22 dhjetor Archives - Albeu.com

Horoskopi 22 Dhjetor 2025/ Vështirësitë drejt fundit, ndryshimet në jetën tuaj mund te jenë shumë të thella, zbuloni surprizat e yjeve
Dashi

Ja ku është dita kur do të të vijë vëmendja ose njohja e shumëpritur. Ke mbaruar me shqetësimet që ke përjetuar gjatë muajit të kaluar dhe ke hyrë në një periudhë më të qetë. Ata që kohët e fundit mund vetëm të kritikonin nuk gjejnë fjalë të mjaftueshme për të të lavdëruar. Merri komplimentet me të vërtetë. Nuk ka asgjë të keqe të jesh i lumtur me veten.

Demi

Kjo do të jetë një ditë reflektimi. Ndërsa mund të tundoheni të shikoni prapa dhe të mendoni se sa larg keni arritur, koha juaj do të ishte më mirë të shpenzohej duke menduar për atë që e ardhmja mund t’ju rezervojë. Keni hyrë në një periudhë ripërcaktimi si të identitetit ashtu edhe të objektivave tuaja.

Binjakët

Kjo do të ishte një ditë ideale për t’u kujdesur më shumë për trupin tuaj. Mos e gënjeni veten duke thënë se problemet me shpinën do të zhduken. Caktoni një takim me një mjek ose fizioterapist.

Gaforrja

Kohët e fundit mund të kesh ndryshuar aspektet materiale të jetës tënde. Mund të jenë të nevojshme ndryshime më të thella. Hidhi një sy asaj që të motivoi të krijosh jetën që po jeton tani. Kushtoji vëmendje të veçantë zgjedhjeve që ke bërë në profesionin tënd.

Luani

Kjo do të jetë një ditë e shkëlqyer për të medituar. Mund të jeni të pakënaqur sepse projektet tuaja të ndryshme ende nuk kanë marrë formë. Jeni të paduruar, por kush nuk do të ishte? Kjo periudhë pritjeje ka zgjatur rreth dy muaj, por së shpejti do të përfundojë.

Virgjëresha

Dita e sotme premton të jetë e shkëlqyer, por mos e teproni. Mund të tundoheni të mendoni se vështirësitë tuaja të vogla financiare i keni lënë pas, por jo. Ajo që bëni sot ofron planin për të ardhmen tuaj.

Peshorja

Mos u përpiq ta shtysh dikë tjetër të bëjë diçka që ai ose ajo nuk është i gatshëm ta bëjë. Sa më shumë që e ngacmon dhe përpiqesh ta bindësh, aq më shumë ai person do të rezistojë.

Akrepi

Faktet që mbledh sot do të jenë shumë të rëndësishme për ty më vonë. Sigurohu që informacioni që merr është i organizuar mirë në mënyrë që ta kuptosh lehtësisht më vonë. Nuk ka nevojë të nxirrni përfundime sot. Thjesht mblidhni të dhënat.

Shigjetari

Kujdesu për gjërat themelore sot. Mos u përpiq të nxitosh për t’i provuar dikujt tjetër se je më përpara nga ç’je në të vërtetë. Kjo vetëm sa do të të çojë edhe më prapa në planin afatgjatë. Fillo nga fillimi dhe puno vazhdimisht që nga aty.

Bricjapi

Je në një pozicion të paqëndrueshëm sot. Ka shumë energji të grumbulluar brenda teje. Çlirohu prej saj duke bërë një shëtitje të gjatë ose një vrapim, në vend që ta sjellësh në punë dhe të bëhesh i paduruar me njerëzit me të cilët punon.

Ujori

Mund të bësh përparim të jashtëzakonshëm në punën tënde sot duke përfituar nga një prej ideve të tua. Bëje këtë duke u përqendruar në atë që është më e rëndësishme për ty dhe duke e paraqitur atë në një mënyrë konkrete, të qëndrueshme dhe të bazuar.

