Vjosa Osmani takoi ministrin Arben Vitia: Nuk ka prioritet më të rëndësishëm se sigurimi i vaksinave

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se është në koordinim të vazhdueshëm me Ministrin e Shëndetësisë̈, Arben Vitia sepse sipas saj nuk ka prioritet më të rëndësishëm se sa shëndeti i qytetarëve tanë̈ dhe sigurimi i vaksinave.

Postimi i plotë i Vjosa Osmanit:

Nuk ka prioritet më të rëndësishëm se sa shëndeti i qytetarëve tanë dhe sigurimi i vaksinave kundër Covid-19. Prandaj kemi koordinim të vazhdueshëm me Ministrin e Shëndetësisë, z.Arben Vitia, për këto çështje.

Me punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të Ministrisë dhe të të gjitha institucioneve përkatëse si dhe në koordinim të vazhdueshëm me shtetet mike nga të cilët kemi kërkuar mbështetje, do të sigurohen vaksinat për qytetarët tanë dhe së bashku do t’ia dalim ta mundim Covid-19.


Shtuar 28.04.2021 22:11

Tags: