3 mije euro Archives - Albeu.com

Nga 1 shtatori, rriten pagat për kryetarët e Bashkive/ Sa do të paguhen drejtorët dhe punonjësit e tjerë
Më 1 gusht, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin që i hapi rrugën rritjes së pagave për punonjësit e Bashkive në të gjithë vendin. Me këtë vendim, prej 1 shtatorit, hyri në fuqi rritja e pagave në të gjitha bashkitë e vendit për kryebashkiakët, nënkryetarët, drejtorët dhe punonjësit e tjerë të pushtetit vendor.

Rritja e cila mbulohet nga buxheti i shtetit varion nga 30-40 % për secilin pozicion.

Kjo reformë sipas qeverisë nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e pagave, por edhe me ristrukturimin e bashkive dhe stafeve të tyre.

Reforma e rritjes së pagave për pushtetin vendor do të prekë të gjitha bashkitë, por më së shumti do të përfitojnë bashkitë e vogla dhe të mesme.

Sipas ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, prej 1 shtatorit, paga minimale nga 32 mijë lekë do të shkojë në 70 mijë lekë.

Por si ndryshon niveli i pagave në bazë të numrit të popullsisë?

Konkretisht, për Bashkinë Tiranë kufiri minimal i pagës së kryetarit është 268 mijë lekë/ muaj dhe ai maksimal 318 mijë lekë në muaj.

Për nënkryetarët e kësaj bashkie, kufiri maksimal arrin në 270 mijë lekë në muaj. Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me mbi 200 mijë banorë, paga për kryetarin varion nga 255 mijë lekë deri në 290 mijë lekë në muaj, ndërsa për nënkryetarin arrin deri në 255 mijë lekë në muaj.

Për bashkitë me një numër popullsie nga 50 mijë deri në 200 mijë banorë, paga për kryetarin arrin deri në 260 mijë lekë në muaj dhe nënkryetarin 205 mijë lekë në muaj.

Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me numër popullsie deri në 50 mijë banorë, paga maksimale prek nivelin e 240 mijë lekë në muaj për kryetarin dhe 185 mijë lekë për nënkryetarin.

Ndërsa sa i takon Këshillit të Qarkut, paga për kryetarin arrin në 260 mijë lekë në muaj dhe për nënkryetarin 205 mijë lekë/muaj. Rritje të konsiderueshme kanë pësuar edhe pagat e drejtorëve në pushtetin vendor të cilat janë barazuar me një drejtor në ministri.

Po ashtu, është përafruar niveli i pagave për pozicion për nëpunësit civilë në të gjitha bashkitë në vend, duke reduktuar hendekun që ekzistonte më parë për shkak të numrit të popullsisë që kanë bashkitë. Konkretisht, pagat e specialistëve në të gjitha bashkitë fillojnë nga 40-80 mijë lekë/muaj.

Në bashkitë e mëdha, për nivelin përgjegjës sektori arrijnë deri në 105 mijë lekë në muaj, për nivelin drejtor drejtorie arrijnë në 141 mijë lekë/muaj, drejtorët e përgjithshëm marrin deri në 170 mijë lekë në muaj dhe sekretari i përgjithshëm 205 mijë lekë në muaj.

Fatura vjetore e rritjes së pagave në pushtetin vendor është 3 miliardë lekë dhe do mbulohet nga buxheti i shtetit. Për pjesën mbi këtë nivel do të jenë vetë bashkitë që do ta mbulojnë.

The post Nga 1 shtatori, rriten pagat për kryetarët e Bashkive/ Sa do të paguhen drejtorët dhe punonjësit e tjerë appeared first on Albeu.com.

Befason ish-konkurrentja e “Për’puthen”: Shpenzoj 3 mijë euro në muaj, meshkujt kanë tentuar të më blenë me para
Ditën e djeshme, ish-konkurrentja e Për’puthen, Enisa Gega, ishte e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në E Diell.

