2023 Archives - Albeu.com

Klevis Balliu: Inceneratori inekzistent fitime rekord për 2023, por Tirana e mbytur në plehra
Klevis Balliu: Ndërkohë që Tirana ka humbur, sepse paguan për incineratorin që nuk e ka, dhe sërish është e mbytur në plehra; ndërkohë që taksat tuaja rriten dhe ekonomitë familjare dobësohen, kompanitë e pushtetarëve dhe ato të lidhura me qeverinë dhe bashkinë pasurohen. Integrated Energy, kompania e famshme e incinertorit-fantazmë të Erion Veliajt në Tiranë, ka bërë bilancin e vitit 2023, ku deklaron se ka fituar plot 7.4 mil euro.

Këto kuota fitimi janë rekord, jo vetëm në Shqipëri, po në çdo vend. Ky fitim marramendës prej 47 përqind që thyen logjikën e biznesit vjen jo prej aftësisë menaxheriale, por prej lehtësirave të krijuara nga qeveria dhe bashkia. Vërteton atë që ne themi prej kohësh, se incineratori është skemë e Ramës dhe Veliajt, jo për të pastruar Tiranën, por për të pasuruar veten dhe shoqninë.

Si rrjedhojë e koncensionit të Ramës, bashkitë e vendit janë futur në kolaps pasi me mbylljen e pikës së depozitimit të Porto Romanos, mbetjet për një seri bashkish depozitohen në Sharrë, te landfilli ku duhej të ishte incineratori i Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Sipas kontratës të Rama-Veliajt me mafien e inceneratorëre, kosto për depozitim, në incineratorin që nuk ekziston, është 29.05 euro për ton. Për këtë Bashkia Durrës paguan plot 2 milion euro në vit.

Ndërkohë që ju paguani çdo ditë e çdo muaj taksa të mbetjeve dhe incenerimit, Tirana dhe Shqipëria është e mbytur nga plehrat. Situata e rënduar e mjedisit, si rrjedhojë e mbetjeve të patrajtuara në Shqipëri u trajtua edhe nga Zëri i Amerikës. Por nuk duhet asnjë media, sado prestigjioze, për të vërtetuar atë që kapin çdo ditë kamerat e syve tuaj: koshat e stërmbushur e të derdhur në çdo rrugë e lagje të Tiranës.

Partia Demokratike e dënon sërish me forcë këtë vjedhje skandaloze që boshatis xhepat e qytetarëve për të mbushur llogaritë bankare të narko-pushtetarëve dhe mafies së inceneratorëve. Drejtësia e kapur bën sehir, ndërkohë që Tirana mbytet nga plehrat, në rrugë dhe në pushtet. Në mungesë të drejtësisë, është detyra e gjithsecilit të luftojmë të bashkuar për të shpëtuar vendin nga kthetrat e mafies se inceneratorëve. Në datën 8 shkurt, ora 17:00, te Kryeministria mblidhen të gjithë ata që nuk e pranojnë as tragjedinë e Onkologjikut, as mashtrimin me incineratorët dhe as verën kryeministrore prej 33 mijë eurosh.

The post Klevis Balliu: Inceneratori inekzistent fitime rekord për 2023, por Tirana e mbytur në plehra appeared first on Albeu.com.

Të dhënat e INSTAT: Familjet shqiptare shpenzuan 467 milionë euro për shëndetin më 2023
Shpenzimet e shqiptarëve për shëndetin, janë duke u rritur vit pas viti. Të dhënat e INSTAT, mbi konsumin final të familjeve në vitin 2023, tregojnë se shpenzimet për shëndetin arritën një vlerë prej 46,7 miliardë lekësh, ose 467 milionë eurosh, me rritje rreth 64% në krahasim me vitin 2020 kur shpërtheu pandemia Covid-19.

Në 6 vitet e fundit, shpenzimet mesatare për shëndetin kanë rezultuar mbi 34 miliardë lekë në vit, por në vitin 2020 ato u ulën për shkak të masave të izolimit dhe shtyrjes së ekzaminimeve dhe trajtimeve për diagnozat që nuk kishin të bënin me Covid-19. Teksa popullsia e vendit po tkurret, shpenzimet e familjeve për shëndetin po rriten.

