2024-n Archives - Albeu.com

Nuk po arrijnë të plotësojnë periudhën minimale të sigurimit, 52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n
Sipas të dhënave zyrtare më 2024, në totalin e pensioneve të pleqërisë më shumë e gjysma e tyre, rreth 52 për qind, morën pagesa të pjesshme në vitin 2024.

Kjo përqindje u zgjerua me tej nga niveli 49.7% në vitin 2023.

Rritja e personave me pagesa të pjesshme, tregon se gjithnjë e më shumë ata që dalin në pension aktualisht nuk përmbushin kriteret për shkak të emigrimit, informalitetit apo ndërprerjes së periudhave të sigurimit.

Të dhënat tregojnë se numri total i pensioneve të pleqërisë, arriti në 607,567 në vitin 2024 me rritje vjetore 2.9%, ndërsa numri i pensioneve të pjesshme arriti në 316,781 mijë me zgjerim 7.8% në krahasim me vitin 2023.

Për herë të parë vitin e kaluar më shumë se gjysma e pensionistëve marrin pension të pjesshëm.

Shumë prej përfituesve nuk po arrijnë të plotësojnë periudhën minimale të sigurimit të kërkuar për pension të plotë.

Reforma për të cilën u punua një dekadë dhe nisi të zbatohej në fillim të vitit 2015, pati në themel rritjen e viteve të kontributit për sigurimin shoqëror nga 35 në 40 vjet deri në vitin 2032 dhe rritjen graduale të moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, për të arritur në 63-vjeç në vitin 2032 dhe për të arritur 67-vjeç për të dy sekset në vitin 2056.

Vitin e kaluar duheshin më shumë se 38 vite me sigurime për të përfituar pension të plotë, por të dhënat zyrtare tregojnë se më 2024 vitet mesatare të sigurimit për pensionet e reja ishin 26.7, shumë më poshtë kriterit për pension të plotë.

Punësimi informal, ku punonjësit nuk regjistrohen ose nuk paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore, ndikon drejtpërdrejt në uljen e periudhave të sigurimit të mbledhura nga individët, duke bërë që më shumë persona të marrin pension të pjesshëm.

Të dhënat zyrtare sugjerojnë s ende gati një e treta e punonjësve në Shqipëri punojnë në informalitet. Ko shifër është më e lartë sipas Organizatës Ndërkombëtare të punës (ILO).

Migrimi i përkohshëm apo i përhershëm i punëtorëve, sidomos i të rinjve, shkakton ndërprerje në kontributet e sigurimeve shoqërore.

Kur ata të kthehen ose kërkojnë pensionin kanë periudha të paplota sigurimi dhe marrin pension të pjesshëm.

Rritja e pensioneve të pjesshme ka një ndikim të drejtpërdrejtë dhe shpesh sfidues në cilësinë e jetës së pensionistëve.

Pensionet e pjesshme janë më të ulëta se ato të plota, prandaj pensionistët përfitojnë një shumë më të vogël mujore, duke ulur aftësinë e tyre për të përmbushur nevojat bazë si ushqimi, strehimi, shëndetësia dhe shpenzimet e tjera të përditshme.

Për shkak të të ardhurave të ulëta nga pensioni, shumë pensionistë të cilët marrin pension të pjesshëm përballen me rrezikun e varfërisë ose gjendjes sociale të rënduar, veçanërisht ata që nuk kanë ndihmë familjare ose burime të tjera të financimit./ Monitor

The post Nuk po arrijnë të plotësojnë periudhën minimale të sigurimit, 52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n appeared first on Albeu.com.

Çmimet e bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë në 2024-n
Shqipëria u rendit e pesta në mesin 41 vendeve të Europës për rritjen e madhe të çmimeve të qumështit, djathit dhe vezëve më 2024, sipas të dhënave të reja të Eurostat të azhurnuara këto ditë për ndryshimet vjetore të çmimeve në Europë.

Në krye të listës qëndron Turqia, me një rritje të çmimeve të qumështit, djathit dhe vezëve prej 38.6%.