Ajo foli për jetën pas largimit nga programi, si dhe për një njohje të re me një djalë nga Londra.

Ndër të tjera, duke mos iu shpëtuar ngacmimeve të moderatorit, Enisa tregoi se harxhon 3 mijë euro në muaj.

Ronaldo Sharka: Ka pasur meshkuj që kanë tentuar të blejnë me para?

Enisa Gega: “Po, por më e çuditshmja është që ato meshkuj që kanë tentuar kanë qenë mbi 35 e sipër… por që jo!”.

Ronaldo Sharka: Sa lekë shpenzon në muaj?

Enisa Gega: “Bashkë me kursimet, shtëpi drita ujë, goca unë, shkon tek 3000 euro në muaj!”.

Ronaldo Sharka: Do fillojnë komentet, ku i gjen lekët?

Enisa Gega: “Fisi i mamit tim, është fis shumë i madh dhe fis me emër të cilët jetojnë të gjithë në Itali dhe lavdi Zotit, mua më kanë mbajtur në pëllëmbë të dorës”.

The post Befason ish-konkurrentja e “Për’puthen”: Shpenzoj 3 mijë euro në muaj, meshkujt kanë tentuar të më blenë me para appeared first on Albeu.com.

44 mijë paund dhe 3 mijë euro në automjet, procedohet penalisht 40-vjeçari Rezart Balesi : Dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale
44 mijë paund dhe 3 mijë euro në automjet, procedohet penalisht 40-vjeçari Rezart Balesi : Dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale

Një 40 vjecar është proceduar penalisht në Fier, pasi i janë gjetur dhe sekuestruar në automjet 44 mijë paund dhe 3 mijë euro.

Dyshohet se paratë janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Fier / Punë e pandërprerë për goditjen e paligjshmërive.

✅️Iu gjetën në automjet dhe iu sekuestruan 44 000 paund dhe 3 000 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale, procedohet penalisht 40-vjeçari.

✅️Transportonin mallra të kontrabanduara, me qëllim tregtimin e tyre, procedohen penalisht edhe 2 shtetas të tjerë.

Në vijim të kontrolleve të shtuara në çdo aks rrugor, me qëllim goditjen e paligjshmërive, Policia e Fierit ka evidentuar 2 raste të veprimtarive kriminale në fushën e krimit ekonomik.

-Në vendin e quajtur “Poçem”, u ndalua nga shërbimet e Policisë Fier, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R. B. Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën 44 000 paund dhe 3 000 euro, për të cilat ky shtetas nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre dhe për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Fier referuan materialet dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. B., 40 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumat e parave, 2 aparate celulare dhe automjeti me të cilin udhëtonte ky shtetas.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të burimit të të ardhurave të shtetasit R. B., si dhe nëse ky shtetas është i implikuar në veprimtari kriminale.

-Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve të shtuara, u evidentua dhe u godit edhe një rast i transportimit të mallrave të kontrabanduara, me qëllim tregtimin e tyre.

Në vijim, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasen B. F., 40 vjeçe, për veprat penale “Transportimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe për shtetasin J. M., 35 vjeç, për veprën penale “Transportimi i mallrave kontrabandë”, pasi gjatë kontrollit në automjetin e shtetases B. F., me drejtues shtetasin J. M., u gjetën mallra të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, për të cilat nuk dispononin dokumentacionin përkatës. 40-vjeçarja dyshohet se do t’i tregtonte mallrat e kontrabanduara, në dyqanin e saj ku kishte të punësuar shtetasin J. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë?‍️?

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit??

#nëshërbimtëqytetarëve?‍️??‍️

The post 44 mijë paund dhe 3 mijë euro në automjet, procedohet penalisht 40-vjeçari Rezart Balesi : Dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale appeared first on Albeu.com.

