1997 Archives - Albeu.com

Duket edhe sot njësoj, e gjeni dot kush është këngëtarja shqiptare 25 vite më parë (FOTO LAJM)
Edhe pse një jetë në skenë, vitet kalojnë, Eli Fara vazhdon të mbetet më e bukur edhe se në të 20-at e saj. Këngëtarja shqiptare ka arritur t’i mbijetojë tregut edhe në ditët e sotme ku çdo ditë sa vijnë e shtohen këngëtare të reja.

Përpos zërit Eli ka dalluar gjithmonë edhe për pamjen e jashtme dhe duket sikur për të vitet janë thjesht një numër.

Ka mjaftuar një foto e 25 viteve më parë që Eli Fara ka publikar në Instagramin e saj për të vërtetuar edhe njëherë këtë që sapo thamë. Dhe Eli Fara 25 vite më parë duket e bukur sa më s’ka!

The post Duket edhe sot njësoj, e gjeni dot kush është këngëtarja shqiptare 25 vite më parë (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

INTERVISTA: “Mrekulli që mbijetova”, Rama rrëfen si u rrah me shufra hekuri në 1997
Është e diela e parë pas Vitit të Ri. Një Porsche, tip ”Panamera GTS”, e zezë, përplaset pak në një pirg dëbore në parkingun prapa Bergsteigerdorf Kreuth. Shoferi ”kërcen” menjëherë jashtë për të përmbushur detyrën e tij, por është shumë vonë. Këmbët e gjata tashmë po lëkunden nga mbrapa, pastaj e gjithë pamja imponuese e tij. Është Edi Rama, ish-basketbollist profesionist, artist i njohur, kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013, 57 vjeç, mjekër gri ala hipster, dhe 2,01 metra i gjatë sipas Google, shkruan Gisela Maria Freisinger, për revistën ”Manager Magazine” (MM), partnere e Harvard Business.

”E ekzagjeruar”, thotë ai, pasi në fakt Rama është ”vetëm 1,98”. Ne kemi rënë dakord të bëjmë një xhiro në ëildbad Kreuth-in legjendar, dikur një perlë e familjes mbretërore bavareze ëittelsbach dhe një llixhë për carët rusë dhe perandoreshat austriake.

Sot, investitorët nga Gjermania dhe jashtë vendit vërshojnë me milionat e tyre për komunitetet rreth liqenit Tegernsee. Ato rrjedhin për turizëm të klasës së lartë dhe pasuri të paluajtshme.

Kryeministri Rama e lë veten të joshet nga kjo situatë e përzier, pasi ai ëndërron një situatë të tillë për vendin e tij. Në fund të fundit, Shqipëria ka mjaft vendndodhje ekskluzive për të ofruar përgjatë bregdetit të saj më shumë se 350 kilometra të gjatë.

Ajo ka gjithashtu male të larta, lugina lumenjsh magjepsëse, trashëgimi kulturore botërore, gjithashtu paga dhe taksa të menaxhueshme dhe një rini të uritur për përparim. Rama dëshiron të zhdukë korrupsionin dhe biznesin e drogës, ta bëjë Shqipërinë demokracinë model në Ballkanin Perëndimor, me një ekonomi tregu të ndershme dhe një shoqëri të fortë civile. Është një betejë kundër shumë paragjykimeve në pjesën tjetër të botës dhe forcave të errëta në vend, ku dhuna ka qenë tradicionalisht pjesë e politikës.

Vetë Rama i ka shpëtuar vdekjes një herë. Kështu që është e lehtë të flasësh me të për fuqinë shkatërruese të paragjykimit.

MM: Kryeministër Rama, politika e vendit tuaj është e pamëshirshme. Lideri i opozitës vepron si një duelist që do të donte t’ju shtypte. Nuk janë zbutur as në opozitë.

RAMA: Skema mik-armik ka rrënjë të thella në Shqipëri dhe shkon në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, e cila zgjati të paktën 45 vjet. Kushdo që kishte një mendim tjetër nga linja zyrtare ishte automatikisht armik i regjimit dhe duhej të vritej. Kishte vetëm të zezë ose të bardhë, pro ose kundër. Për fat të mirë, kjo dikotomi vetëshkatërruese po zhduket gradualisht, por fatkeqësisht procese të tilla zgjasin shumë.

