14 maj Archives - Albeu.com

Përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë, Berisha: Vendosi kutia e burgut, kandidatit tonë iu mohua mandati
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgjedhor për përseritjen e zgjedhjeve locale të 14 majit.

Ai ka thënë se kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” iu mohua mandati, pasi diferencën në këtë bashki e bëri kutia e votave të burgut.

Ndër të tjera Berisha tha se burgu u mbush 5 ditë më para me transferime, në mënyrë që të krijohej diferenca.

“Defakto ju mohua mandati atij që i takonte me këtë vendim, sepse diferencën aty e bënte kutia e burgut, qendra e votimit në të cilin ishte ngritur pa asnjë vendim ligjor, të bazuar në ligjin dhe rregullat e ngritjes së qendrave të votimit. Ngritja e kësaj qendre votimi u bë me bashkëpunimin mes kriminelit elektoral Ulsi Manja dhe kriminelit tjetër elektoral drejtorit të burgut, që është vjehrri i kandidatit të Rrogozhinës. Ky burg, 5 ditë përpara ka pasur gjithsej 2 të burgosur dhe u mbush me transferime brenda javës që të krijohej diferenca. Në këtë kontekst çdo gjykatë e paanshme do të kishte vetëm një vendim, qendra e votimit është e paligjshme dhe nuk mund të përllogaritet se përndryshe hajde vendosim kutitë në rrugë dhe të votojmë. Ekzistojnë rregulla ligjore për ngritjen e qendrave të votimit. Me këtë vendim, ju mohua mandati që i takon opozitës”,  tha Berisha në Task Force.

Kujtojmë që Kolegji Zgjedhor pranoi ditën e sotme kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të përsëritur zgjedhjet lokale të 14 majit në bashkinë e Rrogozhinës, të cilën e fitoi Partia Socialiste me 21 vota diferencë.

The post Përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë, Berisha: Vendosi kutia e burgut, kandidatit tonë iu mohua mandati appeared first on Albeu.com.

Ofroi para në këmbim të votës në zgjedhjet e 14 majit, arrestohet me urdhër të SPAK një person në Kavajë
Një person është arrestuar me urdhër të SPAK në Kavajë, pasi iu ka premtuar dhe iu ka ofruar personave të tjerë shuma monetare me qëllim për të marrë pjesë në votime, për të siguruar pjesëmarrjen edhe të personave të tjerë në votime, si dhe për të përcaktuar mënyrën e votimit.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar hetime në lidhje me proçedimin penal nr.88 viti 2023 që bën fjalë për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me këtë proçedim penal, janë krijuar dyshime se shtetasi K.K, me banim në Kavajë, në datën 14.05.2023, datë në të cilën janë zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme vendore për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, iu ka premtuar dhe iu ka ofruar personave të tjerë shuma monetare me qëllim për të marrë pjesë në votime, për të siguruar pjesëmarrjen edhe të personave të tjerë në votime, si dhe për të përcaktuar mënyrën e votimit.

Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.58, datë 09.06.2023 të Gjykatës Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

– Caktimi i masës së sigurimit “Arresti në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim K.K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

The post Ofroi para në këmbim të votës në zgjedhjet e 14 majit, arrestohet me urdhër të SPAK një person në Kavajë appeared first on Albeu.com.

Pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit, Berisha zbulon sloganin e ri
Pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit, ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar sloganin e ri që do të përdoret në vazhdim.

“Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje”, është slogani i Berishës, dhe me sa duket beteja e tij politike do të përqendrohet këtu në vijim.

“Pas nesh është baneri me sloganin e ri pas zgjedhjeve të 14 majit. Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje”, e nisi fjalën e saj zëdhënësja e tij, Floriana Garo në konferencën e përjavshme për gazetarët.

The post Pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit, Berisha zbulon sloganin e ri appeared first on Albeu.com.

“Bashkë Fitojmë” kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Kamzë, KAS i lë 24orë kohë për paraqitjen e provave
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ ka shqyrtuar ankesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, që kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve për bashkinë e Kamzës.

Në mbyllje të diskutimit, KAS la afat 24 orë për të bërë verifikimet për atë çfarë pretendojnë dhe provat që kanë marrë.