Zbardhet dëshmia e shoferit të Ministrisë së Drejtësisë, si iu merrte shuma të majme për një legalizim
Tre mijë euro për të legalizuar pronat. Kjo ishte shuma që Hamza Tola, punonjës shërbimi në Ministrinë e Drejtësisë, kërkoi nga shtetasi Kastriot Kreku për t’i legalizuar tokat dhe shtëpinë.

Abcnews.al ka zbardhur edhe dëshminë e këtij të fundit, i cili ka treguar se pavarësisht se i dha Tolës, shofer në Drejtorinë e Burgjeve Tiranë, shumën e kërkuar, ai nuk është ndalur me aq dhe ka kërkuar më shumë.

Nga dëshmia e Krekut konfimohen lidhjet e forta të Tolës me drejtoreshën e ASHK-së në Sarandë, Aida Demi. Nisur nga kjo, Tola e ka kërcënuar Krekun se nuk do të marrë certifikatën e pronësisë, pasi debatuan për shumën e kërkuar dhe kjo ishte pikërisht ajo që ka ndodhur.

Dëshmia e Kastriot Krekut:

Nga fundi i muajit korrik 2021 takova një shtetas dhe më thotë që donte një dhomë me qira te hoteli im dhe i thashë që nuk kam dhe e çova përballë te një hotel dhe i thashë që pas tri ditësh mund të vish te hoteli im. Më bëri përshtypje sepse ky shtetas interesohej shumë dhe unë nuk i kisha shpjeguar asgjë, por ai interesohej për tokat, për dokumentet në përgjithësi.

Që ditën e parë që erdhi në Borsh, darkën e hëngri te hoteli im dhe aty filluam të diskutonim dhe unë i shpjegova problemin që kisha. Ky shtetas m’u prezantua si Hamza Haxhi Tola, i datëlindjes 13. 12. 1968 dhe më tha që punonte te Ministria e Drehtësisë dhe nuk ma tha pozicionin se ku ishte, por kur u interesova e mësova që punonte si shofer në Drejtorinë e Burgjeve, në Tiranë. Pasi vajtëm tek toka dhe e pamë të dy së bashku, Hamza Tola më siguroi që për këto toka do më nxirrte lejet që unë interesohesha dhe të dy ne ose fëmijët tanë mund të hapnin një biznes së bashku. Hamza Tola më tha që problemin e tokës e kisha të mbaruar dhe realisht kështu ndodhi, ky shtetas më kërkoi disa shpenzime për të legalizuar shtëpinë dhe më kërkoi 3 mijë euro dhe unë i dhashë 2 mijë euro, në fund të shtatorit 2021 e përfundoi lejen e legalizimit. Unë mendova se pagesa prej 2 mijë euro ishte që unë s’kisha për të kryer më pagesa dhe Hamza Tola më tha që ik te legalizimet se e ke gati dhe merr faturat për të bërë pagesën. Kur vajta te legalizimet, mora faturat dhe vajta te banka të paguaja rreth 400 000 lekë dhe u pajisa me lejen e legalizimit, të cilët, pas 30 ditësh bëra kërkesë për t’u pajisur me certifikatë pronësie dhe Hamza Tola më tha që e njihte drejtoreshën e ASHK-së Sarandë dhe më tha që kam folur me drejtoreshën, me shtetasen Aida Demi. Problemi qëndronte se Hamza Tola fillloi të më kërkonte lekë të tjerë dhe më tha më duhen një mijë euro dhe m’i kërkoi urgjentisht dhe unë ia dërgova ato lekë me Moneygram dhe këto euro ia nisa shtetasit Ervis Gjuzi, i cili ishte shoku i ngushtë i shtetasit Hamza Tola. Këto lekë mua m’u kthyen nga Moneygram sepse ishte mbi limitin që kishte kompania, por pas tre ditësh me Western Union i dërgova 500 euro shtetasit Ervis Gjuzi, për t’ia dhënë Hamza Tolës dhe shtetasi Hamza Tola më konfirmoi që i mori këto lekë.