Ekspertët pohojnë se një seri faktorësh po çojnë në rritjen e shpenzimeve për shëndetin, por themelori është rritja e barrës së sëmundjeve në popullatë. Ndotja e lartë e ajrit, jeta sedentare, kequshqyerja po ndikojnë në përhapjen e sëmundjeve jo të transmetueshme. Nga ana tjetër, plakja e popullsisë rrit gjithnjë e më shumë nevojën për shërbime shëndetësore.

Studimet e mëparshme kanë treguar se, popullsia mbi 65 vjeç vuan nga më shumë se dy sëmundje kronike. Diabeti dhe sëmundjet që lidhen me qarkullimin e gjakut janë shndërruar në pandemi.

Të dhënat nga Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme Shëndetësore tregojnë, se barra e sëmundjeve kronike në popullatë po shënon rritje mesatare vjetore me 5%.

Pandemia Covid-19 ndikoi edhe më shumë, pasi tek shumë të prekur krijoi artrite, dëmtoi veshkat dhe organe të tjera jetësore që kërkojnë trajtim gjithë jetën.

Teksa shpenzimet e familjeve shqiptare për shëndetin po rriten, politikat publike nuk po ndihmojnë në lehtësimin e barrës financiare, pasi fondet për rimbursimin e barnave nuk po ecin me të njëjtat ritme.

Gati për një dekadë, buxheti i rimbursimit të barnave ka mbetur thuajse në vendnumëro, në një kohë që të ardhurat buxhetore janë dyfishuar dhe burimet financiare të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor (FDSKSH) janë rritur.

Në vitin 2013, shpenzimet për rimbursimin e barnave ishin sa 2,1% e shpenzimeve totale buxhetore, ndërsa në vitin 2024 ky raport u përkeqësua, pasi ato zënë vetëm 1,6% të totalit të shpenzimeve buxhetore.

Nga viti 2019 deri më 2024, buxheti i FSDKSH (struktura që financon shërbimet shëndetësore publike) është rritur me rreth 40%, ndërsa zëri i rimbursimit të medikamenteve vetëm 20%, sipas të dhënave zyrtare. Në vitin 2019, fondi i rimbursimit zinte 24% të totalit të shpenzimeve të FSKDSH-së, ndërsa më 2024 vetëm 20.6%. /Monitor

The post Të dhënat e INSTAT: Familjet shqiptare shpenzuan 467 milionë euro për shëndetin më 2023 appeared first on Albeu.com.

Bie numri i bagëtive, ulet me 8% prodhimi i qumështit! Në 2023 u grumbullua 101 mijë tonë më pak se në 2022
Ulja e numrit të bagëtive me 11% në vitin 2023, ka sjellë edhe rënie të të sasisë së qumështit të grumbulluar vitin që lamë pas. Raportoi i INSTAT në vrojtimin e bërë me kompanitë e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit në vend ka nxjerrë në pah se gjatë vitit 2023, sasia gjithsej e qumështit të grumbulluar rezulton rreth 101 mijë tonë, 8% më pak në krahasim me vitin 2022.

Sasinë më të madhe nga kjo shifër e zë qumështi i lopës që është rreth 80 mijë tonë, duke pësuar rënie me rreth 7,6%, krahasuar me 2022.

Ndërsa sasia e grumbulluar e qumështit të deles, në vitin 2023, është rreth 13 mijë tonë, duke shënuar rënie me rreth 10,6 %, krahasuar me një vit më parë. Kurse sasia e grumbulluar e qumështit nga dhitë është rreth 8 mijë tonë, duke shënuar rënie me 8,2 %, krahasuar me vitin paraardhës.

Nga gjithë kjo sasi e grumbulluar, vetëm 13 mijë tonë qumësht është përdorur për konsum njerëzor, pjesa tjetër shkon për prodhimin e nënprodukteve.

Sasia e prodhuar e djathit gjithsej pësoi rënie me 7,7%. Ndërkohë djathi i prodhuar nga qumështi i dhisë shënoi rritje me 0,6%, djathi i prodhuar nga qumështi i deles shënoi rënie me 12,9% ndërsa djathi i prodhuar nga qumështi i lopës pësoi rënie me 7,3%.