“Për pjesën e ankuesit, të koalicionit Bashkë Fitojmë i japim afat deri ditën e nesërme. Për arsye se ju i keni marrë tashmë të gjitha provat nga administrata e KQZ, i keni të sqaruara në ankim për çfarë pretendoni dhe thjesht do bëni një verifikim për atë çfarë pretendoni dhe provat që ju keni marrë. Palë të tjera në raste të tjera ne i kemi dhënë afat për të plotësuar ankimin 24 orë, megjithë kohën që i është dashur për të marrë provat nga KQZ. Pra në momentin që keni marrë provat është një afat i mjaftueshëm që ju ti sillni dhe ti dorëzoni pranë KAS”, tha përfaqësuesi i KAS.

Kerkesa ankimore

Shqyrtimi i kërkesës ankimore me nr. 81, datë 23.05.2023, me ankues subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashke Fitojmë” me objekt “Kundërshtimin e vendimit nr. 536, datë 20.05.2023 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë dhe për Këshillin e Bashkisë, në zonen zgjedhore Bashkia Kamëz, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023. Ekspertimin kompjuterik të çdo pajisjeje elektronike që është e pajisur me server për ruajtjen e të dhënave elektronike. Kjo të realizohet nga ekspertë të huaj të pavarur nga institucionet shtetërore apo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Për këtë nevojitet që pajisjet të ruhen në kushte të përshtatshme në gjendjen aktuale me qëllim mosndërhyrjen nga personat e paautorizuar si dhe të mirëruajtura nga agjentet atmosferike. Krahasimin e rezultatit elektronik të zgjedhjeve me rezultatin fizik (fletëve të votimit të gjendura në kuti), për çdo qendër votimi. Për këtë kërkohet një proces sa me transparent dhe gjithëpërfshirës; Kqyrjen e kamerave të jashtme dhe të atyre të përdorura brenda qendrave të votimit me qëllim evidentimin e të gjithë personave të paautorizuar apo pjesë e administratës vendore dhe qendrore në nivel specialist apo drejtuesi, që kanë qenë gjatë gjithë kohës nëpër qendra votimi, evidentimin e mosnënshkrimit të deklaratave përkatëse për votuesit që janë shoqëruar, evidentimin e votimit nga vetë operatorët e PEVN-ve, evidentimin e votimit të komisionerëve për llogari të votuesve. Krahasimin e kodeve të votuesve me listën e votuesve për çdo QV në Bashkinë Kamëz, në lidhje me pajisjen e identifikimit të votuesve (PED); Rinumërimin dhe Rivlerësimin e votave në të gjitha qendrat e votimit të njësisë zgjedhore, Bashkia Kamëz dhe miratim i tabelës permbledhëse për zonen zgjedhore Bashkia Kamëz duke përfshirë në të rezultatin e dalë nga rinumerimi dhe rivleresimi i votave; Pavlefshmëri të zgjedhjeve të zhvilluara në zonën zgjedhore Bashkia Kamez; si dhe së fundmi, pasi të jenë kryer veprimet e mësipërme dhe të keni krijuar bindjen Tuaj institucionale se kjo nuk është vota e qytarëve, nga ana Juaj kërkojmë: Përsëritjen e zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë si dhe të Këshillit të Bashkisë Kamëz”.

The post “Bashkë Fitojmë” kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Kamzë, KAS i lë 24orë kohë për paraqitjen e provave appeared first on Albeu.com.

Berisha përgëzon kandidatët e “Bashkë Fitojmë” për 14 majin: Rezultati është larg atij që ju meritonit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përgëzuar kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të14 majit.

Ai ka thënë se ata ishin të vetmit që paraqitën një alternativë për bashkitë përkatëse, teksa shtoi se rezultati është larg atij qëmeritonin.

Berisha u ndal edhe te bashkitë ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” doli fitues dhe tha se të zgjedhurit do të bëjnë një punë të mirë për qytetarët.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ajo që mund të them në tërësi ju si kandidatë keni bërë një punë shumë serioze, keni qenë të vetmit kandidatë që paraqitët alternativë të vërtetë për problemet e bashkive tuaja.

