10 urdher arrestet Archives - Albeu.com

EMRAT/ Operacioni “Himara”, policia jep detaje për 7 të prangosurit! Për çfarë akuzohen
Prokuroria e Vlorës lëshoi 10 urdhër-arreste për persona që dyshohen si të përfshirë në falsifikim dukumentash për grabitjen e pronave në bregdet.

Ndërkohë Policia e Shtetit bën me dije se janë ekzekutuar 7 prej urdhër-arresteve, duke vënë pas hekurave personat e dyshuar.

Mësohet se të arrestuarit janë: Vasillaq Strakosha, Edmond  Marko, Pandeli Prifti, Zaho  Bollano, Aleks  Bifsha, Elton  Marko dhe Irakli  Gjiçali. Ky i fundit ka mbajtur postin e zv,kryetarit të bashkisë së Himarës dhe është shkarkuar më 17 nëntor.

Këta persona, në periudha të ndryshme kohore, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre, dyshohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, vulave, stampave e formularëve, kanë tjetërsuar dhe përfituar sipërfaqe të konsiderueshme toke, në bregdetin e Himarës dhe Dhërmiut, të cilën më pas e kanë kaluar në pronësi të tyre, ose shitur tek persona të tjerë, duke përfituar shuma të konsiderueshme të hollash.

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Himara”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumentave.

Operacioni pas një hetimi disa mujor, i nisur nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Ekzekutohen 7 masa sigurie si dhe shpallen në kërkim 3 shtetas që nuk u gjetën gjatë operacionit.

Operacioni i kryer nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë Himarë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, si rezultat i një hetimi disa mujor, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumentave, si rezultat i provave të grumbulluara gjatë hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Himara”, në kuadër të të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë për veprat penale “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, si më poshtë:

U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

-V. S., 67 vjeç, banues në Vlorë;

-E. M., 51 vjeç, banues në Himarë;

-P. P., 42 vjeç, banues në Himarë;

-Z. B., 58 vjeç, banues në Himarë;

-A. B., 64 vjeç, banues në Vlorë;

-E. M., 41 vjeç, banues në Himarë, i cili ndodhet aktualisht në IEVP Vlorë, i arrestuar më parë, për një tjetër vepër penale.

U ekzekutua masa e sigurisë “Detyrim përparaqitje në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit”, për shtetasin I. Gj., 68 vjeç, banues në Himarë.

Po kështu u bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve:

-M. S., 68 vjeç, banues në Himarë;

-A. K., 64 vjeç, banues në Himarë;

-K. DH., 68 vjeç, banues në Himarë.

Nga hetimet ka rezuluat se këta shtetas në periudha të ndryshme kohore, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre, dyshohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, vulave, stampave e formularëve, kanë tjetërsuar dhe përfituar sipërfaqe të konsiderueshme toke, në

bregdetin e Himarës dhe Dhërmiut, të cilën më pas e kanë kaluar në pronësi të tyre, ose shitur tek persona të tjerë, duke përfituar shuma të konsiderueshme të hollash.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/

The post EMRAT/ Operacioni “Himara”, policia jep detaje për 7 të prangosurit! Për çfarë akuzohen appeared first on Albeu.com.