30 milionë euro Archives - Albeu.com

Inceneratori i Tiranës do të “djegë” edhe 30 milionë euro deri më 2028
Qeveria shqiptare, do të financojë kontratën koncensionare me Partneritet Publik-Privat (PPP) për ndërtimin e inceneratorit fantazmë të Tiranës edhe 30 milionë euro për periudhën 2026-2028, sipas të dhënave zyrtare në projektbuxhetin e vitit 2026.

Edhe pse impianti nuk po ndërtohet, qeveria vijon të kryejë pagesat me një korrektësi të lartë, nga të gjitha kontratat e tjera të investimeve publike.

Këto pagesa vijnë në një kohë kur nuk është bërë asnjë investim për impiantin, ndërsa mbetjet e kryeqytetit vazhdojnë të depozitohen në landfillin ekzistues të Sharrës.

Ministria e Financave më parë justifikoi vazhdimin e financimeve me nevojën për të respektuar detyrimet kontraktuale dhe për të shmangur penalitetet, duke pranuar dobësitë e kontratës ku fondet disbursohen pa kuotat e punimeve.

Kjo ndodh edhe pse ligji organik i buxhetit dhe një seri udhëzimesh nuk lejojnë pagesa buxhetore pa një situacion punimesh.

Deri në 22 tetor 2025, buxheti ka dhënë mbi 8,9 miliardë lekë ose mbi 90 milionë euro për ndërtimin e objektit që nuk ekziston, sipas të dhënave nga Open Data Albania.

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës, përfshin çdo vit në planifikimet buxhetore shuma të konsiderueshme për shërbimin e pastrimit dhe menaxhimin e mbetjeve, ndërsa kontrata e inceneratorit parashikohet të përfshijë edhe fazën e djegies me prodhim energjie, fazë që ende nuk ka nisur dhe deri tani ka djegur vetëm fondet publike.

Qeveria Shqiptare në vitet 2016-2017, planifikoi ndërtimin e 3 incineratorëve në Elbasan me kapacitet 140 ton/ditë, në Fier me kapacitet 200 ton/ditë dhe Tiranë me kapacitet 920 ton/ditë.

Incineratorët në Elbasan dhe Fier janë financuar me skemën e Partneritetit Publik – Privat (PPP), tashmë janë jashtë funksionit pasi rezultuan tërësisht kontratat korruptive të vërtetuara nga hetimet e SPAK.

Kontrata e inceneratorit të projektuar në Tiranë, është aktive dhe financohet përmes një koncensioni 30 vjeçar me vlerën 128 milionë Euro, shumë kjo që alokohet tërësisht deri në vitin 2028 dhe deri më tani janë dhënë më shumë se 70 % e fondeve.

Qeveria programoi se kapaciteti i tre inceneratorëve së bashku është sa 43% e totalit të mbetjeve që gjenerohen në të gjithë vendin, por tani mosfunksionimi i tyre ka futur vendin në një emergjencë mjedisore dhe pa një vizion të qartë se do të vazhdohet, përderisa vitin që vjen mbetjet e gjeneruara në Përrenjas, Librazhd, Elbasan, Fier Lushnjë etj do të depozitohen në Shkodër.

Kjo mënyrë do të krijojë kosto të larta ta transportit, pasi me rrugën ekzistuese që lidh Shkodrën me pjesën tjetër të vendit ka gjithmonë shumë trafik.

Qeveria ka projektuar të përdorë Shkodrën për të depozituar mbetjet e gjysmës së Shqipërisë, në një kohë ku hapësirat për landfille afër qyteteve të mëdha nuk janë ezauruar./ Monitor

The post Inceneratori i Tiranës do të “djegë” edhe 30 milionë euro deri më 2028 appeared first on Albeu.com.

Këlliçi: Kreu i IMT përfitoi 30 milionë euro tendera dhe ndërtoi 7 kate pa leje në Tiranë
Koordinatori politik për Tiranën, Belind Këlliçi, ka denoncuar kreun e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Mariglen Qato, duke theksuar se nëpërmjet kompanisë ‘5D Konstruksion’, ka përfituar 45 procedura tenderuese me vlerë 30 milionë euro.

Pavarësisht një denoncimi të bërë në SPAK një vit më parë, Këlliçi thekson se pronari i kësaj kompanie, ka thyer rekord botëror me ndërtimin e një pallati 7 katësh pa leje mbi kullën ‘Eyes of Tirana’ në Sheshin Skënderbej dhe jo vetëm që nuk është penalizuar për këtë shkelje, por ka përfituar leje ndërtimi.