MM: Si artist i ri, në vitin 1997 jeni rrahur për vdekje me shufra hekuri nga kundërshtarët politikë. Të paktën kështu kanë menduar autorët, të cilët ju kanë lënë të shtrirë në anë të rrugës me këtë bindje.

RAMA: Mjeku që më trajtoi në Paris mendoi se ishte një mrekulli që mbijetova dhe se kjo ishte vetëm për shkak të aftësive dhe forcës sime fizike. Dikur kam qenë basketbollist në ekipin kombëtar.

MM: Çfarë ju bëri kjo përvojë?

RAMA: Në fillim ishte thjesht e tmerrshme, kishte ditë që nuk ndjeja absolutisht asgjë, më pas pati shpërthime euforie dhe në fund një fazë mjaft e errët. Mjeku im më kishte paralajmëruar për këtë. Kjo gjendje zgjati për muaj të tërë, edhe për shkak se Shqipëria ishte shumë e mbushur me dhunë, vazhdimisht në prag të luftës civile. Në fund, kjo përvojë më bëri të fortë, madje nuk më interesonte më se kush donte të më vriste.

MM: Është e vështirë të kuptosh, në Shqipëri të gjithë i njohin të gjithë, ndaj a doni të dini se kush e ka dhënë urdhrin ”Më sillni kokën e Edi Ramës”

RAMA: Jo, nuk dua. Unë kisha jetuar në Paris prej disa vitesh dhe arrita të vendosem atje si artist. Ky pozicion i vetëmjaftueshëm më dha liri të brendshme të pamasë. E vetmja gjë që më mbeti pas kësaj përvoje ishte vendosmëria për të çliruar vendin tonë nga këto forca të errëta e të dhunshme. Jeta ime u përcaktua nga konteksti historik. Nëse do të kisha lindur në Gjermani, me strukturat e saj të plota, nuk do të kisha hyrë kurrë në politikë! Në Shqipëri, e vjetra duhej shkatërruar dhe të ndërtohej e reja në të njëjtën kohë. Një detyrë herkuliane, por pas sulmit ndaj meje, gjeta forcën për ta bërë.

Edi Ramës i merret paksa fryma teksa ngjitemi drejt destinacionit tonë. Ai ka qenë duhanpirës i madh deri në fund të vitit, por tani “Stop Smoking” është rezolucioni i tij kryesor për vitin 2022. Ashtu si rruazat e para të djersës do të formoheshin në ballin e tij, ai spontanisht lëshon shprehjen: “Oh, sa bukur !”. Ajo, klasikja, shtrihet para nesh, ndërtesa e mrekullueshme ëildbad, e projektuar nga arkitekti i famshëm Leo von Klenze. Vetë kryeministri është një estet idiosinkratik që di t’i rregullojë vetë gjërat. Veshja e Ramës rrjedh me pëlhura fine, të qepura në mënyrë ekstravagante. Pantallona të zeza, bluzë e bardhë dhe pallto e zezë me kapuç. Çorapet janë të kuqe. Rama duket i tërhequr duke marrë frymë thellë pa pushim gjatë gjithë rrugës. “Çfarë ajri i mrekullueshëm”, përsërit me entuziazëm, më shumë për vete se sa për shokun në krah. Ndërkohë gjatë rrugës tërheqin vëmendjen tabelat e informacionit me kokat e ëilly Brandt dhe Franz Josef Strauss. Socialdemokrati qëndroi këtu për një kurë edhe para se të bëhej kancelar, kryeministri bavarez jetoi vitet e fundit para vdekjes së tij, në 1988, në fshatin Kreuth. “Nga cila pjesë e Gjermanisë vjen në të vërtetë ëilly Brandt”, dëshiron të dijë Rama. Strauss, krejtësisht i lirë nga çdo frikë kontakti me cilindo regjim, udhëtoi për në Shqipërinë e Enver Hoxhës. Në fund të turneut të tij trejavor, ai i dorëzoi diktatorit, i cili në librat e tij e quante “nazist”, një plan konkret zhvillimi. Rama e admiron këtë, ai vetë njihet edhe për të menduarit e tij jokonvencional. Si kryetar i bashkisë së Tiranës, ai fitoi vëmendjen ndërkombëtare duke lyer me ngjyra të ndezura uniformën komuniste gri të pallateve. Ai pranoi turneun nëpër ëildbad vetëm me një kusht: së pari donte që ta vizitonin në Tiranë. “Kushdo që ka qenë në Shqipëri do të kthehet sërish”, është përllogaritja e tij. “Është e vetmja mënyrë për të thyer shpejt paragjykimet për vendin”. Të katër muret e zyrës së tij të madhe janë të mbushura me veprat e tij artistike, përndryshe më shumë një kabinet kuriozitetesh sesa një dhomë pushteti: plani i Strauss, thotë Rama, ishte pikërisht i njëjti koncept, të cilin Qendra e Harvardit për Çështjet Ndërkombëtare e ngriti kohët e fundit. Përmbledhja: Vendi duhet të rrisë burimet e naftës dhe mineraleve dhe të ndërtojë hidrocentrale. Eksporti i energjisë kundrejt importit të turizmit.

