Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar takimin e parë të kryeministrit Albin Kurtit me Aleksandër Vuçiç si dështim dhe kërkesat e paraqitura në tryezë nga kryeministri i Kosovës si qesharake.
“Është e habitshme, pse njohja e Kosovës nuk është prioritet i tij. Prioritet i parë i tij na qenka shndërrimi i CEFTA-s në SEFTA. Qesharake. Ashtu si edhe prioriteti i dytë, marrëveshja për paqe mes dy vendeve, e po ashtu edhe qasja për të pagjeturit”, reagoi Haradinaj.
Ish-kryeministri i Kosovës thotë se njohja reciproke mes dy vendeve është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës.
“Njohja nënkupton edhe paqen, edhe statusin më të avancuar ekonomik, por edhe hap shtigje për zbulimin e të vërtetës për të pagjeturit. Përndryshe, kjo qasje për të biseduar për tema, pa e njohur shtetet njëra tjetrën, siç kishte ndodhur më parë në procesin e dialogut, nuk ka rezultate, e në këtë fazë është edhe e rrezikshme për vendin”, shkruan ai.
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, teksa ishte i ftuar në studion e News24, foli për situatën politike pas zgjedhjeve…
Granit Xhaka është kthyer në objektivin kryesorë të skuadrës së Milan. Pavarësisht refuzimit të Bayer Leverkusen dhe rezistencës nga gjermanët,…
Lamine Yamal pritet të trashëgojë fanellën me numrin 10-të te Barcelona në ditën e 18-vjetorit të tij, më 13 korrik,…
Nigel Farage, ka ndërmarrë një sulm të ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke kërkuar që ai “t’i marrë…
Pamjet që shihni më poshtë, janë ekskluzive të siguruara nga “Ora News”, të aksidentit të rëndë që ndodhi tre ditë…
Mesditën e sotme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në plazhin e Zvërnecit në Vlorë, ku një shtetas italian, G.…