34-vjet nga varja në litar e Havzi Nelës, i vëllai nxjerr firmën e të atit të Ramës për vrasjen: Kjo është e Kristaqit! (FOTO LAJM)

Partia Demokratike e Kukësit përkujtoi sot poetin Hafzi Nela, në 34-vjetorin e varjes së tij nga regjimi komunist.

Qytetarë dhe përfaqësues të PD, vendosën kurora lulesh në monumentin e poetit.

Vëllai i poetit, Shukri Nela i kërkoi Edi Ramës, të kërkojë së paku falje për firmën që babai i tij vuri për varjen e Havzi Nelës.

“Minimumi të kërkojë falje. Ka thënë vazhdimisht që nuk e besoj se babai im të ketë firmosur për varjen e Havzi Nelës.

Ja firma. Kjo është firma e Kristaq Ramës bashkë me 6 të tjerë”, tha vëllai i Havzi Nelës./albeu.com/