Ndërsa sasia e prodhuar e gjalpit gjithsej për vitin 2023 është rreth 608 tonë, gati 175 tonë më pas se në vitin 2022.

The post Bie numri i bagëtive, ulet me 8% prodhimi i qumështit! Në 2023 u grumbullua 101 mijë tonë më pak se në 2022 appeared first on Albeu.com.

Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat dhe konsumin për frymë edhe për 2023
Ndonëse ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri të mirë pas pandemisë dhe turizmi ka arritur rekorde, kjo nuk po përkthehet në më shumë mirëqenie për qytetaret e vendit.

Të dhënat e fundit të Eurostat, të përditësuara për vitin 2023 e vendosin sërish Shqipërinë në fund të Europës për të ardhurat për frymë me 35% të mesatares europiane, nga 34% që ishte në vitin 2022.

Shqipëria është në të njëjtat nivele me Bosnjën, ndërsa të dhënat për Kosovën mungojnë.

Rritja ekonomike e nxitur kryesisht nga fluksi i lartë i ndërtimeve dhe shitjeve të pasurive të paluajtshme, apo dhe numri i lartë i turistëve nuk duket që të jenë përmirësuar mirëqenien e shqiptarëve në dy vitet e fundit.

Maqedonia e Veriut, kishte të ardhura sa 41% e BE-së, me rënie me një pikë përqindje nga viti i mëparshëm. Serbia e kishte këtë tregues 46%, nga 44% vitin e mëparshëm. Nivelin më të lartë në rajon e ka Mali i Zi, me 52%, nga 50% vitin e mëparshëm.

Edhe në tregues tjetër, atë të konsumit individual për frymë (AIC), i cili mat fuqinë blerëse të mallrave e shërbimeve, Shqipëria renditet e fundit, me 42% të mesatares europiane, nga 41% vitin e mëparshëm, duke u renditur e fundit në Europe, 2 pikë përqindje më pak se Bosnjë Hercegovina që e ka rritur këtë tregues në 44% (në 2022 ishim në të njëjtat nivele).

Nivelin më të lartë e ka Mali i Zi me 65% (nga 63% në 2022), e ndjekur nga Serbia me 54%, me rritje me 1 pikë përqindje dhe Maqedonia e Veriut me 52%, nga 50% në 2022.

Sipas shpjegimit të Eurostat, megjithëse PBB për frymë është një tregues i rëndësishëm dhe i përdorur gjerësisht i nivelit të mirëqenies ekonomike të vendeve, konsumi për frymë mund të jetë më i dobishëm për krahasimin e mirëqenies relative të konsumatorëve në vende të ndryshme.

Gjatë vitit 2023, ekonomia shqiptare u rrit me 3.4%, duke u ngadalësuar në krahasim me zgjerimin prej 4.86% të 2022-t. Rreth gjysma e kësaj rritjeje erdhi nga ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, që u zgjeruan përkatësisht me 9.7% dhe 11.3%.

Duket se kjo rritje që po vjen nga ndërtimi nuk po arrin të përmirësojë mirëqenien e shqiptarëve, që vijojnë të mbeten më të varfrit e Europës.

Europa

Në vitin 2023, konsumi aktual individual (Actual Individual Consumption, AIC për frymë i shprehur në standardet e fuqisë blerëse (PPS) varionte nga 70% në 138% të mesatares së BE-së në 27 vendet e BE-së.

AIC përfshin të gjitha mallrat dhe shërbimet që përdorin familjet, pavarësisht nëse ato janë blerë dhe paguar nga familjet drejtpërdrejt, nga qeveria ose nga organizata jofitimprurëse. Mund të konsiderohet si një tregues i mirëqenies materiale të familjeve.

Në vitin 2023, 10 vende të BE-së regjistruan AIC për frymë mbi mesataren e BE-së. Nivelet më të larta u regjistruan në Luksemburg (38% mbi mesataren e BE-së), Austri dhe Holandë (të dyja 17%).

