca Ndërqeveritare pritet të nisë në orën 08:00, teksa konferenca për shtyp është planifikuar rreth orës 09:15 dhe Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së do të pasojë në orën 10:00.

“Palët do të fillojnë duke miratuar agjendën e takimit dhe duke miratuar procesverbalet e KNQ-ve të mëparshme të mbajtura në prill dhe maj të këtij viti. Kjo do të pasohet nga fjalimet hapëse, së pari nga ministrja e Danimarkës Bjerre në emër të presidencës së Këshillit të BE-së, pastaj nga kryeministri Rama dhe hapja e negociatave për grupin 4″, bëri të ditur një zyrtar i B-së.

Ministrja e Danimarkës, do të paraqesë të ashtuquajturin “Qëndrim të Përbashkët të BE-së”, siç është rënë dakord nga BE-ja, dhe do t’i kërkojë kryeministrit Rama nëse Shqipëria mund të bjerë dakord me hapjen e këtij grupi.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos do të japë gjithashtu vërejtjet e saj në këtë drejtim. Kryeministri Rama, do të paraqesë qëndrimin e Shqipërisë.

Në fund do të ketë disa fjalime të shkurtra përmbyllëse nga delegacioni i BE-së, ministrja e Danimarkës, Marie Bjerre dhe Komisionerja Marta Kos, si dhe nga kryeministri Rama, me të cilat takimi do të përfundojë zyrtarisht.

Më 24 mars 2020 ministrat për Çështjet Evropiane dhanë miratimin politik për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky vendim u miratua me procedurë të shkruar dhe u mbështet nga Këshilli Evropian.

Më 19 korrik 2022 u mbajt Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që shënoi zyrtarisht hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Më 15 tetor 2024 u mbajt Konferenca e dytë, ku u hapën negociatat për Grup-kapitullin 1 – Themeloret.

Më 17 dhjetor 2024 u mbajt Konferenca e tretë, ku u hapën negociatat për Grup-kapitullin 6 – Marrëdhëniet e jashtme.

Më 14 prill 2025 u mbajt Konferenca e katërt, e cila u fokusua në Grup-kapitullin 2 – Tregu i brendshëm, dhe ku BE vendosi gjithashtu kriteret për mbylljen e përkohshme të kapitujve të këtij grupi.

Më 22 maj u mbajt në Bruksel Konferenca e pestë Ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kjo konferencë shërbeu për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi grup-kapitullin 3: “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”. Në këtë grup-kapitull përfshihen: Kapitulli 10 – Transformimi digjital dhe media; Kapitulli 16 – Taksat; Kapitulli 17 – Politika ekonomike dhe monetare; Kapitulli 19 – Politika sociale dhe punësimi; Kapitulli 20 – Politika për ndërmarrjet dhe industrinë; Kapitulli 25 – Shkenca dhe kërkimi; Kapitulli 26 – Arsimi dhe kultura; Kapitulli 29 – Bashkimi doganor.

The post Shqipëria hap 4 grup-kapitujt e radhës, mbahet sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE-në appeared first on Albeu.com.