29 shkurti Archives - Albeu.com

Çfarë do të ndodhte nëse nuk do të kishim 29 shkurtin një herë në 4 vjet?
Tashmë jemi mësuar të dëgjojmë që Tokës i duhen 365 ditë që të përfundojë rrotulllimin e saj, por në fakt zgjat 365 ditë e çerek. Vitet e brishta ndihmojnë që kalendari 12-mujor të përkojë me lëvizjen e planetit tonë rreth Diellit.

Pas 4 vitesh, orët e mbetura plotësojnë një ditë të plotë. Në vitin e brishtë, ne e shtojmë këtë ditë në muajin shkurt duke e bërë me 29 ditë nga 28.

Ideja nisi në Romën e lashtë ku njerëzit përdornin një kalendar me 355 ditë nga 365 sepse e bazonin në ciklet dhe fazat e Hënës. Ata vunë re se kalendari nuk po përputhej me stinët kështu që çdo dy vjet shtuan një muaj që e quajtën Mercedonius për të plotësuar ditët.

Në vitin 45 para Krishtit, perandori romak Jul Cezari prezantoi kalendarin diellor që ishte bazuar në një model egjiptian. Çdo 4 vjet, shkurtit i shtohej një ditë që të përputhej me rrotullimin e Tokës rreth Diellit. Në nder të Cezarit, sistemi njihet ende si kalendari julian.

Por me kohën njerëzit kuptuan se rrotullimi i Tokës nuk zgjaste 365.25 ditë por 365.24219 ditë ose 11 minuta më pak. Kështu që duke shtuar një ditë të plotë çdo 4 vjet ishte një korrigjim i tepërt.

Më 1582, Papa Gregori XIII firmosi një urdhër që bënte një rregullim të vogël. Viti i brishtë do të vazhdonte çdo 4 vjet përveçse në vitet “shekullore” ose të përpjesëtueshëm me 100 si 1700 apo 2100, vetëm nëse ata nuk përpjesëtoheshin gjithashtu edhe me 400. Duket pak e vështirë, por kjo rregulloi sistemin që ne vazhdojmë të përdorim ende, kalendarin gregorian.

Por çfarë do të ndodhte nëse nuk do të ekzistonte viti i brishtë? Si fillim, nuk do të përputhej me stinët. Kjo mund të sillte që solsticet dhe ekuinokset të ndodhnin në një kohë tjetër nga ajo që pritet.

Dimri mund të ndodhte në periudhën që kalendari do e tregonte si stinën e verës dhe kjo do të ngatërronte fermerët pasi nuk do dinin se kur duhet të mbillnin farat.

Kalendarë të tjerë përdorin metodat e tyre. Kalendari hebre që funksionon përmes sistemit diellor dhe hënor ka një cikël 19-vjeçar. Kalendari islam ndjek fazat e hënës dhe nuk shton ditë. Viti hënor zgjat vetëm 355 ditë dhe datat e rëndësishme në kalendarin islam spostohen me 10-11 ditë më herët çdo vit në kalendarin diellor.

The post Çfarë do të ndodhte nëse nuk do të kishim 29 shkurtin një herë në 4 vjet? appeared first on Albeu.com.