Ndërkohë, 17 vende të BE-së shënuan AIC për frymë nën mesataren e BE-së, me nivelet më të ulëta të regjistruara në Hungari (30% nën mesataren e BE), Bullgari (27%), Sllovaki dhe Letoni (të dyja 25%).

Luksemburgu dhe Irlanda shënojnë PBB-në më të lartë për frymë

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë, një masë e aktivitetit ekonomik, tregoi gjithashtu dallime thelbësore midis anëtarëve të BE-së.

PBB-ja për frymë mbi mesataren e BE-së u regjistrua në 11 vende të BE-së. Ai ishte më i lartë në Luksemburg (139% më i lartë se mesatarja e BE-së), Irlandë (111%) dhe Holandë (30%).

Në anën tjetër, PBB-ja më e ulët për frymë u regjistrua në Bullgari (36% nën mesataren e BE-së), Greqi (33%) dhe Letoni (29%).

The post Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat dhe konsumin për frymë edhe për 2023 appeared first on Albeu.com.

Ikje masive/ Shqipëria, e treta në botë për aplikimet për azil në 2023
Shqipëria është një vend që ka nisur rrugën e pakthyeshme drejt Bashkimit Europian. Ritmet e rritjes ekonomike janë të krahasueshme, apo dhe më të larta sesa rajoni.

Vendi po kthehet në një destinacion turistik, me hyrjet e të huajve që po rriten me ritme dyshifrore, të tërhequr nga çmimet e ulëta, bukuritë e shumta natyrore e trashëgiminë historike.

Megjithatë, vetë shqiptarët po vijojnë të ikin me ritme që janë ndër më të lartat në botë, në raport me popullsinë, duke u drejtuar në shtetet e Bashkimit Europian për të kërkuar azil.

Ndonëse ritmet e ikjes u ngadalësuan disi në vitin 2023, sërish mbeten tepër të larta, në një vend që sot zyrtarisht ka rreth 2.7 milionë banorë, por të saktë këtë shifër do të tregojë vetëm censi, që pritet të publikohet në qershor.

Sipas Eurostat, në 2023 kanë qenë 9,145 shtetas shqiptarë që kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian, ose 331 aplikime për 100 mijë banorë, nga 17 aplikime për 100 mijë banorë, që është mesatarja e të gjithë aplikimeve në BE.

Të dhënat e Eurostat për aplikimet për azil nga të gjitha shtetet, të përpunuara nga Monitor në raport me popullsinë përkatëse tregojnë se Shqipëria, ishte e treta në botë për aplikimet e larta për azil në raport me popullsinë (shiko grafikun Aplikimet për azil për 100 mijë banorë në BE, viti 2023).

Në vend të parë është Siria, një shtet që prej vitesh po vuan pasojat e luftës civile. Ky shtet kishte 874 aplikime, për 100 mijë banorë në vendet e BE-së në 2023.

Sirianët i ikin luftës. Deri në dhjetor 2022, sipas vlerësimeve nga UNCHR kanë humbur jetën mbi 580,000 persona; 13 milionë sirianë janë zhvendosur dhe 6.7 milionë refugjatë të detyruar të largohen nga Siria.

Shteti i dytë është Gjeorgjia, që kishte 668 aplikime për azil në BE për 100 mijë banorë. Gati gjysma e aplikimeve janë në Gjermani, të ndjekura nga Franca dhe Italia.

Sipas mediave të huaja, aplikimet janë kryesisht për arsye ekonomike, ndërsa në vitin 2023 ato ranë me 12%, kryesisht pasi Gjermania e futi Gjeorgjinë në listën e vendeve të sigurta dhe përshpejtoi procedurat e depërtimit.

Maqedonia e Veriut, ka parë vitet e fundit një rritje të emigrimit në raport me popullsinë, duke e renditur atë të katërtën në botë, pas Shqipërisë.

Në 2023, sipas Eurostat aplikimet arritën rekordin e viteve të fundit, në 6760 të tilla.

Kosova u rendit e 12-a në botë, me 162 aplikime për 100 mijë banorë. Aplikimet për azil pritet të shtohen ndjeshëm këtë vit, pas heqjes së vizave me vendet e BE-së.