Peshqit

Do të bësh një hap gjigant përpara sot. Mos ki frikë ta bësh këtë. “Toka” mbi të cilën je është e fortë dhe e besueshme. Do të njihesh dhe do të shpërblehesh për natyrën tënde tepër të besueshme dhe kujtesën tënde të shkëlqyer. Mos hezito t’i shfaqësh këto cilësi.

The post Horoskopi 22 Dhjetor 2025/ Vështirësitë drejt fundit, ndryshimet në jetën tuaj mund te jenë shumë të thella, zbuloni surprizat e yjeve appeared first on Albeu.com.

Opozita protestë më 22 dhjetor/ Fatmir Mediu ndan detaje nga mbledhja e Kryesisë: Të bashkohemi kundër qeverisë
Më 22 dhjetor, opozita ka paralajmëruar protestë kombëtarë. Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka ndarë detaje nga takimet e zhvilluara me qytetarë, duke shprehur angazhimin maksimal dhe rëndësinë e protestës.

“Kongresi Amerikan, në seancën e Komisionit për Europën, deklaroi se në Shqipëri po shkatërrohet pluralizmi dhe zgjedhjet e lira; krimi dhe korrupsioni janë një kërcënim jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin e më gjerë. Ata kërkuan një drejtësi që i shërben qytetarëve dhe nuk përdoret si armë politike e pushtetit”, thotë ai.

Gjithashtu, Mediu nënvizon se raporti i OSBE/ODIHR, denoncoi qartë se zgjedhjet ishin një farsë.

Reagimi i Mediut:

Protesta e Opozitës në 22 Dhjetor

Në mbledhjen e kryesisë, Kryetari i Partisë Republikane theksoi se është koha që jo vetëm Partia Demokratike, Partia Republikane, por gjithë opozita pa dallim, çdo qytetar, të jetë prezent dhe të luftojë për të ndryshuar realitetin e dominuar nga krimi, korrupsioni dhe papërgjegjshmëria.

Raporti i OSBE/ODHIR denoncoi se zgjedhjet ishin një farsë, ku shteti dhe Partia Socialiste u bënë një, duke vjedhur paratë e taksapaguesve për të blerë vota, faljen e gjobave dhe bonusin për pensionistët në shkëmbim të votës. ODHIR deklaroi se krimi i organizuar, i lidhur me pushtetin, bleu vota, intimidoi votuesit dhe vendosi në parlament përfaqësuesit e tij. Po ashtu, deklaroi qartë se liderët e opozitës u proceduan dhe arrestuan përpara zgjedhjeve politikisht, në shërbim të pushtetit.

IDU (Unioni Ndërkombëtar për Demokraci), ku bën pjesë Partia Republikane Amerikane e Presidentit Trump, Partitë Popullore Europiane theksuan se zgjedhjet në Shqipëri u manipuluan nga Partia Socialiste, e lidhur me korrupsionin dhe krimin, dhe Shqipëria duhet të gjejë mekanizmat për një qeveri që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kongresi Amerikan, në seancën e Komisionit për Europën, deklaroi se në Shqipëri po shkatërrohet pluralizmi dhe zgjedhjet e lira; krimi dhe korrupsioni janë një kërcënim jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin e më gjerë. Ata kërkuan një drejtësi që i shërben qytetarëve dhe nuk përdoret si armë politike e pushtetit.

Të gjitha këto kanë vlerë kur opozita dhe shqiptarët të bashkohen në një lëvizje të fuqishme masive kundër qeverisë së Edi Ramës, e cila po zbraz Shqipërinë dhe po shkatërron të ardhmen e Shqipërisë dhe Kombit, duke e kthyer atë në momentet më të errëta të historisë shqiptare.

The post Opozita protestë më 22 dhjetor/ Fatmir Mediu ndan detaje nga mbledhja e Kryesisë: Të bashkohemi kundër qeverisë appeared first on Albeu.com.

“Të përgatitemi për protestën e 22 dhjetorit”, Berisha: Rama po përpiqet të gjejë strehim politik, do japë llogari edhe nëse shkon prapa diellit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se data 22 dhjetor është data e protestës së përgjithshme kombëtare. Gjatë fjalës së tij në foltoren e PD-së, Berisha u shpreh se Rama po përpiqet të gjejë strehim politik.

