3-vjeçarit Archives - Albeu.com

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtatë persona në lidhje me humbjen e jetës së të miturit Brian Spahiu, 3 vjeç, pas një ndërhyrjeje dentare të kryer në një klinikë private në kryeqytet.

Në kuadër të procedimit penal nr. 6477 të vitit 2023, Prokuroria ka ngritur akuza ndaj:

Ronald Xhaxho dhe Marta Gina, për veprat penale “Vrasje nga pakujdesia” dhe “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim;

Ina Xhaxho, për “Vrasje nga pakujdesia”, “Mashtrim” në bashkëpunim dhe “Ushtrim i aktivitetit të paligjshëm”;

Elton Serani dhe Erindo Allo, për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

D.A. dhe V.H., për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Ngjarja ka ndodhur më 28 shtator 2023, kur i mituri iu nënshtrua një ndërhyrjeje dentare në 14 dhëmbë në klinikën “Splendent”, e drejtuar nga mjekët R.Xh. dhe I.Xh. Pas ndërhyrjes, fëmija është kthyer në banesë, por brenda pak orësh është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore, në gjendje kome dhe me insuficiencë respiratore akute, në Spitalin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. I mituri ka ndërruar jetë më 1 tetor 2023.

Sipas aktit të riekspertimit dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë, të kryer nga një grup ekspertësh italianë, shkaku kryesor i vdekjes ka qenë shoku septik i rëndë, i cili ka sjellë insuficiencë progresive shumëorganore. Ekspertët kanë konstatuar se gjatë ndërhyrjes dentare dhe procedurës së anestezisë janë kryer shkelje të rënda të protokolleve mjekësore ndërkombëtare, të cilat kanë pasur lidhje shkakësore të drejtpërdrejtë me vdekjen e të miturit.

Sipas Prokurorisë, shkeljet përfshijnë mungesën e vlerësimit të plotë klinik para ndërhyrjes, moskryerjen e analizave të detyrueshme, mosformulimin e një diagnoze të saktë, kryerjen e një ndërhyrjeje më të gjerë se sa lejohet për moshën e fëmijës, përdorimin e anestezisë së përgjithshme për rreth 5 orë, si dhe largimin e papërshtatshëm të fëmijës nga klinika pas ndërhyrjes.

Hetimi ka provuar gjithashtu se stomatologët I.Xh. dhe M.G. kanë mashtruar prindërit e të miturit, duke marrë pagesë për mbushjen e 14 dhëmbëve, ndërkohë që nga autopsia rezultoi se 6 dhëmbë nuk ishin mbushur, por vetëm ishin hapur. Për këtë fakt është ngritur akuza për mashtrim. Po ashtu, rezultoi se stomatologia I.Xh. ka vijuar ushtrimin e aktivitetit pa rinovuar licencën përkatëse.

Gjatë hetimeve u konstatuan shkelje edhe nga ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, si dhe nga mjekët e pediatrisë që kanë trajtuar fëmijën pas paraqitjes në spital. Sipas aktit të riekspertimit, megjithëse janë evidentuar mangësi në trajtimin mjekësor, vdekja e të miturit nuk erdhi si pasojë e veprimeve të tyre, por nga veprimet dhe mosveprimet e mjekëve që kryen ndërhyrjen dentare dhe anestezinë.

The post Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona appeared first on Albeu.com.

Ekspertiza e 3-vjeçarit Brian Spahiu, do të kryhet nga mjekë italianë
Një grup mjekësh italianë, do të kryejnë akt-ekspertizën mjekoligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu.

Vogëlushi humbi jetën pas ndërhyrjes në gojë në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho. 3-vjeçari kreu ndërhyrje në klinikën dentare në fund të muajit shtator 2023 dhe ndërroi jetë më 1 tetor.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, akti i parë i ekspertizës që u publikua nëntorin e kaluar ishte i paplotë dhe konkluzioni i pasaktë.