Serbia renditen në vendin e 21, me 68 aplikime për 100 mijë banorë, Mali i Zi me 58.1 (vendi i 25) dhe Bosnja e 48-a, me rreth 49 aplikime.

Në Shqipëri, të dhënat e Eurostat tregojnë se Franca vijon të jetë vendi më i preferuar për shqiptarët për të kërkuar azil, me 3530 aplikime, apo 38% të totalit në vitin 2023.

Gjermania renditet e dyta, me 2225 aplikime apo 24% e totalit.

Një raport i fundit i Kombeve të bashkuara, që mat cilësinë e jetesës përmes indeksit të lumturisë gjeti se Shqipëria mbetet ndër shtetet më të palumtura në Europë, duke lënë pas vetëm Turqinë.

Pikët e indeksit, që mat lumturinë u përkeqësuan në 2023. Vlerësimin më të ulët Shqipëria e merr në treguesin e perceptimit të korrupsionit, me vetëm 0.049 pikë, ku pyetja kryesore që u bëhet të anketuarve lidhet me përhapjen e korrupsionit në qeveri.

Vlerësim të dobët ka dhe bujaria me 0.138 pikë, që tregon që shqiptarët nuk e mbështesin dhe aq shumë njëri tjetrin.

Renditja është më e lartë tek të ardhurat për frymë, me 1.4 pikë, mbështetja sociale 0.9 pikë, pritshmëria për një jetë të shëndetshme, 0.6 pikë.

Shqiptarët mendojnë se nuk kanë shumë mundësi zgjedhjeje në jetë, me treguesin që merr 0.69 pikë. Niveli i ulët i perceptuar i cilësisë së jetesës, duket se është arsyeja kryesore se pse shqiptarët, sidomos të rinjtë, po vijojnë të ikin nga vendi me ritme që krahasohen me shtetet që janë në luftë apo konflikte civile.

Gjallërimi i emigracionit vitet e fundit po shkakton deformime të mëdha në ekonominë e vendit, që nga disponueshmëria e fuqisë punëtore, që po pengo planet e bizneseve për zgjerime e investime, tkurrja e konsumit dhe në afatin e gjatë zhbalancimin e mëtejshëm të skemës së pensioneve.

The post Ikje masive/ Shqipëria, e treta në botë për aplikimet për azil në 2023 appeared first on Albeu.com.

Largimi i 21 mijë të rinjve nga tregu i punës në 2023, “u zëvendësuan” nga 27 mijë pensionistë
Treguesit e punësimit u përmirësuan gjatë vitit 2023, por struktura sipas grup-moshës e të punësuarve tregon se, ka një tkurrje të forte të rinjve dhe një rritje të punësimit tek personat në moshë pensioni mbi 64 -vjeç raporton INSTAT.

Gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2023, sipas të dhënave nga Anketa e Forcës së Punës, ishin të punësuar mbi 253,5 mijë persona të moshës 15-29 vjeç, ose 21 mijë më pak se në të njëjtën periudhe të vitit 2022.

Të dhëna të detajuara nga INSTAT, tregojnë se punësimi në këtë kategori ra me -7.7%. Me përjashtim të periudhës korrik-shtator, kur është kulmi i turizmit, në tre tremujorët e tretë numri i të punësuarve të grup moshës 15-29 vjeç erdhi në rënie.

Rënia e punësimit në moshat e reja, u shoqërua me rritje jo të zakonte të punësimit të pensionistëve (grup-mosha mbi 64-vjeç).

Sipas INSTAT, punësimi në këtë grup pati një zgjerim vjetor me gati 50% në tremujorin e fundit të vitit 2023. Gati 82 mijë persona mbi 64-vjeç, ishin në punë në tetor-dhjetor 2023 nga 54,5 mijë që ishin në të njëjtën periudhe të vitit 2022. Të dhënat tregojnë se, ishin punësuar mbi 27 mijë pensionistë, më shumë se në 3 mujorin e fundit të vitit 2022.

