20 Archives - Albeu.com

Të dhënat e INSTAT: 20% e popullsisë mbi 65-vjeç, si po plaket Shqipëria
Përveç pakësimit struktura e popullsisë, është plakur dhe moshat e vjetra dominojnë. Të dhënat e Censit 2023, tregojnë se mosha mesatare e popullsisë arriti 42.5 vite, duke u rritur me 7 vite nga vitit 2011, ku ky tregues ishte 35.5 vjet.

Faktorët ndikues të lindjeve, vdekjeve dhe migracionit ndërkombëtar dhe të brendshëm sollën ndryshimin e strukturës së popullsisë, në Censin e 2023.

Piramida e popullsisë bazuar në Censin e 2023, vjen e ngushtuar shumë poshtë për shkak të rënies së lindjeve dhe po zgjerohet ne mes dhe lart nga rritja e popullsisë në moshë të vjetër.

Të dhënat e Cens 2023, tregojnë se një në pesë individë (19,7%) janë 65 vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3%) në Censin e vitit 2011 dhe 7,5% në Censin e 2001.

Tranzicioni drejt një popullsie më të vjetër vihet re edhe në raportet e varësisë. Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24,0% nga 30,4% vlerësuar në Censin e 2011, dhe raporti i varësisë së të moshuarve pësoi rritje në 30,4% nga 16,7% në 2011.

Analizuar në nivel qarku, Kukësi dhe Gjirokastra mbajnë pozicione të kundërta në termat e raporteve të varësisë: Kukësi ka raportin e varësisë së të rinjve më të lartë (31,8%) dhe raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve (19,9%).

Ndërsa, Gjirokastra ka raportin e varësisë së të rinjve më të ulët (19,0%) dhe raportin më të lartë të të moshuarve (46,1%). Mosha mesatare e popullsisë është 42,5 vite, nga 35,3 vite që ishte në Censin 2011.

Duke analizuar grup-moshën 50-69-vjeç në piramidën e popullsisë, vërehet një zgjerim që përputhet me një periudhë lindjesh midis mesit të viteve 1950-1970.

Shqipëria gjatë kësaj periudhe është karakterizuar nga një rritje e normave të lindshmërisë, njohur si “baby boom”.

Pas viteve ’90, norma të ulëta të lindshmërisë dhe trendi në rënie, kombinuar me emigracionin e popullsisë në moshë riprodhuese solli ngushtimin e bazës së piramidës së popullsisë.

Lindshmëria nën nivelin e zëvendësimit prej vitit 2001, rritja e jetëgjatësisë, si dhe migracioni mbeten faktorët kryesorë të plakjes së popullsisë.

Mungon infrastruktura për të moshuarit

Brezi i sotshëm i pensionisteve jetoi rininë me mungesë kulture dhe njohurish për të siguruar mbrojtje financiare për pleqërinë.

Një shoqëri e bazuar në një traditë të brezave, ku fëmijët kujdesen për prindërit në pleqëri po venitet nga nivelet e larta të emigracionit, që kanë shkëputur lidhjet fizike ndërmjet prindërve dhe fëmijëve.

Edhe pse në tranzicion solidariteti mes brezave ende funksionon në aspektin financiar, pasi emigrantët shqiptare vazhdojnë të çojnë të ardhura pranë familjeve të tyre.

Në vitin 2023 këto prurje ishin më shumë se 930 milionë euro, më shumë se gjyma e faturës së përgjithshme për pagesën e pensioneve nga qeveria shqiptare,

Për shumë të moshuar jeta do të lehtësohej po të funksiononin azilet, të cilat sot mungojnë në raport me nevojat që ka vendi për këto shërbime.

Njësia e Kombeve të Bashkuara, për çështjet e punësimit (ILO) evidentoi pak vite më parë se popullsia e Shqipërisë po plaket me shpejtësi dhe 91 mijë persona mbi 65-vjeç, kanë nevojë për përkujdesje sociale afatgjatë, ndërkohë që vetëm 1.6% e tyre përfitojnë mbrojtje.

