2022 Archives - Albeu.com

Formacioni i ëndrrave, kjo është 11-shja më e mirë për 2022-n
FIFA ka shpallur formacionin më të mirë të vitit 2022 në mbrëmjen gala të shpërndarjes së çmimeve “The Best”.

Në portë është Tibu Kurtua. Në mbrojtje janë Hakimi, Zhoao Kanselo, Van Dajk.

Sa i përket mesfushës janë të vendosur De Bryjne, Luka Modriç, Kasemiro. Sa i përket sulmit janë yjet që kanë shkëlqyer vitin që lamë pas. Kilië Mbape, Karim Benzema, Erling Haland dhe Leo Mesi.

The post Formacioni i ëndrrave, kjo është 11-shja më e mirë për 2022-n appeared first on Albeu.com.

2022 ishte viti i dytë më i nxehtë i regjistruar në Evropë
2022 ishte viti i dytë më i nxehtë i regjistruar në Evropë, thanë shkencëtarët e Bashkimit Evropian, pasi ndryshimet klimatike shkaktuan temperatura ekstreme rekord që rezultuan në humbje të të korrave, tharje të lumenjve dhe mijëra vdekje.

Sipas Shërbimit Evropian të Ndryshimeve Klimatike Copernicus (C3S), viti 2022 ishte gjithashtu viti i pestë më i ngrohtë në botë me një diferencë të ngushtë. C3S mban të dhëna që nga viti 1950, por baza të tjera të dhënash më të mëdha konfirmojnë se viti 2022 ishte viti i pestë më i ngrohtë në botë që nga viti 1850.

Tetë vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtat e regjistruara në botë, tha C3S.

Temperatura e planetit tani është 1.2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale si rezultat i ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, tha C3S. Sipas Copernicus, temperaturat në Evropë janë rritur më shumë se dyfishi i mesatares globale gjatë tre dekadave të fundit.

“Ne po përjetojmë tashmë pasojat shkatërruese të botës sonë të ngrohjes,” tha zëvendësdrejtoresha e C3S, Samantha Burgess, e cila bëri thirrje për veprime urgjente për të reduktuar emetimet e dioksidit të karbonit (CO2) dhe për t’iu përshtatur kushteve klimatike në ndryshim.

Vera e kaluar ishte më e nxehta në rekord në Evropë, me temperatura që thyen rekorde në vende si Italia, Spanja dhe Kroacia. Valët e të nxehtit intensive kanë rezultuar në më shumë se 20,000 vdekje “të tepërta” në vende duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Spanjën dhe Britaninë.

E kombinuar me mungesën e ujit, nxehtësia shkaktoi një thatësirë të përhapur që, sipas analizave fillestare, ishte më e keqja në Evropë në 500 vjet. Nivelet e ulëta të ujit të lumenjve kanë rezultuar në vonesa në Rhine të Gjermanisë, ndërsa mungesa e ujit ka goditur prodhimin e hidrocentraleve dhe ka reduktuar të korrat e misrit dhe sojës.

Sezoni i nxehtë dhe i thatë shkaktoi zjarre në vende nga Spanja në Slloveni, duke rezultuar në më shumë emetime në BE dhe Britani se çdo verë tjetër në 15 vjet.

Në Britani, viti 2022 ishte viti më i nxehtë i regjistruar, tha Zyra Metologjike e vendit javën e kaluar.

Temperaturat globale do të ndalojnë së rrituri vetëm nëse vendet reduktojnë emetimet e tyre në “zero neto” – domethënë, ato nuk hedhin më shumë gazra serë në atmosferë sesa heqin.

27-anëtare të BE-së, Britania, Kanadaja, Japonia dhe vende të tjera janë zotuar të përmbushin këtë objektiv deri në vitin 2050, me Kinën dhe Indinë që synojnë ta arrijnë atë më vonë.

Pavarësisht këtyre premtimeve afatgjata, emetimet globale janë ende në rritje. Përqendrimet e dioksidit të karbonit në atmosferë ishin mesatarisht 417 ppm në 2022 – niveli më i lartë në më shumë se dy milionë vjet, tha C3S.

Rajone të tjera u përballën me një vit fatkeqësie klimatike pasi ngrohja globale vazhdoi të godiste më së shumti popullatat e varfëra dhe të cenueshme të botës. Përmbytjet në Pakistan kanë vrarë të paktën 1700 njerëz, ndërsa thatësira ka shkatërruar bagëtitë në Somali. /albeu.com

The post 2022 ishte viti i dytë më i nxehtë i regjistruar në Evropë appeared first on Albeu.com.