Ka një tendencë vitet e fundit se kur bie punësimi i të rinjve, ka më shumë të punësuar mes pensionistëve. Punësimi i të rinjve po has në vështirësi vitet e fundit, duke reflektuar një rikthim të papunësisë edhe pse tregu i punës ka shfaqur kërkesë të fortë sidomos pas pandemisë.

Në një kohë që popullsia e vendit po tkurret nga rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë i të rinjve, duhet të rriteshin hapësirat për punësimin e të rinjve, por nuk po ndodh kështu.

INSTAT raportoi se, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, shkalla e papunësisë për të rinjtë, është rritur me 0,6 pikë përqindje.

Krahasuar me tremujorin e tretë 2023, ky tregues është ulur me 0,02 pikë përqindje. Shkalla e papunësisë për grup moshën 30-64 vjeç është 7,9%.

Në terma vjetorë, ky tregues është rritur me 0,3 pikë përqindje dhe krahasuar me tremujorin e mëparshëm ka një rritje me 0,4 pikë përqindje.

Në tremujorin e katërt të vitit 2023, shkalla e punësimit të të rinjve ishte 43,1%. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, shkalla e punësimit të rinjve është ulur me 1,5 pikë përqindje dhe në krahasim me tremujorin e tretë 2023 është ulur me 1,7 pikë përqindje.

Ndërsa për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e katërt 2023, shkalla e punësimit është 77,5%.

Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë,ose në trajnim përbëjnë 72,6% te të rinjve ekonomikisht jo-aktivë.

Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç, ekonomikisht jo-aktivë, 1,4%, klasifikohen si të papunë të dekurajuar. Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç, ky grup përbën 15,8% të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grup-moshe.

The post Largimi i 21 mijë të rinjve nga tregu i punës në 2023, “u zëvendësuan” nga 27 mijë pensionistë appeared first on Albeu.com.

Detyrimet e bizneseve ndaj tatimeve arrijnë në 1,5 miliardë euro më 2023, rritje vjetore me 6%
Detyrimet e papaguara të bizneseve dhe individëve ndaj administratës fiskale, po rriten vit pas viti, pavarësisht se tashmë ka struktura të konsoliduara për arkëtimin tyre.

Të dhënat zyrtare referojnë se me 31 dhjetor 2023, detyrimet tatimore ishin mbi 155 miliardë lekë (1,5 miliardë euro).

Gjatë vitit të kaluar, borxhi tatimor pësoi rritje neto 8.4 miliardë lekë në krahasim me fillimin e vitit, ose 6%.

Nga stoku, rezulton se principali i detyrimeve tatimore të akumuluara përben rreth 61% të shumës totale, ndërkohë që pjesa tjetër e këtyre detyrimeve 39% e mbetur përbëhet nga penalitetet dhe kamatëvonesat.

Në stokun e detyrimeve të papaguara në afat të ndarë sipas llojit të tatimit, TVSH zë peshën më të madhe në stokun e borxhit me 36% në vlerë 55.3 miliardë lekë, e ndjekur nga Tatim Fitimi me 29% në vlerë 44.8 miliardë lekë, zëri Të Tjera me 15% dhe në vlerë 23.9 miliardë lekë, Sigurimet Shoqërore & Shëndetësore me 15% në vlerë 22.5 miliardë lekë, Tatimi në Burim me 4% në vlerë 5.9 miliardë lekë, TAP me 1% në vlerë 2,3 miliardë lekë dhe DIVA me 0.3% në vlerë 462 mln lekë.

Krahasuar me fundin e vitit 2022, gjatë këtij viti TVSH është rritur me 3.2 miliardë lekë, Tatim Fitimi me 2.1 miliardë lekë, Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore me 2.1 miliardë lekë, Tatimi në Burim me 0.6 miliardë lekë, zëri Të Tjera me 0.2 miliardë lekë, TAP me 0.2 miliardë lekë dhe DIVA me 0.06 miliardë lekë.

Në total stokun e borxhit miliardë lekë sipas vjetërsisë paraqitet detyrimet deri në 3 muaj zunë 3% ndaj totalit të stokut; borxhi nga 3 – 6 muaj 2% ndaj totalit të stokut; borxhi nga 6-12 muaj 4% ndaj totalit të stokut; borxhi nga 1-2 vjet zuri 8% ndaj totalit të stokut dhe borxhi me vjetërsi mbi 2 vjet në vlerë 127,7 miliardë lekë zuri 82% ndaj totalit të stokut.

