1 janari Archives - Albeu.com

Nis nga 1 janari/ Ja sa do të rritet taksa e ndërtesës për shtëpitë dhe dyqanet për 119 zona në rrethe
Nga 1 janari 2026, do të hyjnë në fuqi çmimet e referencës së apartamenteve në rrethe. Nga 65 zona kadastrale numri i tyre është shtuar gjithsej në 119 zona.

Por çmimet e referencës pritet të rrisin detyrimet e qytetarëve në rrethe për taksën e ndërtesës së banesave të banimit dhe për dyqanet, pasi baza e taksueshme e ndërtesës llogaritet me çmimet e referencës.

Monitor, ka llogaritur ndryshimet e detyrimeve për taksat për 119 zonat e reja kadastrale.

Ndryshimet më të larta të çmimeve të referencës propozohen për qarkun e Durrësit, veçanërisht për zonën kadastrale nr.13 që përkon me zonën e portit të Durrësit ku po zhvillohet projekti i Durrës Yahts Marina.

Nga 67,500 që është aktualisht çmimi i vetëm i referencës së shitblerjes së apartamenteve në Durrës, në këtë zonë është propozuar çmimi prej 200 mijë lekë. Rritja 196%.

Një qytetar që disponon një shtëpi banimi me sipërfaqe 60 m2 në këtë zonë, aktualisht paguan një detyrim 2,025 lekë në vit apo 168 lekë në muaj nëpërmjet faturës së ujit të pijshëm.

Nga 1 janari, detyrimi për taksën e shtëpisë do të arrijë në 6,000 lekë në vit apo 500 lekë në muaj.

Detyrimi për taksën rritet automatikisht sa rritja e referencave në masën 196% për këtë zonë.

Në të njëjtin nivel, do të ndryshojë edhe detyrimi për taksën e ndërtesës për biznesin, pra për ambientin që përdoret për qëllim të aktivitetit tregtar.

Nëse një biznes disponon një dyqan me sipërfaqe 90 m2 nga 12,150 lekë në vit do të paguajë 36,000 lekë.

Rritje e konsiderueshme e referencave krahasuar me 2019, është propozuar edhe për bashkinë Kamzë.

Nga 52 mijë lekë për metër katror që ishte çmimi në 2019, është propozuar në 72 mijë lekë për metër katror. Rritje 44%.

Për një familje që zotëron një apartament me sipërfaqe 60 m2, në Kamzë nga 1,560 lekë në vit apo 130 lekë në muaj, do të bëhet nga 1 janari 2026 detyrimi 2,250 lekë në vit apo 187 lekë në muaj.

Rritja 44%. Për biznesin që disponon një dyqan me sipërfaqe 90 m2 në këtë zonë, detyrimi vjetor për taksën e ndërtesës është 9,360 lekë në vit. Me rritjen e referencave detyrimi do të arrijë në 13,500 lekë në vit.

Bashkia e Vlorës, nga 61,800 lekë për metër katror që ishte çmimi i referencës me propozimet e reja zona e Vlorës, ndahet në 7 zona kadastrale me çmime që nisin nga 45 mijë deri 140 mijë lekë për metër katror dhe ishulli i Sazanit me çmim reference 200 mijë lekë për metër katror. Rritja e çmimeve në Vlorë arrin deri 58,6% krahasuar me çmimet e miratuara nga 2019.

Një familje me një apartament me sipërfaqe 60 m2 në zonën nr. 1 kadastrale në Vlorë detyrimi për taksën e ndërtesës do t’i arrijë në 2,940 lekë në vit apo 245 lekë në muaj nga 154 lekë në muaj që është aktualisht. Për biznesin detyrimi vjetor i taksës së ndërtesës nga 11,124 lekë në vit do të arrijë në 17,640 lekë në vit. Rritja do të jetë rreth 59%.

Nga 1 janari 2026 gjithashtu, parashikohet të nisë zbatimin ligji për vlerësimin e pasurive të paluajtshme me taksë të reduktuar. Nga 15% që është tatimi është propozuar 5%.

Po ashtu nga 1 janari 2026, parashikohej të niste zbatimin edhe taksa e re pasurive të paluajtshme. Por Ministria e Financave, është duke hartuar një projektligji tërësisht të ri, që pritet të miratohet vitin e ardhshëm.

Zbatimi parashikohet të nisë nga 2028. Periudha 2026-2027 do të përdoret për përgatitjen e të gjitha akteve dhe udhëzimeve të nevojshme. / Monitor

The post Nis nga 1 janari/ Ja sa do të rritet taksa e ndërtesës për shtëpitë dhe dyqanet për 119 zona në rrethe appeared first on Albeu.com.

Nga 1 janari, Serbia lejon lëvizjen e makinave me targat e Kosovës në territorin e saj
Ditën e djeshme, qeveria e Serbisë, është shprehur se nga një janari i vitit të ardhshëm, do të lejojë lëvizjen e makinave me targa RKS të Republikës së Kosovës nëpër territorin e saj.

Aktualisht qytetarët e Kosovës që lëvizin nëpër territorin e Serbisë me targa të Kosovës, mbulojnë pjesën ku shkruan RKS me letër ngjitëse.