MM: Çfarë ju shtyu drejt politikës?

RAMA: Vullneti për të ndarë kanavacën. Fakti që artistët shijojnë një imazh të padyshimtë më bie në sy. Nga ana tjetër, ka një paragjykim për Shqipërinë që vështirë se mund të zhduket: një vend i rrezikshëm i krimit të organizuar. Kur njerëzit me të cilët flas e dinë se jam artist, të paktën ideja e tyre e parë nuk është “Shiko, ja ku po vjen bosi i mafias”.

MM: Pavarësisht programeve kundër korrupsionit, mafia shqiptare ende ekziston.

RAMA: Por, ajo luan një rol shumë më të madh jashtë vendit sesa te ne. Porti i Roterdamit, për shembull, është Kolumbia e Evropës. Kur kryetari i bashkisë së qytetit më vizitoi një herë, ai donte një eskortë të armatosur që të shkonte nga aeroporti në qytet i padëmtuar. Në fakt Tirana dhe e gjithë Shqipëria janë ndër vendet më të sigurta në botë. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, na siguroi disa herë në Tiranë vjeshtën e kaluar se “Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet që kemi vendosur. E ardhmja e saj qëndron jashtë çdo dyshimi në BE!” Sa frustrues është fakti që pranimi ende nuk po përparon? Nuk i lejoj më vetes zhgënjim dhe dëshpërim. Gjatë gjithë viteve të mia në politikë kam mësuar të jem i duruar dhe të mos godas kokën pas murit.

Qarku Wildbad-Kreuth tani është në tatëpjetë. Terren i rrëshqitshëm. Akull i zi. Pas disa shëtitjeve arrijmë në destinacionin tonë, në mes të fermës së peshkut dukal, bar-rostiçeri me filetot më të mira të peshkut në qymyr. Edi Rama do të donte me të një birrë të lehtë. Rruga e kthimit të çon nëpër pyll përgjatë Weißach. Ka disa skiatorë nëpër shtigje. “Sa larg është akoma?” Ai dëshiron të dijë herë pas here. Dhe zbulon: “Me të vërtetë nuk më kujtohet hera e fundit kur kam dalë për shëtitje”. Ndërkohë që kryeqytetasit në Shqipëri po shëtisin të gëzuar rreth liqenit të Tiranës, Rama mban veten në formë duke ecur. Tani ai kërcen me shkathtësi, sipas udhëzimeve të fotografit, mbi shkëmbinjtë e ujit malor të pastër si kristal. Ky burrë ka fuqi dhe delikatesë në të njëjtën kohë.

MM: Zoti kryeministër, ju konsideroheni një politikan mendjemprehtë, gjeostrategjikisht rojtari i ”portës së Ballkanit Perëndimor”. Sa shpesh luani me idenë për të tërhequr kartën kineze për të detyruar Perëndimin të reagojë?

RAMA: Ajo nuk ka kuptim. Para së gjithash, ndihma kineze nuk është e pakushtëzuar, siç pretendohet gjithmonë. Së dyti, ne identifikohemi me gjithçka që është e shenjtë për ne si evropianë. Kjo nuk është një strategji, kjo është një fe!

MM: Zhvilluesi global i megaprojektit ”Emaar Properties” po investon dy miliardë euro në qytetin port të Durrësit. A po shfaqet një Dubai i ri?