Turqia tre vitet e fundit, po përjeton një hiperinflacion që vjen i kombinuar nga problemet strukturore të ekonomisë turke dhe politikës monetare.

Pas saj vijnë Malta me rritje 6.7%, Norvegjia me 5.9% dhe Islanda 4%. Shqipëria ndjek këtë renditje me një rritje prej 3.9%, duke e tejkaluar ndjeshëm mesataren e BE-së dhe të rajonit.

Islanda dhe Malta, janë vende ishullore me kapacitete të ulëta prodhimi dhe kosto të larta të transportit, teksa Shqipëria nuk është e krahasueshme me këto vende.

Rritjet më të lehta të bulmetrave dhe vezëve u vunë në vende si në Portugali me 1.8%, Maqedoninë e Veriut me 1.8%, Serbi 1.5% dhe Mali i Zi me +1.1.

Ndonëse presionet inflacioniste po zbuten në shumë ekonomi europiane, Shqipëria ende përballet me sfida që e bëjnë tregun e ushqimeve me rritjen nga më të lartat në Europë.

Ndërkohë, shumë vende të Bashkimit Europian kanë përjetuar ulje të çmimeve për këtë grup produktesh, veçanërisht Çekia me -6%, Hungaria -4.4%, Finlanda -2.4%, dhe Gjermania -1.7%.

Zona euro në tërësi ka shënuar rënie mesatare vjetore prej -0.4% deri në -0.5% të çmimeve të bulmetit dhe vezëve më 2024, duke reflektuar stabilizim ose lehtësim të presionit të çmimeve, pas rritjeve të ndjeshme në vitet e mëparshme pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë.

Rritja me 3.9% e çmimeve për produktet bazë në vendin tonë si qumështi, djathi dhe vezët është pasojë e kostove të larta të prodhimit dhe importit, mungesës së subvencioneve të qëndrueshme për bujqësinë.

Numri i kafshëve në ferma është përgjysmuar dekadën e fundit duke ulur ofertën në treg, teksa nga ana tjetër ardhja e turistëve ka rritur kërkesën për bulmet dhe vezë në muaj të caktuar, duke ndikuar më tej në rritjen e çmimeve.

Në një kohë kur vendet e BE-së po përfitojnë nga stabilizimi i tregjeve dhe reduktimi i çmimeve bazë, Shqipëria vijon të përjetojë rritje që ndikon drejtpërdrejt në kostot e jetesës, veçanërisht për shtresat në nevojë.

Me një popullsi në plakje, me ulje të popullsisë në fshat, me mungesë të theksuar të subvencioneve për bujqësinë dhe me kontrolle jo efecientë në zinxhirin e furnizimit, Shqipëria rrezikon të vijojë trendin rritës të çmimeve edhe në të ardhmen./ Monitor

The post Çmimet e bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë në 2024-n appeared first on Albeu.com.

Të drejtat e pronës në 2024-n/ Shqipëria renditet ndër tre të fundit në Europë
Në “Indeksin Ndërkombëtar për të Drejtat e Pronës 2024”, Shqipëria renditet e 82-ta nga 125 vende në nivel global dhe e 20-ta nga 25 shtete në Europën Qendrore Lindore dhe Azinë Qendrore).

Pozicionimi i ulët i Shqipërisë në rang global, nxjerr në pah problemet e vazhdueshme me çështjet e pronësisë që ekzistojnë në vend.

Sipas rezultateve të indeksit, në Shqipëri, e drejta e pronës fizike (PPR), doli si komponenti më i dobët, i vlerësuar me 4.2 pikë nga 8.5 pikë që është maksimumi. I ndjekur nga komponenti “Mjedisi ligjor dhe politik” (LP) i vlerësuar me 4.3 pikë nga 8.7 pikë që është maksimumi.

Komponenti i të Drejtave të Pronësisë Intelektuale (IPR) u vlerësua me 5.2 pikë nga 8.6 pikë që është vlerësimi maksimal për të.

Indeksi për drejtën e Pronës (IPRI) që përshin totalin e gjithë komponentëve të mësipërm për Shqipërinë në 2024 ishte 4.5 pikë.