Vendimi u publikua nga shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, në një konference shtypi në Beograd, gjatë se cilës tha se me këtë Serbia po respekton marrëveshjen e arritur në vitin 2011 në Bruksel për lëvizjen e lirë dhe lehtësimin e lëvizjes së makinave për serbët e Kosovës.

“Vendimi në fakt ishte detyrim ynë nga marrëveshja për lirinë e lëvizjes nga viti 2011, e nënshkruar nga Borko Stefanoviç, e cila u referohet targave RKS-së dhe letërnjoftimeve të Kosovës, pranimit të patentë shoferëve të Kosovës dhe është rezultat i marrëveshjeve të atëhershme dhe qëndrimi i asaj qeverie ndaj serbëve dhe dialogut”, tha ai.

Marrëveshja duhej të zbatohej deri në fund të vitit 2011 por zhvillimet në terren e pamundësuan atë.

Zyrtari serb tha se vendimi i sotëm “do të jetë një shtysë shtesë jo vetëm për ‘Ballkanin e Hapur’, por do t’ua lehtësojë jetën serbëve në Kosovë, pasi ata përdorin më së shumti vendkalimet kufitare. Në fakt i kemi ndihmuar që të lëvizin dhe të jetojnë normalisht, sepse liria e lëvizjes është e nevojshme, ndryshe nga (kryeministri Albin) Kurti, i cili shkel lirinë e lëvizjes, siç shkel çdo ditë të drejtat e serbëve në Kosovë”, tha ai, duke nënvizuar se me njohjen e targave të Kosovës shteti serb po e njeh edhe pavarësinë e saj.

“Është një vendim i rëndësishëm dhe domethënës që tregon qartë se nuk ka njohje të Kosovës dhe se nuk ka anëtarësim të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara si dhe në organizatat dhe agjencitë tjera të OKB-së… Le të negociojmë dhe të diskutojmë në drejtim të kompromisit, por në asnjë mënyrë njohje apo anëtarësimin e Kosovës në OKB”, tha Petkoviç.

Autoritetet serbe thanë se do të vendosin njoftime në vendkalimet kufitare në të cilat thuhet se mundësimi i kalimit të kufirit me targa RKS bëhet “për arsye krejtësisht praktike”, që liria e lëvizjes të bëhet më e lehtë, dhe nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së “Kosovës”,

Në gusht të vitit të kaluar Kosova dhe Serbia, arritën një marrëveshje për përdorimin e dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave.

Më 15 dhjetor ndërkaq skadoi afati i fundit për banorët serbë në Veri të Kosovës, që të zëvendësojnë targat e makinave të tyre të lëshuara nga Serbia me targa të Republikës së Kosovës.

Sipas autoriteteve të Kosovës rreth 4 mijë e 200 janë me targa të reja, ndërsa shumë të tjerë i kanë regjistruar makinat e tyre në Serbi dhe lejohen t’i përdorin ato edhe në Kosovë, sikurse targat e çdo vendi tjetër të huaj.

Autoritetet kishin shtyrë disa herë afatin për regjistrimin e makinave për t’u dhënë më shumë kohë qytetarëve në veri të Kosovës, të cilët që nga paslufta kanë përdorur targa të lëshuara nga autoritetet serbe me emërtime të qyteteve të Kosovë.

Çështja e targave të makinave shpeshherë ka çuar në tensione të larta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ka shtyrë diplomatët perëndimorë për të përshpejtuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve mes shqetësimeve për qëndrueshmërinë në rajon posaçërisht pas ngjarjeve të 24 shtatorit në veri të Kosovës.

Ndërsa Prishtinës i kërkohet të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Beogradit i kërkohet të përmbushë detyrimet që çojnë drejt njohjes de fakto të Kosovës.

The post Nga 1 janari, Serbia lejon lëvizjen e makinave me targat e Kosovës në territorin e saj appeared first on Albeu.com.

Greqia rrit për herë të tretë pagën minimale, nga 1 janari ulet edhe taksa e biznesit
Shteti fqinj po përshpejton vendimet për rritjen e re të pagës minimale në 751 euro dhe për heqjen ose të paktën përgjysmimin e tarifës së shërbimit që rëndon profesionistët.

Synimi është, nga njëra anë, që paga e re minimale të hyjë në fuqi ndoshta nga fillimi i vitit 2023 dhe nga ana tjetër, tarifa të bëhet më e lehtë, nëse jo zero, edhe nga viti pasardhës, shkruajnë mediat greke.

Rritja e pagës minimale do të ndikojë në pagat e 600 mijë punonjësve të sektorit privat. Vihet re se 56% e punonjësve të sektorit privat në vitin 2021 paguhen me pagë bruto nën 900 euro, ndërsa afërsisht 18% merrnin pagë që nuk i kalonte 500 euro.

Në vendimet e qeverisë parashikohet edhe heqja ose përgjysmimi i taksave që rëndon profesionistët biznesmenë në Greqi./albeu.com

The post Greqia rrit për herë të tretë pagën minimale, nga 1 janari ulet edhe taksa e biznesit appeared first on Albeu.com.