U dëshmuat njohës shumë të mirë të të gjitha problemeve. Studiuat me interes të madh dhe paraqitët zgjidhje për çështjet e keqqeverisjes aktuale dhe një alternativë shumë të mirë për të ardhmen.

Bëtë një fushatë serioze, një fushatë dinjitoze.

Qëndruat të gatshëm në çdo rast për transparencë dhe ballafaqim me rivalët tuaj politikë, gjë e cila kam bindjen se është një detyrim i çdo kandidati dhe politikani që merr pjesë në fushatën elektorale.

Në këto zgjedhje, natyrisht rezultati është larg atij që ju meritonit dhe që pritej. Por, përsëri duhet të shtoj se beteja jonë kishte qëllimin më madhor, rikthimin e pluralizmit në qeverisjen vendore mbasi për fatin më të keq, PD në një kontribut antihistorik, kishte braktisur zgjedhjet e vitit 2019 dhe në një mënyrë ose një tjetër, bërë të mundur vendosjen e monizmit në Shqipëri.

Sot, në mbarë vendin, në të gjitha parlamentet lokale, ka një opozitë prej qindra këshilltarësh, të cilët i përgëzoj si për punën që kanë bërë dhe për misionin e rëndësishëm që kanë. Opozitë që i jep fund në aspektin parlamentar lokal, monizmit të plotë që ekzistonte.

Opozitë që ka një mision shumë të rëndësishëm për të bërë gjithçka, për të nxjerrë përpara publikut shqiptar, grabitjen e pasurive nga qeveritarët dhe të pasurit, në kurriz të varfërimit dhe përzënies së të varfërve nga Shqipëria.

Nëse nuk kishim asnjë zë dhe deri para 14 majit, opozitarizmi në qeverisjen vendore nuk ekzistonte, tani kjo ka marrë fund.

Përveç kësaj, në disa bashki si Mirdita, Puka, Fushë Arrëzi, Kavaja, Himara, fituan kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe unë jam i bindur se këta kandidatë, këta kryetarë bashkie, do bëjnë gjithçka për një qeverisje ndryshe, me qytetarin, për qytetarin.

The post Berisha përgëzon kandidatët e “Bashkë Fitojmë” për 14 majin: Rezultati është larg atij që ju meritonit appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 14 majit, Berisha: Administrata u shndërrua në polici elektorale
Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur sërish te zgjedhjet lokale të 14 majit, teksa vuri në dukje shkeljet që ndodhën sipas tij.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se zgjedhësve iu ndryshua qendra e votimit pa paralajmërim dhe administrata u shndërrua në polici elektorale.

“Ankesat paszgjedhore janë një rutinë e zakonshme, por zgjedhjet, por farsa e 14 majit 2023, kishte specifika dhe fenomene të papara ndonjëherë në historinë 32-vjeçare të zgjedhjeve në Shqipëri.

Kështu, për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, Kodi Zgjedhor, shpallen publikisht dhe zyrtarisht që në fillim të fushatës nga Edi Rama, kinezëri partiake, çka do të thotë që nuk ekzistojnë për të.

Prandaj Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor u zëvendësuan në qindra e mijëra raste me vullnetin e tyre për të fituar me çdo kusht dhe çdo çmim.

Në prag të fushatës elektorale, ftohen në banket shefat e 61 komisiariateve për të treguar që Policia e Shtetit do të ishte në krahun e tij.

Edi Rama dhe vartësit e tij caktuan kryetarin e koalicionit opozitar dhe për asnjë arsye nuk pranuan kryetarin e këtij koalicioni, vetëm e vetëm të dëmtonin sa më shumë këtë koalicion pasi kishin frikë dhe tmerr nga Sali Berisha dhe emri i tij.

Edi Rama për herë të parë në histori dërgoi zarfin me 50 mijë lekë për 680 mijë pensionistë. Edi Rama rriti rrogat e dhjetëra mijëra pensionistëve në mes të fushatës elektorale.

Është hera e parë që arrestohet në prag të votimit kandidati i një bashkie. Është hera e parë që 1.3 milionë zgjedhësve u ndryshohet qendra e votimit pa asnjë paralajmërim. Është hera e parë që komisionet zgjedhore ishin 6 me 1 ose 7 me 0 për qeverinë.