Azilet publike mungojnë, ndërsa iniciativat për hapjen e shtëpive të kujdesit për të moshuarit gjithashtu mungojnë.

Mirela një grua shqiptare që shërben në një shtëpi të moshuarish në Milano, prej 20 vitesh ka dëshirë të sjellë këtë përvojë në Shqipëri, por tha se e ka vështirë për të gjetur staf që të ketë aftësitë për t’u kujdesuar për të moshuarit.

Disa biznese nisen të investonin në qendra të posaçme për të moshuarit, por kërkesa e shpejtë për shtëpi i zhvendosi projektet e tyre.

Numri i pensionistëve do të rritet me shpejtësi në vitet në vijim për shkak të bumit të lindjeve në vitet 1950-1960. Në vitin 2021, një në 7 persona ishte mbi 65-vjeç.

Vlerësohet se një në 3.8 persona do të jetë 65 vjeç e lart deri në vitin 2050. Të dhënat demografike tregojnë se, popullsia shqiptare po plaket me shpejtësi.

Ndërmjet viteve 1990 dhe 2022 dukë zënë rreth 16% të totalit të popullsisë më 2021 nga 5.5% më 1990.

Në të ardhmen, popullsia mbi moshën 65-vjeç e lart, do të rritet në 623 mijë persona dhe pjesa e saj në totalin e popullsisë do të rritet në 26.4% deri në vitin 2050.

Sipas Ministrisë së Shëndetësie në shkallë vendi, funksionojnë rreth 39 qendra për të moshuar nga 259 qendra shërbimesh që janë në Shqipëri. 14 qendra, ose 36% e tyre ofrojnë shërbime për të moshuar në qarkun e Tiranës, ndërsa 25 të tjerat ofrojnë shërbime përkatësisht në Korçë (6 qendra), Shkodër (5 qendra), Berat (3 qendra), Durrës, Vlorë dhe Elbasan (nga 2 qendra) dhe Lezhë, Dibër, Gjirokastër, Fier e Kukës (nga 1 qendër).

Këto qendra nuk janë të mjaftueshme as 2% te të moshuarve në nevojë.

Mungon furnitura dhe logjistika për të moshuarit

Duke qenë se të moshuarit një grup i popullsisë që konsumon pak dhe nuk ka fuqi blerëse në treg, ka shumë mungesa në produktet të dedikuara për këtë moshë, duke nisur që nga veshjet, furnitura e përshtatshme që i ndihmon ato në lëvizje etj.

Mirëpo në njësitë e shitjes me pakicë në vend, shpesh mundësitë e zgjedhjeve për mosha të vjetra janë të kufizuara për faktin se bizneset e veshjeve, si çdo biznes tjetër ofrojnë produkt nisur nga aftësia blerëse, pohojnë tregtarët e pakicës.

Në vendin tonë aftësia blerëse është e përqendruar në grup-moshën 20-45-vjeç, pasi kjo ka të ardhurat më të larta dhe për rrjedhojë dhe shpenzimi është më i lartë.

Sakaq, tregu shqiptar i veshjeve nuk ofron shumë mundësi dhe cilësi për moshat mbi 80-vjeç, siç mund të gjenden në tregun europian.

Nevojat për kujdes intensiv për të moshuarit po rriten në Shqipëri, por nga ana tjetër, logjistika që mbështet me furnizime këtë kategori konsumatorësh pothuajse mungon. Në cens 2023, INSTAT numëroi se në Shqipëri jetojnë mbi 87,000 persona mbi 80-vjeç.

Një familje që trajton me shërbim në shtëpi një person në këtë moshë, e ka shumë të vështirë të sigurojë pajisje që lehtësojnë rutinën e tij.

Në Shqipëri mungojnë njësitë e shitjes me pakicë për të moshuarit, të cilat në vendet e Europës Perëndimore janë mjaft të përhapura.

Farmacitë kanë nisur të fusin furnizime të posaçme, por tregu ofron shumë pak në raport me nevojat që paraqiten.

