22 maj Archives - Albeu.com

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Më 22 maj rivotime në disa qendra votimi
Ditën e djeshme, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, caktoi datën 22 Maj për rivotimin në shtatë qendra zgjedhore pasi Gjykata Administrative, i hodhi poshtë ankesat e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Frontit Evropian.

Partitë e koalicionit u ankuan kundër mundësisë së përsëritjes së procesit, ndërsa vendimin e KSHZ-së e quajtën një skenar në mënyrë që BDI-ja dhe Fronti Evropian të dëmtohen, duke i marrë të paktën një deri në dy deputetë.

Të gjithë anëtarët e KSHZ-së, përveç nënkryetares Ditmire Shehu, e cila nuk mori pjesë në seancë, votuan që të përsëritet votimi në një qendër të Komunës së Zhelinës pranë Tetovës. B

ëhet fjalë për zonën e gjashtë zgjedhore, ku Fronti Evropian fitoi nëntë deputetë, ndërsa koalicioni “Vlen” shtatë.

Rivotimi rrezikon që Frontit Evropian t’i merret një deputet dhe ai t’i shkojë koalicionit Vlen, duke pasur parasysh ndikimin që drejtues të këtij koalicioni kanë, konkretisht në fshatin Llërcë, ku u konfirmua rivotimi.

Më pak se dyqind vota do të përcaktojnë nëse BDI dhe koalicioni i tij, do të humbasë apo do të ruajë këtë vend në parlament.

Rivotime do të ketë edhe në gjashtë qendra të tjera në Krushevë, Dollnen, Strugë dhe Ohër, si pjesë e zonës së gjashtë zgjedhore.

Edhe këtu koalicioni Fronti Evropian, rrezikon të humbasë një deputet dhe atë ta fitojë ose Lidhja Social Demokrate ose VMRO-DPMNE-ja.

BDI-ja dhe partnerët e saj vlerësojnë se të gjitha partitë janë bërë bashkë për ta dëmtuar atë, sepse në zgjedhjet parlamentare të 8 majit doli partia e dytë në vend me 19 ligjvënës, teksa LSDM-ja me një më pak, kurse koalicioni Vlen me 13 vende nga 120 sa ka parlamenti.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, tha pas një takimi të shtunën me drejtuesit e koalicionit Fronti Evropian se ata janë fituesit e zgjedhjeve të 8 majit, por se po bëhen marrëveshje në dëm të shqiptarëve, me synim rrezikimin e marrëdhëniet ndëretnike.

“Rivotimi ka një prapaskenë të rrezikshme, por nuk do të lejohet që të realizohet strategjia e nxitjes së tensioneve”, tha zoti Ahmeti .

Ndërkohë, koalicioni Vlen ku bëjnë pjesë Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe fraksioni i Aleancës për Shqiptarët akuzojnë BDI-në për manipulime në zgjedhjet parlamentare të para dhjetë ditëve, për blerje votash dhe trysni e kërcënime ndaj votuesve.

“Vlen” është përfshirë në bisedimeve intensive me partinë VMRO-DPMNE për formimin e qeverisë së re. Zoti Arben Taravari, ka theksuar se të premten që vjen mund të zyrtarizohet koalicioni i ri qeveritar.

Zgjedhjet e fundit presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ku VMRO-ja shënoi fitore të thellë, janë ndjekur me interes jo vetëm në rajon por dhe më gjerë.

Analistët në Shkup e shikojnë VMRO-në nacionaliste, si frenuese e proceseve të integrimit të vendit në BE me retorikën e zyrtarëve të saj të lartë kundër marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë, të cilat janë kyçe për rrugën e vendit të vogël ballkanik drejt Brukselit.

The post Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Më 22 maj rivotime në disa qendra votimi appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 22 maj 2023: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
DASHI

Gjatë orëve në vijim do të keni ndjesinë se keni kapërcyer një pengesë të madhe dhe kjo për faktin se do të mund të përfitoni nga një pamje më e qetë astrale në krahasim me ditët e fundit, veçanërisht në dashuri.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 22 maj 2023), një moment i vogël stresi për ju; përpiquni të shmangni diskutimet në familje… Gjatë gjithë javës së kaluar keni qenë subjekt i luhatjeve të humorit. Tani do të jetë e rëndësishme të shmangni thëniet që nuk i mendoni.

BINJAKËT

Në këtë fazë të jetës suaj duhet të jeni më praktik. Mbani shpenzimet nën kontroll dhe shmangni hapat më të gjatë se sa mundeni. Tani do të duhet të vendosni se cilën rrugë do të ndiqni, jo vetëm nga pikëpamja profesionale.

GAFORRJA

Dëshironi të flisni për dashurinë pa asnjë maskë. Shumë do të duan të heqin qafe një “gur” të madh që ju rëndon prej disa kohësh. Në përgjithësi jeni një person shumë besnik, por disa ndryshime në humor mund t’ju detyrojnë të bëni gabime.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 22 maj 2023), ju pret një javë e qetë: shumë mund të ndihen të lodhur dhe dikush do të flejë keq. Në dashuri do të duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të mos nxitoni për të marrë përgjigje.

VIRGJËRESHA

Yjet premtojnë shumë sinqeritet. Pavarësisht disa problemeve praktike, me Diellin disonant, mund të lindin huti të forta dhe çdo vendim do të duhet të merret në mënyrë të vendosur.

PESHORJA

Ju pret një javë e rëndësishme veçanërisht për të folur për paratë. Keni mundësi të mëdha në mendje, ku edhe mund të gjeni terren pjellor në javët e ardhshme.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 22 maj 2023), Jupiteri në shenjën tuaj ju jep një kapacitet të madh për veprim, manovrim… Nëse mendoni se keni gjetur personin e duhur, kjo mund të jetë dita e duhur. Keni një shans shumë të mirë për realizimin e këtij qëllimi.

SHIGJETARI

Dielli është në kundërshtim të qartë në shenjën tuaj dhe kjo ngadalëson negociatat dhe marrëveshjet. Korriku do të jetë një muaj i rëndësishëm. Javën e ardhshme ju mund të përfitoni nga Hëna që do të jetë në anën tuaj.

BRICJAPI

Rënie fizike në shikim për shumë prej jush. Së shpejti do të ketë një fazë rikuperimi, që nuk duhet ta nënvlerësoni. Gjatë kësaj kohe mund të ndërtoni diçka të rëndësishme falë intuitës suaj. Dikush do të përpiqet të hedhë baltë mbi ju, por pa ia arritur qëllimit. Jeni po aq edhe i fortë!

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 22 maj 2023), gjatë orëve në vijim do të mund të vini në jetë ide që për të tjerët janë të paimagjinueshme. E gjithë kjo falë krijimtarisë suaj të madhe. Në këtë periudhë do të vini në lojë aftësitë tuaja. Por kini kujdes: pak lodhje dhe disa pengesa mund të shkaktojnë ngadalësime dhe vonesa.

PESHQIT

Disa prej jush nuk kanë pasur kohë për të dashurin tuaj. Është koha për t’u larguar nga mendimet negative. Hiqni dorë nga apatia që ju kap shpesh.

The post Horoskopi 22 maj 2023: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë appeared first on Albeu.com.