Tatimpaguesit Aktivë zënë 36% të numrit total të tatimpaguesve debitorë me një vlerë prej 40.8 miliardë lekë ose 26% të masës totale të borxhit. Tatimpaguesit Pasivë zënë 64% të numrit total të tatimpaguesve debitorë me një vlerë prej 114.4 miliardë lekë ose 74% të masës totale të borxhit.

Drejtoria e Mbledhjes së Detyrimeve të Papaguara në DPT është shprehur se ka monitoruar ecurinë e stokut të detyrimeve dhe ka kryer analiza të situatës së detyrimeve në nivel tatimpaguesi dhe veçanërisht atyre më të mëdha.

Sipas DPT-së indikatori kyç për matjen e performancës së Drejtorisë së Mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të Papaguara është “Raporti i Detyrimeve Tatimore të Mbledhura, kundrejt detyrimeve të shtuara në të njëjtin vit.

Ky raport për vitin 2023 është realizuar në masën 79.3%, rreth 11.2% më shumë krahasuar me vitin paraardhës.

The post Detyrimet e bizneseve ndaj tatimeve arrijnë në 1,5 miliardë euro më 2023, rritje vjetore me 6% appeared first on Albeu.com.

Mbrëmja gala/ Nga ‘Topi i Artë’ tek ‘Talenti i vitit, më të mirët 2023’, të nominuarit për çmimet e FSHF-së
Federata Shqiptare e Futbollit,  ka përgatitur gjithçka në detaje për mbrëmjen  gala  “Më të Mirët 2023”, ku do të jetë momenti kulmor i një viti special ku do të vlerësohen protagonistët kryesorë të futbollit, djem dhe vajza, të cilët kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në fushën e lojës.

Kjo mbrëmje do të jetë e pasur edhe me program artistik në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, që do t’i dedikohet futbollit vendas dhe Kombëtares kuqezi që mbylli një edicion fantastik kualifikues, me objektivin e arritur finalet e Europianit “Gjermani2024”.

Në këtë mbrëmje, e kthyer tashmë në një traditë nga FSHF nuk do të mungojnë edhe të ftuar special, personalitete ndërkombëtare, figura të mëdha futbolli, përfaqësues nga bota akademike, ajo politike, e artit, medias dhe kolegë e miq të Federatave të tjera.

Fituesit e çmimeve janë përzgjedhur nga vetë protagonistët e futbollit shqiptar pas një procesi të gjatë e transparent votimi të udhëhequr nga FSHF e që ka nisur prej kohësh.

Fituesit do të shpallen gjatë mbrëmjes, ndërkohë që po ju njohim edhe me të nominuarit për çdo kategori. Për çmimin “Topi i Artë 2023” të nominuarit janë: Arinaldo Rrapaj, Florent Hasani dhe Bekim Balaj, ndërsa për “Topin e Artë 2023” për vajza finalistet janë: Valentina Troka, Ezmiralda Franja dhe Megi Doçi.

Dy trofetë ‘Këpuca e Artë 2023’ për djem dhe vajza do të shkojnë për golashënuesit më të mirë të vitit, ndërsa për çmimin “Trajneri i Vitit 2023” kandidaturat janë: Mirel Josa, Orges Shehi dhe Edlir Tetova.

“Talenti i Vitit 2023” do të shpallet njëri mes Ledjo Tresës, Ergis Arifit dhe Arlind Kurtit, tre prej lojtarëve të rinj që kanë spikatur këtë sezon.

Ndërsa për çmimin “Talentja e vitit 2023” janë në garë: Rosela Vasa, Klesta Ago dhe Klaudia Borci.

Për çmimin “Arbitri i Vitit 2023” tre të nominuarit janë Juxhin Xhaja, Eldorjan Hamiti dhe Enea Jorgji. Në fund, do të zbulohet “Formacioni i Vitit 2023” me emrat e 11 lojtarëve më të dalluar përgjatë vitit për çdo pozicion, të cilët janë përzgjedhur përmes votimit nga gazetarët e emisionet sportive në vend.