Kompanitë që ofrojnë pajisje për shtëpi nuk kanë thuajse asnjë produkt të përshtatshëm për moshat e thyera, si krevate të lëvizshme dhe pajisje të tjera që lehtësojnë përditshmërinë e të moshuarve.

Pajisje që mund të manovrohen lehtë me prekjen e një butoni, si hapja e dyerve, dritareve apo krevate dhe dollapë, të nevojshme për moshat e vjetra.

Pajisje mjekësore si karriget me rrota, sistemet e shpërndarjes së oksigjenit, pajisjet ndihmëse të lëvizjes etj.

Tualete të përshtatur për të moshuarit, mobilie si ashensor, banjot në këmbë do të kenë shumë shpejt një kërkesë në rritje edhe në vendin tonë.

64 miië te moshuar jetojnë vetëm,

Të dhënat e censit 2023 referuan se në të gjithë vendin, rreth 64 mijë persona mbi 60 vjeç jetonin vetëm. Nga 103 mijë persona të cilët jetonin vetëm, 62,5% e tyre ishin 60-vjeç e lart (64,375 persona).

Nga 103 mijë persona të cilët jetonin vetëm, 62,5% e tyre ishin 60-vjeç e lart (64,375 persona). Gati gjysma e familjeve në vend kanë 2 ose më pak persona.

Kjo tregon një zhvendosje të madhe nga struktura tradicionale e familjeve shqiptare me shumë anëtarë ku dominojnë moshat e reja.

Madhësia mesatare e njësive familjare është 3,2 anëtarë në Cens 2023, krahasuar me 3,9 anëtarë për Censin e 2011.

Të dhënat e cens treguan se nga 755,950 njësi familjarë që u numëruan nga cens 49% e tyre janë mbi 60 vjeç./MONITOR

The post Të dhënat e INSTAT: 20% e popullsisë mbi 65-vjeç, si po plaket Shqipëria appeared first on Albeu.com.

Bashkitë ulën 20 % borxhet në 2023, por vetëm 55 prej tyre janë pa probleme financiare
Në rang vendi, detyrimet e prapambetura për 2023 nga 61 bashkitë u ulën me rreth 20%, krahasuar me vitin 2022, sipas raportit “Qeverisja Qendrore në Shqipëri” të Institutit të Bashkive të Shqipërisë.

Totali i detyrimeve të prapambetura për 2023 arrin në vlerën e 4,75 mld lekëve, kundrejt vlerës prej 5,9 mld lekë.

Pavarësisht ecurisë për reduktimin e detyrimeve të prapambetura, 14 prej 61 bashkive e kanë shtuar vlerën e detyrimeve të prapambetura ku spikasin bashkia Durrës (+201 milionë lekë), bashkia Lezhë (+75.4 milionë lekë), bashkia Elbasan (+74.3 milionë lekë) dhe bashkia Klos (+53.7 milionë lekë).

Nga ana tjetër, vërehet ecuri pozitive në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura nga bashkia Tiranë (-391.6 milionë lekë), bashkia Dibër (-219.6 milionë lekë), bashkia Kuçovë (-156.5 milionë lekë), dhe bashkia Pustec (-145.9 milionë lekë).

Vlen të përmendet fakti që bashkia Këlcyrë dhe bashkia Patos, për të tretin vit radhazi nuk krijojnë asnjë detyrim të prapambetur ndaj palëve të treta.

Sipas raportit nga 10 bashkitë me borxhin më të madh, si përqindje e totalit të detyrimeve të prapambetura, kryesojnë bashkitë e Kavajës dhe Tiranës të cilat kanë secila mbi 16.5% të totalit të borxhit pasuar nga Vora (7.6%), Durrësi (6.6%), Pogradeci (4.7%) dhe bashkitë e Dibrës, Lezhës, Dimalit, Kamzës dhe Cërrikut. 16.7% 16.6% 7.6% 6.6% 4.7% 3.6% 3.6% 3.5% 2.9% 2.8%.