Nga Europa, Shqipëria lë pas vetëm Turqinë dhe Bosnjë Hercegovinën.

Sipas raportit ndër 15 vendet më të mira për vitin 2024 u kryesua nga Finlanda me IPRI-në rezultati (8.1), e ndjekur nga Singapori, me IPRI 7.9 pikë, Danimarka 7.8 pikë, Hollanda 7.8 pikë, Luksemburgu (7.7), Suedia, Zelanda e Re etj.

Në raport vlerësohet se në shtetet e pozicionuara ndër të parat për të drejtat e pronësisë, rezultoi se më i fortë ishte komponenti i Mjedisit Ligjor dhe Politik.

Komponenti i dytë më i fortë është e drejta e pronës fizike (PPR) e ndjekur nga Komponenti i të Drejtave të Pronësisë Intelektuale (IPR).

Raporti analizon se vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me sfida të rëndësishme, por edhe me mundësi të reja për zhvillim dhe integrim më të ngushtë me strukturat evropiane.

Raporti vë në pah se rajoni është në një pikë kthesë: ndërsa investimet e huaja po shtohen dhe transformimi dixhital po nxit efikasitetin në sektorë të ndryshëm, vendet ballkanike po përballen me sfida serioze si korrupsioni, dobësitë institucionale dhe paqëndrueshmërinë politike. Megjithatë, potenciali për rritje është i madh, sidomos në sektorët e infrastrukturës, energjisë, turizmit dhe teknologjisë. Ky potencial mund të shfrytëzohet përmes reformave të koordinuara që promovojnë transparencën, efikasitetin dhe një ambient më të favorshëm për investime.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i raportit është theksi mbi bashkëpunimin rajonal dhe rolin thelbësor të mbështetjes nga institucionet ndërkombëtare. Përkundër sfidave, bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të forcojë stabilitetin dhe të krijojë një platformë të përbashkët për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Në përfundim, raporti nxit një qasje optimiste: me politika të qarta dhe një përkushtim për reforma, rajoni ka mundësinë të transformojë sfidat në mundësi të reja për zhvillim afatgjatë.

Pse Shqipëria renditet më keq se rajoni

Sipas raportit, Shqipëria renditet më keq krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor (përjashtuar Bosnjën) për disa arsye kryesore:

Probleme Institucionale dhe Korrupsion: Raporti thekson se institucionet shqiptare përballen me nivele të larta korrupsioni dhe menaxhim të dobët, gjë që pengon zbatimin e reformave të nevojshme dhe krijon një mjedis të pasigurt për investime. Kjo ka çuar në një besim të ulët ndërkombëtar dhe pengesa në zhvillim.

Infrastrukturë e Dobët: Në krahasim me disa vende në rajon, Shqipëria vazhdon të ketë pengesa në zhvillimin e infrastrukturës. Mungesa e investimeve të mjaftueshme në këtë sektor kufizon përmirësimet në transport, energji dhe lidhje dixhitale, duke zvogëluar potencialin e integrimit me strukturat evropiane.

Performancë Ekonomike dhe Klima e Biznesit: Raporti vë në dukje se treguesit ekonomikë si rritja e GDP-së dhe atraksioni i investimeve të huaja janë më të ulët në Shqipëri. Mungesa e reformave të thella në administratën publike dhe klimën e favorshme për biznes ka ndikim negativ në konkurrueshmërinë e vendit në një rajon ku disa vende kanë shënuar përparime të dukshme.

Raporti sugjeron se për të përmirësuar renditjen e saj, Shqipëria duhet të fokusojë përpjekjet në forcimin e institucioneve, luftimin e korrupsionit dhe investimet strategjike në infrastrukturë. Vetëm me një qasje të koordinuar për reformë, vendi do të jetë në gjendje të rivendosë besimin e investitorëve dhe të rritë performancën ekonomike, duke u afruar më shumë me standardet rajonale./Monitor

The post Të drejtat e pronës në 2024-n/ Shqipëria renditet ndër tre të fundit në Europë appeared first on Albeu.com.