Gjithashtu, Këlliçi thekson se; SPAK vijon heshtjen dhe gjumin letargjik, Armand Lilo gradohet nga Edi Rama si ‘INVESTITOR STRATEGJIK’. Investitor i cili jo vetëm mund të ndërtojë pa leje 7 kate në qendër të Tiranës, jo vetëm që mund të vjedhë pronën publike ditën për diell, por tashmë si investitor strategjik përjashtohet nga tatimi mbi fitimin për 10 vite.

Reagimi:

Të nderuar qytetarë, Rreth 1 vit më parë, kam kallëzuar në prokurorinë speciale SPAK, Drejtorin famëkeq të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Mariglen Qato dhe kompaninë famoze ‘5D KONSTRUKSION’.

Mariglen Qato në bashkëpunim të hapur me familjarë të tij, nëpërmjet kësaj kompanie kanë përfituar mbi 45 procedura tenderuese me vlerë 30 milionë euro në Bashkinë e Tiranës dhe 3 leje ndërtimi me firmën e pronarit faktit të Inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.

Kulmi i talljes madje dhe i poshtërimit ndaj organit të akuzës është fakti se 1 leje ndërtimi për këtë kompani, është dhënë pasi është regjistruar kallëzimi në SPAK.

Ndërkohë, në nëntor të vitit 2023 kam dorëzuar një dosje të plotë dhe të detajuar me fakte e prova që tregojnë grabitjen e mijëra metrave katrorë tokë në mes të Tiranës, nga kompania ARLIS NDERTIM në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

Pronari i kësaj kompanie, i cili ka thyer rekord botëror me ndërtimin e një pallati 7 katësh pa leje mbi kullën ‘Eyes of Tirana’ në Sheshin Skënderbej, jo vetëm që nuk është penalizuar për këtë shkelje, por ka përfituar leje ndërtimi me firmën e Erion Veliajt, mbi një pronë shtetërore e cila nuk ishte në administrim të Bashkisë Tiranë.

Tashmë korrupsioni i rilindjes fatkeqësisht nuk përben më asnjë lajm, edhe pse miliarda euro vidhen e vidhen nga ky sekt në mënyrë të përditshme, por tronditëse është heshtja e drejtësisë së re, verbëria dhe mungesa e guximit për të hetuar deri në fund aferat korruptive që po çojnë në shpopullimin e plotë të vendit, është lajmi më i keq sot për Shqiptarët.

Ndërkohë që SPAK vijon me heshtjen olimpike, Mariglen Qato dhe drejtorë të tjerë të bashkisë, vazhdojnë të majmen me tendera dhe leje ndërtimi. Nga pronarë të një furre buke, sot janë kthyer në investitorë e pronarë biznesesh me vlera dhjetëra milionë euro.

Ndërkohë që SPAK vijon heshtjen dhe gjumin letargjik, Armand Lilo gradohet nga Edi Rama si ‘INVESTITOR STRATEGJIK’. Investitor i cili jo vetëm mund të ndërtojë pa leje 7 kate në qendër të Tiranës, jo vetëm që mund të vjedhë pronën publike ditën për diell, por tashmë si investitor strategjik përjashtohet nga tatimi mbi fitimin për 10 vite.

Të dashur qytetarë,

Edhe unë, si një pjesë e madhe e juaja, kam patur pritshmëri shumë të mëdha për punën dhe rezultatin e organeve të reja të drejtësisë, në luftën kundër korrupsionit.

Por fatkeqësisht, pas një periudhe të gjatë disa mujore, të mbushur me denoncime konkrete, me fakte dhe prova të pakontestueshme për aferën e shekullit, atë të Inceneratorit fantazmë të Tiranës dhe bëmat e gjëmat e korrupsionit nga ana e Bashkisë Tiranë, më duhet t’ju them se SPAK mesa duket, ka vendosur të mbajë anën e të korruptuarve dhe jo të qytetarëve të thjeshtë, që duan të jetojnë e punojnë me ndershmëri në këtë vend.

Megjithatë, luftës tonë për transparencë dhe llogaridhënie, ne do t’i shkojmë deri në fund. Partia Demokratike është e vendosur në luftën e saj pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si e vetmja mënyrë për ta çuar vendin përpara dhe integruar në Bashkimin Europian.

The post Këlliçi: Kreu i IMT përfitoi 30 milionë euro tendera dhe ndërtoi 7 kate pa leje në Tiranë appeared first on Albeu.com.