2 nga serbët Archives - Albeu.com

Sulmi në Banjskë të Kosovës/ Dënohen me burg të përjetshëm dy nga serbët e pandehur, Makismoviç me 30 vite
Gjykata Themelore e Prishtinës, ka dënuar me burgim të përjetshëm serbët Bllagoje Spasojeviç dhe Vlladimir Tolliç, pasi u shpallën fajtorë për sulmin e armatosur në Banjskë në shtator të vitit 2023.

Ndërsa i pandehuri i tretë, Dushan Maksimoviç, është dënuar me 30 vjet burgim.

Në shpalljen e aktgjykimit, i pranishëm ishte vetëm Dushan Maksimoviç. Të tre janë në mesin e 42 personave të akuzuar në total për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë efektivi i policisë Afrim Bunjaku.

Në mesin e këtyre personave, nën akuzë është vënë edhe Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Listës Serbe, të cilin autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar si “kreu i grupit terrorist”.

Gjykata vendosi ta veçonte procedurën ndaj Spasojeviç, Tolliç dhe Maksimoviç, të cilët ndodhen në paraburgim nga shtatori i 2023-tës, kurse për 42 të tjerët refuzoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për gjykim në mungesë.

Më 24 shtator 2023 një grup i armatosur serbësh me armatim të rëndë, fillimisht bllokoi urën në fshatin Banjskë të Zveçanit, e më pas sulmoi policët që shkuan në vendngjarje për ta hequr kamionin nga rruga.

Gjatë sulmit të serbëve të armatosur u vra efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë policë. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, synimi ishte që ta ndanin veriun nga Kosova.

The post Sulmi në Banjskë të Kosovës/ Dënohen me burg të përjetshëm dy nga serbët e pandehur, Makismoviç me 30 vite appeared first on Albeu.com.