12 qarqe Archives - Albeu.com

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ: Përfundon numërimi i votave preferenciale për kandidatët në 12 qarqe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njoftoi mëngjesin e sotëm se ka përfunduar vlerësimi i votave për kandidatët në listën e hapur në 12 qarqet e vendit.

Sipas KQZ, 93 Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), numëruan dhe vlerësuan fletët e votimit për 5225 qendrat e votimit.

Një ditë më parë, kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u bëri thirrje partive politike që të nxisin numëruesit dhe komisionerët në KZAZ-të, për përfundimin e procesit të numërimit të votave brenda afatit ligjor që ishte në mesnatë.

Sipas Celibashit, nuk ekzistonte asnjë arsye që ky proces të mos përmbyllej brenda këtij afati.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ: Përfundon numërimi i votave preferenciale për kandidatët në 12 qarqe appeared first on Albeu.com.

Përballja PD-PS në 12 qarqe, në orën 24:00 mbyllet afati i dorëzimit të listave të kandidatëve në KQZ
Sot është afati i fundit që kanë në dispozicion partitë dhe koalicionet, që do të hyjnë në zgjedhje më 11 maj. Për këtë arsye, pritet që ato të dorëzojnë ditën e sotme në KQZ listën e plotë të kandidatëve në 12 qarqe të vendit.

PD njoftoi se sot do të mbledhë në orën 16:00 Kryesinë, për të miratuar listën e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Më pas në orën 19:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar për të miratuar në parim listën. Ndërsa PS do ta mbledhë kryesinë në orën 19:00 të së mërkurës për të përcaktuar po ashtu listën përfundimtare.

Gjithçka mbetet për t’u zbuluar ditën e sotme, por deri më tani dimë se nga PD është kryer procesi i primareve.

Kandidatët për deputetë hynë në garë brenda selisë blu. Pjesë e këtij procesi u bë thuajse i gjithë grupi parlamentar i PD-së me përjashtim të 5 deputetëve. Por pavarësisht votës së anëtarësisë, vendimin final e ka kryesia e kësaj force politike.

Pas marrëveshjeve tashmë të arritura mes PD dhe 25 partive të tjera, e vetmja gjë që mbetet të bëhet është përcaktimi i emrave që do garojnë nën koalicionin e “Aleancës se Shqipërisë Madhështore”.

Një prej aleatëve të PD-së është edhe PAA me kryetar Agron Dukën, i cili e ka deklaruar me herët se nuk do të jetë në lista, por partia e tij do ketë përfaqësues.

Nga pakti PD-PL, Ilir Meta do të jetë kandidat për deputet në Tiranë në listën e hapur. Pritet të shohim se sa prej figurave të PD-së që kanë marrë shumicë votash nga procesi i Primareve do të jenë zyrtarisht në garë elektorale, patjetër në raport me preferencat që kanë dhe partitë e tjera aleate. Kjo pasi PD do të shkojë në zgjedhjet e majit në koalicion me 25 parti të tjera.

Koalicioni që mban emrin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” u prezantua zyrtarisht dy ditë më parë ku mbajti fjalën edhe kryedemokrati Sali Berisha. Pjesë e Primareve u bë thuajse i gjithë grupi parlamentar i PD-së, me përjashtim të 5 deputetëve. Por pavarësisht votës së anëtarësisë, vendimin final e merr Kryesia e kësaj force politike.

Kreu i mazhorancës Edi Rama ua ka bërë të qartë deputetëve të tij skemën e ardhshme të përzgjedhjes së ekipit të tij garues. Ai paralajmëroi se të gjithë deputetët përveç drejtuesve politikë do të jenë në listë të hapur. Sa i përket listës së mbyllur ai deklaroi se do t’u takojë grave, vajzave dhe djemve të rinj.

Rama zhvilloi takimet traditë me ministra e drejtues politikë për 3 ditë me radhë. Sipas tij, deputetët aktualë duhet të jenë në listë të hapur. Në rast se nuk dëshirojnë, duhet të njoftojnë paraprakisht. Për veten, deklaroi se ende nuk ka marrë një vendim, por gjasat janë të mëdha që të mos kandidojë, për shkak të detyrës që ka dhe për t’u lënë hapësirë të rinjve.

