17-vjeçarit Archives - Albeu.com

Plagosja e 17-vjeçarit në Korçë/ Sherri nisi për një lojë, zbardhen dëshmitë e të afërmve: Kishim hyrje dalje mes familjeve…
Një konflikt i nisur për një lojë me letra përfundoi me plagosjen e 17-vjeçarit në fshatin Bulgarec të Korçës. Sipas dëshmive, sherri ka nisur fillimisht pasi i riu i plagosur kishte fituar një lojë dhe si “shpërblim” kundërshtari duhej t’i paguante një pije, gjë që ky i fundit nuk e ka pranuar.

Tensionet kanë vijuar edhe ditën pasuese, kur dy të rinjtë janë përfshirë sërish në konflikt. Fillimisht ata janë goditur me grushte, por situata ka dalë jashtë kontrollit duke degraduar në përdorimin e një mjeti prerës, ku për pasojë mbeti i plagosur 17-vjeçari.

Sipas familjarëve të autorit, konflikti ka qenë i çastit dhe pa precedentë të mëparshëm. Gjyshi i tij, Shaban Mersinaj, deklaron se të rinjtë janë konfliktuar brenda në lokal dhe se gjithçka ka ndodhur pas një përplasjeje fizike mes tyre.

Ai shton se nipi i tij nuk është person problematik dhe se familjet kanë pasur marrëdhënie të afërta.

“Ata loznin aty, ai (i plagosuri) e goditi me stekë nipin. Nipi ka rënë në tokë. Sipas asaj që na kanë thënë nipi është ngritur dhe i plagosuri e ka qëlluar prapë, e ka bërë gjak pastaj ka vepruar nipi. Ngjarja ka ndodhur brenda në lokal. Ne jemi tanët, jemi kushërinj, janë zënë për kot. Nipi im nuk është i sherrit, është djalë i qetë, punëtor. Ne kemi folur me të atin, ai nuk shtron, jemi takuar në spital, nuk pranon. Ne nuk kemi asnjë konflikt me ta.

Gjendja e të plagosurit është mirë, nën sqetull ka një gërvishtje. Nipin erdhi e mori policia, ai pas ngjarjes erdhi në shtëpi, na tha që më goditi. Janë gjëra të momentit jo konflikte të mëparshme, janë zënë për një shok pse i ke thënë këtë, pse i ke thënë atë. Kemi patur hyrje dalje në familje”, tha ai.

Nga ana tjetër, gjyshja e të plagosurit, Meliana Bricka, shprehet se nipi i saj është goditur me thikë në kraharor pas një sherri për lojën e letrave.

Ajo thekson se të dy familjet kanë pasur marrëdhënie të mira dhe se nuk ka pasur konflikte të mëparshme mes tyre.

“Na thanë që kështu kështu e ka çarë një djalë këtu nga fshati. Me thikë në kraharor, e ka goditur me thikë. Luanin me letra jo fitova unë jo fitove ti. Ishin zënë me grushte dhe e kishte goditur me thikë. Jemi të afërt me familjen tjetër, kishim hyrje dalje edhe fëmija s’kanë pasur gjë. Sherri ka qenë për lojën siç na llafosi djali. Të shoh djalin si është, atje më rri mendja. Është në shkollë në gjimnaz. Nuk kemi pasur konflikt me asnjë në fshat se si na i bëri ai djalë kështu, na plagosi djalin”, theksoi ai.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori është shoqëruar nga policia pas ngjarjes. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

The post Plagosja e 17-vjeçarit në Korçë/ Sherri nisi për një lojë, zbardhen dëshmitë e të afërmve: Kishim hyrje dalje mes familjeve… appeared first on Albeu.com.

Vrasja e 17-vjeçarit në Gramsh/ Prokuroria kërkon 12 vite burg për autorin
Ditën e sotme, është zhvilluar sot seanca e radhës ndaj adoleshentëve nga Gramshi, të cilët vranë me thikë pas një sherri bashkëmoshatarin tyre Fatjon Bici.

Prokuroria dha pretencën për 4 të miturit e përfshirë në ngjarje. Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për Orgito Çarçiu, i dyshuar si autori i vrasjes.

Gjithashtu, prokuroria kërkoi nga 10 dhe 8 vite burg për bashkëpunorët e tij. Prokuroria ka kërkuar maksimumin e dënimit që parashikon Kodi i drejtësisë penale për të mitur.

Por gjykata me herë ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët. Kjo do të thotë se do të jetë gjykata që do të përllogarisë më tej dënimet e tyre.

Më 16 Maj 2023, Fatjon Bici u vra me thikë vetëm pak metra larg shkollës, në lulishten e qytetit të Gramshit. Katër autorët e moshës 15 dhe 16-vjeç, O. Çarçiu, E. Karaj, S. Murati, Xh. Çekrezi, i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale.

Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë, teksa hyri për ta mbrojtur.

The post Vrasja e 17-vjeçarit në Gramsh/ Prokuroria kërkon 12 vite burg për autorin appeared first on Albeu.com.