21 janar Archives - Albeu.com

“Pse nuk vepron SPAK për 21 janarin, kam dërguar provat”, “shpërthen” Artan Hoxha: Le të rrezikoj burgun, unë nuk e tregoj burimin, e kam ndarë mendjen!
Gazetari Artan Hoxha, deklaroi gjatë diskutimit në “Kjo Javë” se nuk do të dorëzojë më prova në SPAK për ngjarjen e 21 Janarit, ku dhe ai është i përfshirë në këtë hetim.

Hoxha tha se edhe pse mund të rrezikojë burgun, ai nuk do të tregojë burimin, pasi SPAK nuk po vepron.

“Ku e kam unë skepticizmin tek SPAK? Unë e kam furnizuar SPAK, sa materiale kam dërguar unë, kjo sttregon se nuk besoj. Psh tek 21 janari pse nuk veprojnë. Janë 4 të vrarë në bulevard. Unë s’do tregoj burimin dhe e kam ndarë mendjen. I kam dërguar provat që atë natë dhe deri sot. Cfarë ka aty që nuk veprojnë?”, tha analisti Artan Hoxha

Artan Hoxha: Sot kemi prova, ajo që thotë zoti Ndreca, nëse kapet një individ gjyqtar apo prokuror që i ka rrëshkitur kontrollit të Veting kjo s’do të thotë që kjo duhet të merret apriori dhe të mos flitet. Unë mendoj se ata monitoruesit kanë patur një linjë.

Prokurori Olsi Dado është sulmuar mediatikisht, politikisht, në momentin kur Veliaj është arrestuar. I është bërë ky sulm, s’kam qenë fare dakord me këtë.

Më bënte përshtypje pse sulmohej vetëm ky. Unë mendoj që Veliaj duhet të gjykohej për cështje të tjera shumë më të mëdha, por SPAK nuk e ka kapur dot, punë e tij. Ne flasim për inceneratorë 138 mln euro që nuk ekziston, unë s’jam i kënaqur me atë që bën SPAK. Por unë e kam mbështetur në luftën kundër pandëshkueshmërisë.

Ku e kam unë skepticizmin tek SPAK? Unë e kam furnizuar SPAK, sa materiale kam dërguar unë, kjo sttregon se nuk besoj. Psh tek 21 janari pse nuk veprojnë. Janë 4 të vrarë në boulevard. Unë s’do tregoj burimin dhe e kam ndarë mendjen. I kam dërguar provat që atë natë dhe deri sot. Cfarë ka aty që nuk veprojnë?

The post “Pse nuk vepron SPAK për 21 janarin, kam dërguar provat”, “shpërthen” Artan Hoxha: Le të rrezikoj burgun, unë nuk e tregoj burimin, e kam ndarë mendjen! appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 21 Janar 2024, diell dhe temperatura të ulëta
Pas reshjeve intensive të shiut dhe të dëborës, në pjesën më të madhe të vendit tonë, dita e fundit e javës mbyllet me mot të qëndrueshëm, reshjet do të jenë me intensitet të ulët  lokalisht në lindje-juglindje të vendit vetëm në orët e paradites.

Sipas Shërbimi Metorologjik pas orëve të paradites, parashikohet ndërprerje e reshjeve të shiut.

Reshjet e dëborës do të vijojnë të jenë me intensitet të ulët në Alpe, relievet malore në veri-verilindje-juglindje të vendit, ndërsa vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta në akset rrugore si dhe mjegull e dendur e mjegullinë, kryesisht në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era është me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 2-11m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era shfaqet intensive problematike me shpejtësi 11-19m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-5ballë.

The post Parashikimi i motit 21 Janar 2024, diell dhe temperatura të ulëta appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 21 Janar 2024, çfarë thonë yjet për ju sot
DASHI

Faza e pasigurisë që keni përjetuar në orët e fundit është ende në vazhdim. Për qetësinë e atyre që ju rrethojnë, gjatë ditës do jeni edhe më të përpiktë dhe më të zhurmshëm se zakonisht. Nuk duhet të keni frikë nga tronditjet e mëdha nëse nuk doni t’i shkaktoni ato vetë… Përdorni kokën… Për sa i përket punës, armatosuni me durim përballë angazhimit ndonjëherë urgjent që do t’ju kërkohet.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel 21 janar 2024), pas një periudhe revolucionesh (madje edhe të rëndësishme), jeni më të “vendosur”. Mundohuni të gjeni ndonjë diversion me dashurinë tuaj që rrezikon të shkaktojë shpërthimin e disa problemeve. Puna? Vazhdoni t’i kushtoni vëmendje financave tuaja. Mund të ecni përpara sepse vendosmëria që po gjeni ditë pas dite ju mbron nga vendimet dhe direktivat.