Filmat dhe serialet më të ndjekur në Netflix në vitin 2022
Netflix është një platformë ku ju mund të gjeni një katalog të madh të filmave, serialeve dhe dokumentarëve; në përgjithësi, një larmi e madhe e përmbajtjes multimediale audiovizuale, për kënaqësinë e publikut. Ju mund të gjeni të gjitha llojet e zhanreve, të cilat mund të përshtaten lehtësisht me shijet dhe preferencat tuaja.

Së fundmi platforma prezantoi dhjetë filmat dhe serialet që ishin më të ndjekurit në vitin 2022. Disa prej tyre janë: “Stranger Things”, “Inventing Anna” dhe “Dahmer Monster”, por edhe filmave si “The Grey Man” dhe “Project Adam”.

The post Filmat dhe serialet më të ndjekur në Netflix në vitin 2022 appeared first on Albeu.com.

Nëse doni një vit më të lumtur se ky që iku, kini parasysh këto këshilla
Tani që thuajse mbaruat me gjithë reflektimet e 2022-shi dhe jeni gati për të nisur një tjetër kapitull, kini parasysh që lumturinë tuaj e bëni vetëm ju.

Neurologët kanë disa “porosi” specifike kur vjen puna tek rruga drejt gjetjes së gëzimit dhe lumturisë. Rituale që jo vetëm s’do t’ju lodhin, por do t’ju ndryshojnë komplet mënyrën sesi mendoni.

Bëjini vetes tuaj pyetje sa herë ndiheni të mërzitur

Ndonjëherë ju duket sikur mendja juaj nuk do që ju të jeni të lumtur. Gjëja e parë që duhet të bëni është të pyesni veten : “Pse?” Të paktën në këtë mënyrë jeni duke hedhur një hap drejt zgjidhjes së problemeve tuaja, në vend që të rini të mërzitur dhe të mos bëni asgjë.

Vendosini një emër konkret ndjenjave tuaja

Çfaredolloj ndjenje të keni, duhet të përpiqeni ta përcaktoni me një emër konkret. Kjo do të tregojë edhe shkallën e rëndësisë të asaj ndjenje për ju.

Merrni vendime

Është më mirë ta merrni atë vendimin që po ju mundon sesa të rrini të mendoni pafund për të. Vërtetë mund të jetë e vështirë të merrni disa vendime, por sa më shumë të kalojë koha aq më të vështirë do t’a kini.

Krijoni kontakt me njerëzit

Të gjithë kemi nevojë të ndjejmë afrimitet dhe të ndihemi të pranuar nga të tjerët. Kontakti fizik me personat që ju rrethojnë, ndikon drejtpërdrejt në trurin tuaj, duke zvogëluar stresin. Mjafton një kapje dore, përqafim apo puthje dhe truri juaj do të ndihet më I lehtësuar.

The post Nëse doni një vit më të lumtur se ky që iku, kini parasysh këto këshilla appeared first on Albeu.com.

Urimi për një 2023 më të mbarë!
Edhe viti që po lëmë pas, nuk ishte i lehtë. Sapo vendi, ashtu si e gjithë bota, filloi të merrte veten nga pasojat e pandemisë, rritja e çmimeve, e cila kishte nisur që në fund të vitit 2021 nga zhbalancimi i kërkesë-ofertës, u përshpejtua me shpejtësi.

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës shkaktoi probleme të mëdha në tregun global, duke shtrenjtuar karburantet, gazin, energjinë, drithërat, teksa efekti zinxhir kaloi në të gjitha produktet e tjera.

Në vend, Indeksi i Çmimeve të Konsumit kulmoi në tetor në 8.3%, niveli më i lartë që nga viti 1998, kur vendi vuajti pasojat e krizës së shkaktuar nga piramidat. Vetëm në nëntor filluan të shfaqen shenjat e para të ngadalësimit, duke zbritur në 7.9%.

Në përgjigje të inflacionit të lartë, Banka e Shqipërisë rriti katër herë normën bazë, duke e çuar në 2.75%, nivel ky që ishte parë për herë të fundit në vitin 2014. Kjo lëvizje u transmetua, në pjesën më të madhe, në shtrenjtimin e kostos së borxhit të qeverisë dhe në këstet e pagesave për kreditë për konsumatorët dhe bizneset.