5 bashki në vështirësi financiare, 1 bashki me probleme financiare

Në raport me shpenzimet faktike të kryera nga 61 bashkitë nga burimet e veta, evidentohet se 5 nga 61 bashkitë e marra në analizë ndodhen në situatën e Vështirësisë Financiare, të përcaktuar në nenin 56 të ligjit nr.68 datë 27.04.2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, duke qënë se detyrimet e prapambetura të tyre e tejkalojnë kufirin e 25% të shpenzimeve vjetore.

5 bashkitë në vështirësi financiare janë ajo e Cërrikut, Kavajës, Klosit, DimalPavarësisht se vlerat relative të detyrimeve të prapambetura për Bashkitë Kavajë (76.7%) dhe Vorë (50.9%) janë poshtë nivelit prej 80% të kufirit ligjor të sipërcituar, në raport theksohet se këto bashki duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha, si në kahun e të ardhurave dhe në atë të shpenzimeve për të ulur më tej këtë nivel të lartë detyrimesh përgjatë vitit 2024 e në vijim.

Gjysmën e totalit të detyrimeve të bashkive e zënë ato për investime

Detyrimet e pashlyera për projekte në investime vijojnë të përbëjnë peshën më të lartë të totalit të borxhit. Sipas raportit vlerësohet se në analizën e komponentëve kryesorë të detyrimeve të prapambetura të evidentuara deri në fund të 2023, vërehet se gati gjysmën e totalit të detyrimeve të prapambetura e zënë detyrimet ndaj palëve të treta për projekte të investimeve publike (2.25 miliardë lekë).

it dhe Vorës. Ndërsa bashkia Memaliaj është me probleme financiare.

Ndërkohë që detyrimet që burojnë nga shërbimet e kryera nga palë të treta, si dhe për vendime gjyqësore kapin 539 milionë lekë dhe 342 milionë lekë respektivisht.

Në zërin “Të tjera”, me një total prej 1.2 miliardë lekë, pjesën dërrmuese e zënë detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike të NJQV ndaj OSHEE sh.a./Monitor

The post Bashkitë ulën 20 % borxhet në 2023, por vetëm 55 prej tyre janë pa probleme financiare appeared first on Albeu.com.

Rriten deri në 20% çmimet e ujit edhe për Fierin, tarifat në fuqi nga 18 maji
Fieri dhe dy njësi të tjera si Roskoveci dhe Mallakastra, do të kenë ndryshime në tarifën e furnizimit me ujë, si dhe të largimit të ujërave të ndotura nga 18 maji 2024.

Përjashtim bën vetëm Patosi, që sipas vendimit të fundit të Entit Rregullator të Ujit nuk do të ketë ndryshim, pasi këto tarifa janë edhe aktualisht më të larta se mesatarja e këtij rajoni.

Vendimi i Entit Rregullator të Ujit (ERRU) publikuar në QBZ, tregon se rritja e tarifave për tre njësitë e tjera varion nga 15 në 20%

Aktualisht, për furnizimin me ujë, sot një familje në Fier apo Roskovec paguan 52 lekë/m3 , kurse një familje në Mallakastër 50 lekë/m3.

Nga 18 maji, secila prej tyre do të paguaje 60 lekë për çdo m3 ujë.

Institucionet apo konsumatorët publikë, paguajnë sot 105 lekë/m3 në Fier dhe Roskovec dhe 100 lekë/m3 në Mallakastër.

Me tarifat e reja do të unikfikohen në 115 lekë/m3. Bizneset do të paguajnë 125 lekë /m3, ndërkohë që aktualisht paguajnë 125 lekë/m3 dhe 120 lekë /m3.

Lidhur me largimin e ujërave të ndotura tarifa e miratuar, është 20 lekë/m3 për familjarët në katër njësitë ku Patosi nuk ka ndryshim pasi kaq është edhe aktualisht.

Për njësitë e tjera, rritja arrin deri në dyfishim pasi konsumatorët familjarë në Fier paguajnë 13 lekë/m3, në Roskovec 15 lekë m3 ujë të larguar dhe për Mallakastrën 10 lekë/m3 ujë.

“Ky vendim hyn në fuqi më datë 18.5.2024 dhe është i vlefshëm deri më 31.12.2026”m thuhet në vendimin e ERRU.