BINJAKËT

Kjo që po përjetoni është sigurisht një periudhë më e mirë se ajo e përjetuar në fillim të muajit, sepse ato pak situata të kundërta përjetohen me më shumë vetëdije. Pas pak ditësh Venusi nuk do të jetë më kundër jush. Guxim. Prisni edhe disa orë të tjera.

GAFORRJA

Emocioni i shkeljes ose “komplikimi” me çdo kusht mund të përfundojë duke të marrë dorën gjatë orëve të ardhshme të këtij janari. Duhet të kuptoni se sa e rëndësishme është dashuria. Kapitulli i punës: prisni disa përgjigje. Zgjidhjet më të mira nga mesi i shkurtit.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel 21 janar 2024), në këto orë të janarit ka shenja të një rifillimi të mundshëm të dialogut dhe ato duhen respektuar. Kini kujdes me ndrydhjet. Ditët fituese ishin veçanërisht ato që ishin pas nesh. Por kujdes: mos e nënvlerësoni një takim shumë të shkurtër… Punoni? Nëse jeni duke kërkuar për një projekt të ri këtë javë mund t’ju japë intuitën e duhur.

VIRGJËRESHA

Konfirmimi mund të arrijë në fund të muajit, sepse një miqësi mund të bëhet diçka më shumë! Mos e përjashtoni mundësinë e një dashurie të re. Për sa i përket punës, transferimeve të zyrës, priten ndryshimet në vazhdim. Në jetën tuaj gjërat më të bukura dhe rastet më të rëndësishme janë rezultat i meditimeve të duhura.

PESHORJA

Tranziti i favorshëm i Venusit për shenjën tuaj vazhdon. Çdo situatë kritike apo polemikat duhet të sqarohen deri në fillim të shkurtit. Për sa i përket punës, qielli ofron bashkëpunime të rëndësishme. Shikoni përreth me besim.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 21 janar 2024), po përpiqeni të gjeni një pikë referimi, më shumë siguri se në të kaluarën. Disa miqësi mund të bëhen diçka e rëndësishme dhe e thellë nëse zemra ka qëndruar vetëm për një kohë të gjatë. Situata në shtëpi përmirësohet dhe ditët më të mira për të provuar rrugë të reja dashurie janë ato të fundjavës. Për sa i përket punës, nëse jeni në pritje të një përmirësimi, do ta merrni në fund të shkurtit.

SHIGJETARI

Po përjetoni një javë me Venusin në shenjën tuaj, një ngjarje për t’u shfrytëzuar pasi sjell pasion! Duhet përmendur veçanërisht dëshira për të dashuruar, e cila është më e fortë në ditë të caktuara të javës. Sa i përket punës, përvojat e kaluara sjellin sukses dhe sfondin e duhur për punë të reja.

BRICJAPI

Edhe pak javë dhe Afërdita do të jetë në shenjën tuaj. Të tjerët, pavarësisht sa mirëkuptues mund të jenë, jo gjithmonë e kuptojnë plotësisht atë që po ndodh brenda jush. Për sa i përket punës, deri në fund të janarit do të mund të merret një çmim i rëndësishëm. Guximi!

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel 21 janar 2024), ka ardhur koha e paqes për shumë çifte. Nuk e keni bërë akoma? Zgjidheni! Një ngarkesë e dukshme sharmi i ndihmon edhe beqarët: shikoni përreth me besim dhe qetësi. Për sa i përket punës, është koha e duhur për të planifikuar ngjarjet që do të çojnë në aksione të mëdha deri në fund të majit.

PESHQIT

Lajme të mira: po përjetoni një periudhë sigurie për ndjenjat. Marrëdhëniet duhet të konsiderohen me entuziazëm edhe nëse ato nisin vetëm nga një premtim dashurie që ende nuk është konsoliduar. Për sa i përket punës, konfirmimet dhe një bonus i vogël mund të mbërrijnë në fund të muajit në fillim të shkurtit.

The post Horoskopi 21 Janar 2024, çfarë thonë yjet për ju sot appeared first on Albeu.com.

“Ka një provë të re”, Manja: 21 janari të hetohet si krim shtetëror
“Ka një provë të re që duhet ta hapë 21 janarin për tu hetuar si një krim shtetëror.”

Kështu u shpreh ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një deklaratë për mediet ditën e sotme.

