2 pistat per vrasjen Archives - Albeu.com

Ekzekutimi i 19-vjeçarit në Shkodër, këto janë dy pistat ku po heton policia
Hetimet për vrasjen e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, duket se kanë ngecur në vend.

Kamerat e sigurisë nuk kanë pikasur dy autorët e kësaj ngjarje të cilët kanë qenë të maskuar dhe të veshur me të zeza.

Megjithatë grupi hetimor i policisë së Shkodrës po kontrollon provat e mbledhura në vendin e ngjarjes për të hedhur dritë mbi vrasjen e 19-vjeçarit.

7 herë është qëlluar në vendin e ngjarjes me pistoletë nga autorët ndërkohë që 5 predha plumbi pistoletë ka marrë viktima pas atentatit me armë zjarri.

Pikërisht tek arma e krimit dhe motori i djegur në lagjen Guerrila është shpresa e vetme e grupit hetimorë, duke shpresuar në një “gabim” të autorëve duke lënë gjurmë të tyre në mjetin e sekuestruar dhe armën e krimit.

Sa i takon pistave të hetimit, burime pranë grupit hetimor të policisë së Shkodrës, po punohet në dy drejtime, së pari në konfliktet e djalit të xhaxhait të viktimës Sehar dhe Shkëlzen Xhenje, të cilët janë emra të njohur për policinë e Shkodrës, ndërkohë që pista e dytë ku po hetojnë blutë e Shkodrës është ajo e vrasjes së Ismet Çekorjes.

Edhe pse s’ka një provë konkrete, hetuesit e çështjes dyshojnë se viktima ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje, kjo lidhur edhe nga afërsia e banesave të dy familjeve Çekorja dhe Xhenje, banues në lagjen Guerrile në qytetin e Shkodrës.

Megjithatë, pavarësisht dyshimeve dhe pistave të ngritura, në policinë e Shkodrës nuk ka ende asnjë person të shoqëruar për këtë ngjarje, përveç dëshmitareve të cilët natën e se dielës kanë qenë prezent në lokalin ku u ekzekutua 19 vjecari Erjon Xhenje.

The post Ekzekutimi i 19-vjeçarit në Shkodër, këto janë dy pistat ku po heton policia appeared first on Albeu.com.