Kur u ktheva në Shqipëri, në fund të nëntorit të vitit 2021 unë takova Hamza Tolën dhe vajta te shtëpia e tij në Tiranë dhe më bëri përshtypje se më tha që kishte një problem dhe do të bëhet kontroll te ASHK Sarandë dhe do të bënin kontroll, pra kjo ishte si një presion nga ana e tij për të treguar fuqinë që kishte.

Unë fillova të debatoja dhe i prishëm marrëdhëniet dhe më tha nuk do ta marrësh certifikatën e pronësisë sepse ai kishte lidhje me drejtoreshën e ASHKA-së Sarandë. Që në momentin që marrëdhënia jonë u prish, e vërteta është se unë nuk u pajisa me certifikatën e pronësisë dhe ky problem është edhe sot dhe unë nuk po pajisem dot.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë vendosi masën arrest me burg për Hamza Tolën. Ai kuzohet për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim.

Tola u arrestua  me urdhër nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pasi prokurori Elvin Gokaj, i kërkoi gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

The post Zbardhet dëshmia e shoferit të Ministrisë së Drejtësisë, si iu merrte shuma të majme për një legalizim appeared first on Albeu.com.

“Katër plumba më kaluan nga fytyra”, rusët qëllojnë drejt gazetarit zviceran dhe i vjedhin 3 mije euro (VIDEO)
Ushtarët rusë qëlluan në veturën e gazetarit zviceran, Guillaume Briquet në fillim të kësaj jave. Ai ndau historinë me gazetaren ukrainase, Tatiana Popov, dhe ajo u publikua nga Presidenti i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës, Sergiy Tomilenko në Facebook.

Ushtarët rusë qëlluan me vetëdije mbi një veturë me mbishkrimin Press teksa po udhëtonte nga Kirovograd në rajonin e Nikolaevit dhe më pas e grabitën atë. Plumbat kaluan disa centimetra përtej kokës së tij dhe nëse ai nuk do të ishte përkulur do të ishte goditur.

“Nuk është ushtria, janë vrasësit e Putinit”, tha gazetari zviceran. “Shkova në Nikolaev, ku pas kontrollit ukrainasit më lejuan të vazhdojë. Pasi mora patentën time, vazhdova rrugën time. Katër kilometra më vonë ata filluan të qëllojnë në veturën time – katër të shtëna kaluan pranë fytyrës sime”, tha ai.

Pasi ushtarët rusë qëlluan në veturën e tij, Guillaume doli prej automjetit dhe ngriti duart duke thënë “Unë jam gazetar, mos më vrit”.

Ai thotë se i pyeti nëse ishin ukrainas apo rusë dhe një i ri u përgjigj se ishin ushtarë rusë. Një tjetër burrë futi dorën në xhep dhe i mori 3000 euro.

“E pyeta pse më morët paratë, kjo është grabitje dhe ai m’u përgjigj “Kjo është situata tani” dhe qeshi”, tha gazetari zviceran, i cili pretendon se rusët i kanë konfiskuar pajisjet profesionale, laptopin, pasaportën dhe ushqimin.

“Më pas rusi më tha: ‘Ke tre minuta për t’u kthyer ose do të të vras’”, thotë Guillaume.

Zvicerani ka shkuar në Ukrainë me një kartelë ndërkombëtar të gazetarëve pesë ditë para fillimit të pushtimit rus në Ukrainë.

Photojournaliste, il a survécu à une embuscade de militaires russes qui lui ont tiré dessus alors qu’il conduisait. Guillaume Briquet raconte la violence de cette attaque pic.twitter.com/ijXPGAWSpE

— Konbini news (@konbininews) March 10, 2022

The post “Katër plumba më kaluan nga fytyra”, rusët qëllojnë drejt gazetarit zviceran dhe i vjedhin 3 mije euro (VIDEO) appeared first on Albeu.com.