RAMA: Jo, supozohet të jetë marina më e bukur në Adriatik, e cila do të na lidhë edhe më ngushtë me Italinë – dhe nëse është një pikë referimi, atëherë është një simbol i një Evrope të re, të re fare. Shqipëria u ofron bizneseve kushte të shkëlqyera dhe një mënyrë e re jetese po zhvillohet atje.

MM: Ju ishit i vetmi kryeministër që u rizgjodhët për herë të tretë. Më parë keni qenë ministër i Arsimit dhe kryetar i bashkisë së Tiranës për 10 vjet. A të tjetërson kjo?

RAMA: Jam i pandjeshëm ndaj kësaj, ashtu si e kuptoj unë. Këtu është zyra dhe unë e mbush atë me gjithë pasionin tim, por kurrsesi nuk dominon gjithë jetën time. Kam edhe familje dhe kam një djalë tetë vjeç me bashkëshorten time të dytë, Lindën. Këtë atësi e përjetoj shumë më me vetëdije sesa me djalin tim të parë, një përvojë e papërshkrueshme! Të jesh kryeministër është një punë e vështirë, që të konsumon mendërisht. Por, dhimbja e vërtetë është të kesh kaq pak kohë për familjen. Por, një gjë është gjithashtu e sigurt: pushteti është si një kafshë e egër që dëshiron të të dominojë dhe të të mposhtë.

The post INTERVISTA: “Mrekulli që mbijetova”, Rama rrëfen si u rrah me shufra hekuri në 1997 appeared first on Albeu.com.

Tropojania i kujton Berishës ‘97: Kërkoju falje nënave të veshura me të zeza
Një prej grave të pranishme në takimin e kreut të PD Lulzim Basha me Lidhjen e Gruas Demokratike, i bëri apel ish-kryeministrit Sali Berisha t’u kërkojë falje nënave të veshura me të zeza duke i kujtuar firmat piramidale.

“I bëj thirrje patriotit tim t’i kërkojë falje nënave të Tropojës të veshura me të zeza. Të gjitha nënave që me një mënyrë apo një tjetër. Me firmat piramidale që u bënë në kohën e tij.

Në kohën e moskthimit të pronave janë vrarë gjithë atë djem. Janë gjithë ato gjëra që nuk i arriti në kohën e vet Sali Berisha. Nuk duhet të vinte këtu që të gjuante nënat dhe gratë me gur atë ditë”, tha ajo.

Një mesazh për Sali Berishën e pati edhe nënkryetarja e PD Grida Duma. “Nuk shikoj dot mjerim më të madh për Sali Berishën. Kushdo që është atje jashtë nuk është i ndryshëm nga ne”, tha Duma.

The post Tropojania i kujton Berishës ‘97: Kërkoju falje nënave të veshura me të zeza appeared first on Albeu.com.

Artan Hoxha: Edhe mua më kanë marrë peng
Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” ku ka folur për krimin dhe drogën në vend, ka treguar që edhe atë e kanë marrë peng .

Hoxha ka treguar se kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 1997.

“Sigurisht që më kanë marrë peng, kujton se kam shpëtuar… Më kanë marrë në ’97-ën, jo tani” tha ai. Po tani? “Tani është problem, kur del në televizor dhe bëhesh i njohur është problem. Gjatë vitit të kaluar një kolegia jonë tentoi të bëjë këtë gjë që bëj unë zakonisht, mirëpo bëri një gabim, u fut natën. Natën do filmosh me projektor. Vuri veten në rrezik, kameramanin sepse nuk filmohet natën dhe të nesërmen ata kapën televizionin dhe ajo video nuk doli. Çështja është të hysh e të dalësh pa e marrë vesh ata se po e morën vesh mbaron filmi. Mua më ka ndodhur një rast, kam hyrë në një zonë, kam gjetur një plantacion me 45 mijë rrënjë, s’kisha parë aq të madh. Ata kishin gjetur një rezervuar nga ato të Enverit dhe ruhej nga policia vetë. Nuk e dija që ishte aq e madhe. Informacionin ma dha një grup tjetër që se kishin lënë të kultivonte. Është shumë e rrezikshme ta bësh këtë” tha ai./albeu.com

The post Artan Hoxha: Edhe mua më kanë marrë peng appeared first on Albeu.com.