Si kurrë më parë, administrata u shndërrua në një polici elektorale. Ata terrorizuan dhjetëra mijëra qytetarë dhe biznese në mbarë vendin”, tha Berisha.

The post Zgjedhjet e 14 majit, Berisha: Administrata u shndërrua në polici elektorale appeared first on Albeu.com.

Berisha: Rama bëri shpërndarje publike parash në fushatë, duan të bindin shqiptarët se fajin e kam unë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sërish problemet në zgjedhjet lokale të 14 majit, duke thënë se u ndanë zarfe për të blerë votën.

Ai tha se kryeministri Edi Rama kaloi në shpërndarje publike parash gjatë fushatës dhe përmendi edhe ish-deputetin Tom Doshi.

Për këtë të fundit Berisha tha se është Edi Rama, partia e të cilit u rrit me 220%.

“Për grupin parlamentar të PD-së, për deputetët e opozitës, çështja e parë ose kryeçështja e këtij sesioni duhet të jetë farsa elektorale maj 2023.

Kjo farsë elektorale ishte një proces, një etapë e re në procesin e shkatërrimit të kombit shqiptar.

Asnjë komb, historia ka faktuar se nuk zhvillohet pa liritë, të drejtat e tij themelore.

Në këtë kontekst, target ose objektiv kryesor për realizimin e këtij qëllimi është dhunimi i votës së lirë.

Ky dhunim është seria, por ky dhunim siç faktuan këto zgjedhje, njohu përmasa më të mëdha se kurrë ndonjëherë.

Në këto zgjedhje, si në asnjë palë zgjedhje të tjera në 32 vite, Kodi Zgjedhor, Kushtetuta e të drejtës zgjedhore, u shpall në krye të radhës kinezëri nga njeriu që do udhëhiqte operacionin e narkoshtetit dhe të karteleve të drogës kundër procesit të zgjedhjeve të lira për popullin e vet.

Por, jo më pak kriminal është dhe post 14 maji. Për herë të parë, ju mund të riktheni në memorie studio dhe debate televizive ku, njerëz me sy të mendjes së verbuar, bënin çdo gjë që të fshihnin, të maskonin blerjen masive të votës për herë të parë haptas, publikisht me vendime qeverie si kurrë ndonjëherë tjetër.

Propaganda qeveritare ia doli. Imagjinoni tani, në një anë 670 mijë zarfe me 50 mijë lekë secili, në xhepin e 670 mijë votuesve. Rritja e rrogave për 310 mijë punonjës, të gjithë këta së bashku të marrë, bëjnë 980 mijë zgjedhës të trajtuar në këtë mënyrë.

Në anën tjetër, fajin e ka Sali Berisha. Po ka njerëz më pa dinjitet se sa këta? Ka mercenarë më të shpifur, pseudointelektualë më mjeranë se këta? Të cilët, për definicion duhet të mbrojnë në një mënyrë ose tjetër, interesin publik.

Unë u ndala në këtë aspekt se ky ishte publik, këto zarfa ishin publike, nuk ishin të fshehta. Edi Rama për herë të parë kaloi në shpërndarje publike parash në fushatë.

Por për aspektin nën dorë nuk bëhet fjalë, se efekti Doshi ua ka verbuar mendjen. Doshi ngroh xhepin. E rrahu njëherë një gazetar Doshi në një hotel, i dola zot unë. Shkoi dhe ia mbylli gojën në mënyrën e tij.

Ndaj në studio nuk figuron. Se ai është Edi Rama. Doshi është Edi Rama, partia e të cilit u rrit me 220 përqind.

Prapë këtu, duan të bindin shqiptarët se fajin e ka Berisha, fajin e ka opozita”, tha Berisha.

The post Berisha: Rama bëri shpërndarje publike parash në fushatë, duan të bindin shqiptarët se fajin e kam unë appeared first on Albeu.com.

“Basha bëri marrëveshje me Ramën”, Topalli analizon humbjen e opozitës: Janë blerë votat
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka analizuar zgjedhjet locale të 14 majit,kur i cilësuar si më të paprecedentat gjatë karrierës së saj politike.

Sipas saj votat janë blerë si asnjëherë më parë, teksa vuri në dukje gabimet e opozitës, që nga djegia e mandateve e te bojkoti i zgjedhjeve lokale të kaluara.

