10 ceshtjet kryesore Archives - Albeu.com

Cilat janë 10 çështjet kryesore që pritet të dominojnë vitin 2022
Nga Tom Standage “The Economist”

Ndërsa 2021-i ishte viti kur bota e ndryshoi rrjedhën e pandemisë aktuale, viti 2022 do të mbizotërohet nga nevoja për t’u përshtatur me realitetet e reja, si në fushat e diktuara nga kriza (bota e re e punës, e ardhmja e udhëtimeve),por edhe me tendenca më të thella që po ripohojnë veten (rritja e Kinës, përshpejtimi i ndryshimeve klimatike). Ja cilat janë 10 çështjet dhe tendencat që duhen parasysh gjatë vitit të ardhshëm.

Gara midis demokracisë dhe autokracisë

Zgjedhjet e mesit të mandatit në Amerikë, dhe kongresi i Partisë Komuniste të Kinës, do t’i kundërvihen qartazi sistemeve të tyre rivale politike. Cili do të jetë më i aftë për të ofruar stabilitet, rritje dhe inovacion? Ky rivalitet do të shfaqet në çdo aspekt, nga tregtia te rregullimi i teknologjisë, nga vaksinimet tek stacionet hapësinore. Ndërsa presidenti amerikan Joe Biden po përpiqet që ta grupojë botën e lirë nën flamurin e demokracisë, vendi i tij jofunksional dhe i përçarë, është një reklamë e keqe për synimet e tij.

Nga një situatë pandemike në një situatë endemike

Pilulate reja antivirale, trajtimet e përmirësuara me antitrupa, dhe më shumë vaksina anti-Covid do të prodhohen në muajt në vazhdim. Për njerëzit e vaksinuar në botën e zhvilluar, koronavirusi nuk do të jetë më kërcënues për jetën. Por ai do të përbëjë ende një rrezik vdekjeprurës në botën në zhvillim. Nëse nuk do të shtohen vaksinat, Covid-19 do të jetë

vetëm një nga shumë sëmundjet endemike që prekin të varfrit, por jo të pasurit.

Shqetësimet mbi inflacionin

Ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit dhe rritja e kërkesës për energji, kanë rritur ndjeshëm çmimet. Drejtuesit e Bankave Qendrore thonë se kjo është e përkohshme, por jo të gjithë e besojnë këtë. Britania është shumë e rrezikuar nga stagflacioni, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore pas Brexit, dhe varësisë së saj nga gazi natyror i shtrenjtë.

E ardhmja e punës

Sot ka një konsensus të gjerë se e ardhmja është “hibride”, dhe se më shumë njerëz do të kalojnë më shumë ditë duke punuar nga shtëpia. Por ndërkohë ka shumë debate mbi detajet. Sa ditë, dhe cilat? Dhe a do të jetë më e drejtë kështu? Sondazhet tregojnë se gratë janë

më pak të prirura për t’u rikthyer në zyrë. Po ashtu ka debate mbi rregullat tatimore dhe monitorimin e punonjësve në distancë.

Përplasja e re mbi midis qeverive dhe kompanive të teknologjisë

Entet rregullatore në Amerikë dhe Evropë janë përpjekur prej vitesh që të frenojnë gjigantët e teknologjisë, por ende nuk ia kanë dalë të frenojnë rritjen apo shtimin e fitimeve e tyre. Kina ka rrëmbyer flamurin në këtë aspekt, duke goditur fort kompanitë e saj të teknologjisë. Presidenti Xi Jinping dëshiron që ato të përqendrohen më shumë tek “teknologjia e thellë” e cila ofron avantazhe gjeostrategjike, dhe jo argëtim apo shërbime siç janë lojërat dhe blerjet online. Por a do të nxisë kjo inovacionin kinez, apo do ta dëmtojë dinamizmin e industrisë kineze?

Shtimi i përdorimit të kriptomonedhave

Ashtu si të gjitha teknologjitë e reja, edhe kriptovalutat po tentohen që të mbahen nën kontroll, ndërsa entet rregullatore po shtrëngojnë rregullat. Edhe Bankat Qendrore po kërkojnë që të hedhin në treg monedhat e tyre dixhitale. Rezultati është një luftë me 3 fronte për të ardhmen e financave:midis atyre që operojnë me kriptomonedhat, kompanive më tradicionale të teknologjisë dhe bankave qendrore, e cila do të intensifikohet në vitin 2022.

7. Kriza e klimës

Edhe pse zjarret, valët e të nxehtit ekstrem dhe përmbytjet po bëhen më të shpeshta, një mungesë e habitshme urgjence dominon tek politikë-bërësit kur është fjala për marrjen e masave kundër ndryshimeve klimatike. Për më tepër, procesi i de-karbonizimit kërkon që Perëndimi dhe Kina të bashkëpunojnë midis tyre, në një kohë që rivaliteti i tyre gjeopolitik vetëm sa po forcohet.

Probleme me udhëtimet

Aktiviteti po rritet me rihapjen e ekonomive. Por vendet që ndoqën strategjinë “zero-Covid”, si Australia dhe Zelanda e Re, po përballen me misionin e ndërlikuar të menaxhimit të tranzicionit në një botë në të cilën virusi është endemik. Ndërkohë, më shumë se gjysma e udhëtimeve të biznesit janë zhdukur përgjithmonë. Kjo është diçka e mirë për planetin, por

e keqe për turistët, udhëtimet e të cilëve subvencionohen nga udhëtarët e biznesit që bëjnë më shumë shpenzime.

Gara në hapësirë

2022-i do të jetë viti i parë në të cilin më shumë njerëz do të shkojnë në hapësirë ​​si pasagjerë me pagesë më shumë sesa punonjësit e qeverive, që do të transportohen në hapësirë nga kompanitë rivale të turizmit hapësinor. Kina do të përfundojë ndërtimin e stacionin e saj të ri hapësinor. Kineastët po garojnë se kush do të realizojë i pari filma në orbitë. Ndërkohë NASA do të përplasë një sondë hapësinore mbi një asteroid, në një mision të vërtetë që tingëllon si një film hollivudian.

Futbolli politik

Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit dhe Botërori i Futbollit në Katar, do të na kujtojnë edhe njëherë se sporti mund ta bashkojë botën. Por shpesh edhe ngjarjet e mëdha sportive përfundojnë të jenë si ngjarje politike. Kështu priten protesta ndaj të dyja vendeve pritëse, edhe pse bojkotet nga ekipet kombëtare duken të pamundura. /abcnews.al

The post Cilat janë 10 çështjet kryesore që pritet të dominojnë vitin 2022 appeared first on Albeu.com.