Ndërkohë thuajse asnjë deputet që gëzon qoftë edhe një mandat nën logon e PS nuk do të jetë në listën e sigurt, për një vend në parlamenti betejën duhet ta bëjnë në terren. I njëjti parim tha se do të ndiqet edhe për gratë deputete, megjithëse për to mund të ketë edhe ndonjë përjashtim nga rregulli.

Të paprekur la drejtuesit politikë, ekipin bërthamë të socialistëve, të cilët do të jenë në listën e mbyllur duke zënë 12 nga 46 vendet e sigurta.

Nga 14 drejtuesit e qarqeve, vetëm 12 prej tyre janë deputetë të sigurt të legjislaturës së ardhshme, pasi për kryebashkiakët e Durrësit dhe Shkodrës, Emirjana Sako dhe Benet Beci, nuk ka asnjë sinjal për përfshirjen në listë, duke vijuar punën si kryetarë bashkie.

Pezull mbetet vetë pozicioni i kryesocialistit, i cili për herë të parë ngriti pikëpyetje për kandidimin e tij, duke deklaruar se mund të mos jetë në listën e kandidatëve.

Mes 34 emrave të figurave të reja që nuk kanë pasur kurrë një mandat deputeti, e që priten në listë të sigurt janë ministra të kabinetit të tij qeveritar, Pirro Vëngu, Adea Pirdeni, Igli Hasani apo Petrit Malaj. Pjesa tjetër, do të duhet të luftojë në “det të hapur”, e minimalisht nëse socialistët do të ruajnë pozitat e 2021-shit, me 74 mandate, për ta mbeten vetëm 28 vende.

Deputetët të cilëve Rama u ka deleguar një zonë të caktuar elektorale, pritet të jenë në listat e hapura, në rast se nuk do të tërhiqen nga gara siç bëri kolegu i tyre, Petro Koçi, i cili njoftoi publikisht se nuk do të jetë në listat e kandidatëve. Tërheqja e tij, Koçi thotë se nuk është frikë nga gara, por për shkak se nga partia nuk i është ngarkuar një zonë elektorale.

Deputetë si Toni Gogu, Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko, Arben Pëllumbi apo Xhemal Qefalia që kanë zonat e tyre në qarkun e Tiranës, pritet të jenë në listë të hapur, ashtu si shumë prej kolegëve të tyre në rrethe. Lista do të zyrtarizohet në mbledhjen e Kryesisë, e do të bëhet me dije nga secili prej drejtuesve të qarqeve përpara dorëzimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

The post Përballja PD-PS në 12 qarqe, në orën 24:00 mbyllet afati i dorëzimit të listave të kandidatëve në KQZ appeared first on Albeu.com.

Primaret e PD/ Përfundon numërimi, ja kandidatët më të votuar në 12 qarqe
Përmes procesit të primareve në 12 qarqe, demokratët zgjodhën kandidatët që do të garojnë për deputetë në listën e Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 11 Majit.

Përmes parimit “një anëtar, një votë” demokratët votuan mes 288 garuesve në të gjithë vendin.

PD ka shënuar pjesëmarrjen më të lartë në proceset zgjedhore të brendshme, me 50,854 votues në Primaret 2025. Kjo është bërë e ditur nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike, sipas të cilës në total në të gjithë qarqet e vendit kanë votuar mbi 50 mijë anëtarë.

“Kjo është pjesëmarrja më e lartë ndër të gjitha proceset zgjedhore ne PD shenjë e rritjes së besimit të shqiptarëve te PD. Kanë qenë vetë anëtarët që kanë votuar në mase, duke pritur edhe me orë të tëra për të votuar, sipas parimit një anëtar një votë”.

Numri më i madh i votuesve u regjistrua në Tiranë me 13,052 pjesëmarrës, e ndjekur nga Durrësi (4,920) dhe Korça (4,826).

Në qarkun Berat, kandidati që ka arritur më shumë mbështetje është Zija Ismaili me 1091 vota, Ledion Marra me 306 vota dhe Erion Dasho me 238 vota.

Në qytetin e Durrësit, i pari renditet Igli Cara me 622 vota, ndjekur nga Manjola Luku me 424 vota, Aulon Kalaja 296 vota dhe Dritan Burgija 263 vota.

Për qarkun Dibër, kandidati më i votuar është Ilir Krosi  me 578, ndjekur nga kandidatja Denisa Vata me 369 vota dhe në vendin e tretë Basir Çollaku me 203 vota.

