15 pasuri Archives - Albeu.com

SPAK sekuestron 15 pasuri të Arben Lamçjajt, mes tyre ish-vila “Gjuta” dhe hoteli pas Piramidës në Tiranë
Një kompleks vilash në zonën e Lundrës, hotel, kompani ndërtimi dhe prona të ndryshme janë sekuestruar gjatë muajit Gusht 2024 nga SPAK, të cilat besohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal dhe që zotërohen nga Arben Lamçja dhe biznesmeni Arjan Ormenaj.

Bëhet fjalë për 15 pasuri që janë të regjistruara në emër të Arben Lamçjas, bashkëshortes së tij Manjola Hysenaj, Gentian Paruca, Eduard Petalli, Dile dhe Fatmir Petalli.

Pasuritë janë vënë në bllokim, pas një hetimi të kryer përmes bisedave në aplikacionin “Sky” që Arben Lamçja, ka kryer me vëllezërit në Dubai, Franc dhe Hajdar Bako, të cilët një pjesë të fitimeve nga aktiviteti i trafikut të drogës, i kanë investuar në Tiranë.

Valës së sekuestrimit nuk i ka shpëtuar as ish-vila “Gjuta” që ndodhet në rrugën e “Elbasanit” në Tiranë, e cila është marrë me qira nga vëllezërit Çopja me qëllim ngritjen e një biznesi aty.

Sekuestrimit nuk i ka shpëtuar dhe një biznes në qendër të Tiranës, i quajtur Hotel “Domus”, i cili ndodhet pas Piramidës në kryeqytet.

Fillimisht, ky biznes ishte në pronësi të Xhino Kazazit dhe Dhimitër Galloshit.

Por këta të fundit në 30 janar 2020 vendosin t’ia shesin këtë biznes në qendër të Tiranës, Arben Lamçjajt, kundrejt një vlerë qesharake prej 100 mijë lekë të vjetra.

Pas pagimit të kësaj shume jashtë zyrës së noterit, Lamçja bëhet pronar i këtij biznesi me vlerë qindra mijëra euro.

Por 39 ditë nga blerja e kësaj pasurie për vetëm 100 mijë lekë të vjetra, pronari i ri Arben Lamçja vendos të heqë dorë nga ky biznes duke ia shitur aksionet në 11 mars 2020, Manjola Hysenajt, e cila rezulton të jetë bashkëshortja e tij.

Shitja e aksioneve është kryer me të njëjtin çmim që Albert Lamçja, e kishte blerë 1 muaj e gjysëm më parë nga Xhino Kazazi dhe Dhimitër Galloshi.

Gjithashtu, valës së sekuestrimeve nuk i kanë shpëtuar dhe bizneset apo pronat e biznesmenit Arjan Ormenaj. 18 pasuri të regjistruara në emër të “Elba Beton” dhe vetë kjo kompani janë sekuestruar, përfshirë këtu dhe disa llogari bankare.

Kujtojmë që disa prej këtyre pasurive në Elbasan dhe Tiranë, janë bllokuar dhe në 28 korrik 2016 nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Por me vendimin e 5 Prillit 2017, Gjykata e Lartë, ka cilësuar të paligjshme sekuestron e vendosur ndaj pronave dhe biznesit të “Elba Beton”, duke i liruar ato.

Sipas Gjykatës së Lartë, këto pasuri kanë qenë fillimisht të hapura nga Arben Lamçja dhe më pas përmes kontratave të rregullta noteriale, ai ja ka shitur kundrejt 170 milion lekëve, dy biznesmenëve nga Elbasani Arjan Ormenaj dhe Besnik Rami.

The post SPAK sekuestron 15 pasuri të Arben Lamçjajt, mes tyre ish-vila “Gjuta” dhe hoteli pas Piramidës në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Apartamente, garazhe, makina! Konfiskohen pasuritë e Arben Kaçorrit, kunatit të Ervis Martinajt
Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme, i ka dërguar kërkesë Gjykatës për konfiskimin e 15 pasurive të Arben Kaçorrit, i dënuar në Itali.

