3.3 milionë të huaj Archives - Albeu.com

Rritja e turizmit vijoi edhe në maj, 3.3 milionë të huaj hynë në Shqipëri në 5 muaj
Bumi i turizmit ka vijuar edhe në muajin e pestë të këtij viti, teksa në territorin e vendit tonë hynë mbi 973 mijë të huaj. Në total, në janar-maj, numri i të huajve regjistroi shifrën mbi 3.3 milionë apo 38.2% më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Instituti i Statistikave, publikoi lëvizjen e shtetasve ku rezulton se gjatë muajit maj 2024, rezultojnë të kenë hyrë, në territorin shqiptar, 1.606.520 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Ky tregues ka shënuar rritje me 30,6%, krahasuar me maj 2023. 1.615.862 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 30,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Në maj 2024, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 632.832, duke shënuar një rritje me 20,5%, krahasuar me maj 2023. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 973.688.

Ky numër është rritur me 38,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Sipas statistikave në Maj 2024, krahasuar me Maj 2023, hyrjet e shtetasve të huaj shënojnë: rritje, për qëllime personale me 37,9%; rritje, për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 45,0%; rritje, për biznes dhe qëllime profesionale me 48,3%.

I njëjti vlerëson se në muajin Maj 2024, 662.095 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 23,9%, krahasuar me Maj 2023.

“Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Maj 2024, janë 953.767. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 36,0%.

Në Maj 2024 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 927.906 shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 24.191 dhe 8.219 shtetas”, vlerëson INSTAT.

Viti 2024 pritet një tjetër rekord historik.

Tur-operatorët vendas që punojnë me turizmin e organizuar, por edhe strukturat akomoduese të regjistruara në platforma si Booking apo Air BNB raportojnë se viti 2024 ka ardhur me rritje të kërkesës.

Sa u takon turistëve në grupe të organizuara, bien në sy grupet e polakëve dhe çekëve të cilët kanë shënuar numër më të lartë kontratash garancie, teksa italianët dhe spanjollët po vijnë në të gjitha format por sërish me rritje të numrave.

Ksamili dhe Saranda, duket se edhe këtë vit janë në krye të listës sa i takon rezervimeve individuale teksa Durrësi dhe më pak Vlora qëndrojnë në krye të rezervimeve te organizuara.

Ky vit parashikohet që të regjistrojë një tjetër vit historik, sa i takon vizitorëve të huaj që vitin e shkuar kaluan 10.5 milionë.

The post Rritja e turizmit vijoi edhe në maj, 3.3 milionë të huaj hynë në Shqipëri në 5 muaj appeared first on Albeu.com.