Aplikimi i ndërmarrjes së Fierit, nuk është i vetmi që ka marrë miratim për rritje të tarifave gjatë këtij viti. Më herët janë miratuar tarifa të reja edhe për Lezhën, ku nga data 5 prill tre bashki që furnizohen me ujë nga ndërmarrja e ujësjellësit të Lezhës, kanë çmime të rritura të furnizimit me ujë për familjarët.

Çmimi i ujit për të gjitha njësitë që bëjnë pjesë në këtë ndërmarrje u rishikua me një rritje 12-50%.

Ndërkohë që edhe për Vlorën në fillim të vitit, u rishikuan çmimet e furnizimit me ujë ku familjet sot paguajnë tarifa 33 për qind më të larta sesa më parë.

Rishikimi i tarifave për ndërmarrjet e reja që kanë dalë pas procesit të bashkimit, është në vijim në një përpjekje për të nxjerrë sektorin nga situate e vështirë financiare si dhe nga borxhet e akumuluara në sektorin e energjisë./Monitor

The post Rriten deri në 20% çmimet e ujit edhe për Fierin, tarifat në fuqi nga 18 maji appeared first on Albeu.com.

Botsvana ‘kërcënon’ të dërgojë 20,000 elefantë në Gjermani pas polemikave për botën e egër (FOTO)
Presidenti i Botsvanës kërcënonte sot të dërgonte 20,000 elefantë në Gjermani, pas një debati për politikat mes zyrtarëve të dy vendeve për gjuetinë dhe mbrojtjen e botës së gjallë.

Më herët ministri gjerman i mjedisit sugjeroi se duhet të ashpërsoheshin rregullat e importit të pjesëve të kafshëve në formë trofeu nga gjahtarët në rezervatet e Afrikës.

Por gjuetia e luksit me pagesë është një burim të ardhurash për vendet dhe presidenti i Botswana, tha Mokgweetsi Masisi për mediat duke shtuar se kjo do të varfëronte njerëzit në vendin e tij.

Ai tha se numrat e elefantëve ishin shtuar shumë prej politikave të mbrojtjes dhe gjuetia ishte një formë e mbajtjes së tyre nën kontroll.

Duke folur me të përditshmen Bild, Masisi tha se gjermanët “duhet të jetojnë bashkë me kafshët para se t’i tregojnë të tjerëve se çfarë duhet të bëjnë. Nuk po bëj shaka”.

Botsvana besohet se strehon një të tretën e popullatës së elefantëve të botës, në një numër rreth 130,000, që sipas tyre është më shumë nga sa kanë hapësirë për të mbajtur.

Masisi tha se tufat e tyre kanë shkaktuar dëme në të mbjella dhe lëndime ndaj rezidentëve.

Botsvana ka transferuar më parë 8,000 elefantë në Angolën fqinje, dhe ka ofruar qindra të tjerë për Mozambikun, me qëllim reduktimin e popullatës së kafshëve gjigante.

“Prandaj ne ofrojmë këtë si dhuratë dhe për Gjermaninë,” tha Masisi duke shtuar madje se nuk pranon refuzim si përgjigje.

Edhe ministri i botës së egër të Botsvana, Dumezweni Mthimkhulu kërcënonte muajin e shkuar të dërgonte 10,000 elefantë në parkun Hyde Park në qendër të Londrës, në mënyrë që “britanikët të kuptonin sesi është të jetosh pranë tyre”.

Në mars Britania votoi ndalimin e importimit të trofeve të gjuetisë, por legjislacioni ende nuk ka hyrë në fuqi, ndërsa Gjermania kërkon tashmë të nisë një legjislacion të ngjashëm.

Botsvana dhe vende të tjera afrikane fitojnë të ardhura nga gjuetarë luksi që paguajnë mijëra dollarë për lejen e vrasjes së kafshëve të egra, dhe më pas marrin me vete pjesë të trupit të tyre në formë trofeu.

Aktivistët e mbrojtjes së kafshëve e quajnë praktikën mizore dhe të papranueshme.

