300 mije dollare Archives - Albeu.com

Lobim në SHBA/ Kontrata, ja shuma marramendëse që Erion Veliaj i parapagoi avokatëve amerikanë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pagoi 300 mijë dollarë kapar për studion ligjore amerikane Kasowitz Benson Torres, për të marrë shërbimet e saj ligjore në procesin penal që SPAK ka nisur ndaj tij.

Kontrata e firmosur në datën 1 mars, është publikuar në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, ndërsa paratë rezulton se janë paguar nga vëllai i kryetarit të Bashkisë, Arbër Veliaj.

Megjithatë, shuma prej 300 mijë dollarësh, është një garanci paraprake, pasi sipas dokumentave, nëse shërbimet e kryera nga studioja ligjore për zotin Veliaj do të kushtojnë më pak, atëherë diferenca i kthehet sërish kryebashkiakut.

Por cilat janë shërbimet që studioja amerikane ka marrë përsipër të ofrojë për llogari të Veliajt?

Sipas kontratës, shërbimi kryesor do të jetë “këshilla ligjore, mediatike dhe strategjike në lidhje me ndalimin e Erion Veliajt nga autoritetet shqiptare”. Por kontrata nuk kufizohet vetëm në konsulencën ligjore. Ajo ka dhe karakter lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për llogari të kryebashkiakut të ndaluar nga SPAK.

“Shërbimet mund të përfshijnë potencialisht komunikime në emër të klientëve me Departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe agjenci të tjera në Degën e Ekzekutivit dhe në disa raste marrëdhëniet me publikun në lidhje me sundimin shqiptar të ligji dhe qeveria shqiptare”, thuhet në kontratë.

Tarifa deri në 2 mijë dollarë në orë

Në datën 10 mars, zoti Veliaj u vizitua në ambientet e qelisë së tij në Durrës nga avokati Joshua Robert i studios Kasowitz Benson Torres.

Një ditë më vonë, teksa kryebashkiaku duhet të paraqitej në seancën për shqyrtimin e masës së sigurisë, avokati amerikan nuk u lejua të merrte pjesë me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas ndalimit për të marrë pjesë në seancë, Roberts foli publikisht para mediave, duke kundërshtuar burgosjen e Veliajt.

“Në Amerikë, sipas Kushtetutës dhe ligjit, akuzat dhe veprat penale ngrihen në bazën e një shkaku të arsyeshëm kur të jetë kryer një krim. Gjithashtu, ndalimi i qytetarëve para gjykimit ndodh vetëm nëse ata paraqesin rrezik arratisjeje ose rrezik për shoqërinë. Ndikimet e caktuara në afat dhe pa akuza penale dhe kriteret për rreziqe për politikanët janë në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe demokracinë në SHBA”, u shpreh ai.

Por sipas kontratës së publikuar në Fara, zoti Roberts nuk është personi direkt që merret me Veliajn në studion amerikane. Në dokument rezultojnë tre avokatë të tjerë, të cilët janë Daniel J. Fetterman, Brian S. Choi dhe Richard Pinal.

Këta të tre paguhen sipas kushteve të rëna dakord në kontratë. Për Daniel Fetterman tarifa e rënë dakord është 1950 dollarë në orë, për Brian Choi 1275 dollarë në orë, ndërsa tarifa orare e Richard Pinal është 500 dollarë.

Erion Veliaj, u arrestua nga SPAK në 10 shkurt të këtij viti. Që atëherë kryetari i Bashkisë së Tiranës, është mbajtur në qeli pavarësisht kundërshtimit të këtij vendimi./ Kapitali.al

The post Lobim në SHBA/ Kontrata, ja shuma marramendëse që Erion Veliaj i parapagoi avokatëve amerikanë appeared first on Albeu.com.

U keqtrajtua nga “Bossi”, dëmshpërblehet me 300 mijë dollarë punonjësi shqiptar
Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Ontario të Kanadasë ka dëmshpërblyer me afro 300 mijë dollarë punonjësin shqiptar Rr. O., i cili kishte paditur mbikëqyrësin dhe kompaninë për trafikim me qenie njerëzore dhe keqtrajtim, raporton “Law Times News”.

Punonjësi i përkohshëm Rr. O. kishte paditur kompaninë Universal Structural Restorations Ltd. (USRL) dhe mbikëqyrësin Ludgero De-Almeida, mbi bazë se ishte abuzuar, e nënçmuar në mënyrën më të turpshme. Shqiptari ka thënë se kishte gjuhë diskriminuese, fyerje, kërcënime në lidhje me statusin e tij të emigracionit dhe po ashtu abuzim fizik nga mbikëqyrësi, i cili e kishte goditur me grusht edhe në testikuj, e atë para kolegëve. Madje i shkaktoi dëme të mëdha, që përfundimisht çuan në humbjen e një testikuli.

Shqiptari tha se kompania në mënyrë të dretpërdrejt përmes mbikëqyrësit e tij, e keqpërdori, duke e nënshtruar atë ndaj “trafikimit të punës”.

Gjyqtari Joseph Di Luca iu referua disa raporteve që shpjeguan për trafikim me punë, duke thënë se shpesh përjetohet kjo nga popullata e cenueshme.

“Vendimi është një kujtesë e rëndësishme për punëdhënësit e Ontarios se shkelja ligjore e trafikimit të qenieve njerëzore zbatohet edhe për rastet e trafikimit të punës dhe është i disponueshëm për punonjësit”, ka thënë avokati Gillian Round.

Avokatja e Rr. O., Filomena Kandola, ka thënë se çështja ende nuk është mbyllur pasi ende ka mbetur të vendoset çështja e shpenzimeve.

Rr. O. i lindur në Shqipëri, shkoi në Kanada në vitin 2017 dhe ishte punësuar “në të zezën” nga kompania USRL në vitin 2018. Punësimi erdhi pas takimit të Rr. O. me De-Almeidan, i cili e ndihmoi të gjente punë. Pasi kishte siguruar lejen e përkohshme të punës në vitin 2019, Rr. O. vazhdoi të punonte me kompaninë deri në fund të shkurtit të vitit 2020.

Rr. O. ishte ankuar për pengesën në mundësinë që të marrë kompensim nga Bordi i Sigurisë në Vende pune (ËSIG) pas një lëndimi që mori kur ra nga shkalla gjatë punës. Me t’u kthyer në punë, ai ishte ankuar për kushte të patolerueshme të punës dhe u shkarkua.

Shqiptari kishte thënë se u largua pasi më nuk mund të toleronte se si po trajtohej dhe se ishte i shqetësuar se çfarë mund të ndodhte.

“Paditësi ka treguar se si ishte grushtuar në testikul dhe në një rast tjetër u la me orë në tokë pasi kishte rënë nga shkalla”, ka shkruar në vendimin e tij gjykatësi Di Luca.

Përkundër kësaj, Rr. O., ka treguar se kurrë nuk ishte ankuar me shkrim për trajtimin që po i bënte De-Almeida nga frika se mund të ketë hakmarrje.

Shqiptari ka treguar se ishte detyruar të paguante tarifën për leje të punës e të kthente edhe dy dollarë në orë për sa punonte.

Shqiptari në total ka marrë një dëmshpërblim afro 295 mijë dollarë.

The post U keqtrajtua nga “Bossi”, dëmshpërblehet me 300 mijë dollarë punonjësi shqiptar appeared first on Albeu.com.