21 arreste Archives - Albeu.com

Berisha: Dumani firmosi 21 arreste për Veliajn e vëllain e tij, por nuk u ekzekutuan, pasi Veliaj kërcënoi me mesazhe Ramën
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, me anë të një deklarate për mediat, ka denoncuar skandalin e tërheqjes së 21 urdhër arresteve të firmosur nga SPAK, por që ngelën të pa ekzekutuar.

Në deklaratën e tij, Berisha thotë se, me 26 qershor ishin firmosur urdhër ndalimet për Erion Veliajn dhe vëllain e tij, si dhe persona të tjerë, por ato u anuluan sepse Veliaj kërcënoi Edi Ramën me mesazhe për kontot e parave të djegësave.

SALI BERISHA: Jam sot këtu për të denoncuar një ngjarje e cila nuk është regjistruar kurrë më parë në historinë e shtetit shqiptar. Me datën 26 qershor, mediat pranë qeverisë, por dhe media të tjera informuan publikun se Skrapi i partisë me Dumanin, kishin firmosur 21 mandate arresti, ndër të cilët Erion Veliaj dhe vëllain e tij. Por gjer sot me datën 8 korrik, nga këto mandate arresti, rezulton se nuk është arrestuar asnjë njeri. Rezulton një skandal të paparë ndonjëherë, që ato u gëlltitën nga ata që i firmosën. Ky akt, i paprecedentë është dëshmi flagrante se, Altin Dumani dhe Skrapi i partisë, nuk janë gjë tjetër veç se vegla të verbëta në duart e Edi Ramës.

Ky akt dëshmon kontrollin e plotë të Edi Ramës mbi Skrapin e partisë. Ky akt fakton se në Skrapin e partisë asgjë nuk mund të lëvizë pa firmën përfundimtare të Edi Ramës. Normale që çdo qytetar shtron pyetjen, si ndodhi një akt i tillë? A lëshoi urdhër arresti, apo kufizim të lëvizjeve për Erion Velian dhe vëllain e tij, Altin Dumani, pa miratimin paraprak të Edi Ramës. Jo, ju garantoj se ai këtë akt e bëri me miratimin e plotë paraprak të Edi Ramës. Por ishte Erion Veliaj me mesazhet drithëruese që i dërgoi, ai që palosi Edi Ramën, duke i rikujtuar të gjithë kontot e fshehta bankare për paratë e djegësit të Tiranës.

Duke i rikujtuar të gjithë gjobat e tmerrshme që ai vendos për çdo kullë dhe ndërtesë, prej 30 për qind. Duke i rikujtuar se për të vjelur këto ryshfete dhe gjoba, ai ka shkelur kushtetutën dhe vendime të Gjykatës Kushtetuese, të cilat kompetencën e lejeve të ndërtimit në territorin e një bashkie ja njohin të drejtë ekskluzive Këshillit të Territorit të asaj bashkie.

Pra, ishte jo mëshira e Edi Ramës, por frika dhe tmerri që kishte nga denoncimet që do të bënte Erion Veliaj, që dinte shumë më tepër se sa Arben Ahmetaj për aferën e djegësit të Tiranës, vjedhjes së shekullit dhe për aferat e tjera për Edi Ramën, që detyroi Zamanin e partisë të gëlltisë 21 mandate, ti shndërrojë ato në kallp mandate. T’u faktojë shqiptarëve se ai nuk është asnjë gjë tjetër veç se një shërbëtor i përulur, i marrë peng për aferat e tij nga Edi Rama dhe klani i tij i qeverisë. Në 11 korrik të gjithë në shesh, pa drejtësi të pavarur nuk ka liri.

The post Berisha: Dumani firmosi 21 arreste për Veliajn e vëllain e tij, por nuk u ekzekutuan, pasi Veliaj kërcënoi me mesazhe Ramën appeared first on Albeu.com.