Konsumi në vend nisi të reflektonte rritjen e çmimeve, teksa pagat nuk ndoqën të njëjtin ritëm. Importet kanë rënë në sasi me 6.3% për 11-mujorin, duke ndikuar dhe në ecurinë buxhetore.

Pas rritjes së shpejtë të të ardhurave në pjesën e parë të vitit, e ndikuar nga çmimet e larta, në tetor dhe në nëntor, zgjerimi real (përjashtuar efektin e inflacionit) ishte negativ. Interesat e larta kanë filluar të japin efekt edhe në rënien e kërkesës për kredi, duke frenuar investimet e bizneseve dhe blerjet e konsumatorëve, sidomos ato të mëdha.

Shtrenjtimi i energjisë për bizneset që kanë dalë në treg të lirë ndikoi negativisht në rritjen e kostove, duke bërë që disa kompani të mëdha të mbyllin përkohësisht aktivitetin, duke ndikuar në ngadalësimin e eksporteve. Industria përpunuese ishte një tjetër sektor që u përball me shtrenjtimin e lëndëve të para, duke e transferuar në çmimin e produktit përfundimtar.

Gjetja e fuqisë punëtore është kthyer në një shqetësim të përhershëm të bizneseve. Ritmet e emigracionit u përshpejtuan pas pandemisë, duke ndikuar jo vetëm sipërmarrësit në të gjithë sektorët, por dhe konsumin.

Pavarësisht vështirësive, ekonomia vendase, edhe një herë shfaqi rezistencë dhe elasticitet të lartë. Në tremujorin e tretë të vitit 2022, rritja u përshpejtua në 4.02% me bazë vjetore, nga 2.65% në të dytin.

Turizmi është kthyer në një sektor të rëndësishëm, duke nxitur tregtinë dhe shërbimet në vend. Hyrjet e të huajve në vend për 11- mujorin e kanë tejkaluar ndjeshëm nivelin e parapandemisë, ndërsa është zgjatur dhe sezoni përtej muajve të verës, duke garantuar më shumë hyrje të valutës.

Ndërtimi është sektori tjetër që po nxit ekonominë, ndonëse ka debate të shumta për burimet e financimit dhe mbingopjen në treg, që mund të rrezikojë rënie të çmimeve në të ardhmen, me efekte zinxhir në sistemin financiar.

Edhe viti 2023 nuk pritet të jetë i lehtë. Elementet e mësipërme do të vijojnë të ndikojnë, ndoshta me intensitet më të ulët, teksa tregu do të priret që të arrijë një ekuilibër të ri. Bizneset, si gjithmonë do të arrijnë të përshtaten, disa më lehtë, të tjerë me më shumë vështirësi.

Nëse qeveria do të arrijë të ndikojë pozitivisht me politikat nxitëse, pa shtrembërime të konkurrencës dhe rialokim të drejtë të burimeve buxhetore, do të ishte faktor shtesë që 2023-shi të ishte një vit më i mbarë!/Monitor

The post Urimi për një 2023 më të mbarë! appeared first on Albeu.com.

BIRN: Nga inceneratorët tek antikorrupsioni dhe arratisja e qytetarëve, çfarë e shënjoi 2022-shin për shqiptarët
Fundi i vitit 2021 dhe fillimi i vitit 2022 shënoi një periudhë lajmesh të bujshme në Shqipëri. Në 14 dhjetor 2021, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka përfundoi në burg, i akuzuar për korrupsion dhe përvetësim të miliona lekëve të taksapaguesve.

Në 4 shkurt 2022, edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kaloi nga salla e gjyqit ku shpresonte pafajësi, për te qelitë e burgut nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa Alqi Bllako u bë një nga të paktët deputetë në detyrë që përfunduan në burg nën akuzat e korrupsionit dhe abuzimit me detyrën. Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe u dënua me dy vite e katër muaj burg në korrik të këtij viti, pasi ishte arrestuar një vit më parë, nën akuzat për korrupsion.

Megjithatë, sistemi i ri i drejtësisë vijoi të mbetej në sprovë në Shqipëri, sa i përket pavarësisë nga politika dhe mundësisë për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë.

Fundi i vitit u mbyll me zgjedhjen e një kryetari të ri të SPAK, mes denoncimeve të njëpasnjëshme të ambasadores amerikane, Yuri Kim për “ndërhyrje në proces” dhe një finale që duket se la amerikanët të kënaqur, por pjesën tjetër të vendit në mëdyshje.

