PËRMBLEDHJE/ Këto janë ngjarjet kyçe të ditës së shtatë të pushtimit rus në Ukrainë

Jemi në ditën e shtatë të pushtimit rus në Ukrainë dhe agresioni i ushtrisë së Vladimir Putin ka ardhur duke u rritur.

Ditën e sotme ka pasur shpërthime të forta në Kharkiv, Kherson dhe Mariopol, por jo vetëm. Gjithashtu pas pak pritet të nisë dhe raundi i dytë i bisedimeve mes palëve.

Këto janë disa pika kyçe të ditës së shtatë të pushtimit:

Në jug:

  • Rusia thotë se ka marrë kontrollin e portit të Khersonit , edhe pse kryebashkiaku i saj thotë se forcat ukrainase janë ende duke u mbajtur
  • Ekziston frika e viktimave masive në qytetin e Mariupol pranë kufirit me Rusinë, me nënkryetarin e bashkisë që tha se një zonë është “pothuajse e shkatërruar plotësisht”.

Në verilindje:

  • Ka raportime për një sulm me raketë në qytetin e dytë të Ukrainës, Kharkiv , në departamentin rajonal të policisë dhe një pjesë të një universiteti
  • Më herët, parashutistët rusë zbarkuan në qytet dhe filluan të luftojnë për kontroll, tha ushtria e Ukrainës

Në zhvillime të tjera:

  • Më shumë se 2,000 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit të Rusisë, kanë thënë autoritetet ukrainase
  • Bisedimet e paqes do të rifillojnë të mërkurën në mbrëmje midis Rusisë dhe Ukrainës, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass
  • Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar i është kërkuar nga lideri i opozitës, Keir Starmer, të shënjestrojë Roman Abramovich, pronar i klubit të futbollit Chelsea , me sanksione. Abramovich ka mohuar të jetë i afërt me Vladimir Putin.


Shtuar 2.03.2022 17:17