Sipas ekspertizës së parë, i mituri vdiq nga mbidoza e narkozë, ndërsa Prokuroria kërkoi kryerjen e një akt tjetër ekspertimi, por jashtë Shqipërisë me argumentin se mungojnë ekspertët për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet.

The post Ekspertiza e 3-vjeçarit Brian Spahiu, do të kryhet nga mjekë italianë appeared first on Albeu.com.

Rrëmbimi i 3-vjeçarit në Durrës/ Kërkimet shtrihen edhe në Kosovë
Pavarësisht se kanë kaluar 7 ditë nga “zhdukja” e fëmijës 3-vjeç, me origjinë nga Kukësi dhe banues në Durrës, policia vijon ende kërkimet për gjetjen e tij.

Në kërkim janë shpallur gjyshja dhe vëllai i saj, ndërkohë që ditën e djeshme, Gjykata e Durrësit la në arrest me burg gjyshin e fëmijës dhe kunatin e tij.

Policia dhe Prokuroria e Durrësit, por edhe ajo e Kukësit, pasi ngjarja tashmë ka dy vendngjarje, dyshojnë se gjyshja nga i ati i të miturit e ka rrëmbyer të voglin në bashkëpunim me dy vëllezërit e saj, ku tashmë njëri është në burg dhe tjetri në kërkim.

Historia dramatike që ka më shumë se një javë që luhet në kurriz të një fëmije vetëm 3-vjeç, ka bërë që të shtrihet edhe në territorin e Kosovës, pasi vëllezërit e gjyshes së të miturit janë banues në Has e për pasojë dyshohet se fëmija të jetë kaluar në Kosovë.

Policia dhe prokuroritë kanë kërkuar bashkëpunimin e autoriteteve të Kosovës, ndërkohë që janë marrë edhe të dhëna për lidhjet familjare të vëllezërve të Bahrije Gjunit në disa qytete të Kosovës.

Po dje ka folur publikisht xhaxhai i të voglit, i cili ka mohuar në mënyrë kategorike që fëmija të jetë rrëmbyer për t’i bërë keq, por nëna e tij e ka marrë nga malli për të birin që i ka ndërruar jetë rreth një vit më parë.

Sipas tij, nëna e djalit, pra kunata e tij kishte kërkuar të largohej nga shtëpia e vjehërrisë për të nisur jetën e saj e për pasojë, gjyshërit e fëmijës kanë vendosur të mbajnë djalin, me idenë se ajo mund të martohet dhe fëmija i djalit të tyre të ndjerë, nuk ka pse jeton në një familje tjetër.

Mirëpo, nëna e vogëlushit ka tjetër version në lidhje me ‘rrëmbimin’ e fëmijës, pasi ajo ka pretenduar gjithnjë se ka arritur marrëveshje me ta për ta parë sa herë të duan fëmijën.

Por në fakt policia dhe prokuroria ende nuk e kanë mësuar zanafillën e konfliktit, për shkak të rëndësisë që i është kushtuar gjetjes së të voglit.

VENDIMI I GJYKATËS

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Rexhep Gjunin, gjyshin e 3-vjeçarit që u zhduk 7 ditë më parë në zonën e ishKënetës në Durrës. Nëna e la 3-vjeçarin me gjyshërit për disa orë, por më pas ai është zhdukur dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

Po ashtu, gjykata ka dhënë masën arrest me burg për Arben Selaj, kunatin e gjyshit. Ndërkohë, në kërkim është gjyshja me vëllanë tjetër të saj.

Mbrojtësja ligjore e të arrestuarve bëri me dije se “u mbyll seanca për caktimin e masës së sigurimit. Në kushtet kur kemi të bëjmë me një të mitur nuk mund të thuhet asgjë për arsye se është sekret hetimor, tani do vazhdojë prokuroria hetimet.