Amerikanët goditën gjithashtu socialistët duke “emërtuar” Aqif Rakipin, një aleat të tyre, si person “i përfshirë në korrupsion” për llogari të një “qeverie në Ballkanin Perëndimor”. Partia Socialiste thjeshtë e injoroi lajmin dhe priti që deklarata amerikane të harrohet.

Viti 2022 ka gjasa të mbahet mend gjithashtu si viti kur opozita kaloi nga njëra krizë në tjetrën, ndërsa mazhoranca e kryeministrit Edi Rama e konsolidoi edhe më tej pushtetin.

Media, që në demokracitë liberale mban nofkën “pushteti i katërt”, pësoi zhvillime interesante në kuptimin kinez të kësaj shprehjeje. Një prej televizioneve përfundoi i konfiskuar nga shteti si produkt i parave të pista, ndërsa një hotel i një pronari tjetër mediash u shënjestrua në veprime me vlerë të dyshimtë ligjore nga një agjenci qeveritare, që e shpalli atë ndërtim pa leje dhe e hodhi në erë me dinamit.

Mungesa e transparencës së reklamave qeveritare për median ishte një nga shqetësimet e Raportit të Progresit, një raport kyç i Komisionit Evropian që mat ecurinë e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit. Sipas raportit, Shqipëria nuk bëri asnjë progres gjatë vitit 2022 sa i përket lirisë së medias.

“Inceneratorët” dhe antikorrupsioni

Në muajt e parë të vitit, Partia Demokratike në opozitë arriti të tërheqë vëmendjen e publikut të gjerë përmes një komisioni parlamentar hetimor për aferën e inceneratorëve, ku fakte korrupsioni në shifra marramendëse u bënë publike. Afera e inceneratorëve përndoqi maxhorancën socialiste deri në fund të vitit, kur një gazetar publikoi ato që i quajti, prova të një krimi të dyfishtë: nga njëra anë, përfitime të paligjshme të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj në formën e hoteleve luksoze të paguara nga biznesmenët e inceneratorëve; nga ana tjetër, mungesë hetimesh nga ana e prokurorëve të angazhuar në këtë çështje.

Ahmetaj i mori akuzat, pa dhënë shpjegime se si emri i tij rezulton në fatura hotelesh të prenotuara me kartë bankare të administratorit të inceneratorëve, Klodian Zoto. Në anën tjetër, prokurorët nuk e mohuan ekzistencën e këtyre provave, por u justifikuan me argumentin se “hetimet vijojnë”.

SPAK mbylli hetimet për koncesionet e trajtimit të mbetjeve në Elbasan dhe Fier dhe dërgoi dhjetëra të akuzuar në gjyq, por pikëpyetjet mbi rolin e zyrtarëve më të lartë të qeverisë nuk kanë marrë ende përgjigje.

Hetimet vazhdojnë për procedurën e vendimit të qeverisë që siguroi financimin e kontratës së Elbasanit si dhe për rolin që kanë pasur zyrtarë të lartë të ministrive që dhanë përgjigje pozitive për kontratën e paligjshme si dhe për veprime të tjera të dyshuara se përbëjnë pastrim parash nga kompani të tjera, përveç atyre të përfshira nën akuzë.

Gjithashtu, hetimet vazhdojnë edhe për kontratën e Tiranës, ndërkohë që qeveria vazhdon paradoksalisht t’i paguajë faturat e kripura për inceneratorin që nuk ekziston.

Politika e nongratave

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha duket se ia doli të rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike përmes një sulmi frontal kundër trashëgimtarëve që ai vetë kishte zgjedhur. Emërtimi i tij si “i përfshirë në korrupsion madhor” nga Departamenti Amerikan i Shtetit në vitin 2021 si dhe nga Mbretëria e Bashkuar më 2022, duket se nuk i diskurajoi demokratët e thjeshtë që ta mbështesnin atë në betejën për të rimarrë partinë, që nuk ka njohur ndonjë udhëheqës tjetër real në gati tre dekada ekzistencë.

Rikthimi i Berishës në krye të PD-së nisi me një proces të cilin ai e quan Rithemelimi, vlefshmëria ligjore e së cilës është duke u shqyrtuar në gjykatë. Ai ia doli të tregojë forcën e vet elektorale në një palë zgjedhjesh të pjesshme për pushtetin vendor, ku kandidatët e tij arritën të nxjerrin në vend të tretë kandidatët e përcaktuar nga Lulzim Basha.

