15 të vrarë në Çeki Archives - Albeu.com

15 të vrarë në Çeki/ Dëshmi tronditëse: Brenda ishte një pedagoge shqiptare
Pesëmbëdhjetë persona u vranë në sulmi me armë në Universitetin Charles në qendër të Pragës. Mes të vrarëve është edhe autori i sulmit, ku sipas informacioneve mësohet se ka qëlluar veten kur në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.

Brenda në universitet ishte edhe një pedagoge shqiptare që fatmirësisht ka shpëtuar.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani i ka shprehur ngushëllimet familjeve të prekura nga sulmi ne armë në universitetin e Pragës.

Gjithashtu Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pragë.

Nga informacionet e deritanishme, nuk raportohet për të lënduar me shtetësi shqiptare.

“Thellësisht i pikëlluar nga të shtënat tragjike në Pragë sot, që rezultuan në humbjen e disa jetëve të pafajshme. Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet e prekura dhe i uroj shërim sa më të shpejtë të plagosurve. Shqipëria solidarizohet me miqtë tanë çekë në këtë moment të vështirë.”, shprehet ministri Hasani.

Autori i sulmit është një student 24-vjeç, David Kozak. Në përpjekje për t’i shpëtuar të shtënave me armë disa studentë u fshehën në parvazët e dritareve, por thuhet se një studente ka rënë, duke humbur jetën. Ndërkohë më shumë se 30 persona janë plagosur.

“Gjithmonë kam dashur të vras”, është ky një mesazh që është shpërndarë në mediat çeke, që vinte nga autori i sulmit në rrjete sociale.

The post 15 të vrarë në Çeki/ Dëshmi tronditëse: Brenda ishte një pedagoge shqiptare appeared first on Albeu.com.