31 persona Archives - Albeu.com

Operacion kundër grupeve që shisnin lëndë narkotike pranë shkollave në Tiranë: 31 persona “arrest në burg” dhe 14 shpallen në kërkim
Pas katër muajsh hetime, Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ka finalizuar operacionin e koduar “Shkolla të Pastra”, duke goditur disa grupe që dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në kuadër të operacionit janë identifikuar 52 shtetas, të cilët, të veçuar ose në grupe, merreshin me shitjen e drogave të llojeve të ndryshme. Për 31 prej tyre janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa 14 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Gjatë fazës hetimore, policia ka arrestuar edhe 7 shtetas të tjerë, duke e çuar në një numër të konsiderueshëm personash të përfshirë në hetim.

Nga hetimet është dokumentuar se droga shpërndahej pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, ndërsa në disa raste përdorej edhe monopatina, taksi dhe shërbime delivery për të shmangur vëmendjen e policisë.

Gjatë operacionit dhe hetimeve janë sekuestruar 1 kg e 75 gramë heroinë, 1 kg e 265 gramë kokainë, 685 gramë kanabis, një pistoletë, 90 fishekë, 12 automjete dhe 35 telefona celularë, si dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Njoftimi:

DVP Tiranë

Finalizohet pas 4 muajsh hetime, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “SHKOLLA TË PASTRA”.

Goditen disa grupe që shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave.

Identifikohen 52 shtetas, pjesëtarë të grupeve, të cilët, të veçuar ose në grupe, shisnin lëndë narkotike, të llojeve të ndryshme, pranë shkollave dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Ekzekutohen 31 masa sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarë të grupeve.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 14 shtetasve të tjerë.

Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar 7 shtetas.

Gjatë periudhës hetimore dhe gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë janë sekuestruar 1 kg e 75 gramë heroinë, 1 kg e 265 gramë kokainë, 685 gramë Cannabis Sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 90 fishekë, 2 peshore elektronike, 12 automjete, 35 telefona celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në kuadër të operacionit të koduar “SHKOLLA TË PASTRA”, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg” për 31 shtetas dhe konkretisht:

J., 48 vjeç; E. B., 34 vjeç; E. O., 48 vjeç; B. K., 41 vjeç; E. V., 27 vjeç; D. Sh., 30 vjeç; A. K., 32 vjeç; E. H., 29 vjeç; J. N., 29 vjeç; Sh. Ç., 45 vjeç; E. H., 39 vjeç; E. M., 21 vjeç; F. P., 22 vjeç; K. M., 22 vjeç; R. T., 19 vjeç; K. M., 33 vjeç; I. D., 35 vjeç; F. Xh., 36 vjeç; B. M., 22 vjeç; I. A., 21 vjeç; A. L., 21 vjeç; S. A., 31 vjeç; E. T., 49 vjeç; A. P., 34 vjeç; V. M., 43 vjeç; D. M., 52 vjeç; E. P., 33 vjeç; N. Sh., 32 vjeç; A. K., 37 vjeç; T. A., 24 vjeç dhe V. R., 23 vjeç.

Gjatë fazës hetimore janë ndaluar dhe 7 shtetas të tjerë, konkretisht shtetasit K. C., G. M., Zh. P., E. T., D. Sh., D. F. dhe M. T.

Ndërkohë, 14 shtetasit e tjerë të identifikuar nga hetimet, si pjesë e këtyre grupeve, janë shpallur në kërkim dhe, për arsye se hetimi vijon, nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tyre. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Nga hetimet është dokumentuar se këto grupe shisnin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme dhe në zona të ndryshme të Tiranës.

Në disa raste, për të shmangur vëmendjen e shërbimeve policore në terren, lënda narkotike shpërndahej nëpërmjet monopatinave, si dhe shërbimeve taxi dhe delivery.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës është e fokusuar maksimalisht në garantimin e sigurisë në shkolla dhe në luftën ndaj fenomeneve kriminale, si dhe siguron prindërit dhe qytetarët se do të intensifikojë kontrollet dhe hetimet për parandalimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale që cenon sigurinë e nxënësve.

The post Operacion kundër grupeve që shisnin lëndë narkotike pranë shkollave në Tiranë: 31 persona “arrest në burg” dhe 14 shpallen në kërkim appeared first on Albeu.com.