Në emisionin “Opinion”, Topalli thotë se janë blerë votat dhe asnjëherë më parë nuk ka qenë më e madhe ndërhyrja e mafies dhe e drogës.

“Analiza ka koston e vet. Djegia e mandatve. I janë dhuruar të gjitha bashkitë Ramës. Ne po e paguajmë koston. Unë mendoj që të mos harrojmë se çfarë ka ndodhur. Kjo fushatë ka filluar me tritol dhe është mbyllur me burgosjen e kandidatit. Fotografia e fushatës është ajo bashki që është përmbysur me votat e burgut. Unë nuk kam thënë kurrë që nuk janë blerë votat. Janë blerë votat, ka ndërhyrë dhe krimi. Kurrë nuk është bërë një betejë më e madhe kundër blerjes së votave dhe ndërhyrjes. 6 herë rresht ka humbur kryetari i siglës, i vulës dhe nuk ka dhënë dorëhqejn dhe as herën e fundit. Mbeti minorancë brenda partisë së tij”, tha Topalli.

“Ky rezultat nuk është reali. Kur një kryetar partie bën fushatë, nëse ju thotë zgjedhësve të vet se unë nuk do të bëj fushatë, ky i ka demoalizuar të gjithë. PD-ja reale, nga 40% dhe shkoi në 2% dhe nuk mbajnë përgjegjësi asnjë dhe japin mend dhe tregojnë se çfarë duhet bërë. Këta janë zgjedhjet më të paprecedenta në historinë time politike. Kurrë nuk ka qenë në këtë shkallë fuqia e blerjes. Kulmi i fuqisë së blerjes dhe korruptimit. Kurrë nuk ka qenë më e egër ndërhyrja e mafies dhe e drogës. Kjo është drama e vendit tonë. Basha bëri marrëveshje me Edi Ramën. 8 vite rresht nuk ka pasur opozitë reale dhe prandaj është kaq e fortë mafia”, shtoi ajo më tej.

The post “Basha bëri marrëveshje me Ramën”, Topalli analizon humbjen e opozitës: Janë blerë votat appeared first on Albeu.com.

Deputeti demokrat deklaron shkëputjen nga PD e Alibeajt: Nuk kthehem sa të jetë ai dhe ata që e drejtojnë nga mbrapa
Deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar për humbjen e PD-së zyrtare në zgjedhjet locale të 14 majit.

Ai është shprehur se humbja kërkon analizë të thellë, ndryshe opozita do të rrezikojë edhe në zgjedhjet e dy viteve më pas.

Sula deklaroi gjithashtu ne News 24 se fushata që bëri Alibeaj në Tiranë dhe në rrethe ishte e turpshme, madje shtoi se kishte deputetë që deklaronin se Veliaj ka bërë një punë të mirë.

Në fund Sula bëri me dije se nuk do të vijojë punën me grupin parlamentar të drejtuar nga Alibeaj, për sa kohë të jetë ky i fundit dhe ata që e drejtojnë.

Mendoni si Berisha dhe Meta për manipulimin e zgjedhjeve?

Rezultati ishte i dhimbshëm dhe shokues për PD-në. Më pëlqeu analiza e Berishës për të bërë një analizë të hollësishme në çdo degë.

Votat u ekzekutuan para se të hynin në kuti?

Ne vinim nga zero pushtet në këto zgjedhje. Të gjitha efektet që ndodhën në 2021, këto zgjedhje dhe në 2025, janë për shkak të vendimeve të gabuara të Bashës në ndarjen territoriale në 2015, komision të cilin Basha e braktisi. Merrni shembull Elbasanin, vota e qytetit i ka fituar Boçi, ndërsa votat e fshatit i ka marrë kandidati i PS-së. Merrni shembull Rrogozhinë, Shkëlqim Hoxha ka marrë gjithë votën e qytetit, ndërkohë që humbjen e mandatit e kanë vendosur të burgosurit të burgut të Rrogozhinës. E njëjta gjë edhe në Belsh, fatin e zgjedhjeve e ka vendosur burgu. Në Peqin gjithashtu, ne e dinim që kandidati i Bashkë Fitojmë do të merrte zero vota. Nëse e verifikon përmes kamerave të burgut, kush ka hyrë para se ata të votojnë, do shikosh që janë dhënë karta telefoni, janë dhënë ushqime për të burgosurit.