Katastrofa elektorale e shtyu Lulzim Bashën të japë dorëheqjen, ndërsa një kryesi e përkohshme duhet teorikisht të nisë procedurat për zgjedhjen e një kryetari të ri, në atë që konvencionalisht po njihet si “PD zyrtare” për t’u identifikuar më vete nga PD Rithemelimi apo PD-Berisha.

Berisha duket se efektivisht kontrollon zemrat e demokratëve dhe fizikisht zyrat e Partisë Demokratike. Kundërshtarët e tij kontrollojnë efektivisht grupin parlamentar, ku shumica e deputetëve nuk i binden Berishës.

Ndërkohë, një proces gjyqësor që teorikisht duhet t’i japë celësat e zyrave si dhe vulën e partisë Berishës ose kundërshtarëve të tij, po zgjat pa mbarim. Pasi gjykata e shkallës së parë i dha të drejtë Berishës, gjykata e Apelit e ka shtyrë vendimmarrjen që nga marsi i këtij viti.

Në qershor, socialistët nisën një sulm kundër ish-presidentit dhe ish-aleatit të vet Ilir Meta, duke e akuzuar atë si spiun të Sigurimit të Shtetit, policisë sekrete famëkeqe të kohës së komunizmit, të njohur për burgosje, tortura dhe vrasje të të dyshuarve si kundërshtarë politikë të Partisë së Punës.

Meta i ka mohuar akuzat ndërsa çështja është harruar pas një spektakli të shëmtuar në parlament, ku PS dhe PD Zyrtare bashkuan votat në disa ndryshime ligjore, të cilat në mënyrë të gënjeshtërt u prezantuan në publik si “hapje e dosjeve”.

Arratisja e shqiptarëve

Toka e Premtuar këtë vit doli se ishte Mbretëria e Bashkuar. Shqiptarët që mbërritën për të kërkuar azil në Angli, pasi kapërcyen La Manshin me gomone, ishin së paku 15 mijë vetë, sipas autoriteteve në Londër. Shumica dërrmuese janë të rinj.

Disa sugjerojnë se vala masive e emigrimit, e cila po zbraz Shqipërinë sub-urbane dhe rurale nga rinia, është shkaktuar nga fakti se në një farë mënyre, shqiptarët kanë mësuar ekzistencën e një “problemi” në ligjin britanik, një ligj i vitit 2015 i quajtur “Ligji Kundër Skllavërisë Moderne”, i cili lejon emigrantët të fitojnë azil në rast se provojnë se janë trafikuar.

Minorenët dhe gratë e kanë më të besueshme këtë version. Pra një tetëmbëdhjetëvjeçar shqiptar mund të shkojë në Angli me vullnet të lirë dhe të pretendojë se “është trafikuar”. Kjo është çfarë supozohet. Nga ana tjetër, një avokate për ndihmë ligjore falas në Mbretërinë e Bashkuar vuri në dukje se sistemi i azilit në këtë vend është shumë i rreptë dhe se ai vështirë se mund të abuzohet nga shqiptarët. Ajo vuri në dukje se si, në disa raste që ajo ka mbrojtur, shqiptarët kanë rënë në duart e krimit të organizuar, pasi familjet e tyre kanë rënë në vështirësi financiare për shkak të nevojës për të paguar për kujdes shëndetësor.

Problemi u ngrit në diskutim në nivelet më të larta politike në Mbretërinë e Bashkuar dhe u bë temë debati parlamentar atje, por jo në Shqipëri. Sipas autoriteteve shqiptare, Shqipëria nuk ka kurrfarë problemi të tillë. Por ama, Kisha Katolike beson publikisht se shkaku i largimit është dëshpërimi. Në një ndërhyrje të pazakontë në debatin publik, kisha pyeti klasën politike të vendit: Cili është projekti juaj për këtë vend?

Udhëheqësit aktualë politikë kanë qeverisur vendin që prej tre dekadash, duke alternuar rolet, nga maxhoranca në opozitë dhe anasjelltas.

Rama nuk denjoi t’i përgjigjej pyetjes së Konferencës Ipeshkvnore se “cili është projekti mbi të ardhmen e këtij vendi”, por ai iu përgjigj me veprime konkrete.

