1 çati Archives - Albeu.com

Shqiptarët paguajnë gjithnjë e më shtrenjtë për një çati
Tregu i qiradhënies në Shqipëri vijon të zgjerohet me ritme të shpejta, por përtej shifrave pozitive për buxhetin e shtetit dhe pronarët, realiteti për qytetarët po bëhet gjithnjë e më i vështirë.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, tregojnë se të ardhurat nga tatimi mbi qiratë arritën në 5.8 miliardë lekë në vitin 2025, nga 5.3 miliardë lekë një vit më parë, me një rritje prej 8.5%.

Edhe baza e tatueshme u zgjerua ndjeshëm, duke reflektuar jo vetëm më shumë kontrata të deklaruara, por edhe rritjen e fortë të çmimeve në treg.

Ndërkohë, për qytetarët, sidomos në Tiranë dhe zonat bregdetare, gjetja e një banese me qira po kthehet në sfidë.

Çmimet mujore kanë arritur nivele të larta, duke nisur nga 250–300 euro në periferi dhe duke shkuar deri në 500–1000 euro në zonat më të kërkuara. Për vilat, kostot janë edhe më të larta.

Një nga faktorët kryesorë që po ushqen këtë situatë është rritja e fortë e qirave afatshkurtra për turistët.

Sipas të dhënave të platformave ndërkombëtare, numri i apartamenteve të listuara për qira ditore është rritur ndjeshëm, duke arritur në mbi 26 mijë njësi në vitin 2025, nga rreth 6 mijë në vitin 2021. Vetëm nga këto, janë gjeneruar rreth 134 milionë euro të ardhura në një vit.

Ky orientim masiv drejt qirave ditore ka tkurrur ofertën për qira afatgjatë, duke ushtruar presion të drejtpërdrejtë mbi çmimet dhe duke rënduar më tej kostot e jetesës.

Rritja e qirave ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë edhe në inflacion, duke zënë një peshë të konsiderueshme në rritjen e përgjithshme të çmimeve.

Në të njëjtën kohë, kërkesa vijon të mbetet e lartë për shkak të migrimit të brendshëm drejt Tiranës për punësim dhe arsimim.

Ndërsa për buxhetin e shtetit dhe pronarët kjo situatë përkthehet në më shumë të ardhura, për qiramarrësit – veçanërisht të rinjtë dhe familjet e reja – po kthehet në një barrë gjithnjë e më të rëndë, që shpesh tejkalon rritjen e pagave dhe kufizon mundësitë për një jetesë të qëndrueshme.

Në mungesë të politikave të qarta për strehimin dhe rregullimin e tregut, zhvillimet e fundit po thellojnë hendekun mes përfituesve dhe atyre që përballen çdo ditë me çmime në rritje.

The post Shqiptarët paguajnë gjithnjë e më shtrenjtë për një çati appeared first on Albeu.com.