Midis pasurive të sekuestruara, janë apartamente të shumta në Tiranë, garazhe dhe automjete.

Arben Kaçorri është kunati i Ervis Martinajt, i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022.

Njoftimi:

“Krahas ushtrimit të ndjekjes penale, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka në fokus të saj edhe identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që dyshohet se rrjedhin nga krimi.

Në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të luftës kundër terrorizimit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit Arben Kaçorri dhe personave të lidhur.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.27 datë 12.07.2023, ndërmjet të tjerave ka vendosur konfiskimin e pasurive si më poshtë:

Pasuria e llojit Apartament me sipërfaqe 70,03 m2, me adrese Rr “Kavajës”, Tiranë, në pronësi të shtetases Eljona Pal Kaçorri.

Pasuria e llojit Apartament me sipërfaqe 70,03 m2, me adrese Rr “Kavajës”, në pronësi të shtetases Eljona Pal Kaçorri .

Pasuria e llojit Garazh me sipërfaqe 12,50 m2, me adrese Rr “Kavajës”, në pronësi të shtetases Eljona Pal Kaçorri.

Pasuria me adresë  “Komuna e Parisit”, Tiranë, e llojit Garazh me sipërfaqe 14, 50 m2 në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri.

Pasuria me adresë  “Komuna e Parisit”, Tiranë, e llojit Garazh me sipërfaqe 14, 50 m2 në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri.

Pasuria e aplikuar në procesin e legalizimit, Qarku Tiranë, banese 2 Kat me Parkim me sipërfaqe të gjurmës se ndërtimit 140 m2 dhe sipërfaqe trualli 458 m2, ndërtuar ne vitin ndërtimi 1996, me adrese ne Njësinë nr 5 Tirane, në pronësi të shtetasit Pjetër Ndue Kaçorri.

Pasuria me adresë “Ishull Shëngjin”, Lezhë, e llojit Apartament me sipërfaqe 64,1 m2, në pronësi të  shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri

Pasuria me adresë  “Rrëshen”, Mirditë, e llojit Truall + Ndertesë (Ish Rep Ambalazh te Vajit)  me sipërfaqe 1400 m2 truall, nga të cilat 325 m2 ndërtesë, në pronësi të shtetasit Pjetër Ndue Kaçorri.

Pasuria Godine 3 Kate, Lokal Shërbimi dhe Tregtie, me sipërfaqe 278 m2, Rrëshen, Mirditë, në pronësi të shtetasve Arben Pjetër Kaçorri, Besnik Pjetër Kaçorri, Valentino Pjetër Kaçorri, Marie Zef Kaçorri, Donika Pjetër Shurbi (Kaçorri),etj .

Pasuria me adrese Rr. “Komuna e Parisit”, Tirane, e llojit apartament nr.22,  me siperfaqe totale 104 m2 (siperfaqe shërbimi 12m2) dhe verande sip 128 m2, në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri.

Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 99,40 m2, ne rrugën “Don Bosko”, në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri.

Pasuria me sip 14,3 m2 e llojit Bodrum, me adrese ne Shëngjin, në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri.

Pasuria  e premtuar per shitje shtetasit Valentino Pjetër Kaçorri (sipas kontratës se kaparit dhe premtim shitje Nr 4149/3019, date 21.12.2013) per token bujqësore – ullishte me siperfaqe 2000 m2 ne vendin e quajtur “Gosqea”, e ndodhur ne fshatin Gjilekë, Dhërmi.

Automjeti MERCEDEZ BENZ i tipit 903 Modeli 313CDI, me nafte, i vit prodhimit 2004, ngjyrë e bardhe në emër të shtetasit Valentino Pjetër Kaçorri.

Automjeti MERCEDEZ BENZ i tipit 166 Modeli ML350BLU, me karburant nafte, i vit prodhimit 2012, ngjyrë te zeze, në pronësi të shtetases  Eljona Pal Kaçorri”, thuhet në njoftim.

The post Apartamente, garazhe, makina! Konfiskohen pasuritë e Arben Kaçorrit, kunatit të Ervis Martinajt appeared first on Albeu.com.