100 mijë € Archives - Albeu.com

Bisedat në “SKY”/ Vrasje për borxh 100 mijë €, biseda e fundit mes Gjin Ndoj e Martinajt 1 ditë para krimit, Gjini: S’jam i pabesë, ishallah nigjoj mirë për ty
Një nga vrasjet me gjakftohta, e cila tregon kulmin e pabesisë mes anëtarëve të dy grupeve kriminale që vepronin në Lezhë dhe Shkodër, është ajo e ekzekutimit të Gjin Ndojit alias Boriçit, e ndodhur në 8 gusht 2020.

Vrasja është kryer në një periudhë kur grupi i Ervis Martinaj dhe Behar Bajrit, ishte në kulmin e bashkëpunimit dhe shkëmbenin jetët e njerëzve me klering, duke plotësuar kushtet e dëshirat e njëri-tjetrit.

Përmes bisedave në “SKY” të zbardhura së fundmi nga SPAK në dosjen “Metamorfoza”, e cila është dërguar për gjykim del qartë se Gjin Ndoji është vrarë për një borxh prej 100 mijë euro, që kishte mbetur tek Ervis Martinaj.

Një pjesë të shumës ai e kishte luajtur lloto tek Ervis Martinaj, ndërsa një pjesë tjetër e kishte konsumuar tek bizneset e Martinaj, si “Arbëria” dhe në “Patok”.

Për të shlyer këtë shumë, Martinaj i kishte ngarkuar një detyrë kriminale Gjin Ndoj, i cili nuk ka mundur ta ekzekutojë deri në fund. Për më tepër Martinaj, kishte marrë informacion nga burime të tjera se ushtari i tij Gjin Ndoji, kishte hapur fjalë se ishte bërë me Leonard Dukën, me qëllim vrasjen e Ervis Martinaj.

Në dosjen e siguruar nga gazetari Elton Qyno, pasqyrohet e plotë mesazhi i fundit që Gjin Ndoji i dërgon përmes aplikacionit “Sky”, Ervis Martinaj.

Në 7 Gusht 2020 Ervis Martinaj, ka ndërprerë çdo komunikim me Gjin Ndoj në “SKY” dhe sipas dosjes ky është mesazhi i fundit që Ndoj disa orë para se të vritej ja ka çuar Ervis Martinaj, i cili vazhdimisht ja ka kërkuar 100 mijë euro borxh.

“…ça bane? Ndoshta ke punët tuaja e s’ke kohë…veç po të shkrujt e para në fund të Tetorit, gjall a vdek më ke njatu me shku në zero me tonat. Çdo gja ashtë anullu nga ana jemi. Lezhë e kudo, veç unë flas për vedi do e baj kur të vin e mbara mu se në qoftëse më ka marr kush për ushtar a për kushedi ça ka gabu e do të vin dita për me ja dhan përgjigjen. Kam ardh, kam ndejt njaty 2 muaj si rrihet pa as i lek fitim thjesht biles edhe tu hy borgj tek ti. Kam ndejt për rametlin të parin, dytin i Yllit, si shof na ka hek hek edhe kontaktin e tretit ty…as jam i pabesë, as nuk kam pritur me u qu në kamb me ardh me ju kur më keni than hajde. Dikush më paska marrë për ushtar e “ok” tesh vjen dita me ja kthy përgjigjen…prej teje faleminderit shumë e shumë, ishalla nigjoj mirë për ty…”.

Këtij mesazhi të dërguar nga Gjin Ndoj, Ervi Martinaj nuk i është përgjigjur, por dukshëm sipas përmbajtjes palët janë ndarë përfundimisht me njëri-tjetrin. Kjo pasi Ervin Martinaj, këtë kohë kishte vënë në zbatim me Behar Bajrin, ekzekutimin e Gjin Ndojit dhe si këmbim ai do i vriste Behar Bajrit në Tiranë, Kleant Musabelliun.

Por Gjin Ndoji, disa orë para se të vritej bisedon me Behar Bajrin, duke e njoftuar këtë të fundit se e kishte parë me BMW në zonën e Shëngjinit, duke e paralajmëruar që të bënte kujdes, pasi në atë zonë kishte prezencë të madhe të policisë dhe FNSH kishte dalë për kontrolle.

