30 te vdekur Archives - Albeu.com

Të paktën 30 të vdekur nga uragani Helene në SHBA
Uragani Helene ka shkaktuar dëme të mëdha në mbarë Floridën dhe juglindjen e Shteteve të Bashkuara, duke lënë të vdekur të paktën 30 persona në katër shtete amerikane, teksa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionet për shpëtimin e njerëzve nga vërshimet.

Guvernatori i Xhorxhias, Brian Kemp, tha se dhjetëra persona janë të bllokuar në ndërtesat e shkatërruara nga uragani i kategorisë 4.

Stuhia arriti erëra maksimale prej 225 kilometrash në orë, kur goditi rajonin e Floridës të enjten në mbrëmje. Por, stuhia shkaktoi dëme edhe më në veri, teksa edhe Karolina e Veriut po përballet me vërshime. Disa spitale në jug të Xhorxhias mbetën pa energji elektrike, ndërkaq një spital në Tenesi u mbyll.

Shkatërrimet nga uragani Helene vijnë pasi ndryshimet klimatike po mundësojnë që stuhi të tilla të kenë fuqi më të madhe, dhe kur ato kalojnë përmes ujërave të nxehta po shndërrohen në uragane të fuqishme e tajfun, shpesh brenda disa orësh.

Në Floridë janë regjistruar pesë viktima. Viktima janë raportuar edhe në Xhorxhia dhe në dy Kalorinat.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis tha se dëmi i shkaktuar nga uragani Helene, duket se është më i madh sesa dëmi i shkaktuar nga uragani Idalia dhe Debby marrë së bashku. Këto dy uragane kishin goditur SHBA-në në gusht.

Agjencia Federale për Menaxhimin e Emergjencave ka dislokuar edhe 1.500 punëtorë shtesë në mëngjes dhe më vonë gjatë ditës ka dërguar në zonat e prekura edhe 400 shpëtimtarë.

Për shkak të stuhisë, mbi 4 milionë shtëpi dhe biznese mbetën pa rrymë mëngjesin e së premtes në Floridë, Xhorxhia dhe Karolinë të Jugut.

Edhe Atlanta është prekur nga vërshimet, si pasojë e uraganit.

Parashikuesit e motit kanë thënë se pritet që stuhia të dobësohet teksa do të lëvizë përmes Tenesisë dhe Kentakit.

Paraprakisht, uragani Helene kishte goditur Meksikën, duke shkaktuar vërshime dhe dëme të tjera. Ndërkaq, në perëndim të Kubës, Helene shkaktoi dëme në sistemin e energjisë, duke lënë mbi 200.000 shtëpi dhe biznese pa energji elektrike./ REL

The post Të paktën 30 të vdekur nga uragani Helene në SHBA appeared first on Albeu.com.

Arrin në 30 numri i të vdekurve nga sulmi rus ndaj godinës së banimit në Dnipro
Numri i të vdekurve nga një sulm me raketa ruse në një ndërtesë apartamentesh në qytetin juglindor të Dnipros arriti të dielën në 30, njoftuan autoritetet lokale ndërsa punonjësit e ekipeve të shpëtimit përpiqeshin të nxirrnin të mbijetuarit nga rrënojat.

Ekipet e urgjencës punuan gjatë natës së ftohtë në ndërtesën shumëkatëshe të banimit, ku u shënua numri më i madh i viktimave nga një breshëri sulmesh ruse në qytetet ukrainase të shtunën.

Është numri më i lartë i civilëve të vrarë në një vend, që nga një sulm më 30 shtator në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës.

Goditjet, të cilat vunë gjithashtu në shënjestër kryeqytetin Kiev, dhe qytetin verilindor të Kharkivit, i dhanë fund një ndërprerjeje dyjavore të sulmeve masive të Moskës ndaj infrastrukturës së energjisë elektrike dhe qendrave urbane të Ukrainës.

Rusia hodhi 33 raketa të shtunën, nga të cilat 21 u rrëzuan, sipas gjeneralit Valeriy Zaluzhny, komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës.

Autoritetet e qytetit Dnipro njoftuan të dielën pasdite se të paktën 73 persona u plagosën dhe 43 persona figuronin të zhdukur. Ai tha se 39 persona janë shpëtuar deri tani.

Ivan Garnuk ishte në banesën e tij kur ndërtesa u godit dhe tha se ndihej me fat që kishte mbijetuar. Ai përshkroi tronditjen e tij se si kishin mundur rusët të godisnin një godinë banimi pa vlerë strategjike.

“Këtu nuk ka objekte ushtarake. Nuk ka asgjë,” tha ai. “Nuk ka mbrojtje ajrore, nuk ka baza ushtarake. Thjesht goditën civilë, njerëz të pafajshëm.”