Gjermania është vendi me numrin më të madh në BE të importeve të këtyre trofeve të gjuetisë, sipas një raporti të 2021 shoqërisë se aktivistëve ‘Humane Society International’.

Botsvana kishte ndaluar praktikën e kontestuar në 2014, por kufizimet u hoqën në 2019 pas presionit të komuniteteve për të ardhurat e humbura.

Zëdhënsja e ministrisë së mjedisit në Berlin tha për rrjetin AFP se Botsvana nuk ka ngritur një ankesë formale me Gjermaninë për çështjen.

“Në kontekstin e mbrojtjes së biodiversitetit ne kemi përgjegjësi të bëjmë sa mundemi për të siguruar që importi i trofeve të gjuetisë të jetë i ligjshëm e i qëndrueshëm”, tha ajo.

Australia, Franca e Belgjika janë mes disa vendeve që kanë ndaluar tashmë praktikën e importit të trofeve.

Botsvana, dhe fqinjët Zimbabve e Namibia, kërkojnë gjithashtu të lejohen të shesin rezervat e tyre të fildishit, por aktivistët thonë se kjo inkurajon gjuetinë ilegale të kafshëve.

The post Botsvana ‘kërcënon’ të dërgojë 20,000 elefantë në Gjermani pas polemikave për botën e egër (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Kursi dëmton dhe sherebelën, 20% e prodhimit të bimëve mjekësore ka mbetur stok!
Deri tani, sasia e stokut të krijuar nga moseksportimi i bimëve mjekësore për shkak të rënies së çmimit dhe mungesës së tregjeve është rreth 4 mijë tonë.

Pjesën dërrmuese të stokut të pashitur e zë bima e sherbelës e Malësisë së Madhe, përkatësisht 80% e saj është e kultivuar dhe 20% e egër. Të pashitura kanë mbetur edhe dëllinja e zezë, molla e kuqe dhe çajra të tjera.

Filip Gjoka, kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Bimëve Medicinale dhe Aromatike, tha për “Monitor” se sasia e stokut të krijuar nga mosshitja konsiderohet e lartë, duke zënë 20% të vlerës prodhuese të kompanive. Gjoka thekson se kjo situatë është krijuar tërësisht nga zhvlerësimi i monedhave të huaja Euros dhe Dollarit, të cilat kanë ulur çmimin e shitjes së bimëve mjekësore. Në harkun e një viti, dollari është zhvlerësuar rreth 12%, ndërsa monedha europiane është zhvlerësuar 9%. Zhvlerësimi i lartë i dollarit ka ndikuar sipas kompanive eksportuese në rënien rreth 20% të çmimeve të shitjes, pasi të gjitha kostot për industrinë janë në lekë dhe shitjet në monedhën e huaj. Kreu i Shoqatës Filip Gjoka tha se në këtë situatë është tepër e domosdoshme që fermerët të orientohen nëpërmjet një fushate ne bashkëpunim edhe me institucionet shtetërore për bimët që duhet të kultivohen, pra për ato që mund të gjendet treg shitje, siç është rasti i bimës së sherebelës që shumica e saj ka mbetur stok. Mosshitja e bimëve të kultivuara sipas tij ka nisur të demotivojë fermerët.

Sakaq Gjoka shtoi se për zgjidhjen e kësaj situate Shoqata e Eksportuesve të Bimëve Medicinale dhe Aromatike ka nisur të ndërmarrë një sërë takimesh me institucionet shqiptare, duke përfshirë edhe takime me përfaqësues të ambasadave e huaja (takimet me ambasadat e huaja nisin ditën e enjte) me qëllim promovimin dhe nxitjen e shitjes së produkteve shqiptare.

“Sasia e stokut të krijuar nga mosshitja është e lartë, duke zënë rreth 20% të vlerës së prodhimit të kompanive eksportuese. Mendoj se kjo ka ardhur tërësisht nga rënia e cmcimeve në tregjet e huaja e ndikuar nga zhvlerësimi i lartë i dollarit dhe kërkesës pas pandemisë së Covid-19. Do të nisim një sërë takimesh me institucionet shtetërore si dhe ambasadat e huaja me qëllim provimin e produkteve shqiptare, si një ndër masat për ulur sadopak stokun e krijuar. Është sfidë për këtë sektor të gjenden të gjitha mekanizmat për “shfryrjen” e stokut të lartë të krijuar”, pohoi z. Gjoka.