Në Elbasan, kryeson Dashnor Sula me 538 vota, ndjekur nga Blendi Himçi me 510 vota dhe Ilirjan Alliu me 510 vota. I shtati renditet deputeti Lefter Gështenja.

Në Fier, ka përfunduar në orët e para të mëngjesit numërimi dhe më i votuari ka dalë Eduard Sharka me 795 vota, i ndjekur nga deputeti Luan Baçi me 677 vota, e treta renditet kandidatja Elisabeta Rredhi, i katërti deputeti Saimir Koreshi me 477 vota, i pesti Gentian Koçi, kurse deputetja Ilda Dhori ka marrë 215 vota.

Në primaret e zhvilluara për qarkun Gjirokastër, kandidati më i votuar ka qenë Alma Buci Kore pas saj, renditet Mareklent Dervishi me 368 vota, ndërsa në vendin e tretë është Arben Ristani.

Kështu, në qarkun e Korçës, më i votuari renditet deputeti Bledion Nallbati me 1219 vota. I dyti u rendit deputeti i PD Edmond Spaho me 691 vota, i ndjekur pas nga Ledina Alolli me 394 vota dhe Andrea Mano me 380 vota.

Ftues i primareve në Kukës, u shpall mjeku Hasjan Shkëlzen Ibra.

Fitues në rang qarku në Lezhë, ka rezultuar Gjin Gjoni me 674 vota, i ndjekur nga ish-kreu i PD-së në Mirditë, Aleksandër Lala me 438 vota dhe deputetja Elda Hoti me 394 vota.

Në qarkun Shkodër, ish-kryebashkiaku Bardh Spahia rezulton më i votuari me 380 vota, Ndoc Ashta me 228 vota dhe Arben Lushaj me 219 vota. Më pas vijojnë emrat e Kol Livadhit, Greta Bardeli, Tedi Kopliku dhe Eliona Shkreli.

Në Bashkinë e Malësisë së Madhe, më i votuari është deputeti Ramadan Likaj, ndërsa në Vau i Dejës Gentian Ndoj.  Në Pukë dhe Fushë Arrëz Ludovik Hasani dhe Alfred Thekna.

Në Qarkun e Tiranës, vijon numërimi. Ndër më të votuarit është edhe Jorida Tabaku dhe rezulton të jetë e para ndër zonjat duke kryesuar me 650 vota. Kandidatët me më shumë vota në Qarkun e Tiranës janë Ilir Alimehmeti dhe më pas renditen disa figura të reja në parti si dhe kandidatët e propozuar nga Kavaja dhe Kamza.

Në Qarkun e Vlorës, deputetja demokrate Ina Zhupa ka rezultuar më e votuara. Në këtë proces Zhupa ka dalë e para me 765 vota. I dyti është renditur Atird Hoxha me 484 vota dhe me radhë kandidatët e tjerë ku 8 prej tyre nuk kualifikohen sipas pragut 172 vota në qark.

Zhupa fitoi bashkitë Sarandë, Delvinë, Finiq, Konispol, që janë edhe zonat që ka përfaqësuar dhe mesa duket do të përfaqësoj në kuvendin e Shqipërisë dhe mori mbështetje edhe në bashkitë Vlorë, Himarë dhe Selenicë.

Pjesë e primareve u bë thuajse i gjithë grupi parlamentar i Partisë Demokratike, me përjashtim të 5 deputetëve. Por pavarësisht votës së anëtarësisë, vendimin final se kush do jetë kandidat për deputet do ta vendosë Kryesia e kësaj force politike.

Në përzgjedhjen e ekipit nga ana e kryesisë në mbledhjen e 12 Marsit do të merret parasysh edhe puna e secilit kandidat me diasporën, si dhe kontributi në betejën kundër qeverisë.

Nga procesi i primareve u përjashtuan 19 zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike, përfshi edhe kryetarin e saj Sali Berisha, të cilët do të jenë kandidatë në pjesën e sigurt të listës së deputetëve, përfshi edhe 7 aleatët e opozitës që do të garojnë në koalicion me Partinë Demokratike.

The post Primaret e PD/ Përfundon numërimi, ja kandidatët më të votuar në 12 qarqe appeared first on Albeu.com.