Në fakt në këtë kohë Behar Bajri bisedonte me Denis Brajoviç, Pëllumb Gjokën, Edmond Prekën dhe persona të tjerë lidhur me mobilizimin për vrasjen e vetë Gjin Ndojit.

Në orën 20:52, Behar Brajoviq komunikon me Denis Brajoviq dhe Denisi i tregon se do marrë dikë.

Në orën 00:02 të datës 9 gusht 2020, Behar Brajoviq, ka komunikuar me Edmond Prekën, për të organizuar ikjen nga vendi ku do kryhej vrasja.

Behari i ka kërkuar Edmondit ta presë në orën 3 të mëngjesit tek rruga ku lidhet Velipoja në Torovicë, pasi do kryej vrasjen dhe do shkoj në këmbë deri tek ura.

Edmondi i ka treguar se do dërgonte dikë tjetër, pasi vetë ndodhej në Korçë dhe i tregon se për të shkuar deri në pikën ku kërkonte Behari duhej fuoristradë dhe nuk kalon makina e vogël por ka edhe një rrugë tjetër nga Trushi.

Edmondi ka dërguar një lidhje të tij në biseda e thërrasin “Zeqo” i cili ka patur detyrë të marrë personat që kanë kryer vrasjen e Gjin Ndojit dhe t’i strehojë.

Denis Brajoviq, në dijeni të planit për vrasjen e Gjin Ndojit, në orën 00:27 ka komunikuar me Ervis Martinaj dhe i ka thënë që nuk do kishte telefon me vete dhe se do dilte në këtë orë dhe Ervisi të priste njoftimin në televizion për vrasjen e Gjin Ndojit.

Pas kësaj Denis Brajoviq rreth orës 01:00 të 9 gusht 2020, ka shkuar për te Behar Brajoviq të cilin e ka njoftuar në SkyECC se po shkonte për tek ai.

Behari në 01:33, i ka shkruar Edmond Prekës dhe e ka vënë në dijeni se për 40 minuta kryen punë, ku Edmondi i shkruan: “...ishalla, don zoti i madh…” dhe njëkohësisht lajmërimi i Behar Brajoviq ka qenë që Edmondi të rakordoj me “Zeqon” për të qenë në pikë takim.

Rreth orës 02:00 Denis Brajoviq, njofton Behar Brajoviq se Gjin Ndojin e kanë përpara me makinë dhe menjëherë Behari i ka shkruar Edmond Prekës, se për 10 minuta kryen vrasjen dhe mos të fle gjumë pasi duhet të njoftonte “Zeqon”.

Denis Brajoviq në 02:02 ka njoftuar Behar Brajoviq se ka vrarë Gjin Ndojin duke i dërguar mesazhet: “…kryvi, jemi në Bushat dhe të na presi aty ai, se jemi afër...” dhe më pas Behari ka komunikuar me Edmondin, duke e vënë në dijeni që Gjin Ndoji u vra dhe ti thotë “Zeqos” të jetë gati dhe se Denis Brajoviq dhe personi tjetër i paidentifikuar janë në Bushat, pranë Urës.

Në 02:25, Denis Brajoviq dhe bashkëpunëtori i paidentifikuar janë takuar me “Zeqon”, më pas siç del edhe nga komunikimet SkyEÇ ku tregon që u takuan.

Behar Brajoviq në orën 02:24, ka njoftuar Pëllumb Gjokën se Gjin Ndoj u vra dhe se tani pret që Ervis Martinaj të kryej vrasjen e Kleant Musabelli, duke dërguar mesazhin:”...u kry, tani presim atë tëndin, atë që deshti ai u kry, Gjinin deshti ai...” dhe Pëllumbi ja ka kthyer: “……ok vëlla, kjoft me zotin, futja gjumit…”

Denis Brajoviq në orën 02:43, i shkruan Behar Brajoviq dhe i tregon se ku e ka qelluar Gjin Ndojin duke dërguar mesazh: “...Gjoks e kry kapedan, mu blloku se dosha me ja gri kryt, se më tha diçka…”.

The post Bisedat në “SKY”/ Vrasje për borxh 100 mijë €, biseda e fundit mes Gjin Ndoj e Martinajt 1 ditë para krimit, Gjini: S’jam i pabesë, ishallah nigjoj mirë për ty appeared first on Albeu.com.