19 Archives - Albeu.com

Bujqësia në “koma”, importet e ushqimeve rriten me 19% në 3-mujorin e parë
Shporta e konsumit po rrit nga viti në vit varësinë ndaj importeve, duke ekspozuar vendin më shumë ndaj krizave të jashtme.

Të dhënat zyrtare të INSTAT, tregojnë se në 3-mujorin e parë të vitit 2026 ushqimet e importuara u rriten në sasi me rreth 19 për qind.

Me ritme dyshifrore, me rreth 15% u shtuan edhe importet e zarzavateve dhe frutave të freskëta, duke vërtetuar faktin se kërkesa konsumatore po plotësohet gjithnjë e më shumë me importe.

Importet e zarzavateve u rritën me mbi 3,300 tonë në tremujorin e parë 2026, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke arritur në një total në mbi 25 mijë tonë.

E njëjta tendencë është reflektuar edhe tek frutat, ku sasia e importuar u zgjerua me afro 3,900 tonë, duke kapur shifrën totale prej 29,700 tonësh.

Rritja e volumeve të importit për produktet bazë si frutat dhe zarzavatet dhe ushqimet në përgjithësi, po diktohet veç të tjerash këtë vit edhe nga faktorët klimaterikë.

Prodhimi vendas këtë vit u prek nga kushtet jo të favorshme atmosferike më shumë përmbytje dhe ngrica, duke ndikuar në reduktim të ndjeshëm të prodhimit.

Gjithashtu kërkesa nga turizmi vitet e fundit ka shërbyer si nxitës i kanaleve të importit dhe jo prodhimit vendas. Vizitorët e huaj gjatë sezonit po rrisin kërkesën për konsum përtej kapaciteteve aktuale të fermave, duke detyruar tregtarët t’i drejtohen importeve për të plotësuar nevojat e hoteleve dhe restoranteve.

Edhe riorganizimi i tregtisë me pakicë nga dyqanet e vogla në rrjete të mëdha të supermarketeve po nxit importet. Marketet e mëdha preferojnë kontrata me furnitorë të huaj që garantojnë sasi të qëndrueshme dhe standarde të unifikuara ambalazhimi përgjatë gjithë vitit, të cilat prodhimi i fragmentuar shqiptar nuk mundet ti siguroje.

Gjithashtu, fermerët shqiptarë po përballen me një rritje galopante të kostove të inputeve, si farat, plehrat kimike dhe veçanërisht nafta.

Ndryshe nga vendet e rajonit, subvencionet në vendin tonë mbeten ndër më të ulëtat, duke e bërë produktin vendas të shtrenjtë që në fermë. Kjo detyron tregtarët që, për të ruajtur marzhet e fitimit, të orientohen drejt importeve nga vende si Greqia, Turqia apo Egjipti, ku prodhimi është i industrializuar dhe i subvencionuar masivisht.

Bujqësia shqiptare po vuan nga emigrimi masiv i të popullsisë nga zonat rurale. Pakësimi i popullsisë në fshat dhe plakja e saj e kanë bërë shumë të vështirë prodhimin intensiv edhe në mungesë të mekanizimit. Kjo ka çuar në lënien djerrë të sipërfaqeve të tëra të tokës, duke krijuar një vakum në treg që po mbushet nga importi.

Rënia e vazhdueshme e euros ndaj lekut, gjithashtu ka shërbyer si një faktor favorizues për importet. Produktet që vijnë nga jashtë kushtojnë më lirë për t’u blerë nga tregtarët tanë, ndërkohë që produkti shqiptar që synon eksportin po humbet vlerë.

Ky forcim i monedhës vendase ka vepruar si një subvencion indirekt për importin, duke e goditur dyfish prodhuesin shqiptar që nuk konkurron dot me çmimet e ulëta të huaja./Monitor

The post Bujqësia në “koma”, importet e ushqimeve rriten me 19% në 3-mujorin e parë appeared first on Albeu.com.

Një vikimë nga Covid-19 në vend, sa rasta të reja u regjistruan brenda 24 orëve
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 766 testime, 290 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 448 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 766 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 290 qytetarë, në këto bashki:

79 në Tiranë, 45 në Fier, 15 në Vlorë, nga 13 qytetarë në Durrës, Kavajë, 12 në Shkodër, nga 11 qytetarë në Lushnje, Berat, nga 10 qytetarë në Vorë, Sarandë, nga 7 qytetarë në Divjakë, Gjirokastër, 6 në Gramsh, nga 5 qytetarë në Lezhë, Elbasan, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Himarë, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Kukës, Mirditë, Kurbin, Delvinë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Has, Poliçan, nga 1 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Bulqizë, Roskovec, Selenicë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Dimal, Skrapar.

Janë 6,030 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 34 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Lezha 78 vjeç.

Janë shëruar 448 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 278,440 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 290

Të shëruar në 24 orë 448

Të shtruar në spitale 34

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 766

Testime totale 1,866,191

Raste pozitive 287,984

Raste të shëruara 278,440

Raste Aktive 6,030

Humbje jete 3,514

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,630

Fier 427

Durrës 430

Vlorë 356

Shkodër 246

Berat 225

Elbasan 211

Gjirokastër 170

Lezhë 142

Korçë 94

Dibër 69

Kukës 30

The post Një vikimë nga Covid-19 në vend, sa rasta të reja u regjistruan brenda 24 orëve appeared first on Albeu.com.