Manja: 21 janari nuk është hetuar asnjëherë si vrasje shtetërore. Fakti i bërë public para disa ditësh tregon se ka pasur një zinxhir komanduesish për të qëlluar mbi protestuesit. I takon Prokurorisë që të marrë këtë provë të re dhe të fillojë hetimet për vrajse shtetërore. SPAK duhet t’i japë një përgjigje familjarëve në radhë të parë dhe më pas shqiptarëve se cfarë ndodhi më 21 janar. Ish-kryeministri Berisha për 12 vjet me radhë ka deklaruar se protestuesit i vrau Garda, e cila mbrojti kryeministrin nga 4 qytetarë që me duar në xhepa kishin ardhur ta rrëzonin.

Ministri u shpreh se presin që SPAK të thërresë të gjithë personat e përfshirë dhe të zbardhë përfundimisht të vërtetën. Sipas tij, 21 janari nuk ishte një krim i rëndomtë, por vrasje shtetërore.

Ai bëri me dije se sot do të dorëzojnë kallëzimin në SPAK dhe i takon Prokurorisë më pas të administrojë kasetën me audiopërgjimin në përputhje me dispozitat e ligjit.

/Albeu.com/

The post “Ka një provë të re”, Manja: 21 janari të hetohet si krim shtetëror appeared first on Albeu.com.

Artan Hoxha publikon fotot: Babai i Aleks Nikës dëgjon në diktofon urdhrat e drejtuesve të Gardës më 21 janar
Gazetari Artan Hoxha qenë në familjen e Aleks Nikës, ku babai i tij, Ndue Nika ka dëgjuar në diktofon urdhrat që çuan në vrasjen e të birit në protestën e 21 janarit 2011.

Hoxha thotë se babai, nëna, bashkëshortja dhe fëmijët e Aleks Nikës presin ende drejtësi, pas ngjarjes së rëndë që çoi në vrasjen e njeriut të tyre të dashur.

“Babai i Aleks Nikes, Ndue Nika, duke degjuar në diktofon urdherat e drejtuesve të Gardes, qe çuan në vrasjet e protestuesve me 21 janar 2011.

Mes 4 te vrareve te asaj te premte te ftohte janari, ishte dhe djali i tij, Aleksi, qe kishte dale te protestonte kunder korrupsionit të pushtetit dhe keqeverisjes.

Disa dite pare, me shkova në shtepine e Aleks Nikes, në Lezhe, ku babai, nena, bashkeshortja dhe dy vajzat e tij, presin ende nje pergjigje për skuadren e pushkatimit në bulevardin “Deshmoret e Kombit”, shkruan Hoxha krah fotove.

/albeu.com

The post Artan Hoxha publikon fotot: Babai i Aleks Nikës dëgjon në diktofon urdhrat e drejtuesve të Gardës më 21 janar appeared first on Albeu.com.

Sot, 12 vite nga protesta e përgjakshme e 21 Janarit
Sot bëhen 12 vite nga protesta e përgjakshme e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë.

Nisi si një marshim paqësor, por përfundoi me 4 të vrarë. Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestave të opozitës në atë kohë, në 21 janar 2011.

Edhe pse kanë kaluar 12 vite nga ajo ditë familjarët thonë se ende nuk po shohin drejtësi për të afërmit e tyre.

Më 21 janar 2011, opozita e atëhershme, sot në qeveri protestoi para kryeministrisë.

Protesta degjeneroi në dhunë dhe përplasje ndërsa nga brenda kryeministrisë u hap zjarr duke sjelle dhe bilancin tragjik.

Si nisi ngjarja?

E gjitha u nis pas skandalit me videon Meta-Prifti, ku flitej për koncesion dhe kjo shtyri që të organizohej një protestë kundër këtij korrupsioni siç e quante atëherë Partia Socialiste. Ishte ora 14:00, kur protestuesit përshkuan rrugën në këmbë nga sheshi “Skënderbej” deri para Kryeministrisë, pasi policia kishte ndërmarrë masat që të mos lejonte asnjë autobus më tej.

Turma nisi me thirrje kundër kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha, ndërkohë që vetëm pak minuta më vonë, filloi hedhja e gurëve dhe sendeve të forta në drejtim të forcave të rendit.

Situata u tensionua pasi protestuesit tentuan të hynë në oborrin e kryeministrisë, ndërsa policia mbronte ambientin e brendshëm.

Për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Ky i fundit, pas mjekimit paraprak në Spitalin Ushtarak të Tiranës, është dërguar për kurim të mëtejshëm në Turqi, ku dhe vdiq pas disa ditësh.

Kryeministri Berisha doli në konferencë për shtyp, duke deklaruar se donin t’i bënin puç, ndërkohë që opozita u shpreh se shteti nëpërmjet Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm shqiptarë dhe ka mbytur në gjak një demonstrim paqësor, që është e drejtë kushtetuese e qytetarit.

