3 prilli Archives - Albeu.com

Kush VOTOI dhe me kë? Si shkuan drejt kutive të votimit politikantët serbë
Sot në Serbi mbahen zgjedhjet në tre nivele – presidenciale, parlamentare dhe lokale. Shumica e politikanëve e kryen detyrën e tyre në orët e hershme të mëngjesit, pak pas hapjes së qendrave të votimit. Por ja me kë dolën për të votuar politikanët.

Presidenti i Serbisë dhe lideri i SNS-së, Aleksandër Vuçiç ka votuar mëngjesin e sotëm në qendrën e votimit 140 në Beogradin e Ri. Kryeministrja dhe funksionarja e Partisë Progresive Serbe, Ana Brnabiq, ka votuar mëngjesin e sotëm në vendvotimin numër 34 në Shkollën e Dizajnit, në komunën e Beogradit Savski Venac.

Brnabiq ka shkuar e vetme, por në qendrën e votimit ka mbërritur në të njëjtën kohë me kolegen e saj, ministren e Mbrojtjes së Mjedisit, Irena Vujovic. Në të njëjtin vend, pak pas tyre ka votuar edhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe lideri i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç ka votuar mëngjesin e sotëm në zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale. Daçiq ka qenë ndër të parët që ka kryer detyrën e tij qytetare në qendrën e votimit në bashkësinë lokale “Dedinje” në Savski Venac. Ai doli në votim i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate dhe bartësi i listës parlamentare, Boris Tadiç gjithashtu ka votuar, por vetëm, i pashoqëruar nga askush./Blic/

The post Kush VOTOI dhe me kë? Si shkuan drejt kutive të votimit politikantët serbë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet serbe të 3 Prillit, “zbërthehet” Kurti: Po ju rrëfej arsyen pse BE nuk ishte e lumtur me mua
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar edhe njëherë lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë më 3 prill në Kosovë.

Ai tha se nuk e di nëse zhvillimet rreth këtyre zgjedhjeve do të ndikojnë në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Zhvillimet rreth zgjedhjeve të Serbisë nuk e di se sa ndikojnë në dialog. Kur të na ftojnë për raundin e ardhshëm të bisedimeve normalisht që ne jemi të gatshëm që të angazhohemi me përkushtim, me konstruktivitet dhe me kreativitet. Nuk më takon mua të vlerësoj sepse është ndërmjetësuesi se kur është e përshtatshëm dhe me çfarë agjende të zhvillohet takimi i radhës në Bruksel”, deklaroi ai.

Kryeministri deklaroi se Qeveria e Kosovës nuk ka marrë vendim për mosmbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, por se nuk ka pasur një marrëveshje për mbajtjen e tyre.

“Nuk do të thosha qe Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mosmbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, por e vërteta është se nuk ka marrëveshje paraprake që normalisht paraqet kushtin për të mundësuar mbajtjen e atyre zgjedhjeve  që nuk është plotësuar. Ne kemi pritur një shkëmbim normal të letrave, të kërkesave, të trajtimit tonë por jo gjë nuk ka ndodhur”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjera kryeministri deklaroi se Bashkimi Evropian nuk ka qenë i lumtur që nuk ka pranuar që zgjedhjet e Serbisë të mbahen në Kosovë, vetëm përmes një letër shkëmbimi në mes të zyrave ndërlidhëse.

“Bashkimi Evropian  nuk ka qenë i lumtur me faktin që unë nuk kam pranuar që gjithçka të përmbyllet përbrenda një letërshkëmbimi të sugjeruar ndërmjet zyrtarëve ndërlidhës. Jam i bindur që marrëveshje duhet të jetë përmes shkëmbimit të letrave të Qeverisë së Serbisë me Qeverinë e Kosovës. Ne jemi isntanca që jemi autoritete e vendeve përkatëse që do duheshin të merreshin vesh për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve”, tha më tutje ai.

“Çështja ka marrë një kahje tjetër dhe ne kemi shprehur keqardhjen tonë por më shumë se kaq nuk kam se çfarë të them”, deklaroi Kurti. /Express/

The post Zgjedhjet serbe të 3 Prillit, “zbërthehet” Kurti: Po ju rrëfej arsyen pse BE nuk ishte e lumtur me mua appeared first on Albeu.com.

Albin Kurti ka “dy fjalë” për zgjedhjet serbe të 3 prillit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë, duhet të ketë një marrëveshje në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Sipas një komunikate të Qeverisë, Kurti i ka bërë këto deklarata gjatë një takimi virtual me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike dhe konsullore të Kosovës.

Kurti u ka thënë ambasadorëve dhe përfaqësuesve diplomatikë se “ne nuk dëshirojmë që t’ua pamundësojmë të drejtën e votës qytetarëve të Republikës sonë që kanë dyshtetësi, por në të njëjtën kohë nuk mund të veprojmë në kundërshtim me ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit”.

Ai është thënë të jetë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e vendeve të Kuintit në Kosovë.

Vendet e Kuintit janë: Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Italia, Gjermania dhe Franca.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën, në një aktivitet parazgjedhor, se “Qeveria e Kurtit kërkon nga Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që të lejohen zgjedhjet”, të cilat mbahen më 3 prill.

“Do të merrni nesër (të martën) përgjigjen”, ka thënë Vuçiq më 21 mars.

Autoritetet serbe kanë paralajmëruar që të martën, në ora 12:00 do të mbahet një takim i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të vendosur “rreth hapave të ardhshëm”.

Udhëheqësi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë të hënën se autoritetet e Kosovës duan t’i pengojnë serbët e Kosovës që të votojnë më 3 prill.

Pjesëtarët e opozitës në Kuvendin e Kosovës i kanë bërë thirrje Qeverisë që të ketë kujdes në ruajtjen e sovranitetit të vendit në çfarëdo vendimi që mund të marrë në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Më 15 janar, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë, përmes së cilës është kundërshtuar mbajtja e votimeve në Kosovë për një referendum të Serbisë për ndryshimet kushtetuese.

Vendet e Quint-it dhe BE-ja e patën pritur me keqardhje vendimin e Qeverisë së Kosovës për këtë referendum.

Komuniteti ndërkombëtar i ka bërë vazhdimisht thirrje Qeverisë së Kosovës që të gjejë mënyra për mbajtjen e zgjedhjeve serbe.

Zgjedhjet e fundit parlamentare, që Serbia i ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, kanë qenë ato të 21 qershorit 2020.

Ato zgjedhje janë mbajtur sipas një praktike të mëhershme, ku misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë i ka grumbulluar votat. Ato vota më pas janë numëruar në Rashkë dhe Vranjë, dy qytete kufitare të Serbisë.

Kjo praktikë është krijuar qysh në vitin 2017 dhe autoritetet e Kosovës e kanë lejuar këtë gjë.

Nga OSBE-ja kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se janë të gatshëm t’i grumbullojnë votat edhe për zgjedhjet e 3 prillit, por me pëlqimin e të gjitha institucioneve përkatëse. /REL/

The post Albin Kurti ka “dy fjalë” për zgjedhjet serbe të 3 prillit appeared first on Albeu.com.