Në nëntor, socialistët miratuan me votat e veta në parlament faljen e Portit të Durrësit një grupi kompanish, me të cilën është negociuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qeveria “Rama”. Kompania merr përsipër të ndërtojë pallate dhe një port jahtesh në tokën publike, ndërsa shqiptarëve u lind nevoja të ndërtojnë një port të ri për importin dhe eksportin e mallrave. Rama ka premtuar gjithashtu amnisti fiskale dhe pasaporta të arta për “investitorët e huaj”, dy politika këto që kritikohen nga Bashkimi Evropian dhe që rrezikojnë ta kthejnë Shqipërinë në një parajsë për të huajt e pasur, por jo për vendësit.

Sfidat për vitin e ri

Pritshmëritë më të mëdha për vitin e ardhshëm duket se lidhen me veprimtarinë e SPAK-ut dhe gjykatës së posaçme antikorrupsion dhe frikën për krizë ekonomike të shkaktuar nga ngërçi i rritjes së shpejtë të interesave të kredive.

Viti i ri 2023 ka gjasa të shënojë një rritje të numrit të zyrtarëve të lartë pas hekurave në historinë e re të vendit, por shqiptarët duket se presin më shumë dhe po kështu edhe diplomacitë e vendeve partnere.

Lufta kundër korrupsionit dhe ndëshkimi i korrupsionit janë synim në vetvete për të frenuar korrupsionin në të ardhmen. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse fushata antikorrupsion do të jenë zanafilla e një beteje sistemike kundër pandëshkueshmërisë, apo viktimë e një drejtësie selektive, që përpiqet të bëjë minimumin e mundshëm në kushtet e presionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar.

Telashi i dytë për shqiptarët më 2023 duket se lidhet me krizën ekonomike që mund të vijë nga ngërçi i kredive.

Shqiptarët si individë nuk janë të mbingarkuar me borxhe. Përkundrazi, kreditë e individëve dhe bizneseve ishin të barabarta me 47% të depozitave në nëntor të këtij viti, ndërsa kanë qenë 55% në vitin 2015 dhe 60% në vitin 2010. Problemi është se shqiptarët janë huamarrës në banka jo vetëm si individë apo si biznese, por edhe si tatimpagues. Ndërsa familjet dhe bizneset kishin 724 miliardë lekë borxhe, qeveria shqiptare ka dyfishin e kësaj borxh të brendshëm dhe të jashtëm.

Interesat e borxhit publik dhe privat u rritën në mënyrë marramendëse gjatë këtij viti. Në janar, interesi i bonove të thesarit 12 mujore ishte 1.6%, ndërsa në nëntor arriti në 5.8%. Ndërsa kostoja e borxhit publik rritet, po kështu rriten edhe interesat e kredive të familjeve dhe bizneseve, duke krijuar një situatë në të cilën, disa qindramilionë euro do të duhet të ndryshojnë duar, nga taksapaguesit apo huamarrësit, te bankat.

Ndërsa qeveria dhe familjet do të duhet të shtrëngojnë rripin për të paguar këstet e kredive apo interesat e borxhit, konsumi i munguar ka gjasë do të sjellë rënie të konsiderueshme ekonomike. Ndonëse shtrëngimi i kushteve të huamarrjes është një e keqe e domosdoshme për të zbutur inflacionin, në rastin e Shqipërisë, ku shumica e inflacionit është shkaktuar nga mallrat e importit, vuajtjet ka gjasa do të jenë të panevojshme dhe pa sjellë reduktim të inflacionit.

Politika normale në këtë situatë është reduktimi i huamarrjes nga sektori publik dhe zbutja e fuqisë së bankave për të ekstraktuar interesa më të larta nga borxhi publik afatshkurtër. Por duke qenë se Shqipëria pritet të ketë zgjedhje të pushtetit vendor vitin e ardhshëm, gjasat janë që qeveria do të mbajë borxh publik të lartë duke e përkeqësuar situatën, në vend që ta përmirësojë atë./Reporter.al

The post BIRN: Nga inceneratorët tek antikorrupsioni dhe arratisja e qytetarëve, çfarë e shënjoi 2022-shin për shqiptarët appeared first on Albeu.com.

Liria e medias, pëson rënie të “frikshme” në vitin 2022
Studiuesit thonë se liria e shtypit në vitin 2022 ka rënë. Dhuna në Meksikë, lufta në Ukrainë, ligjet shtypëse dhe burgosjet e kanë bërë vitin 2022 një vit të vështirë për gazetarët.