Banorët e Dnipro-s iu bashkuan punonjësve të shpëtimit në vendngjarje për të ndihmuar në pastrimin e rrënojave. Të tjerë sollën ushqime dhe rroba të ngrohta për ata që kishin humbur shtëpitë e tyre.

“Ky është padyshim terrorizëm dhe e gjithë kjo thjesht nuk është njerëzore,” tha një banor lokal, Artem Myzychenko, ndërsa pastronte rrënojat.

Duke marrë përgjegjësinë për sulmet me raketa anembanë Ukrainës, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të dielën se ia arriti qëllimit.

“Të gjitha objektivat e përcaktuara janë goditur. Qëllimi i sulmit është arritur,” thuhej në një deklaratë të ministries, postuar në Telegram. Në deklaratë thuhej se raketat u hodhën “mbi sistemin e komandës dhe kontrollit ushtarak të Ukrainës dhe objekteve të lidhura me energjinë”, dhe nuk përmendej sulmi në godinën e banimit në Dnipro.

Të dielën, forcat ruse sulmuan një zonë banimi në qytetin jugor të Ukrainës Kherson, tha guvernatori rajonal Yaroslav Yanushevych në një postim në Telegram. Sipas informacioneve paraprake dy persona kanë mbetur të plagosur.

Sulmet e reja ajrore të Rusisë erdhën ndërsa luftime të ashpra janë ndezur në provincën lindore Donetsk të Ukrainës, ku ushtria ruse ka thënë se ka marrë nën kontroll qytetin e vogël të minierave të kripës Soledar, por Ukraina thotë se trupat e saj janë ende duke luftuar.

Nëse forcat ruse fitojnë kontrollin e plotë të Soledarit, kjo do t’i lejonte ata t’i afrohen më shumë qytetit më të madh, Bakhmut. Beteja për Bakhmutin zgjat prej muajsh, duke shkaktuar viktima të konsiderueshme nga të dyja palët./voa

The post Arrin në 30 numri i të vdekurve nga sulmi rus ndaj godinës së banimit në Dnipro appeared first on Albeu.com.

Përleshje në kufirin Kirgistan-Taxhikistan, rreth 30 të vdekur
Pothuajse 30 persona janë raportuar të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në përleshjet në kufirin Kirgistan-Taxhikistan.

Luftimet shpërthejnë rregullisht midis dy ish-shteteve sovjetike, kufiri i të cilëve ka qenë i diskutueshëm që nga rënia e BRSS.

Një përleshje e re që filloi në fillim të javës vazhdoi të premten, pavarësisht se të dy vendet ranë dakord për një armëpushim.

Të dyja palët fajësojnë tjetrin për fillimin e dhunës dhe shkeljen e armëpushimit.

Rreth 24 persona në Kirgistan janë vrarë deri më tani, tha të premten ministria e shëndetësisë së Kirgistanit.

Raportet e mëparshme nga Taxhikistani thanë se të paktën tre persona ishin vrarë atje.

Pothuajse 20,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre për të shmangur dhunën, njoftoi një degë rajonale e Kryqit të Kuq.

Konflikti ka ripërtërirë frikën për një luftë të gjithanshme midis dy vendeve.

Në vitin 2021, luftimet e paprecedentë vranë pothuajse 50 njerëz.

Mosmarrëveshja u ndez të mërkurën me të paktën dy persona të vrarë në tre incidente të veçanta.

Rojet kufitare Kirgize akuzuan Taxhikistanin për marrjen e pozicioneve në një pjesë të kufirit që nuk ishte demarkuar, ndërsa Taxhikistani tha se rojet kirgize kishin hapur zjarr pa provokim.

Vendet ndajnë një kufi prej 1,000 km, më shumë se një e treta e të cilit është e diskutueshme.

Rusia, e cila ka lidhje të ngushta me të dy vendet, ka ofruar të ndërmjetësojë, duke bërë thirrje për masa “urgjente” për të ndaluar dhunën të premten.

Një armëpushim hyri në fuqi nga ora 16:00 me orën lokale, por Kirgistani tha se dy nga fshatrat e tij u granatuan më vonë.

Ajo akuzoi fqinjin e saj për përdorimin e tankeve dhe transportuesve të blinduar të personelit.

Nga ana tjetër, Taxhikistani akuzoi forcat Kirgistane se bombarduan një post dhe shtatë fshatra me “armë të rëndë”./albeu.com

The post Përleshje në kufirin Kirgistan-Taxhikistan, rreth 30 të vdekur appeared first on Albeu.com.