380 mln euro Archives - Albeu.com

Blerjet e pasurive të paluajtshme nga të huajt arritën 380 mln euro në 2024-n
Pasuritë e paluajtshme kryesuan investimet e huaja në ekonominë shqiptare për të tretin vit radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin e kaluar investimet e të huajve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri arritën vlerën e 379 milionë eurove, në rritje me 17% krahasuar me vitin 2023.

Pasuritë e paluajtshme sollën pothuajse 24% të vlerës totale të investimeve të huaja direkte për vitin e kaluar.

Tremujori i fundit i vitit solli edhe vlerën më të lartë të investimeve të huaja në këtë sektor, me 100 milionë euro, 9% më shumë krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2023.

Cikli i rritjes së shpejtë të çmimeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri në vitet pas pandemisë, po mbështetet në masë të konsiderueshme prej kërkesës që vjen nga investitorët e jashtëm.

Investimet e huaja në prona janë tipike sidomos për zonat bregdetare, ku pavarësisht rritjes së çmimeve, ato ngelen mjaft konkurruese krahasuar edhe me vendet e tjera bregdetare të rajonit.

Rritja e fortë e çmimeve të pronave në vitet e fundit, i ka bërë pasuritë e paluajtshme edhe një alternativë më tërheqëse dhe ka rritur numrin e blerësve që kanë blerë prona për qëllime investimi.

Banka e Shqipërisë, vlerëson se në fund të vitit 2024 stoku i investimeve të huaja në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri arriti në 2.04 miliardë euro, në rritje me 30% krahasuar me një vit më parë.

Në dekadën e fundit, stoku i investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme pothuajse është rritur me 27 herë.

Bazuar në metodologjitë e përdorur për matjen e investimeve të huaja, flukset e tyre vlerësohen me kursin e këmbimit mesatar të periudhës, ndërkohë që stoku vlerësohet me kursin e ditës së fundit të periudhës.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja në stokun e investimeve nuk ka ardhur vetëm nga flukset e reja, por në të duhen llogaritur edhe ndryshimet nga kursi i këmbimit, ndryshimet nga çmimi dhe ndryshimet e tjera.

Kjo nënkupton se stoku i investimeve të huaja rivlerësohet në mënyrë periodike, duke reflektuar edhe ndryshimin e çmimit të aseteve.

Sektori i dytë për nga pesha specifike kundrejt totalit të investimeve të huaja direkte vitin e kaluar ishin shërbimet financiare. Ky sektor solli investime në vlerën e 287 milionë eurove ose 18% të totalit. Investimet në këtë sektor u rritën me 20% krahasuar me një vit më parë.

Sektori bankar sjell në vazhdimësi flukse të konsiderueshme investimesh, të mbështetura nga fitimet e larta vjetore dhe nga rritja e kërkesave rregullatore për kapital në vitet e fundit.

Stoku i investimeve të huaja në sektorin financiar, vlerësohet nga Banka e Shqipërisë në rreth 1.8 miliardë euro.

Vijon industria nxjerrëse, që vitin e kaluar solli investime të huaja në vlerën e 214 milionë eurove, vlera kjo sa 13.5% e gjithë investimeve të huaja për 2024.

Megjithatë, investimet e guaja në industrinë nxjerërse pësuan rënie me 21% më shumë krahasuar me një vit më parë. Stoku i investimeve të huaja në sektor llogaritet në më shumë se 2.5 miliardë euro.

Investimet në sektorin energjetik për vitin e kaluar u rritën në vlerën e 166 milionë eurove, 4% më shumë krahasuar me vitin 2023.

Energjetika dhe në veçanti ajo diellore vazhdon të tërheqë vëmendje të lartë të investitorëve të huaj, por edhe atyre vendas. Stoku i investimeve të huaja në energjetikë ka arritur pranë vlerës së 3.7 miliardë eurove.

Rritje të investimeve të huaja direkte shënoi edhe industria përpunuese. Investimet e huaja në këtë sektor u rritën në 173 milionë euro, 40% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Investimet e huaja në industrinë përpunuese janë kryesisht të përqendruara në sektorët e fasonerisë, përfshirë degën e industrisë automotive.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte vitin e kaluar arritën një shifër rekord prej 1.58 miliardë eurosh, niveli më i lartë historik. Vlera e investimeve të huaja u rrit me 5.6% krahasuar me një vit më parë. /Monitor

The post Blerjet e pasurive të paluajtshme nga të huajt arritën 380 mln euro në 2024-n appeared first on Albeu.com.