Masa e sigurimit, arrest me burg, nuk ka ndryshuar asgjë”! Gjykata u shpreh me një vendim konkret duke dhënë edhe detajet e këtij vendimi:

1.Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit, të personit nën hetim R. Gjuni, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/2 e 25 të K.Penal.

2.Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim R. Gjuni, atë të “Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

3.Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit, të personit nën hetim A. Selaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/2 e 25 të K.Penal.

4.Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim A. Selaj, atë të “Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

DËSHMIA E XHAXHAIT TË FËMIJËS

Xhaxhai i 3-vjeçarit, i cili prej gati një jave rezulton i zhdukur pasi u rrëmbye nga gjyshja e tij nga ana e të atit, është shprehur se mes prindërve të tij dhe nuses s’ka pasur konflikte. Në emisionin “Me zemër të hapur” në “News 24”, xhaxhai i të miturit rrëfeu se i vëllai, 35- vjeçari Avni Gjuni, humbi jetën në një aksident tek Kthesa e Kamzës rreth 1 vit më parë dhe pas vdekjes së tij, e shoqja, Ile Gjuni u largua nga banesa së bashku me të birin.

“Mërzia e humbjes së çunit është, nga dëshira për ta pasur nipin afër, ngaqë humbi djalin, nipi sikur ia zëvendëson pak a shumë vendin e atij”, tha ai, duke shtuar se gjyshja s’përbën rrezik për jetën e 3-vjeçarit.

Xhaxhai i 3-vjeçarit: “Vëllai im, që është ish-bashkëshorti i nuses ka vdekur më shumë se një vit më parë tek Kthesa e Kamzës në aksident. Mes nuses dhe vjehrrit e vjehrrës nuk ka pasur konflikte për nipin. Kanë arritur marrëveshje për takim me nipin. Pasi i vdiq bashkëshorti, nusja iku nga banesa për të parë jetën e vet. Nuk na vjen mirë, është një gjë që se komentoj dot. Mërzia e humbjes së çunit është, nga dëshira për ta pasur nipin afër, ngaqë humbi djalin nipi sikur ia zëvendëson pak a shumë vendin e atij. Nga kjo mund të jetë nisur.

Nuk ka shans për rrezikshmëri. Nuk është rruga e duhur kjo, mendimi im personal. Por ajo e ka marrë që e do shumë, jo për ti bërë dëm. Për jetën e fëmijës nuk përbën rrezik. Ai mund të jetë ndaluar për rrethanat, por jo se ka dijeni. Shteti do të bëjë punën e vet. Kosova dhe Kukësi është afër, ne njohim njerëz andej por nuk kemi hyrje-dalje të shpeshta”.

KONFLIKTI

Sipas të dhënave të Policisë së Durrësit, bazuar edhe në dëshminë e nënës së fëmijës së rrëmbyer, është mësuar se ajo ka vendosur të largohet nga shtëpia e burrit të ndjerë dhe të kthehet në shtëpinë e të atit.

Ajo ka refuzuar t’u ketë thënë se ka vendosur të nis jetë tjetër, por më herët mes saj dhe gjyshërve të fëmijës së saj kishte patur përplasje për kujdestarinë e fëmijës.

Ile Gjuni, vetëm 23-vjeç, pretendon se kishte vendosur tua linte fëmijën çdo fundjavë prindërve të bashkëshortit të saj, që ka humbur jetën në aksidentin e tmerrshëm të mëngjesit të 23 shkurtit të vitit të kaluar.

Avni Gjuni ishte pasagjer në një automjet, ku drejtuesi, u tha se nga shpejtësia humbi kontrollin dhe u përplas në bordurë dhe pastaj në kangjellat e hekurta në anësoren e rrugës, te Kthesa e Kamzës.