Mbrëmja gala do të zhvillohet më 18 dhjetor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe nis në ora 18:00 me eventin që do të transmetohet direkt në kanalin zyrtar të FSHF në Youtube dhe në platformën Supersport, që është partneri mediatik i këtij eventi.

The post Mbrëmja gala/ Nga ‘Topi i Artë’ tek ‘Talenti i vitit, më të mirët 2023’, të nominuarit për çmimet e FSHF-së appeared first on Albeu.com.

Temperatura rekord, 2023 do të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë
2023 do të jetë viti me temperaturat më të larta të regjistruara në histori, pasi nëntori u bë muaji i gjashtë radhazi që thyen rekord, njoftoi të mërkurën Observatori Evropian i Kopernikut, mes negociatave në COP28.

Muajin e kaluar, me temperaturën e sipërfaqes së Tokës që arriti në 14.22°C në sipërfaqen e Tokës, ajo tejkaloi rekordin e mëparshëm mujor, të vendosur në nëntor 2020, me 0.32°C.

Nëntori 2023 ishte gjithashtu 1,75°C më i ngrohtë se mesatarja për çdo muaj korrespondues në periudhën 1850-1900, siç përcaktohet epoka para-industriale.

Vjeshta e Hemisferës Veriore (shtator-nëntor) ishte gjithashtu më e ngrohta në rekord “me një diferencë të gjerë”, me temperaturë 15.3°C, 0.88°C mbi mesataren.

“2023 tani përfshin gjashtë muaj dhe dy sezone rekorde. Ky nëntor i pazakontë, gjatë të cilit kemi pasur dy ditë ku temperaturat kanë qenë 2 gradë mbi kohën para-industriale, do të thotë se viti 2023 do të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar”, theksoi Samantha Burgess, Zëvendës Drejtore e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus (C3S), në një deklaratë.

Që nga janari, temperatura mesatare është më e ngrohta e regjistruar ndonjëherë për 11 muajt e parë të çdo viti: 1,46°C mbi mesataren 1850-1900 dhe 0,13°C mbi njëmbëdhjetë muajt e parë të 2016-ës, viti më i ngrohtë i regjistruar deri më tani këtë vit.

The post Temperatura rekord, 2023 do të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë appeared first on Albeu.com.

Nga dashuria te paratë, këto janë shenjat që e mbyllin me fat vitin 2023
Planetëve nuk u intereson nëse keni qenë keq apo jo këtë vit, sepse astrologjia e dhjetorit premton t’u sjellë të gjitha shenjave disa mundësi të fuqishme. Disa, sigurisht, do të ndiejnë në maksimum favorin e yjeve me aftësitë e tyre të reja për të arritur përsosmërinë. Cilat janë shenjat më me fat të dhjetorit festiv?

Demi

Që në ditën e parë të muajit, me hyrjen e Mërkurit në Bricjap, filloni të shpëtoni nga frika dhe pasiguritë. Tani do të mund t’i përballoni situatat me më shumë optimizëm dhe realizëm. Mundësitë për të ardhmen janë të shumta dhe emocionet do t’ju pushtojnë këtë muaj.

Peshorja

Nuk do mungojnë ndryshimet e vogla në arredimin e shtëpisë apo zyrës, si dhe rirregullimet në jetën tuaj. Nga një lëvizje në bashkëjetesë vjen diçka e re. Ndërsa diçka e re vjen në fushën e romancës – mbajini sytë hapur për njohjen që do të çojë në një lidhje dashurie.

Bricjapi

Ditëlindja juaj po afron dhe planetët po ju bëjnë dhurata të shumta. Momente të bukura me njerëzit e dashur, përfitime financiare dhe dashuri të reja janë në horizont. Shijoni ditët e ardhshme pasi dhjetori është një nga muajt më të mirë që do të jetoni ndonjëherë.

The post Nga dashuria te paratë, këto janë shenjat që e mbyllin me fat vitin 2023 appeared first on Albeu.com.