22 operacionet Archives - Albeu.com

BILANCI/ 22 operacione në 1 javë, Policia: U kapën 38 persona të shpallur në kërkim, 115 të arrestuar në total
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e një jave pune.

Sipas bluve, gjatë një jave u zhvilluan 22 operacione, ku 115 persona ranë në prangat e policisë, mes tyre 38 të shpallur në kërkim.

Të dhënat policia i bëri të ditura përmes një njoftimi.

Njoftimi i Policisë:

Kontrolle intensive dhe punë profesionale hetimore për parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për zbardhjen e atyre të ndodhura më parë.

Strukturat e Policisë, gjatë kësaj jave, kanë finalizuar një sërë operacionesh policore, si dhe vijojnë kontrollet e befasishme, në çdo skaj të vendit, për goditjen e paligjshmërisë në të gjitha format e shfaqjes së saj.

Vijojnë kontrollet intensive në të gjitha zonat bregdetare, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shtetasve që kryejnë manovra të rrezikshme me mjete lundruese, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Operacione të finalizuara, edhe për lirimin e hapësirave në vijën bregdetare.

✅Korçë – Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Matrix”. Qarkullonte me armë zjarri gati për qitje, vihet në pranga 26-vjeçari që kishte dalë nga burgu muajt e fundit dhe për të cilin dyshohet se do të kryente një vrasje me pagesë.

✅Finalizohet nga strukturat e Policisë së Lezhës, operacioni policor i koduar “GJURMA”, si rezultat i të cilit u bë zbardhja dhe dokumentimi i plotë i një vrasjeje të ndodhur në vitin 2016 në Mirditë, vihet në pranga autori i saj.

✅Finalizohen nga DVP Tiranë, “Double strike” në 2 faza dhe “Pasagjeri” – Zbulohet dhe sekuestrohet një arsenal armësh, vihen në pranga 3 shtetasit që i mbanin armët dhe sendet e kundërligjshme, në automjetet me të cilat qarkullonin, në banesat e tyre dhe në ambientin e marrë me qira prej tyre;

Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 410 shtetas, nga këta: 115 janë arrestuar, 270 janë proceduar penalisht dhe 25 janë shpallur në kërkim.

Janë kapur në total 38 persona në kërkim, nga të cilët: 36 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.

Janë zhvilluar 22 operacione policore të koduara: “Discover”, “Double strike” (2 raste), “Pasagjeri”, “Last box”, “Medicines”, “Share”, “Benefit”, “Bregdeti i lirë”, “Makineta”, “Diesel”, “Fields”, “Zalli i Bazit”, “GJURMA”, “Around”, “Laku”, “Kreshpan”, “Perimetri 185”, “Perimetri 186”, “Knock Doën” (në vijim), “Restart 10” dhe “Matrix”.

Shërbimet e Policisë kanë vijuar edhe gjatë kësaj jave, kontrollet në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

“Zalli i Bazit”/Mat – Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambient të hapur, vihet në pranga 44-vjeçari përsëritës në këtë veprimtari kriminale, shpallet në kërkim vëllai i tij;

“Fields”/Sarandë – U kapën në flagrancë duke vaditur bimët narkotike, në pranga 2 vëllezërit;

“Laku”/Pukë – Kapen dhe arrestohen në flagrancë, duke vaditur bimët narkotike, 3 shtetas, sekuestrohen 527 të dyshuara narkotike kanabis;

“Kreshpan”/Fier – Sekuestrohen 2 armë gjahu, 8 kilogramë kanabis dhe 163 bimë kanabisi, vihen në pranga 47-vjeçari dhe djali i tij, shpallet në kërkim djali tjetër;

“Restart 10”/Korçë – Sekuestrohen 30 kg kanabis, vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër;

Kapen dhe vihen në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Knock Doën”, të finalizuar 3 muaj më parë, në Korçë;

٠”Share”/Elbasan – Sekuestrohen sasi heroine dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, vihet në pranga 37-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Si rezultat i kontrolleve masive, operacioneve dhe goditjeve nga DVP-të në qarqe, janë sekuestruar rreth 51 kg lëndë narkotike kanabis, sasi heroine, mijëra bimë kanabisi, shuma parash të përfituara nga veprimtaritë e ndryshme kriminale, medikamente të kontrabanduara, 4 radio si ato të Policisë, 3 automjete, 21 aparate celulare, targa shqiptare dhe të huaja, 2 palë dylbi, dokumente të falsifikuara dhe 7 mjete lundruese.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 9 raste dhe janë sekuestruar 1 snajper, 7 armë zjarri, 3 armë gjahu, 1 pushkë sportive, 6 thika, krehëra pistolete, silenciatorë, pajisje të ndryshme armësh, 1 dorezë hekuri dhe 1 shufër metalike.

Janë goditur 12 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 42 raste të dhunës në familje.

Janë evidentuar dhe goditur 20 raste të krimeve mjedisore, 5 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 4 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 24 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 26 raste.

Janë evidentuar dhe goditur 11 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht autorët e dyshuar.

Policia Rrugore/Vijon monitorimi intensiv në të gjitha akset rrugore të vendit, duke përdorur flotën e re të automjeteve të pajisura me teknologjinë bashkëkohore, makinat inteligjente, Poliscan-in, dronin “edukues”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjatë kësaj jave janë pezulluar 466 leje drejtimi, nga të cilat: 360 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 67 për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 39 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar 35 drejtues mjetesh, nga këta: 20 për drejtim mjeti, në gjendje të dehur dhe 15 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 2 raste të drejtimit të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike.

Janë vendosur 15.512 masa administrative, për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Kufitare/Gjatë kësaj jave shërbimet e Policisë Kufitare kanë vijuar kontrollet në të gjitha zonat bregdetare, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shtetasve që kryejnë manovra të rrezikshme me mjete lundruese, duke rrezikuar jetën e pushuesve, për dokumentacionin që duhet të kenë mjetet ujore private dhe mjetet lundruese që përdoren për argëtim, si dhe për respektimin e bovave dhe të sinjalizimeve përkatëse për kufizimin e mjeteve lundruese.

Në këtë kuadër, gjatë kësaj jave, janë bllokuar 7 mjete lundruese “Jet ski”, për kryerjen e manovrave të rrezikshme në perimetrin e sigurisë në plazhe.

Gjatë kësaj jave janë kapur 7 shtetas në kërkim, nga të cilët 5 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.

Janë goditur 10 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Janë proceduar penalisht 5 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, dhe 5 të tjerë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”

Gjithashtu, janë goditur 2 raste të mitëdhënies dhe 2 raste të veprës penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”.

Me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, Policia e Shtetit do të intensifikojë kontrollet e befasishme në të gjithë vendin. Kontrollet do të intensifikohen edhe gjatë vijës bregdetare dhe në zonat e tjera turistike, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për pushuesit dhe turistët. Gjithashtu, do të vijojnë operacionet policore dhe bashkëpunimi me qytetarët, partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për jetën dhe pronën e qytetarëve. Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

The post BILANCI/ 22 operacione në 1 javë, Policia: U kapën 38 persona të shpallur në kërkim, 115 të arrestuar në total appeared first on Albeu.com.