16 vjetori Archives - Albeu.com

Kosova feston 16-vjetorin e Pavarësisë! Rrugëtimi i gjatë dhe i vështirë i shtet-ndërtimit
Sot bëhen 16 vjet që kur Kosova u shpall shtet i pavarur. Pasditen e 17 shkurtit të vitit 2008, Kuvendi  Republikës së Kosovës në Prishtinë shpalli zyrtarisht Pavarësinë, një hap historik i cili ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë me vuajtje dhe sakrifica.

Për vite me radhë, deri në qershor të vitit 1999, shqiptarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Millosheviçit. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një preiudhë të caktuar kohe ka qenë një temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme.

Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Beogradi kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë përmes një Vendimi Këshillëdhënës rikonfirmoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës i dha fund një cikli për qytetarët e Kosovës, të cilëve u lindi një detyrë e re; rindërtimi.

Por si rrodhën ngjarjet deri te Pavarësia?

Vlen të theksohet se, prej 13 qershorit të vitit 1999, kur forcat serbe u detyruan të largoheshin nga Kosova, vendi administrohej nga Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara – UNMIK dhe Institucionet Vetëqeverisëse të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria.

Edhe pse Serbia nuk kishte kontroll mbi Kosovën, në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, disa herë përmendej se Kosova është protektorat i OKB-së, por juridikisht pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë. Në nëntor të vitit 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar të Kosovës. Pas konsultimeve gjithëpërfshirëse, më 2 shkurt të vitit 2007 i dërguari special ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit te pavarur. Pasi u mbajtën disa raunde bisedimesh, Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt të vitit 2008.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe Presidenti i Kosovës, në mbledhjen e mbajtur në Prishtinë.

“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës”, thuhej në Deklarata e Pavarësisë të nënshkruar dhe miratuar në mënyrë unanime nga 109 deputetë të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Njëmbëdhjetë deputetë përfaqësues të pakicës serbe bojkotuan procedurën e votimit. Nëntë përfaqësues të pakicave tjera etnike ishin pjesë e kuorumit.

Pas një kërkese nga Rusia, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti një sesion urgjent në pasditen e 17 shkurtit. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, lëshoi një deklaratë asnjanëse duke kërkuar nga të gjitha palët “të përmbahen nga çdo veprim i deklaratave që mund të rrezikojnë paqen, nxisin dhunën ose rrezikojnë sigurinë në Kosovë apo në rajon”.

Duke folur në emër të gjashtë vendeve – Belgjika, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia dhe Shtetet e Bashkuara – ambasadori belg shprehu keqardhjen “se Këshilli i Sigurimit nuk mund të bjerë dakord për rrugën përpara, por ky bllokim ka qenë shumë i qartë për disa muaj. Ngjarjet e sotme përfaqësojnë përfundimin e një procesi të statusit që ka shteruar të gjitha rrugët në ndjekje të një rezultati të negociuar”.

Më 18 shkurt 2008 presidenca e BE njoftoi se pas një dite bisedimesh të ashpra midis ministrave të Jashtëm, që vendet anëtare ishin të lira të vendosnin individualisht nëse do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Shumica e shteteve anëtare të BE e kanë njohur Kosovën, por Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja vazhdojnë të mos e njohin. Pak para Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Bashkimi Evropian aprovoi vendosjen e një misioni jo ushtarak 2,000 anëtarësh për Sundimin e Ligjit, “EULEX”, për të zhvilluar më tej sektorin e policisë dhe drejtësisë në Kosovë.

Të gjithë njëzet e shtatë vendet anëtare të Bashkimit Evropian miratuan mandatin e EULEX-it, duke përfshirë këtu edhe pakicën e pesë vendeve të BE që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

The post Kosova feston 16-vjetorin e Pavarësisë! Rrugëtimi i gjatë dhe i vështirë i shtet-ndërtimit appeared first on Albeu.com.

Kosova feston 16 vjetorin e Pavarësisë, ja axhenda e plotë e festimeve! Kuvendi seancë solemne
Kosova feston sot 16-vjetorin e pavarësisë. Ky përvjetor do të përcillet me shumë aktivitete. Krerët e shtetit do të bëjnë ngritjen e flamurit, do bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz. Ndërkohë, Kuvendi do të mblidhet në seancë solemne në orën 12:00.

PROGRAMI I PLOTË I FESTIMEVE SHTETËRORE PËR SHËNIMIN E 16-VJETORIT TË PAVARËSISË

08:00 Mbledhje Festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës

08:20 Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës

08:30 Nderime te Monumenti i të Pagjeturve

08:45 Homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

08:50 Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi

09:50 Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

11:00 Nderime te Monumenti “Heroinat”;

11:15 Nderime te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë

11:25 Nderime te pllaka e fëmijëve të vrarë gjatë luftës, Oborri i Kuvendit

12:00 Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës

17:00 Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës

18:00 Koncerti i Pavarësisë, sheshi i Prishtinës

20:15 Koncert solem i Filharmonisë së Kosovës, Prishtinë

“Pritiet zyrtare në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës

The post Kosova feston 16 vjetorin e Pavarësisë, ja axhenda e plotë e festimeve! Kuvendi seancë solemne appeared first on Albeu.com.