20 te arrestuar Archives - Albeu.com

“Sky ECC” zbardh episode të trafikut me Shqipërinë/ Mbi 20 të arrestuar në Greqi, njëri i vrarë në atentat pas…
Edhe pse ende nuk ka një deklaratë zyrtare lidhur me operacionin e djeshëm të zhvilluar në Greqi pas zbërthimit të mesazheve në “Sky ECC”, media greke ka arritur të zbulojë detaje.

Sipas burimeve, numri i personave të arrestuar ka shkuar mbi 20. Një prej personave që rezulton në komunikime është një 29-vjeçar, i ekzekutuar në Shqipëri pas vendosjes së një sasie eksplozivi në automjet.

Kreu i grupit kriminal, sipas bisedave, rezulton një shtetas i përfshirë në tentativën e vrasjes së një shqiptari në shkurt 2021.

Pjesë të rëndësishme në grup ka edhe një 36-vjecar grek, aktualisht me banim në Bordo, me masën ndalim dalje nga Franca, i përfshirë në trafikun e 1.5 ton kokainë në korrik 2017 në Francë.

Një tjetër i përfshirë, shofer kamioni, rezulton i arrestuar në maj 2020 në një port të Italisë, duke transportuar 140 kg marijuanë. Ai ishte nisur nga një port grek.

Sipas të njëjtave burime, janë zbardhur rreth 70 episode të trafikut dhe shitjes së drogës, në periudhën mars 2020 – mars 2021.

Shumë nga këto episode përfshijnë Shqipërinë. Bëhet fjalë për veprimtarinë e të paktën 5 grupeve. Një ndër linjat e trafikut ka qenë ajo e marijuanës midis Spanjës, Shqipërisë dhe Greqisë, përfshirë edhe atë të llojit SKUNK e cila fshihej në furgona.

Gjithashtu janë zbardhur edhe episode të trafikut dhe shitjes së kokainës, mes Athinë dhe Mykonos.

Pastrimi i parave të grupeve bëhej nëpërmjet kompanive të makinave me qira në Athinë dhe Mykonos.

Një tjetër metodë ishte ajo përmes biletave fituese në kompanitë e basteve. Dy prej të dyshuarve rezultojnë të përfshirë edhe në pastrimin e parave nëpërmjet metodës Hawala.

The post “Sky ECC” zbardh episode të trafikut me Shqipërinë/ Mbi 20 të arrestuar në Greqi, njëri i vrarë në atentat pas… appeared first on Albeu.com.

Hetim 2-vjeçar, SPAK jep detaje nga operacioni me 20 të arrestuar: Sekuestrohet 2.7 milionë euro drogë
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me oepracionin anti-drogë, të cilin e ka kryer në bashkëpunim me autoritetet italiane.

SPAK njofton se pas një hetimi 2-vjeçar është bërë e mundur të shkatërrohet rrejti dhe të sekuestrohet lënda narkotike e cila kap vlerën e 2.7 milionë eurove.

Konkretisht, lënda narkotike e sekuestruar, e llojit “Kokainë”,“Heroinë”,“Marijuanë”, “Risinë”, është siguruar në Siri, Turqi dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, më pas është trafikuar në Greqi, Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e BE-së.

Njoftimi i SPAK:

Më datë 16.10.2020 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal nr.249, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formë të posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,“Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a, 287 dhe 333/a të Kodit Penal.

Nga shkëmbimi i të dhënave me Autoritetet Italiane të Drejtësisë dhe konkretisht me Prokurorinë e Firences,Itali (Seksioni Antimafia) janë administruar të dhëna për një grup të strkturuar kriminal, që ushtronte aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike nga vendet e Lindjes së Mesme në Shqipëri me destinacion Italinë dhe vende të tjera të BE-së.

Në këto kushte, duke qenë se aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar kriminal shtrihej në dy vendet, Itali dhe Shqipëri, është ngritur një Skuadër e Përbashkët Hetimore midis Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë dhe Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës së Firences, Itali, me koordinimin e EUROJUST.

Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal është konstatuar se të dyshuarit e këtij aktiviteti kriminal kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, duke trafikuar lëndë narkotike nga vendet e Lindjes së Mesme, Turqi, Greqi, si dhe vende të tjera drejt Shqipërisë e më pas me destinacion Italinë dhe vendet e tjera të BE-së.

Në vijim janë evidentuar të gjithë pjesëtarët e këtij grupi kriminal dhe më pas është vijuar me veprime proceduriale proaktive për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Pas një hetimi 2-vjeçar, SPAK në bashkëpunim me Prokurorinë e Firences, EUROJUST, EUROPOL, Reparti i Karabinierisë Compagnia Borgo San Lorenzo (Firence), Policinë e Shtetit, Zyrën e Interforcës Italiane dhe Agjenci të tjera të zbatimit të ligjit, kanë bërë të mundur dokumentimin e aktivitetit kriminal për 21 anëtarë të grupit të strukturuar kriminal, të përfshirë në disa raste trafikimi të lëndëve narkotike nga vende të Lindjes së Mesme, drejt Shqipërisë dhe nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Italisë e vendeve të BE-së.

Konkretisht, lënda narkotike e sekuestruar, e llojit “Kokainë”,“Heroinë”,“Marijuanë”, “Risinë”, është siguruar në Siri, Turqi dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, më pas është trafikuar në Greqi, Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e BE-së.

Gjatë këtij hetimi janë sekuestruar në 8 raste lëndë narkotike të llojit “Kokainë”, “Heroinë”, “Marijuanë”, “Risinë”, “Canabis Sativa”, me një vlerë të përafërt rreth 2.700.000 euro.

Pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur masat e sigurimit personal për 21 persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” , parashikuara nga nenet 283/a, 333/a, 334, 287 e 259 të Kodit Penal.

Me datë 27.06.2023 është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për 20 persona nën hetim dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar një person.

Gjatë ekzekutimit të vendimit të gjykatës janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjete, pajisje kompjuterike, aparate celular, si dhe vlera monetare./albeu.com

The post Hetim 2-vjeçar, SPAK jep detaje nga operacioni me 20 të arrestuar: Sekuestrohet 2.7 milionë euro drogë appeared first on Albeu.com.