Dhuna në Meksikë, lufta në Ukrainë, ligjet shtypëse dhe burgosjet e kanë bërë vitin 2022, një vit të vështirë për gazetarët.

Me gazetarët e burgosur në Iran duke mbuluar protestat ose gazetarët e vrarë në Bregun Perëndimor duke mbuluar përleshjet, arrestimet dhe dhuna vdekjeprurëse janë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Studiuesit thonë se liria e shtypit në vitin 2022 ka rënë.

“Fatkeqësisht, ne kemi parë një rritje të numrit të gazetarëve që po arrestohen, mbahen peng dhe vriten në mbarë botën”, thotë Clayton Weimers, nga organizata Reporterët pa Kufij.

Organizata “Reporterët pa Kufij” raporton se 533 gazetarë u arrestuan këtë vit dhe 57 u vranë. Kina, Mianmari dhe Irani janë shtetet që kanë burgosur më shumë gazetarë, ndërsa Meksika, Ukraina dhe Haiti ishin vende veçanërisht vdekjeprurëse për t’u mbuluar në vitin 2022.

Lufta e Rusisë në Ukrainë la një gjurmë të madhe, me Moskën që imponoi ligje represive që synonin ndalimit e raportimit të lirë dhe shumë media u detyruan të mbylleshin. Në Ukrainë, gazetarët punojnë duke u përpjekur për të raportuar në mënyrë të sigurt si dhe për të mbajtur audiencën të informuar.

“Nuk është kurrë e lehtë të mbulosh një luftë, por sidomos kur është një luftë që është në vendin tënd, dhe nuk je thjesht një gazetar që shkon në vendngjarje dhe pastaj shkon në shtëpi i sigurt. Këtu nuk ka siguri për ne. Nuk ka siguri për familjet tona”, thotë Olga Rudenko, kryeredaktore e pavarur në Kiev.

Por zonat e luftës nuk janë rreziku i vetëm për gazetarët. Në Meksikë, dhuna dhe vrasjet e gazetarëve bënë që vitin 2022 të ishtë viti më vdekjeprurës në vend. Mbikëqyrësit e medias atje thonë se pasojat janë të gjera.

“Ajo që na shqetëson më shumë është dhuna vdekjeprurëse. Sepse kur një gazetar vritet, ndodh diçka e njohur si një ‘vrasje e dyfishtë’. Pra vrasja e gazetarit dhe heshtja që vjen pas, pasi hetimet e bëra nga ky gazetar nuk do të publikohen. Kjo ka një efekt shumë të fortë, pra kemi frikë dhe censurë”, thotë Paula Saucedo nga organizata “Neni 19”.

Kina vazhdon të jetë vendi kryesor ku censurohet media dhe ndikimi i saj ndihet edhe në Hong Kong. Analistët besojnë se gjyqi ndaj themeluesit të “Apple Daily”, Jimmy Lai po përdoret për të dërguar një mesazh.

“Me këto raste i paralajmëron të gjithë se nëse kjo mund t’i ndodhë dikujt si Jimmy Lai, një njeri kaq i shquar dhe i pasur mund t’i ndodhë kujtdo”, thotë Keith Richburg nga Klubi i Korrespondentëve të Huaj të Hong Kongut. Diku tjetër, qeveritë represive si ajo e Afganistanit kërkojnë të bllokojnë qasjen në lajme të besueshme. Talebanët kanë ndaluar transmetimet e radios së Zërit të Amerikës, por gazetarët thonë se do të vazhdojnë misionin e tyre.

“Ata na besojnë dhe duan të na dëgjojnë. Dhe sido që të jetë, banorët do të na gjejnë një zgjidhje”, thotë Shaista Sadat Lami, gazetare në shërbimin afgan të Zërit të Amerikës./VOA

The post Liria e medias, pëson rënie të “frikshme” në vitin 2022 appeared first on Albeu.com.

DASH vlerëson punën e SPAK për 2022: Ka arrestuar deputetë, ministra dhe gjyqtarë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar punën e SPAK, duke e cilësuar si një ent i ri elitar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas DASH në muajt e fundit organi ka arrestuar ish-ministra, deputetë në detyrë, gjyqtarë, policë, prokurorë, kryebashkiakë dhe krerë nga krimi i organizuar”.