Gjatë fushatës elektorale PD u përplas hapur me BF-në…

Në Peqin ndodhte që eksponentë të caktuar që kanë gjithmonë pranë PD-së, kanë punuar për PS-në. i merrnim në telefon, nuk vinin të bashkoheshin dhe të punonin me shumicën e demokratëve. Për të mos thënë që kanë punuar hapur kundër kandidatit Mustafa Pashja. Mua më vinte turp kur shikoja Alibeajn se si bënte fushatë. Ne duhet të bënim armëpushim deri në 14 maj dhe më pas të bënim analizë. Foltorja mori votat e gjysmë milioni qytetarësh, ndërsa PD-ja zyrtare ka dalë për turp në vend të katërt. Shikoje në fushatë deputetë që dilnin me Bejkon dhe thonin “shumë mirë ka punuar Veliaj”. Unë do të jem zë ndryshe brenda PD-së. Analiza që foli edhe Berisha duhet bërë, gjithkush duhet të mbajë përgjegjësi. Nga unë i pari për Peqinin dhe Belshin dhe të gjithë të tjerët. Është shumë thjeshtë të thuash të gjithë fajin e ka Berisha. Ne kemi dy vjet që zihemi dhe shahemi me njeri tjetrin, çfarë duhet të presim ne nga pjesa gri? Nëse vazhdojmë kështu, rrezikojmë edhe në 2025.

Po PD-ja zyrtare duhet të reflektojë?

Unë nuk rikthehem më aty për sa kohë të jetë Alibeaj dhe ata që e drejtojnë nga mbrapa. Unë do punoj me demokratët në zonë, nëse më pranojnë. Nëse jo, do të vijoj të jem i pavarur. Nuk më intereson mandati. Do ti hap rrugën kujtdo figure që ta mbështesim. Edhe unë kam përgjegjësinë time në këto zgjedhje. Unë nuk arrita që mbështetësit e PD-së zyrtare ti vë në krah të kandidatit Pashja.

The post Deputeti demokrat deklaron shkëputjen nga PD e Alibeajt: Nuk kthehem sa të jetë ai dhe ata që e drejtojnë nga mbrapa appeared first on Albeu.com.

I treti më i votuar në Tiranë, Qori flet për arritjen e Lëvizjes Bashkë: Kishim fushatën më të varfër, por të pasur në ide
Kandidati i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ishte surpriza e këtyre zgjedhjeve në Tiranë, pasi u rendit i treti.

Ai mori 13844 vota, duke lënë pas edhe kandidatin e Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, Roland Bejkon.

Qori e ka cilësuar si rezultat të mirë këtë numër votash që ka marrë nga qytetarët e Tiranës dhe shtoi se u ka dhënë njerëzve shpresë.

“Rezultati më duket i mirë. Rezultati që kam marrë unë dhe lëvizja Bashkë i ka bërë njerëzit shpresëplotë. Në këtë kuptim, ndihem mirë. Shpresën e shoh te njerëzit që takoj sa dal në rrugë”, tha ai.

Qori e lidh numrin e lartë të votave me fushatën e mirë zgjedhore që Lëvizja Bashkë bëri.

“Fushata jonë ka qenë më e bukura, më e varfra, më e pasura në ide. Ka qenë një fushatë në këmbë, me autobus, me biçikletë”, tha Qori në emisionin Top Story.

Ai është ndalur është te fakti se qytetarët që e kanë votuar, nga ana tjetër nuk kanë votuar Lëvizjen të cilën ai përfaqqëson.

Numërimi në Tiranë ende nuk ka mbaruar, por “Bashkë” deri më tani nuk merr mandate në Këshillin Bashkiak.

Pasi iu vu në dukje se si një politikan i majtë bën fushatën vetëm për veten dhe jo për partinë, ai tha se po të ishte në dorëne tij, do të bënte të kundërtën.

The post I treti më i votuar në Tiranë, Qori flet për arritjen e Lëvizjes Bashkë: Kishim fushatën më të varfër, por të pasur në ide appeared first on Albeu.com.