Kryedemokrati tha se Rama do japë llogari edhe nëse shkon prapa diellit. Berisha tha se 22 dhjetori është dita e guximtarëve, e burrave dhe grave që guxojnë dhe që vendosin të sakrifikojnë. Në fund, lideri demokrat tha se fitorja e PD-së është e pashmangshme.

‘Kështu që, i them frikacakut, që merr zvarrë Adriatik Lapajn, protestues paqësor, civil, nuk ke parë gjë akoma. Absolutisht nuk ke parë gjë akoma. Sepse në qoftë se ti i ke marrë shqiptarët për frikacakë, ke gabuar rëndë. Boll vodhe, mor ç’të të thuash ty. Miqtë e mi, këto kohë keni dëgjuar vetëm për Lubinë, po a e dini ç’është kopshti privat i tij, ajo Mirlinda e famshme? Mirlinda e famshme është një lubi në vetvete, me një dallim nga Lubia, se Lubia jo të gjitha i ka vjedhur me Ramën, kurse ajo të gjithë agjencinë e saj e ka kopshtin privat të Edi Ramës. Aty janë dosjet.

Baxhanaku i tij ka vjedhur qindra milionë me tendera. Aty janë dosjet që Linda, jo Mirlinda, por ajo tjetra, Linda e tij, diktonte tenderat. Linda Rama diktonte tenderat se kush fiton. Aty janë dosjet në të cilat biznesmenët janë grabitur në mes të Tiranës dhe kanë marrë dherat. Aty janë dosjet, ku ish-zëvendësdrejtori i saj u rrëmbye dhe u mbajt në bodrumet e Suel Çelës dhe mezi doli gjallë. Të gjitha për të fshehur krimet e familjes Rama, krimet dhe vjedhjet e Edi Ramës. Nuk shpëton dot. Kam vënë re se këto kohët e fundit ke bërë udhëtime në Gjirin Persik, në botën arabe.

Disa thonë se ke lobuar për pozicionin tënd të tmerrshëm që ke kohët e fundit në vendet e tjera. Të tjerë thonë se je përpjekur për të gjetur ndonjë strehim politik. Po të them se edhe mbrapa diellit po shkove, llogari do japësh për këto që ke bërë. Ndaj miqtë e mi, këto ditë, nga e hëna gjer të hënën tjetër, të bëjmë çdo gjë. Të mbledhim dhe takojmë çdo guximtar. Edhe njëherë, koha është e guximtarëve, e burrave dhe grave që guxojnë, që vendosin të sakrifikojnë. Dhe u garantoj ju se fitorja jonë është e pashmangshme. Fitore, fitore, fitore. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.” tha Berisha.

The post “Të përgatitemi për protestën e 22 dhjetorit”, Berisha: Rama po përpiqet të gjejë strehim politik, do japë llogari edhe nëse shkon prapa diellit appeared first on Albeu.com.

Ish-kryeministri Berisha njofton datën e protestës kombëtare në Tiranë
Kreu i PD, Sali Berisha njoftoi thirrjen e një proteste kombëtare në datën 22 dhjetor në Tiranë.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD, Berisha tha se protesta do të jetë e vetmja rrugë që do të ndjekë opozita në përballje me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.

Sali Berisha: Duhet të organizojmë protestat, duhet t’i fillojmë sa më parë. I kemi filluar ato që janë te kryeministria. Por me datën 22, duhet të thërrasim protestë kombëtare. Ata shqiptarë që vijnë, ata janë të bekuar. Ata që nuk do vijnë, do vijnë më vonë. Por ne kurrë nuk do bëhemi pengesë, përkundrazi nxitës të protestave gjer ditën e fundit që të krijohet qeveria teknike në këtë vend për zgjedhjet e lira. Agjendë tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë PD.

The post Ish-kryeministri Berisha njofton datën e protestës kombëtare në Tiranë appeared first on Albeu.com.