Ile Gjuni, i ka thënë policisë se kishte vendosur që çdo fundjavë të ua dërgonte fëmijën dhe madje edhe t`i takonte gjyshërit e tij, por të shtunën e 13 prillit kur ka shkuar të qëndroje me ta, ajo nuk i ka gjetur, as ata dhe as të voglin e saj.

The post Rrëmbimi i 3-vjeçarit në Durrës/ Kërkimet shtrihen edhe në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, policia del me njoftim zyrtar
Me anë të një lajmërimi, policia e Durrësit,  ka dhënë detaje për zhdukjen e një 3-vjeçari në qytetin bregdetar. Uniformat blu ne Durrës, shprehen se ka nisur procedimi penal për Rexhep Gjunin, 60-vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. Gj., 60-vjeç, pasi më datë 13.04.2024, në këtë komisariat, është paraqitur një shtetase 23-vjeçe, banuese në Durrës, e cila ka kallëzuar se vjehrri i saj, shtetasi R. Gj., ka marrë fëmijën e saj 3-vjeç dhe nuk ia ka kthyer më.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R. Gj., por nuk e kanë gjetur fëmijën. Vijojnë kontrollet intesive për gjetjen e tij”, njofton policia.

Njoftimi:

Durrës/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. Gj., 60 vjeç, pasi më datë 13.04.2024, në këtë komisariat, është paraqitur një shtetase 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ka kallëzuar se vjehrri i saj, shtetasi R. Gj., ka marrë fëmijën e saj 3 vjeç dhe nuk ia ka kthyer më.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R. Gj., por nuk e kanë gjetur fëmijën. Vijojnë kontrollet intesive për gjetjen e tij.

Për ecurinë e kërkimeve dhe të veprimeve hetimore për këtë rast do të ketë njoftime të tjera në vijim.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Marrja e padrejtë e fëmijës”.

The post Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, policia del me njoftim zyrtar appeared first on Albeu.com.

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, klinika e vajzës së Roland Xhaxho s’kishte licencë, ҫfarë kërkojnë prindërit
Prindërit e 3-vjeçarit Brian Spahiu, kanë kërkuar përjashtimin Alma Felaj si prokurore që po heton dosjen e vdekjes së të miturit, pas kontrolleve dentare në klinikën e mjekut Roland Xhaxho.

Këtë të hënë, ata kanë patur një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës, ku i kanë paraqitur edhe dokumenta ku pretendojnë se prokurorja nuk ka vepruar, megjithëse klinika “Splendent” ka qenë e pa licencuar në momentin që djali është kontrolluar.

Ata kanë paraqitur në Prokurori rezultatet e një inspektimi që bërë nga Inspektoriati Shtetëtor Shëndetësor menjëherë pas ngjarjes, i cili ka rezultuar se subjekti në fjalë nuk ishte i pajisur me licencë për ushtrimin e aktivitetit në shërbime mjekësore dhe stomatologjike në kohën kur ka kryer ndërhyrjen.

Ky është dokumenti ku bazohet babai i të ndjerit, në të cilin shkruhet se ndaj klinikës është vendosur masë administrative për shkelje të ligjit përkatës.

Vajza e Roland Xhaxhos, Ina Xhaxho, ka ankimuar këtë masë, por sërish është lënë në fuqi.

I vogli Brian Spahiu, i gjeti vdekjen në reanimacionin e pediatrisë në QSUT më 1 tetor, 3 ditë pas ndërhyrjes në klinikën private Splendent, brenda ambjenteve të spitalit privat të Zemrës në Tiranë.

Babë e bijë, Roland dhe Ina Xhaxho, janë në hetim në gjendje të lirë nga akuza e Tiranës për veprën penale “Neglizhenca ne trajtim mjekësor”, që konsiderohet kundërvajtje penale dhe si e tillë në fazën fillestare nuk pranon masë sigurisë “arrest në burg”.

The post Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, klinika e vajzës së Roland Xhaxho s’kishte licencë, ҫfarë kërkojnë prindërit appeared first on Albeu.com.