Partia Socialiste akuzoi si urdhërues të vrasjeve kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Por, Berisha nuk u ndal vetëm me akuzat për PS-në, ai sulmoi ashpër Prokurorinë, SHISH-in dhe Presidentin e Republikës, të cilët, sipas tij, donin ta rrëzonin me dhunë.

Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite./albeu.com/

The post Sot, 12 vite nga protesta e përgjakshme e 21 Janarit appeared first on Albeu.com.

Akuzat e Bashës për 21 Janarin, Berisha: Kam qenë në zyrë, ku ishte Basha nuk e di
Ish-Kryeministri Sali Berisha është pyetur në emisionin “Opinion” lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij nga kreu i PD Lulzim Basha lidhur me rolin e tij në ngjarjet e 21 Janarit. Duke ju përgjigjur gazetarëve, Berisha tha se atë ditë ka qenë në zyrën e tij, ndërkohë që Basha nuk dihet se ku ka qenë.

Pjesë nga biseda në studio:

Fevziu: Di ndonjë gjë për zoti Basha për 21 Janarin që ne nuk e dimë?

Berisha: Basha është bërë bashkë me zotin Rama për 21 Janarin. Meqë jemi këtu do them. Ka një përcaktim të kryetares së OSBE-së në atë kohë që ajo ishte axhendë pushteti, është zyrtare.

Ka një fakt tjetër. Sali Berisha ka qenë jashtë zyre duke drekuar me ambasadoren e Republikës Federale Gjermane dhe është kthyer në zyrën e tij dhe nuk ka lëviz nga zyra asnjë moment. Ka një fakt tjetër që zyra e tij është qëlluar me plumba dhe ai ka qëndruar në zyrë. Se ku ka qëndruar Lulzim Basha nuk e di.

Fevziu: Ka qenë Ministër i Brendshëm…

Berisha: Është bërë skllav dhe peng i Edi Ramës dhe tregon narrativën e tij.

Fevziu: Ka ndonjë gjë që ne nuk e dimë dhe zoti Basha mund të na e thotë lidhur me 21 Janarin?

Berisha: Çfarë kam dit unë e kam thënë./Opinion.al

The post Akuzat e Bashës për 21 Janarin, Berisha: Kam qenë në zyrë, ku ishte Basha nuk e di appeared first on Albeu.com.

Rihapja e dosjes së 21 janarit, Artan Hoxha publikon pamjet e vrasjes së Ziver Veizit
Ditën e sotme, Prokuroria e Tiranës vendosi të rihapë hetimet e vrasjeve të 21 janarit.

Këtë vendim, gazetari Artan Hoxha e sheh si një shans të ri për të dhënë drejtësi për një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në Shqipëri.

Përmes një reagimi në Facebook, Hoxha shtron pyetjet se kush i fshiu pamjet e severave të kryeministrisë, që mund ta kishin zbardhur këtë ngjarje prej kohësh. Hoxha pyet gjithashtu se kush i mori në mbrojtje ekzekutorët e protestuesve, dhe se kush i pengoi hetimet.

Reagimi i plotë i Artan Hoxhës

Rihapja e hetimeve per dosjen e 21 janarit, eshte nje shans i ri per te dhene drejtesi, per nje nga ngjarjet me te renda te postkomunizmit…

Edhe pse kane kaluar me shume se 10-te vite nga kjo ngjarje, e ndodhur ne mes te bulevardit “Deshmoret e Kombit”, perpara qindra kamerave te televizioneve, ende nuk eshte zbardhur e verteta per vrasjen e Aleks Nikes dhe Hekuran Dedes.

Ne gjykimin e pare, gjykata fajesoi me vendime qesharake ish-komandantin e Gardes se Republikes Ndre Prendi, per vrasjen e protestuesit Faik Murto, dhe ish-shefin e shtabit te njesise speciale te Gardes se Republikes Agim Llupo, per vrasjen e protestuesit Ziver Veizi…

Rihapja e dosjes i jep mundesine prokurorise te hetoje edhe personat pergjegjes qe penguan hetimet e 21 janarit?!

Pse dhe kush i fshiu pamjet e serverave te kryeministrise?!

Kush i mori ne mbrojtje ekzekutoret e protestuesve dhe pengoi ekzekutimin e 6 urdher-arresteve te prokurorise?!

Kater te vraret dhe 13 te plagosurit e 21 janarit, nga armet e shtetit, kerkojne drejtesi.

Kjo mundesi duhet shfrytezuar, qe te paprekshmit te mos mbeten perjetesisht te paprekshem….

The post Rihapja e dosjes së 21 janarit, Artan Hoxha publikon pamjet e vrasjes së Ziver Veizit appeared first on Albeu.com.