“Me ndihmën e SHBA-së, Shqipëria krijoi një Organ të Posaçëm Kundër Korrupsionit si një ent i ri elitar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në muajt e fundit, organi ka arrestuar ish-ministra, deputetë në detyrë, gjyqtarë, policë, prokurorë, kryebashkiakë dhe krerë nga krimi i organizuar”- thuhet në reagimin e DASH.

Pas takimit personal që Ndihmës Sekretari i DASH – autori i kësaj DipNote, pati edhe me Drejtuesin e SPAK, z. Arben Kraja, siguroi në emër të Departamentit Amerikan të Shtetit se, SHBA do të vazhdojë ta mbështesë edhe më fuqimisht SPAK në ngritjen e kapaciteteve dhe rritjen e rezultateve në luftë kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe korrupsionit të nivelit të lartë.

The post DASH vlerëson punën e SPAK për 2022: Ka arrestuar deputetë, ministra dhe gjyqtarë appeared first on Albeu.com.

Njihuni me 10 vendet më të shtrenjta në botë për të jetuar në 2022-shin
Në fund të çdo muaji, kur vijnë faturat është i njëjti refren: Ne ankohemi se sa shumë është rritur kostoja e jetesës. Sipas Indeksit të Kostos së Jetesës në mbarë botën të këtij viti, të publikuar nga Economist Intelligence Unit (EIU), kostoja mesatare e jetesës është rritur me 8,1% në vitin 2022, për shkak të luftës ruse në Ukrainë dhe efekteve të vazhdueshme të pandemisë.

CNN shkruan se lufta në Ukrainë, sanksionet perëndimore ndaj Rusisë dhe politikave të Kinës me zero-Covid kanë shkaktuar probleme të zinxhirit të furnizimit që, të kombinuara me rritjen e normave të interesit dhe ndryshimet e kursit të këmbimit, kanë rezultuar në një krizë të kostos së jetesës në të gjithë botën.

Pra, në një vit të shtrenjtë, cilat janë qytetet më të shtrenjta për të jetuar?

1. New York dhe Singapori (në të njëjtin nivel)

3. Tel Aviv, Izrael

4. Hong Kong dhe Los Angelos (në të njëjtin nivel)

6. Zurich, Zvicër

7. Geneva, Zvicër

8. San Francisco, California

9. Paris, Francë

10. Copenhagen, Danimarkë

The post Njihuni me 10 vendet më të shtrenjta në botë për të jetuar në 2022-shin appeared first on Albeu.com.

Pesë miliardë telefona do të përfundojnë në “kosh” në vitin 2022
Këtë vit, 5.3 miliardë telefona celularë do të hidhen, thotë forumi ndërkombëtar i mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike (WEEE).

Vlerësimi i tij, bazuar në të dhënat e tregtisë globale, nxjerr në pah problemin mjedisor në rritje të “mbeturinave elektronike”, transmeton Telegrafi.

Shumë njerëz mbajnë telefona të vjetër, në vend që t’i riciklojnë ato, sugjeron hulumtimi.

Mineralet e çmuara që nuk nxirren nga mbeturinat e elektronikës, si bakri në tel ose kobalti në bateritë e ringarkueshme, duhet të minohen.

“Njerëzit priren të mos e kuptojnë se të gjitha këto artikuj në dukje të parëndësishme kanë shumë vlerë dhe së bashku në një nivel global përfaqësojnë vëllime masive”, tha drejtori i përgjithshëm i WEEE, Pascal Leroy.

Ka rreth 16 miliardë telefona celularë në mbarë botën – dhe në Evropë, pothuajse një e treta nuk janë më në përdorim.

WEEE thotë se hulumtimi i saj tregon se “mali” i mbeturinave elektrike dhe elektronike – nga makinat larëse dhe tostierët te kompjuterët tabletë dhe pajisjet e sistemit të pozicionimit global (GPS) – do të rritet në 74 milionë ton në vit deri në vitin 2030.

Në fillim të këtij viti, Shoqëria Mbretërore e Kimisë nisi një fushatë që promovonte minierat e mbeturinave elektronike për të prodhuar produkte të reja, duke theksuar konfliktin global, duke përfshirë luftën në Ukrainë, kërcënon zinxhirët e furnizimit me metale të çmuara.

The post Pesë miliardë telefona do të përfundojnë në “kosh” në vitin 2022 appeared first on Albeu.com.