Ulje e çmimeve është ndikuar edhe nga rënia e fortë e kërkesës për bimë medicinale në tregjet europiane dhe atë të SHBA-ve. Deri në fund të muajit dhjetor 2023 operatorët raportuan se kërkesa në tregjet e huaja ra 50% krahasuar me 2022, e ndikuar tërësisht nga mbingopja e tyre gjatë pandemisë së Covid-19. Ndërsa çmimet për bimët si sherebela, dëllinjë e zezë dhe çajra të ndryshme kanë shënuar rënie të lartë.

“Gjatë pandemisë së Covid-19 shumë kompani të tregtimit të bimëve mjekësorë, por edhe të artikujve të ndryshëm ushqimore për shkak të frikës nga masat kufizuese u furnizuan me sasi të madhe produktesh. Magazinimi i lartë krijoi stok të pashitur në tregjet amerikane, të shteteve të Europës, por edhe Turqisë, pavarësisht se ky është vend i madh eksportues”, pohoi më herët për Monitor Kujtim Zere administrator i “Albanian Herb”.

Ai shtoi se problematika e stoqeve me ndikim te rënia e kërkesës do të zgjasë 2 vjet. Stabilizimi i tregjeve sipas do të nisë nga muaji shtator i 2024-s. Destinacioni kryesor i eksporteve për grupin “Farat vajore, bimët industriale apo medicinale, ushqim për kafshët” vijon të mbetet Gjermania, SHBA dhe Italia. Në total për 2023 u eksportuan rreth 11 mijë ton produkte të grupit “Farat vajore, bimët industriale apo medicinale, ushqim për kafshët. Eksportet e periudhës janar-nëntor ranë 21% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022 sipas të dhënave të INSTAT.

Mungesa e investimeve gjithashtu vijon të mbajë në nivele të ulëta përpunimin e bimëve mjekësore. Nga operatorët me potenciale grumbulluese, përpunuese dhe eksportuese vetëm 25% e tyre arrijnë të nxjerrin produkt final të përpunuar, kurse 75% e tyre u shitën si lëndë e parë pa u përpunuar, duke humbur në pjesën të madhe të vlerës që mund të ngelej në ekonominë vendase.

The post Kursi dëmton dhe sherebelën, 20% e prodhimit të bimëve mjekësore ka mbetur stok! appeared first on Albeu.com.

Pa etiketa dhe të skaduara, bllokohen 20,000 kokrra vezë: AKU vendos 21 milion lekë gjoba në Korçë
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, gjatë monitorimit në qarkun Korçë në njësi të tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës dhe të vezëve, njofton se ka konstatuar disa subjekte të cilat kanë cënuar sigurinë ushqimore, për tregtim të ushqimit të pasigurt, në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi dhe afat të kaluar të përdorimit.

Kështu, njoftohet se nga kontrollet e kryera në subjektet me iniciale “E”, “H.E”, “A.C”, “Ll”, “ZH” dhe “K.F”, u konstatua hedhja në treg e ushqimit të pasigurt për konsum, tregtimi i produktit vezë pa vulën përkatëse dhe të paetiketuara, mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, tregtimi i produkteve ushqimore me afat të kaluar përdorimi si dhe ushtrim i aktivitetit i pa pajisur me licencën përkatëse.

Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese e AKU-së vendosi 11 masa administrative gjobë me vlerë 2,100,000 lekë të rinj si dhe u bllokua sasia prej rreth 20,000 kokrra vezë dhe produkte të tjera ushqimore të pasigurta për konsum.

The post Pa etiketa dhe të skaduara, bllokohen 20,000 kokrra vezë: AKU vendos 21 milion lekë gjoba në Korçë appeared first on Albeu.com.